...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Një kundërgjigje kërcënimit të Sheshelit

Krimineli Serb i akuzuar dhe i denuari nga tribunali ndërkombëtar për gjenocid kundër popujve jo serb Vojvoda Sheshel kërcënon shqiptarët dhe trojet e shenjta shqiptare. Një kundërpërgjigje vojvodës çetnik, apo ultraçetnikut, Vojisllav Sheshel.

Tanush Gjoluli

19/12/2018 - 19:31

Sipas çetnikut dhe receptorit në defekt të trurit të tij të qelbur nga urrejtja dhe albanofobia, Serbia karpatiane u dashka që të presë gjersa të largohen forcat e NATO-s nga Kosova dhe më pastaj Serbia do ta invadojë, ripushtojë Kosovën, madje sipas këtij truqelburi, Serbia nuk do të ndalet në Kosovë, por do të vazhdojë deri në Durrës! 

Kjo ëndërr është e njohur sipas Projektit të Serbisë dhe Marrëveshjes së Serbisë me tradhtarin Esad Pashë Toptanin, dalje e Serbisë në Adriatik në Portin e Durrësit dhe në Portin e Shëngjinit. Por, a thua Vojisllav Sheshel dhe receptori i trurit të tij ka ngecur aq shumë dhe ka ngelur prapa saqë ky doktor shkence, vojvoda Sheshel nuk është në dijeni se ato pakte dhe ato marrëzira serbe dhe të pashallarëve proserbë, prorusë dhe proturkë kanë vedekur, ashtu siç ka vdekur edhe Pakti Josip Brozit dhe Hrushovit për futjen e Shqipërisë nën ombrellën e ish-Jugosllavisë, si republikë e saj e shtatë. Apo ndoshta Vojisllav Shesheli paska harruar që në vitin 1997, 1999 shqiptarët dhe Serbia karpatiane kaluan në luftë të tmerrshme, ku Serbia përdori një gjenocid të paparë ndonjëherë kundër popullates shqiptare autoktone të Kosovës dhe ishte lufta e UÇK-së dhe ajo e aleatëve tanë perëndimorë dhe Amerikanë që e dëbuan njëherë e përgjithmonë Serbinë çetnike nga territori i Dardanisë Antike. Ndoshta Vojvoda nuk ka të regjistruar asgjë në kujtesë, përveç urrejtjes dhe gënjeshtrave që ia sajojnë dhe servojnë popullit serb politikanët shovinistë, duke i supermashtruar sa për konsum të brendshëm se Serbia një ditë do të kthehet në Kosovë, në të ashtuquajturën Svjeta Zemjla- Kosovo i Metohija.

Por po ia bëj të ditur se ëndrra juaj për t’u kthyer në Kosovë ka vdekur, ashtu siç ka vdekur edhe miti i të ashtuquajturit Svjeti Sava. Ëndrra për të pasur qasje dhe dalje në Portin e Durrësit, po ashtu ka vdekur bashkë me heroin tuaj Esad Pashë Toptanin në Paris. Ka vdekur edhe ëndrra juaj-marrëveshje me shtetin e ri turk të Erdoganit për të krijuar Jugosllavinë e re, apo Jugosllavinë Ballkanike, me në krye Serbinë çetnike. Këto ëndrra kanë vdekur dhe nuk do të ringjallen më kurrë si edhe për zaptimin e trojeve shqiptare ka vdekur po ashtu, sepse Shqipëria është në NATO dhe Dy Ushtritë Shqiptare, atë të Kosovës dhe të Shqipërisë i bashkon ombrella e fuqishme e NATO-s, me në krye SHBA-të.

Ndoshta, zotëria juaj e ka nuhatur mirë se Trojet Shqiptare do të bashkohen dhe këtu jam i sigurt që për këtë akt do të jeni edhe ju dëshmitar, sepse bashkimi i shqiptarëve është një proces i krijuar dhe i adhuruar nga Zoti. Këtë tregojuani edhe popullit serb, atij populli të mjerë që po e mashtroni gjatë tërë historisë se gjoja Kosova qenka Toka e Shenjtë Serbe dhe duhet t’u tregoni bashkëkombësve tuaj se Dardania Antike është Kosova Shqiptare që ka qënë dhe mbetet Autoktonia e shqiptarëve, Toka e shenjtë Iliro- Shqiptare-Dardania është Pjesa e Mbetur e Trojës së Lashtë.

Si përfundim duhet t’ua thoni popullit tuaj dhe rinisë realitetin që ju ishit okupatorë dhe me ndihmën e aleatëve tuaj, vëllait të madh rus, aleancave tuaja ruso- turke dhe miqësisë fraceze dhe greke pushtuat dhe mbajtët nën pushtim popullin shqiptar në trojet e veta autoktone që nga viti 1389 dhe aneksuat Trojet shqiptare sipas Kongresit famëkeq të Berlinit dhe që gjithçka u bë realitet në vitin 1912-1913. Duhet që ju dr. Sheshel t’u tregoni serbëve dhe gjeneratave që vijnë pas jush se ju keni provuar pushtimin e Shqipërisë disa herë gjatë historisë, por jo vetëm që keni dështuar, por jeni kthyer kokulur dhe të turpëruar.

Në pika të shkurtra po jua bëjmë me dije disa beteja, që ju t’jua tregoni serbëve tuaj që t’i shënojnë në analet e historisë serbe. Luftën tuaj kundër popullit shqiptar, Taraboshin në Shkodër, Kolosjalin, Dibrën, Luftën e Lumës, Çetinën dhe së fundmi Kosharen legjendare dhe Pashtrikun. Duhet t’jua këndoni të rinjve serbë këngën tuaj të vjetër: “Konezna Shtoje Muke Teshke neka progje Albaniju Peshke” dhe lirisht tregojani popullit tuaj se Shqiptarët janë Zotër të Ballkanit dhe Zotër të Trojës së tyre Iliro- dardane, nga Nishi deri në Prevezë. Mos të të vijë turp ta tregosh realitetin që ju si Vojisllav Sheshel jeni një patriot i rremë serb, sepse ju nuk mund të jeni as serb, nga aq sa kemi hulumtuar gjerë dhe gjatë se mbiemër Sheshel nuk ka në emërtimet serbe. Prandaj mbiemri juaj nuk është aspak serb. Prandaj Doktor Vojvoda, ju nuk jeni serb. Nga ku dreqin je shartuar ti duhet të tregosh dhe ta dëshmosh vetë dhe duhet ta harrosh menjëherë ripushtimin e Shqipërisë dhe të Kosovës dardane.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA