...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

DIEM25: një manifest për demokratizimin e Europës apo për përjetësimin e dominimit të elitave të BE-së mbi popujt Europian?

Abstrakt: në mes të një promovimi gjigand, veçanërisht nga messmedia e të “Majtës” globaliste (d.m.th. të Majtës që është integruar plotësisht në Rendin e Ri Botëror (RRB) të globalizmit neoliberal) siç është “The Guardin”, Y. Varufaki – një ndër protagonistët e katastrofës aktuale ekonomike, politike dhe sociale – paraqiti veten si ‘shpëtimtarin e Europës’, siç u përshkrua nga një anëtar i mirë-njohur e të njëjtës së “Majtë” në një artikull të publikuar (në çdo vend!) në RT. Në këtë artikull do të përpiqem të shqyrtoj, së pari, kredencialet demokratike të manifestit dhe, së dyti, të eksploroj qëllimet dhe strategjitë e tij. Me vonë, do të përpiqem t’u përgjigjem disa përgjigjeve vendimtare lidhur me kohën e manifestit dhe cilët e mbështesin atë. Dhe do të përfshij një propozim për një Komunitet Demokratik të Kombeve Sovrane, i cili, në mendjen time, tërthorazi është tashmë miratuar nga elitat.

Takis Fotopoulos

30/12/2016 - 17:35

Abstrakt: në mes të një promovimi gjigand, veçanërisht nga messmedia e të “Majtës” globaliste (d.m.th. të Majtës që është integruar plotësisht në Rendin e Ri Botëror (RRB) të globalizmit neoliberal) siç është “The Guardin”, Y. Varufaki – një ndër protagonistët e katastrofës aktuale ekonomike, politike dhe sociale – paraqiti veten si ‘shpëtimtarin e Europës’, siç u përshkrua nga një anëtar i mirë-njohur e të njëjtës së “Majtë” në një artikull të publikuar (në çdo vend!) në RT.[1] Në këtë artikull do të përpiqem të shqyrtoj, së pari, kredencialet demokratike të manifestit dhe, së dyti, të eksploroj qëllimet dhe strategjitë e tij. Me vonë, do të përpiqem t’u përgjigjem disa përgjigjeve vendimtare lidhur me kohën e manifestit dhe cilët e mbështesin atë. Dhe do të përfshij një propozim për një Komunitet Demokratik të Kombeve Sovrane, i cili, në mendjen time, tërthorazi është tashmë miratuar nga elitat.[2]

1. Pseudo-kredencialet 'demokratike të DIEM25'

Varufaki e fillon ‘manifeston’ e tij duke cituar se ‘për gjithë shqetësimet e tyre me konkurrencën globale, emigracionin dhe terrorizmin, vetëm një perspektivë i tmerron vërtetë Fuqitë e Europës: Demokracia...sundimi nga popujt e Europës, qeverisje nga demosi, është makthi i përgjithshëm i elitave Europiane’.[3] Më vonë ai qartëson se çfarë kupton me këtë kur ai përshkruan në hollësi se cilat janë këto elita, domethënë:

·         Burokracia e Brukselit dhe lobet e tij,

·         Bandat e inspektorëve dhe Trojka,

·         Eurogrupi i fuqishëm që nuk i nënshtrohet ligjit dhe traktateve,

·         Bankierët e shpëtimit nga jashtë, administratorët e fondeve dhe oligarkitë e rilindura,

·         Partitë politike që thërrasin për liberalizëm, demokraci, liri dhe solidaritet,

·         Qeveritë nxisin pabarazi të ashpër duke zbatuar politika kursimtare,

·         Magnanët e medias që kanë kthyer nxitjen e frikës në një formë arti,

·         Korporatat në marrëveshje të fshehtë me agjencitë publike që investojnë në të njëjtën frikë për të promovuar dhe një kulturë mbikqyrjeje që nënshtron opinionin publik në dëshirën e tyre.

Siç duket qartë nga listimi, elitat e BE-së përcaktohen në terma të pastër publik dhe, veçanërisht, në terma të pushtetit të tyre për të manipuluar ‘opinion publik’ përmes mungesës e transparencës dhe kuadrit të fshehtësisë brenda të cilit organet e pazgjedhura të BE-së dominojnë ‘subjektet’ e tyre, domethënë, popujt europianë. Në fjalë të tjera, karakteristika përcaktuese e anëtarëve të këtyre elitave është pushteti politik, përmes të cilit ata mund të manipulojnë popujt e Europës për të realizuar synimet e tyre.

Se çfarë NUK përmendet në të gjitha këto, është se cilat janë elitat që ushtrojnë pushtet politik dhe cili është roli i tyre për të manipuluar procesin e vendim-marrjes së BE-së. Domethënë, atje s’ka asnjë fjalë për korporatat mbikombëtare (TNCs), veçanërisht ato të origjinës Europiane siç është Tryeza e Rrumbullakët Europiane e Industrialistëve (“European Round Table of Industrialists”), e cila përbëhet nga Korporatat kryesore Mbikombëtare që administojnë BE-në.[4] Njëlloj, atje nuk përmenden institucionet e ndryshme ekonomike ndërkombëtare të cilët kontrollohen nga Elita Mbikombëtare[5] (domethënë elitat që bazohen në vendet e G7-tës), domethënë, BE-ja, OBT-ja, FMN-ja dhe Banka Botërore, dhe rolin e tyre – pas kuintave – që përcaktojnë vendimet e BE-së (ekonomik dhe politik dhe gjithashtu kulturor).

Në të vërtetë, Manifestua bën ç’është e mundur të theksojë natyrën gjoja politike të “demokracisë” (i cili e identifikon kryesisht me të drejtat e njeriut!), kur citon se ‘Bashkimi Europian ishte një arritje e veçantë (...) duke treguar se ishte e mundur për të krijuar një kuadër të përbashkët të të drejtave të njeriut përgjatë kontinentit i cili ishte, jo shumë larg, vendi i shovinizmit vdekjeprurës, racizmit dhe barbarizmit’. Edhe kur Manifestua përpiqet të aludojë elitat ekonomike, sërish ai nuk fajëson shpërndarjen tejet të pabarabartë të pushtetit ekonomik mbi të cilin elitat e BE-së lulëzojnë, por në shpërndarjen e pabarabartë të pushtetit politik i cili, hamendësisht, mundëson elitat ekonomike për të ushtruar pushtetin e tyre:

‘Një konfederatë e politikanëve miopikë, zyrtarë ekonomikë naivë dhe ‘ekspertë’ të papërgjegjshëm financiarë nënshtrohen si skllevër kundrejt urdhëresave të konglomerateve financiare dhe industrialë, duke tëhuajësuar Europianët dhe duke nxitur një valë reaksioni të rrezikshëm anti-Europiane (...) Në zemër të BE-së sonë desintegruese qendron një mashtrim i fajësueshëm: një proces politik dhe vendim-marrje, nga lartë-poshtë, e errët i cili paraqitet si ‘apolitik’, ‘teknik’, procedurial’ dhe ‘neutral’. Qëllimi i tij është të pengojë Europianët për të ushtruar kontroll demokratik mbi paratë e tyre, financën, kushtet e punës dhe mjedisit’.[6] 

Është rrjedhimisht absolutisht e qartë se, sipas Manifestos, është pabarazia në shpërndarjen e pushtetit politik që është shkaku për gjithë të këqijat në BE. Ky është një përfundim i cili, e shumta, shetë një padije të plotë se çfarë është në vërtetë demokracia dhe, e pakta, përpiqet të mashtrojë viktimat e globalizmit në Europë lidhur me shkaqet e vërtetë të provës aktuale të rëndë. Është e kotë të shtoshë se Varufaki, si ish-ministër i financës së qeverisë greke, njeh pak gjëra rreth mashtrimit politik, meqënse kjo është një qeveri e batakçinjëve politikë të paprecedentë – siç ata referohen nga shumica e Grekëve së fundmi në revoltë të hapur kundër qeverisë, duke e bërë të vështirë për ministrat paralamentarë të Syriza-s për të vërshuar në rrugë dhe duke i detyruar ata të përdorin njësitë speciale të revoltave për t’u mbrojtur. Varufaki nuk ka droje për të treguar mashtrimin politik, edhe kur ai thekson se “çmimi i mashtrimit nuk është vetëm fundi i demokracisë por gjithashtu i politikave të varfëra ekonomike”, me të cilin ai do të thotë – siç sqaron ai më tej – se politikat e kursimit që zbatohen nga elitat e BE-së të cilat “kanë rezultuar në reçesion të përhershëm në vendet më të dobët dhe investime të ulëta në vendet qendrore” (një keqkonceptim që do ta konsideroj më poshtë) dhe “pabarazia e paprecedentë”. Kështu, ne mësojmë se pabarazia aktuale e paprecedentë nuk është rezultat i pashmangshëm i hapjes dhe liberalizmit të tregjeve të nënkuptuar nga globalizmi, por thjesht rezultat i ‘mashtrimit të fajësueshëm’ që ai përshkruan, hamendësisht për shkak të karakterit ‘jodemokratik’ të aparatit të BE-së.

Sidoqoftë, siç jam mundur të tregoj në vend tjetër,[7] nëse në e përcaktojmë demokracinë politike si autoritet të popullit (demos) në sferën politike — një fakt që nënkupton barazi politike — atëherë demokracia ekonomike mund të përcaktohet përkatësisht si autoritetit i demos në sferën ekonomike — një fakt që nënkupton barazi ekonomike. Demokracia ekonomike rrjedhimisht lidhet me çdo sistem social që institucionalizon integrimin e shoqërisë me ekonominë. Kjo do të thotë se, përfundimisht, demosi kontrollon procesin ekonomik, në kuadër institucional të pronësisë demotiketë mjeteve të prodhimit. Në një kuptim më të ngushtë, demokracia ekonomike lidhet gjithashtu me çdo sistem social që institucionalizon minimizimin e ndryshimeve socio-ekonomike, veçanërisht të atyre që shfaqen nga shpërndarja e pabarabartë e pronës private dhe shpërndarjen përkatëse të pabarabartë të të ardhurave dhe pasurisë (siç predikonin partitë e vjetra social-demokratike). Është e qartë se demokracia ekonomike lidhet njëherësh me mënyrat e prodhimit, shpërndarjen e prodhimit dhe pasurinë sociale.

Në këtë kuptim, aparati i BE-së, nuk është, dhe nuk mund të jetë, një demokraci në një kuadër institucional i cili siguron pabarazinë e shpërndarjes së pushtetit ekonomik, siç vepron Rendi i Ri Botëror i globalizmit neoliberal. Më thjeshtë, përsa kohë që një pakicë njerëzish pronëson dhe kontrollon mjetet e prodhimit dhe shpërndarjen, është kjo pakicë (ose elitë) që do të marrë të gjithë vendimet ekonomike, dhe jo elita politike e cila varet vendimtarisht nga e para për mbulimin e fushatave të tyre të shtrenjta, ose për promovimin e tyre përmes masmedias të cilën e kontrollojnë elitat ekonomike e kështu me rradhë. Për më shumë, një ndër mbështetësit kryesor të Varufakit (dhe një ndër këshilltarët e tij politik kur ishte në qeveri, hamendësisht në dëm të popullit grek), James K Galbraith — një anëtar i mirënjohur i të “Majtës” globaliste — nuk hezitoi të krahasonte se sa demokratik është kongresi amerikan në raport me aparatin e BE-së:

“Se çfarë më tërhoqi në veçanti nga këndvështrimi i një veterani të personelit të kongresit, ishte mungesa thuajse e plotë e mburojave proceduriale, përgjegjësisë, regjistrimit, transparencës, dhe gjithashtu mungesa praktike e një shtypi të pavarur dhe skeptik. Këta janë komponentët elementarë të një demokracie funksionuese, dhe mungesa e tyre është një pengesë e madhe për përparimin e demokracisë në Europë, dhe rrjedhimisht, një vend i shkëlqyer për fillim”.[8]

Kështu, sipas këtij kriteri të demokracisë (transparencës etj.) i cili është gjithashtu kriteri kryesor i ‘Manifestos’, modeli për demokracinë e BE-së duhet të jetë degradimi absolut i çdo koncepti të demokracisë të cilin në të vërtetë e paraqesin institucionet e SHBA-së — përmes të cilëve Kongresmenët dhe vetë Presidenti zgjidhen sipas mbështetjes që ata grumbullojnë nga elitat ekonomike (fonde, masmedia etj.)!

2. Synimet e “demokracisë autentike” dhe strategjia e DIEM25

Pasi përshkruan këtë parodi (ose më mirë çorientim të plotë) të konceptit të demokracisë si demokraci “autentike”, Manifestua më tej procedon për të përcaktuar, në rend kronologjik, synimet e lëvizjes “DIEM25”.

A. Menjëherë

Synimi i menjëhershëm është “trasnparenca e plotë e vendim-marrjes”, d.m.th. publikimi i minutave të institucioneve të BE-së, ngarkimi në internet i dokumenteve të rëndësishëm, monitorimi i lobistëve etj. Çdo koment këtu do të ishte sipërfaqësor, meqënse është e qartë se arsyeja e këtij synimi të vogël që shoqërohet me demokracinë ‘autentike’, është të largojë njerëzit nga kushtet e vërtetë të cilët duhet të realizohen për pushtetin politik për t’u shpërndarë në mënyrë të barabartë mes gjithë qytetarëve.

B. Brenda dymbëdhjetë muajve

Synimi këtu është të adresojë krizën aktuale ekonomike “duke përdorur institucionet dhe traktatet aktuale”. Politikat e propozuara, sipas Manifestos, ‘do të synojnë rizbarkimin e institucioneve ekzistues (përmes një ri-interpretimi kreativ të traktateve dhe kartave ekzistuese) me qëllim që të stabilizojmë krizën e borxhit pubik, bankave, investimet e papërshtatshme, dhe varfërinë në rritje”.

Sidoqoftë, mund të tregohet se janë vetë institucionet e BE-së që kanë krijuar këte krizë, e cila rrjedhimisht nuk mund të ‘stabilizohet’ përmes institucioneve dhe traktateve ekzistues. Kështu mund të tregohet se, meqënse globalizmi aktual u zhvillua nën kushte të pronësisë dhe kontrollit kapitalist të mjeteve të prodhimit, ai mund të jetë vetëm neoliberal. Sepse është përhapja e shumëkombsheve (ose e korporatave mbikombëtare –TNC), nga mesi i viti 1970-të e këtej, që ka çuar në dukurinë e globalizmit neoliberal (i cili s’ka asnjë lidhje me përpjekjet e dështuara të globalizmit të fillim shekullit 20-të).[9] Ekspansioni i madh i korporatave mbikombëtare krijon nevojën e hapjes dhe liberalizimit të tregjeve për mallrat, shërbimet, kapitalin dhe punën. Hapja e tregjeve të kapitalit ishte si fillim realizuar jozyrtarisht nga TNC-të “nga poshtë” (tregu i euro-dollarit etj.) përpara se të institucionalizohësh, si fillim në Britani dhe SHBA, përmes politikave përkatëse të Thaçerizmit dhe Reganizmit, dhe më vonë përmes FMN-së, Bankës Botërore, Organizatës Botërore e Tregut dhe sigurisht BE-së, gjithandej. Është e kotë të shtosh se kur mekanizmat ekonomikë (d.m.th. dhuna ekonomike) nuk kanë qenë të mjaftueshëm për të integruar një vend në RRB , Elita Mbikombëtare (d.m.th. elitat politike, mediatike dhe akademike bazuar në vendet e (kryesisht G7-tës) ku korporatat mbikombëtare kanë zyrat qendrore (jo në kuptimin zyrtar ligjor), — nuk ka ngurruar të përdorë dhunë brutale fizike për t’i inkorporuar ata me dhunë (p.sh. Jugosllavia, Libia, Siria, etj.).

Sidoqoftë, hapja dhe çlirimi i tregjeve solli një ndryshim strutural në modelin ekonomik kapitalist, të cilin pjesa më e madhe e Marksistëve (e kam fjalën për Maksistët e mbetur anti-sistemikë — përveç disa përjashtimeve të rëndësishme si Leslie Sklair — dhe jo pseudo-marksistët e të “Majtës” globaliste) kanë dështuar të kuptojnë. Kështu, ata nuk mund të shohin lidhjen direkte mes neoliberalizmit dhe hapjes dhe liberalizmit të tregjeve: por mund të tregohet se “katër liritë” e famshme, d.m.th. hapja dhe liberalizmi i tregjeve (për kapitalin, mallrat, shërbimet dhe punën) që u institucionalizuan si fillim përmes Traktatit të Maastricht-it dhe të tjerë që pasuan, ishin shkaku përfundimtar i gjithë krizës atuale të BE-së (kriza e borxhit, rritja e pabarazisë dhe papunësisë gjithashtu dhe kriza e refugjatëve).[10] Në fjalë të tjera, këta “Marksistë” nuk mund të shohin se përgjatë periudhës paraglobaliste (1945-1975), modeli zhvillimor kapitalist bazohësh kryesisht në tregun e brendshëm. Kjo do të thoshte se kontrolli agregat i politikave të kërkesës dhe kryesisht të politiave fiskale (sa i perket taksimit, por gjithashtu, dhe më e rëdësishmja, shpenzimet publike — duke përfshirë investimet publike, shpenzimet sociale dhe shtetin social), luajtën një rol kritik në përcaktimin e të ardhurave kombëtare dhe nivelet e punësimit. Në kontrast, në epokën e globalizmit që pasoi me hapjen dhe liberalizimin e tregjeve, baza e rritjes lëvizi nga tregu i brendshëm në tregun e jashtëm. Kjo do të thoshte se konkurrenca u bë kriteri kyç për suksesin e ekonomisë së tregut kapitalist dhe, rrjedhimisht, shumëkombshmet tani luajnë një rol kyç në procesin e rritjes ekonomike përmes investimeve që ato financojnë, gjithashtu dhe përmes ekspansionit të eksporteve që mund të realizohen përmes instalimit të filialeve në një vend. BE-ja është, sigurisht, shprehja kryesore e globalizmit neoliberal në hapësirën Europiane.

Në këtë kontekst, nuk janë politikat kursimtare që imponohen nga disa të ’këqij’ në elitat politike dhe ekonomike që janë shkaku i rritjes së ulët ekonomike, sepse ata nuk duan te adoptojnë politika Keinsiane për të zgjeruar të ardhurat dhe kërkesën.[11] Politikat e kursimit janë thjesht simptomë e globalizmit në kuptimin se, nëse konkurrenca nuk mund të përmirësohet përmes më shumë investimeve bazuar në kërkime shkencore dhe zhvillim, atëherë, në rast se ky investim mungon, alternativa e ”lirë” për të realizuar të njëjtin rezultat është përmes shtrydhjes së rrogave vendore dhe çmimeve, përmes politikave të kursimit të një farë lloji. Në të vërtetë, sot nuk janë naivë vetëm ekonomistët që i përkasin të “Majtës” globaliste që mbështesin politika Keinsiane, në kuadër të globalizmit neoliberal, hamendësisht sepse ata jetojnë ende në kapsulën e kohës së një shtet-kombi, ku këto politika dhe gjithë aparati i tij ideologjik, promovohet, por edhe luareatë Nobel në ekonomi. Sigurisht që në rastin e dytë nuk mund të flasim për naivitet por, përkundrazi, çorientim të qëllimshëm. Për shembull, Paul Krugman, në një artikull të fundit në Guardian[12] — flamurtarja e të “Majtës” globaliste — orvatet të anashakalojë sistematikisht çështjen vendimtare të epokës sonë dhe veçanërisht globalizmin dhe ideologjinë e tij neoliberale, duke parapëlqyer të përqendrohet tek ‘iluzioni’ ose ‘obsesioni’ i politikanëve profesionitë, te politikat e kursimit, veçanërisht në Britani — duke ‘harruar’ volitshëm se këto politika janë politikat e BE-së, gjithashtu dhe të SHBA-së që nga koha e Reganit. Në fjalë të tjera, ai shpërnjeh faktin se këto janë politikat e imponuara nga Elita Mbikombëtare, në një mënyrë apo në një tjetër, mbi çdo vend që integrohet në Rendin e Ri Botëror.

C. Brenda dy vjetëve

Duhet të mblidhet një Asamble Kushtetuese e përbërë nga “përfaqësues” nga asambletë kombëtare (Parlamentet), asambletë rajonale dhe këshillat bashkiake. Rezultati i Asamblesë Kushtetuese, sipas ‘Manifestit’, do të lejohet të vendojë për një kushtetutë demokratike për të ardhmen që do të zëvendësojë gjithë Traktatet ekzistuesë Europian brenda një dekade. Këtu duket qartë se autori i ‘Manifestos’ s’e ka idenë rreth kuptimit të demokracisë klasike ose konceptin e demosit të cilin ai përdor kaq shumë, dhe ai, pa ndroje, identifikon “demokracinë” përfaqësuese me demokracinë klasike!

Në të vërtetë, ndryshimi ndodhi vetëm përgjatë shekullit të gjashtëmbëdhjetë kur ideja e përfaqësimit hyri në fjalorin politik, megjithëse sovraniteti i Parlamentit nuk ishte themeluar deri në shekullin e shtatëmbëdhjetë. Në të njëjtën mënyrë si mbreti që kishte ‘përfaqësuar’ dikur të gjithë shoqërinë, tashmë ishte koha e Parlamentit për të luajtur këtë rol, megjithëse vetë sovraniteti supozohet se i përkiste ende popullit në tërësi. Doktrina që mbizotëroi në Europë pas revolucionit Francez – ishte se popujt ishin sovranë dhe vendimet e tyre përfaqësoheshin në Asamblenë Kombëtare. Por kombi Francez ishte sovran dhe Asambleja Kombëtare mishëronte villnetin e kombit. Siç vrojtohësh ky ndryshim në atë kohë:

“Ishte koha e një pikëndryshimi në idetë kontinentale Europiane meqënse, përpara kësaj periudhe, përfaqësuesit politikë shiheshin në kontinent si delegatë. Sipas teorisë së re të shpallur nga revolucionarët Francezë (...) përfaqësuesi i zgjedhur shihet si një bërës i ligjeve dhe politikave kombëtare, jo si një agjent për kushtetuesit e tij apo/ose për interesa të pjesshme.[13]

Në të vërtetë mund të themi se forma e ‘demokracisë’ liberale që ka dominuar Perëndimin në dy shekujt e fundit, nuk as edhe një ‘demokraci’ përfaqësuese, por një qeveri përfaqësuese, domethënë, një qeveri e popullit e përbërë nga përfaqësuesit. Kështu, siç citon Viki Pareki:

“Përfaqësuesit supozohet se do të zgjidhen nga populli, por menjëherë sa të zgjidhen ata janë të lirë për të adminitruar çështjet publike siç ata mendonin. Kjo rrugë shumë efektive për të izoluar qeverinë kundrejt impaktit të plotë të privilegjit universal qendron në zemër të demokracisë liberale. Duke folur me përpikmëri, demokracia liberale nuk është demokraci përfaqësuese por qeveri përfaqësuese”.[14]

Koncepti Europian i sovranitetit ishte kryekëput i huaj në konceptin e Athinës, ku ndarja e sovranitetit nga ushtrimi i tij ishte i panjohur. Të gjithë pushtetet ushtroheshin drejpërdrejt nga vetë qytetarët, ose nga delegatët të cilët zgjidheshin me short dhe për një kohë të shkurtër. Në të vërtetë, siç citon Aristoteli, zgjedhjet me vota konsideroheshin oligarkike dhe nuk lejoheshin përveç rasteve të vëçantë (zakonisht në rastet kur njohuri e veçantë ishte e nevojshme), dhe vetëm emërimet me short konsideroheshin demokratikë.[15] Rrjedhimisht, tipi i ‘demokracisë’ që është themeluar që nga shekulli i gjashtëmbëdhjetë në Europë ka shumë pak komponentë të përbashkët me demokracinë klasike (Athinës). Në të parën presupozohet ndarja e shtetit nga shoqëria dhe ushtrimi i sovranitetit nga një trup i ndarë përfaqësuesish, ndërsa e dyta bazohet në principin se sovraniteti ushtrohet drejtpërdrejt nga vetë qytetarët e lirë. Athina, rrjedhimisht, është e vështirë të konsiderohet si një shtet në kuptimin normal të fjalës.

D. Deri në vitin 2025: shpallja e vendimeve të asamblesë kushtetuese

Rrjedhimisht, synimi përfundimtar i procesit të parashikuar nga “DIEM25” është MASHTRIM I PASTËR, dhe Varufais ka treguar në karrierën e tij si Ministër i Financave se ai është mjeshtër për këtë. Ai pretendon se Asambleja Kushtetuese (ose, ‘Ne, popujt e Europës’, siç e quan ai, duke kopjuar Kushtetutën Amerikane) do të sjellë ndryshimin ‘radikal’ të parashikuar nga Manifestua. Por rasti Amerikan është vështirë të quhet një model demokracie, siç citoi A. Birç: “Etërit Amerikan, Madison dhe Xheferson, ishin skeptikë për demokracinë, pikërisht për shkak të nënkuptimit të saj të ushtrimit të drejtpërdrejt të pushtetit. Kjo është arsyeja se përse ata e quajtën sistemin amerikan republikë, sepse termi mendohësh të ishte më i përshtatshëm për kushtetutën e balancuar që u adoptua në vitin 1787-të sesa termi demokraci, me nënkuptimin e saj të dominacës së klasës së ulët”.[16] Siç thekson Xhon Dun ndërsa përshkruante synimin e ‘demokracisë’ përfaqësuese:

“Është e rëndësishme të njohim se shteti modern u ndërtua, me durim dhe qëllimshëm, mbi të gjitha nga Zhon Bodin dhe Tomas Hobs, për synimin e shprehur të mohimit se çdo popullatë, çdo popull, kishte ose aftësinë ose të drejtën për të vepruar bashkë për veten e tij, ose në pavarësi nga, ose kundër sovranitetit të tij. Pika qendrore e konceptit ishte të mohonte mundësinë se çdo demos(pa përmendur njërin në shkallën demokratike të një monarkie të territorit Europian) mund të jetë një agjend autentik, mund të vepronte, pa përmendur veprimin me identitet të vazhdueshëm dhe koherencë praktike për të qenë i aftë të sundojë veten (...) ideja e shtetit modern u shpik pikërisht për të kundërshtuar pretendimet e mundshme koherente demokratike, ose qoftë edhe të ndërmarrin veprim politik autentik (...) demokracia përfaqësuese është demokraci për të ruajtur shtetin modern”.[17]

Duket qartë, rrjedhimisht, se çfarë kishte në mendje Varufaki me ‘Manifeston’ e tij: të përsëriste mashtrimin e Etërve Amerikanë dhe të krijonte një tjetër ‘përbindësh demokratik’, si demokracia e tij e dashur Amerikane, në Europë! Pa u çuditur, ai përpiqet të fshehë faktin se për ç’ka po flet, s’ka asnjë lidhje me demokracinë klasike, pavarësisht terminologjisë mashtruese që ai përdor (demos etj.). Kështu, siç ai thekson ai më tej se, “ne konsiderojmë modelin e partive kombëtare të cilat formojnë aleanca të dobëta në nivelin e Parlamentit Europian, të vjetëruara”. Ai pastaj vazhdon duke përgënjeshtruar efektivisht këtë qendrim duke cituar:

“Ndërsa lufta për demokracinë nga poshtë (në nivelet lokale, rajonale dhe kombëtare) është e domosdoshme, ajo prapseprapë është e pamjaftueshme nëse ajo nuk shoqërohet pa një strategji ndërkombëtare drejt një koalicioni pan-europian për demokratizimin e Europës. Demokratët europianë duhet si fillim të bashkohen, të farkëtojnë një plan të përbashkët, dhe pastaj të gjejnë rrugë për ta lidhur atë me komunitetet lokale, në nivel rajonal dhe kombëtar”.[18]

Është rrjedhimisht e qartë se synimi i tij është të shpëtojë BE-në sesa demokracinë, meqënse ai e di mjaft mirë se procesi që ai sugjeron nuk mund të çojë kurrë në një demokraci nga poshtë. Kjo demokraci mund të fillojë vetëm nga niveli lokal dhe pastaj bashkitë lokale mund të federalizohen në rajone demokratike, kombe dhe përfundimisht në një Europë demokratike. Dhe jo e kundërta siç ai sigjeron mashtrueshëm, veçanërisht kur flasim për një kontinent i cili, ndryshe nga SHBA-ja, përbëhet nga popuj të larmishëm me gjuhë të ndryshme, kulturë dhe histori. Për të qartësuar qendrimin e ‘Manifestos’ Varufaki citon se:

“Synimi ynë më i rëndësishëm për të demokratizuar Bashkimin Europian është i gërshetuar me një ambicie për të promovuar vetë-qeverisjen (ekonomike, politike dhe sociale) në nivelet lokale, bashkiake, rajonale dhe kombëtare; të hapim korridoret e pushtetit për publikun; të përqafojmë lëvizjet sociale dhe qytetare; dhe të emancipojmë gjithë nivelet e qeverisjes nga pushteti burokratik dhe korporativ”.[19]

Se çfarë ai ka në mendje këtu është të mashtrojë popujt për të menduar se ata po luftojnë për një shndërrim të BE-së në një demokraci përmes disa lloj decentralizmesh të pushtetit në nivelet lokale, bashkiake, rajonale dhe kombëtare (në të vërtetë BE-ja gjithashtu supozohet se duhet të inkurajojë këtë lloj decentralizmi!), ndëra elitat politike dhe ekonomike, do të vazhdojnë të monopolizojnë pushtetin ekonomik dhe politik, ekzaktësisht si aktualisht.

3. Pse ky lloj manifesto tani? Ngritja e lëvizjes neo-nacionaliste

Një pyetje e arsyetueshme që ngrihet në respekt të kohës së ‘Manifestos’ është se përse ky lloj manifesto për “demokratizimin” e BE-së duhet të jetë i nevojshëm në këtë çast të veçantë. Duke ditur se ky nuk është në të vërtetë një manifesto për demokratizimin e Europës por, përkundrazi, një përpjekje për të promovuar BE-në, siç pamë më lartë, arsyet pas këtij pseudo-manifesti janë tani të qarta. Veçanërisht kështu nëse konsiderojmë se ky është në të vërtetë çasti i të vërtetës për BE-në, jo thjesht për shkak të problemit të refugjatëve, por gjithashtu për shkak të krizës së Eurozonës, mundësinë e daljes së Britanisë nga BE-ja e kështu me rradhë. Sepse këto kriza nuk janë të ‘jashtme’ për BE-në, por janë krijuar në të vërtetë nga vetë BE-ja dhe institucionet e saj.

Hapja e tregut të punës brenda BE-së dhe heqja e kontrollit të kufijve përmes marrëveshjes së Shengenit ishte një ndër arsyet kryesore të problemit të refugjatëve. Sidoqoftë, një rol vendimtar lidhur me këtë luhësh gjithashtu nga elitat e BE-së, si pjesë e Elitës Mbikombëtare, e cila shkatërroi regjimet e qendrueshme Ba’thiste njëherësh në Irak dhe Siri, gjithashtu dhe regjimin e Libisë. Synimi i vetëm E/M këtu ishte “ndryshimi i regjimit”, d.m.th. të integronte të gjithë popujt që rezitonin ndaj RRB meqënse ata luftonin të ruanin sovranitetin e tyre kombëtar. Më vonë, ishin vetë institucionet e Eurozonës që krijuan krizën e Eurozonës, krizën e borxhit dhe rritjen masive në papunësi dhe varfëri. Siç kam treguar në vend tjetër,[20] këta institucione, janë qendisur për të krijuar mekanizmin për transferimin e tepëricës ekonomike nga anëtarët më pak të zhvilluar të Eurozonës (psh. Greqia, Iranda dhe Spanja) në vendet më të zhvilluar, veçanërisht në Gjermani. Njëlloj, është ndjesia e popullit Britanik lidhur me sovranitetin e tij kombëtar brenda BE-së (pavarësisht faktit se elitat Britanike janë pjesë përbërëse e Elitës Mbikombëtare, që ka çuar në një lëvizje në rritje anti-BE në Britani që mund të çojë në “Brexit” — një ngjarje që mund të ketë implikime katalitike për vetë BE-në. Veçanërisht kështu për shkak se vetë elitat e Britanisë njohin se lëvizja anti-BE në Britani është një lëvizje kundër globalizmit (një fakt që e “Majta” Globaliste e shpërnjeh), dhe ajo mund të sqarojë rritjen e partisë kombëtare “UKIP”, sepse:

“Rritja në mbeshtetje e UKIP-it nuk është thjesht një votë proteste. Partia ka një mbështetje mes atyre që janë lënë pas nga globalizmi (...) globalizimi i ekonomisë ka prodhuar humbës gjithashtu dhe fitues. Si rregull fituesit janë mes të pasurve dhe humbësit mes më pak të pasurve”.[21]

Proces i njëjë po përsëritet thuajse kudo në Evropë sot, duke çuar pashmangshmërisht shumë njerëz (veçanërisht klasën punëtore) të bashkohen me neonacionalistët e së Djathtës. Kjo nuk ndodh, sigurisht, për shkak se ata u bënë beftas “nacionalistë”, për mos të thënë “fashistë” (siç i akuzon e “Majta” globaliste me qëllim që t’i dëbojë ata!), por thjesht sepse e “Majta” aktuale globaliste nuk dëshiron të udhëheqë betejën kundër globalizmit ndërsa, në të njëjtën kohë, shtresat popullore kanë kuptuar se sovraniteti kombëtar dhe ekonomik është i papërputhshëm me globalizmin. Ky është një fakt i kuptuar plotësisht, për shembull, nga lëvizja e fortë patriotike në Rusi, e cila përfshin të gjithë ata që kundërshtojnë integrimin e vendit në RRB — nga nacionalistët deri te komunistët dhe nga kristian-ortodoksët deri te shekullaristët — ndërsa udhëheqja e Putinit po mundohet të akomodojë njëherësh pjesën e elitës së fuqishme të globalistëve (oligarkët, massmedian, socialmedian etj.) dhe këtë lëvizje patriotike. Por është kryesisht partia e Le Pen-in, “Fronti Nacional”, më shumë se çdo parti tjetër neo-nacionaliste në Perëndim, që ka kuptuar se globalizmi dhe anëtarësimi në institucionet e RRB janë të papërputhshëm me sovranitetin kombëtar. Siç theksoi së fundmi ajo, (në një mënyrë që e “Majta” ndaloi shumë kohë më parë!):

“Globalizmi është një barbarizëm, ai është vendi i cili duhet të kufizojë abuzuesit e tij dhe rregullojë atë [globalizmin]”. (...) Sot bota është në duart e korporatave shumëkombshe dhe financës së madhe ndërkombëtare” (...). Emigracioni “ulë pagat”, ndërsa rroga minimale është tani rroga maksimale”.[22]

Në të vërtetë, Fronti Nacional Francez është tashmë partia më e rëndësishme nacionaliste në Europë dhe mund të jetë në pushtet pas zgjedhjeve Presidenciale të vitit 2017-të, përjashto sigurisht mundësinë e bashkimit të një fronti të përbërë nga gjithë partitë globaliste — me mbështetjen e gjithë E/M dhe veçanërisht të Euro-elitave dhe massmedias që kontrollohet nga ata — i pengon ata për t’u zgjedhur. Ja se si Florian Filipot, zëvendës-presidenti i Frontit Nacionalist dhe krye-strategjist, me vend parashtroi zhgënjimin e njerëzve të Frontit në një intervistë në FT:

“Njerëzit që votonin gjithnjë për të majtën, që besonin tek e majta dhe që mendonin se ajo paraqeste një përmirësim në rroga dhe pensione, përparim social dhe ekonomik, politika industriale (...) e kanë kuptuar se ata u mashtruan”.[23]

Siç citon vetë FT: për disa vrojtues të politikës Franceze politikat ekonomike të FN — të cilat përfshijnë daljen nga euro dhe vendosjen e barrierave tregëtare për të mbrojtur industrinë — duket si diçka e kopjuar nga manifestua politike e 1930-ës, ndërsa Kristian Saint-Etienne, një ekonomist për gazetën Le Figaro, e përshkroi së fundmi këtë vizion, si “Marksizëm Peronist”.[24] Në të vërtetë, në një intervistë më të fundit në FT, Marine Le Pen, presidentja e FN, shkoi një hap më tej duke bërë thirrje për shtetëzimin e bankave, krahas daljes nga Euro (përmes të cilave, ajo pret, se do të çojë në rrënimin e euros, për mos të thënë në rrënimin e vetë BE-së të cilin ajo e mirëpret), ndërsa gjithashtu mbështet shërbimet publike dhe e paraqet veten si mbrojtësja e punëtorëve dhe fermerëve pa pyetur për “globalizmin e egër dhe anarkik...i cili ka shkaktur më shumë dhimbje sesa lumturi”.[25] Krahasueshmërisht, SYRIZA dhe Varufaki nuk përdorën kurrë këto slogane përpara zgjedhjeve – për mos të thënë pas zgjedhjeve të dyta të përgjithshme kur SYRIZA miratoi gjithë politikat e elitave të BE-së dhe Trojkës të cilët, përpara zgjedhjeve të para të përgjithshme, premtuan se do t’i përmbysnin! Është e kotë të themi se politika e jashtme e Le Pen është gjithashtu shumë ndryshe nga establishmenti Francez (dhe sigurisht të elitave të BE-së), meqënse ajo kërkon një kontroll të imtësishëm dhe radikal të politikës së jashtme franceze në të cilën marrëdhëniet me regjimin e presidentit të Sirisë Bashar al-Assad, do të rivendosen dhe marrëdhëniet me Katarin dhe Turqinë, të cilët, ajo dëshmon, mbështesin terrorizmin, do të rishikohen. Në të njëjtën kohë, Le Pen e sheh SHBA-në si një furnizues të politikave të rrezikshme dhe Rusinë si një mik më të përshtatshëm. Në kulmin e këtyre, G. Soros (i cili është pas çdo ‘revolucioni të kadifejtë’ mbi Tokë me mizërinë e OJQ-ve etj., të cilat ai financon — nuk do të ishte e çuditshme nëse në mësojmë më vonë se ai financon gjithashtu lëvizjen “DM25” pas kuintave) — ka shkruajtur një artikull në flamurtaren e të “Majtës” globaliste, The Guardian (e cila ka promovuar në mënyrë të përsëritur Varufakin), me titull se, “Putin është një kërcënim për ekzistencën e Europës sesa ISIS”![26]

4. Kapitullimi i të “Majtës” globaliste dhe ‘Manifestua’

Vetëkuptohet se kjo lëvizje neo-nacionaliste, e cila është zakonisht një lëvizje e qartë anti-BE gjithashtu, po gllabëron thuajse çdo vend të BE-së. Elementi bashkues mes neo-nacionalistëve është beteja për sovranitet kombëtar dhe ekonomik, të cilin ata e shohin, me të drejtë, se po humbet në epokën e globalizmit. Megjithëse ndonjë herë motivi kryesor i menjëhershëm është të luftojnë emigracionin, është e qartë se ata janë të keqorientuar lidhur me këtë problemtikë meqënse ata zakonisht nuk kuptojnë se është hapja e gjithë tregjeve, duke përfshirë tregjet e punës veçanërisht brenda bashkimeve ekonomike si BE-ja, që është shkaku i drejtpërdrejtë i papunësisë së tyre ose i punësimit me rroga të ulëta. Në fjalë të tjera, kjo nuk është lëvizje raciste por një lëvizje e pastër ekonomike, megjithëse elitat Sioniste dhe Mbikombëtare, me ndihmën e të “Majtës” globaliste, po përpiqen fortë ta konvertojnë atë në një lëvizje Islamofobike — siç tregoi rasti i “Charlie Hebdo” qartë — me qëllim që ata të mund ta përdorin atë siç t’u duket për mbarë për mbështetjen e tyre për RRB. Pashmangshmërisht, prirjet Islamofobike — për mos të thënë raciste — janë zhvilluar gjithashtu brenda këtyre lëvizjeve neo-nacionaliste. Siç do të shohim në pjesën e fundit të këtij artikulli, kjo është një arsye më shumë se pse Frontet Popullore për Çlirim Kombëtar dhe Social duhet të ndërtohen në çdo vend për të luftuar jo vetëm BE-në dhe RRB — i cili është armiku kryesor — por gjithashtu çdo prirje raciste që zhvillohet brenda këtyre lëvizjeve anti-globaliste. Kjo do të pengonte gjithashtu elitat të përdornin praktikën historike të mirë-provuar të ‘përçarjes dhe sundimit’ për të krijuar konflikte mes viktimave të globalizmit. Kjo lëvizje është përqafuar nga shumica e viktimave të globalizmit në gjithë Europën, veçanërisht nga klasa punëtore e cila mbështeste zakonisht të Majtën,[27] ndërsa kjo e fundit ka përqafuar jo vetëm globalizmin ekonomik por gjithashtu globalizmin politik, ideologjik dhe kulturor dhe rrjedhimisht është integruar plotësisht në Rendin e Ri Botëror — një çast përcaktues për kapitullimin e saj intelektual dhe politik. Procesi i kapitullimit të së Majtës është nxitur më tej nga fakti se, duke u përballur me rrënim politik në Maj 2014-të në zgjedhjet Euro-parlamentare, ajo u bë aleate duke dënuar partitë neo-nacionaliste si fashiste dhe neo-Naziste, ndërsa në raste ekstreme ajo ka miratuar përdorimin e metodave fashiste me qëllim që të shtypë disa nga ato (p.sh. partinë e Agimit të Artë në Greqi).

Sidoqoftë, sot, duke djekur tredhjen e sukseshme të lëvizjes anti-sistemike kundër globalizmit (kryesisht përmes Forumit Botëror Social, falë veprimtarive të së “Majtës” globaliste),[28] beteja varet nga lëvizjet neo-nacionaliste për të luftuar globalizmin përgjithësisht dhe BE në veçanti. Është e qartë rrjedhimisht se partitë neo-nacionaliste të cilat janë, në të vërtetë, nën sulmin e Elitës Mbikombëtare, përbëjnë raste lëvizjesh që kanë mbushur thjesht hendekun e madh të krijuar nga e “Majta” globaliste. Në vend që të vendoste veten në vijën e frontit mes gjithë këtyre njerëzve që luftojnë globalizmin dhe zhdukjen e sovranitetit ekonomik dhe kombëtar, kjo e “Majtë” ka promovuar tërthorazi globalizmin, duke përdorur argumente bazuar në një internacionalizëm anakronistik hamendësisht të themeluar në Marksizëm. Dhe siç do të prisnim, pjesa më e madhe e anëtarëve të së “Majtës” globaliste, janë anëtarësuar në lëvizjen e re për të ‘demokratizuar’ Europën, duke “harruar” se Demokracia ishte gjithashtu propaganda justifikuese e Perëndimit për të shkatërruar Irakun, Libinë dhe tani Sirinë. Sot duket se rrethi i Sorosit synon të përdorë pikërisht të njëjtin justifikim për të shkatërruar Europën, në kuptimin e sigurimit të dominimit të përjetshëm të elitave të BE-së të popujve Europian.

Anëtarët kryesorë të së “Majtës” globaliste të cilët janë bërë pjesë e këaj ‘lëvizje’ të re, fillojnë me Xhulian Asanzh dhe Suzan Xhorxh dhe Toni Negri, dhe me Hilari Ueinrajt të Piperit të Kuq, Kundërgrushti (“Counterpounch”) dhe gazeta të tjera të së “Majtës” globaliste dhe gazetarë nga gjithë bota. Në këtë kontekst, është veçanërisht interesante t’i referohemi komenteve të Slavoj Zizekut mbi ‘Manifeston’ që u paraqit në takimin inagurues të lëvizjes së re të Varufakit në Berlin në Shkurt të vitit 2016-të ndërsa ky koment u përshëndet me entuziazëm nga mbështetësit entuziastë të së “Majtës” globaliste të Varufakit. Zizek filloi të mashtronte audiencën në lidhje me ngritjen e ZYRIZA-s në pushtet. Ai foli për një ‘humbje’ por ai shtoi, “unë nuk i fajësoj ata, situata e tyre ishte e pashpresë që në fillim”. Sigurisht, ai nuk përmendi se situata ishte e pashpresë sepse SYRIZA e konsideroi të mirëqenë nevojshmërinë për të ndryshuar sistemin: sepse nëse ata do të kishin kuptuar, përmbysja e premtimeve të tyre të imponuara nga Trojka, grisja e Memorandumeve, ndalimi i privatizimeve e kështu me rradhë, do të impononte jo vetëm strategji por edhe program të përputhshëm me koniukturën aktuale. Domethënë, SYRIZA e mori të mirëqenë anëtarësinë e Greqisë në BE dhe Eurozonë dhe asnjë herë nuk përgatiti një “Plan B”, me qëllim që, kur Banka Europiane të fillonte ndalimin e likuiditetit (i cili çoi në kontrolle kapitali të cilët vazhdojnë edhe sot), ata mund të ripërdornin dhrahminë. Varufakis, i cili ishte Ministër Financash në atë kohë, tha se ai e “kishte e atë në mendje” dhe se ai bisedoi me bashkëpunëtorë të ngushtë. Por sigurisht ai kurrë s’mendoi të hiqte kontrollet kur ai zbuloi se “plani” i tij nuk u pranua. Në vend të tij, ai bëri dorëheqje (ose, më mirë, u detyrua të hiqte dorë) vetëm pas ‘humbjes’ — siç e quajti eufemisht Zizek — dorëheqja e tij u bë e pashmangshme. Zizek më pas lançoi një sulm plotë vrer mbi lëvizjet në rritje neo-nacionaliste (siç po vepron gjithë e “Majta” globaliste aktualisht, i ‘frymëzuar’ nga Soros dhe anëtarë të tjerë të E/M):

“Ndonjëherë edhe nëse e njeh racionalisht se situata është e pashpresë ti duhet ta përjetosh atë. Mësimi ishte shumë i rëndësishëm për humbjen e SYRIZA-s, mësimi ishte hapi vendimtar përpara, rruga për të minuar kapitalizmin global nuk mund të bëhet në nivelin e shtet-kombit. Atje është një tundim i madh tani rreth gjithë Europës, një lloj tundimi neo-keinsian social-demokratik kombëtar, ideja është meqënse jetojmë në një treg botëror, dhe kjo do të thotë se marrëdhëniet institucionale dominohen nga logjika e kapitalit, e vetmja shpresë është të kthehemi në një komb-shtet më të fortë, me gjithëçka që nënkupton kjo dhe një farë niveli nacionalizmi/populizmi dhe ne themelojmë sërish komb-shtet e fortë të cilët imponojnë ligjet e tyre, rregullojnë politikën e tyre financiare dhe kështu me rradhë e kështu me rradhë. Unë pretendoj që ky iluzion duhet të braktiset. Dhe kjo është arsyeja se pse mendoj se DIEM lidhet ngushtë me dështimin e SYRIZA-s (...)”.[29]

Për më shumë, Zizek, përgjatë të njëjtës linjë të vetë Manifestos thekson se, “dy variante të tmerrshëm dominojnë sot: ose tërheqja në fshikën e komb-shteteve tanë, ose të dorëzohemi në zonën e lirë demokratike të Brukselit”. Por kjo është një pseudo-dilemë ose, më sakt, një përshkrim mashtrues tejet i lartë për zgjedhjet aktuale që përfshihen, siç do të shohim në pjesën tjetër, e cila do të paraqesë një variant të tretë, ndryshe nga “Manifestua”. Por përpara se të bëjmë këtë, le të shohim rrugën tejet mashrtuese në të cilën Zizek u përpoq të justifikonte qasjen e të “Majtës” globaliste e cila, në vërtetë, është një glorifikim i RRB. Në komentin e tij në takimin me “DIEM25”, ai theksoi se “e vetmja shpresë e jona është të angazhohemi në veprime shumë konkrete dhe specifike, ne duhet të zgjedhim shumë mirë veprimet tona konkrete, kërkesat tona konkrete (...) ky është arti, të kërkojmë diçka relativisht modeste, por nëse ju e ndiqni këtë kërkesë deri në fund, çdogjë do të rrënohet. Ti hap rrugën e ri-rregullimit të përgjithshëm të marrëdhënieve sociale”.

Sigurisht, për çdonjërin më njohuri elementare lidhur me çfarë po ndodh aktualisht në Greqi, kjo mund të quhet, e shumta, si një hokë dhe, e pakta, si një përpjekje e qëllimshme për të justifikuar politikat kriminale të SYRIZA-s. Këto alternativa synojnë thjesht të ekzekutojnë çdo urdhër të vetëm që vjen nga BE-ja (ndoshta me disa modifikime të vogla pranoi paraprakisht nga Trojka për të krijuar pretencën e bisedimeve) me qëllim që të justifikonte huadhënësit e Elitës Mbikombëtare siç paraqiten nga Trojka. Synimet që ndiqen aktualisht nga elitat, sipas Memorandumit të ri (ndoshta më të këqijtë e gjithë kohrave) të nënshkruar nga SYRIZA në Korrik, përfshijnë:

·         shpartallimin efektiv të të ardhurave të fermerëve me taksim të rëndë dhe shkatërrimin e sistemit të tyre të pensionit (ata aktualisht kanë bllokuar gjithë rrugët kryesore dhe qeveria e “Majtë” po përdor njësitë speciale të rovoltave për t’i ‘kontrolluar’)

·         varfërimi aktual i pensionistëve të gjithë llojeve (demontrasta rreth kësaj çështje zhvillohen çdo ditë në Athinë)

·         shitja e pasurisë shoqërore, duke filluar me portet detarë dhe aeroportet etj.

Tani është e qartë për çdonjërin se synimi i vetëm i SYRIZA-s ishte pushteti për hir të pushtetit. Nuk do të ishte e çuditshme që Greqia, një vend më një traditë të Majtë shumë të fortë historikisht, mund të shohë së shpejti shkatërrimin e plotë të lëvizjes së Majtë (duke ditur se PKG — Partia Komuniste Greke— angazhohet veçanërisht në retorikë të fortë të papërputhshëm me veprimet e saj), ndërkohë qe shumica e njerëzve është apatizuar politikisht. Në të vërtetë përqindja e abstenimeve në zgjedhjet e fundit, pas nënshkrimit të Memorandumit nga SYRIZA, ishte si asnjë herë tjetër e lartë! Sigurisht që qendrimi i Zizekut rreth SYRIZA-s dhe ‘Manifestit’ në përgjithësi, është tejet e papritur. Duke mbrojtur nevojën për një revolucion të “madh” socio-ekonomik brenda vendeve Arabe (ndryshe nga qendrimi aktual i tij), ai mbështeti tërthorazi fushatat për ndryshim regjimi në Libi dhe Siri. Ai i bëri këta gjithashtu drejtpërdrejt kur ai adoptoi propagandën perëndimore se Libia dhe Siria qeveriseshin nga “diktatorë” — duke mos u munduar (pavarësisht kualifikimit të tij të lartë) të shqyrtonte historinë e këtyre regjimeve, të cilët mbështeteshin nga lëvzje të forta çlirimtare dhe kishin realizuar vërtetë ndryshime sociale. Më pas, ai festoi “revolucionin” e Ukrainës në Kiev,[30] bashkë me Viktoria Njuland dhe Xhon Makein, duke zbuluar plotësisht se cilit kamp i përket. Nuk do të ishte e çuditshme që ai kurrë s’propozoi ndonjë alternativë konkrete kundrejt sistemit aktual, si një sistem, por në vend të kësaj promovoi thjesht ndryshime brenda-strukturore duke garantuar mbrojtjen e të drejtave të njeriut — siç vepron çdo mbështetës i mirë i ideologjisë së globalizmit aktual — ose flet rreth komunizmit si një ideal abstrakt duke mos u përpjekur ndonjë herë të specifikonte parakushtet e tij, pa përmendur strategjinë kalimtare drejt realizimit të tij!

5. Drejt një komuniteti demokratik të kombeve sovranë[31]

Është e qartë se beteja sociale në epokën e globalizmit neoliberal nuk mund të jetë një betejë për çlirim social, siç vazhdojnë të besojnë Marksistë të vjetëruar sot dhe siç kanë besuar si gjithnjë disa Trockistë. Kjo bëhet e qartë kur konsiderojmë faktin se, menjëherë sa një vend (që nuk i përket Elitës Mbikombëtare, d.m.th. kryesisht “G7”-tës) integrohet në RRB të globalizmit neoliberal, humbet çdo gjurmë të sovranitetit ekonomik dhe, rrjedhimisht, kombëtar, ose sepse ai duhet t’u nënshtrohet ligjeve të BE-së (në Europë) ose ligjeve të OBT-së dhe FMN-së (në pjesën tjetër të botës), gjithashtu dhe urdhërat që jepen nga huadhënësit kapitalistë, bankierët dhe ekzekutivët e korporatave mbikombëtare. Kjo është arsyeja që beteja për çlirim social është e pamundur përveç kur ajo realizohet përmes çlirimit kombëtar. Trupat e pushtimit që po shkatërrojnë dhe ‘plaçkisin’ vende si Greqia, Portugalia, Spanja, Argjentina etj., gjithashtu dhe shtresat e dobëta sociale në të gjithë vendet, qoftë edhe në vendet më të përparuara ekonomikisht (me bashkëpunimin e plotë të elitave të vogla lokale të privilegjuara të cilat kontrollojnë median, partitë politike, inteligjencën e “Majtë” etj.), nuk janë një ushtri e rregullt në uniform me armë vdekjeprurëse të dhunës fizike. Ushtria pushtuese sot është një ushtri ekonomike në kostume, e cila zotëron instrumente vdekjeprurëse të dhunës ekonomike, gjithashtu dhe mjetet (masmedia dhe media sociale, OJQ-të etj.) për ta justifikuar atë.

Kështu, në këtë çast kritik historik i cili do të përcaktojë se nëse ne duhet t’i nënshtrohemi plotësisht globalizmit neoliberal dhe elitës mbikombëtare (siç nënkupon Manifestua DIEM25 përmes nënshtrimit në BE) ose jo, është imperative që ne të krijojmë Fronte Popullore në çdo vend të cilët do të përfshinin gjithë viktimat e globalizmit mes shtresave popullore, pavarësisht degëve aktuale politike të tyre. Në Europë, veçanërisht, ku shtresat popullore përballen me rrënim ekonomik, se çfarë nevojitet urgjentisht nuk është një Front “antifashist” brenda BE-së, siç propozohet nga ‘juntat parlamentare’ në pushtet dhe euro-elitat, gjithashtu të mbështetur nga e “Majta” globaliste (siç është DIEM25, Plan B në Europë, Die Linke, Partia e Punëtorëve Socialist në Britani, SYRIZA në Greqi dhe kështu me rradhë), të cilat mund, në të vërtetë, të bashkojnë agresorët dhe viktimat. Sepse një front ‘antifashist’ thjesht do të çorientonte masat dhe do t’i bënte ato të paafta për t’u përballur me fashizmin e vërtetë që imponohet mbi to nga elitat politike dhe ekonomike, të cilat përbëjnë elitat transnacionale dhe lokale. Në vend të saj, se çfarë nevojitet është një Front Popullor që do të mund të tërhiqte shumicën e popujve të cilët do të luftonin për tërheqje të menjëhershme unilaterale nga BE-ja – e cila administrohet nga pjesa europiane e elitës mbikombëtare – gjithashtu dhe për vetë-mjaftueshmëri ekonomike, duke u shkëputur kështu nga globalizmi.

Në mendjen time, janë vetëm krijimi i Fronteve Popullore anti-BE që do të mund të ndikonte çdo dalje të çdo vendi nga BE-ja, me synimin e realizimit të vetë-mjaftueshmërisë. Sepse rizhvillimi bazuar në vetë-mjaftueshmëri është e vetmja rrugë përmes së cilës popujt mund të shkëputen nga globalizmi dhe institucionet e tij (siç është BE-ja) dhe mund të rindërtonte strukturat e prodhimit të cilat janë çmontuar nga globalizmi. Kjo rrugë mund shtronte, gjithashtu, mundësinë për ndryshime sistemike në të ardhmen, duke vendosur vetë popujt. Pritja se procesi i globalizmit do të krijojë vetë kushtet subjektive dhe objektive për një transformim socialist, siç besojnë disa ‘Paleolitikë Marksistë”, ose alternativisht, se krijimi i fabrikave të vetë-administruara brenda sistemit aktual të globalizuar do të çojë në një ekonomi vetë-administruese, siç sugjerojnë “anarkistë” të ndryshëm (“life-style”), është, efektivisht, të jesh në marrëveshje të heshtur me kompletimin e procesit të globalizmit, siç është planifikuar nga elitat. Edhe më keq, pritja brenda institucioneve të RRB, si BE-ja, një BE të ‘mirë’ dhe rrjedhimisht një globalizëm kapitalist i ‘mirë’, do të shfaqësh si përfundim, siç sugjerojnë DIEM25, SYRIZA, Podemos dhe të tjerë si këta, do të thotë çorientim i pastër i popujve, i cili lejon planin për qeverisje botërore për t’u zbatuar plotësisht.

Në fjalë të tjera, synimi kryesor i betejës sociale sot duhet të jetë një thyerje e plotë me RRB aktual dhe ndërtimi i një komuniteti global demokratik, në të cilin sovraniteti ekonomik dhe kombëtar janë rifituar, me qëllim që popujt mund të luftojnë për shoqërinë ideale, siç ata e kuptojnë atë. Kushtet e pushtimit në të cilët jetojmë sot do të thotë se popujt që u rezistojnë duhet të bëjnë aleanca të gjera politike me çdonjërin që shqetësohet njëlloj dhe pranon synimet e Frontit Popullor për Çirim Kombëtar dhe Social, veçanërisht synimin kryesor për t’u shkëputur nga RRB. Më pas, menjëherë pasi popujt e një vendi të veçantë të jenë shkëptur nga RRB, ata kanë nevojë të bashkohen me popuj nga vende të tjerë që kanë tashmë realizuar sovranitetin ekonomik dhe kombëtar dhe, bashkë, të formojnë bashkime ekonomike të shteteve sovrane për të zgjidhur, mes tyre me bazë marrëveshjet bilaterale dhe multilaterale, problemet ekonomike që shfaqen nga tregu dhe investimet. Atëherë dhe vetëm atëherë, çështjet vendimtare rreth formës që do të marrë një shoqëri për të ardhmen, dhe strategjia që nevojitet për ta realizuar atë, mund të ngrihen.

Rrjedhimisht, çështja jetike sot, për luftën e ndërtimit të një rendi të ri botëror demokratik, është se si mund ta krijojmë këtë pol alternativë të kombeve sovrane të vetë-mjaftueshëm, në dijeni të plotë se E/M do të përdorë çdo dhunë ekonomike ose fizike në dispozicionin e saj, për të prapësuar çdo përpjekje. Në mendjen time, nën kushtet e pushtimit të vërtetë, siç e përshkruajnë shumë gjendjen aktuale, kjo është e pamundur sot pa krijimin e Fronteve Popullore për Çlirim Kombëtar dhe Social në çdo vend, duke lejuar popujt të realizojnë sovranitetin e tyre ekonomik dhe kombëtar si një parakusht për çlirim social. Subjekti social i një fronti masiv popullor duke ndjekur synimet që përshkrova më lartë do të jenë gjithë viktimat e globalizmit neoliberal: të papunët dhe të punësuarit pjesërisht, rrogëtarët në prag të mbijetesës (kontratat e zero-orëve, punëtorë sezonal etj.), fëmijë pa edukim që janë ‘dënuar’ për të qenë të ‘pafatë’ e për të qenë të lindur nga prindër të “paprivilegjuar”, gjithashtu dhe ata në nivelin e ekzistencës (pensionistët, të sëmurët që mungojnë sigurimet mjekësore — që përbëjnë një të tretën e popullatës sot — dhe të tjerë).

Sa i përket subjektit politik, atje janë dy variante të mundshëm që lidhen me Frontin e kërkuar për Çlirim Kombëtar dhe Social: një front ‘nga poshtë’ ose një ‘front nga lartë’. Varianti më i mirë është sigurisht i pari, por në rast se kjo bëhet e pamundur për shkak të nivelit të ndërgjegjjes politike të viktimave të globalizmit dhe dëshirës së tyre për të luftuar, është e papërputhshme për këtë objektiv të madh, atëherë mundësia tjetër për forcat ekzistuese politike për të ndërmarrë objektivin për të realizuar sovranitetin dhe vetë-mjaftueshmërinë. Një Front ‘nga poshtë’ mund të organizohet nga asambletë lokale, komitetet, grupet dhe nisma që përbëhen nga viktimat e globalizmit (domethënë, shumica e stërmadhe e popullatës botërore) të cilët duhet të bashkohen si qytetarë të zakonshëm, pavarësisht degëve të partive dhe ideologjive ose feve dhe dallimeve të tjera, përsa kohë që ata synojnë të gjithë sovranitetin kombëtar dhe ekonomik. Objektivi i menjëhershëm duhet të jetë dalja nga institucionet ndërkombëtare të RRB siç është BE-ja, me qëllim që viktimat e globalizmit mund të shpëtojnë nga procesi aktual i katastrofës ekonomike.      

Pas kësaj faze, menjëherë sa të jetë shkëputur një vend nga “Rendi” aktual kriminal, ata duhet të bashkohen me vende të tjerë, që luftojnë gjithashtu për të njëjtin objektiv, për të formuar bashkime të rinj politik dhe ekonomik të Kombeve sovrane dhe institucionet përkatëse ndërkombëtare të organizuar demokratikisht bashkë, me një komunitet të ri ndërkombëtar të kombeve të vetë-mjaftueshëm bazuar në principin e ndihmës së ndërsjellë sesa konkurrencë — principi udhëheqës pas rendit aktual kriminal. Përsa kohë që vendet anëtare ndajnë struktura prodhuese komplementare, mundësia për një transferim të pavullnetshëm të tepëricës ekonomike nga disa vende (zakonisht më të dobtit, siç është rasti i BE-së) në vende të tjerë në Union mund të përjashtohet. Rrjedhimisht, një lloj kolektivi për vetë-mjaftueshmëri mund të realizohet në zonën ekonomike që mbulohet nga ky lloj Unioni, i cili duhet të bazohet në sovranitetin e çdo vendi të përfshirë. Në fjalë të tjera, Frontet do të funksionin si katalit për ndryshime rrënjësore politike dhe ekonomike, i cili është i vetmi lloj ndryshimi që mund të na nxjerrë nga këneta aktuale, ndërsa zbulojmë mashtrimin e të “Majtës” globaliste, sipas së cilës ne mund të dalim nga kjo katastrofë qoftë edhe pa dalë nga BE-ja —siç argumenton mashtrueshëm DIEM25.              



[1]Pepe Escobar, “It takes a Greek to save Europa”, RT (11/2/2016).

[2]Duhet të thkesohet se variantet e ‘Manifestos’ ishin miratuar, megjithëse tërthorazi, nga Xhorxh Soros, një ndër mbështetësit më të fortë të Varufakit, i cili theksoi në të njëjtën kohë se “synimi i Putinit është të ushqejë desintegrimin e BE-së, dhe rruga më e mirë për ta bërë këtë është të përmbytë Europën me refugjatët Sirian”. (G. Soros, “Putin is a bigger threat to Europe’ existence than Isis”, The Guardian (11/2/2016).

[3]Y. Varoufakis, A Manifesto for democratising Europe (February 2016).

[4]Shih faqen zyrtare të “European Round Table of Industrialists”. Shih, gjithashtu, filmin e Friedrich Moser & Matthieu Lietaert, The Brus$€ls Business : Who Runs the European Union? (2012).

[5]Takis Fotopoulos, Τhe Transnational Elite and the NWO as “conspiracies” The International Journal of Inclusive Democracy, Vol. 10, Nos. 1/2 (Winter-Summer 2014).

[6]Y. Varoufakis, A Manifesto for democratising Europe, op. cit.

[7]Takis Fotopoulos, Towards An Inclusive Democracy (London/NY: Cassell/Continuum,1997), chs 5- 6.

[8]Shih transkriptin jozyrtar të ligjëratave të DIEM25: https://pad.riseup.net/p/DiEM25_Transcript

[9]Shih Takis Fotopoulos, Towards An Inclusive Democracy, op. cit.

[10]Shih Takis Fotopoulos, The New World Order in Action: War and economic violence, from the Middle East through Greece to Ukraine (nën publikimi nga “Progressive Press”), Parts I & III.

[11]Shih Takis Fotopoulos, The New World Order in Action, op. cit. ch. 6.

[12]Paul Krugman, “The austerity delusion”, The Guardian (29/4/2015).

[13]Anthony H. Birch, The Concepts and Theories of Modern Democracy (London: Routledge, 1993), f. 58.

[14]Bhikhu Parekh, “The Cultural Particularity of Liberal Democracy”, Political StudiesVolume 40, Issue Supplement s1, ff 160–175 (August 1992).

[15]Sipas Aristotelit, “...emërimi me short është karakterisitikë e demokracisë, ndërsa procesi i zgjedhjeve për këtë qëllim është oligarkik; Aristotle, Politics, Book IV, 1294b, John Warrington, ed. (London: Heron Books)

[16]Anthony Birch, The Concepts and Theories of Modern Democracy, op. cit.,  p. 50.

[17]John Dunn, “Conclusion” in Democracy, the Unfinished Journey, 508 BC to AD 1993, pp. 247-48.

[18]Varoufakis, A Manifesto for democratising Europe, op. cit.

[19]Po aty.

[20]Takis Fotopoulos, “The real causes of the catastrophic crisis in Greece and the 'Left',” The International Journal of Inclusive Democracy, Vol. 9, Nos. 1/2 (Winter-Summer 2013)

[21]Editorial, “The People’s Revolt”, The Times (11/10/2014).

[22]Globalization is barbarous, multinationals rule world” – Marine Le Pen, RT (10/1/2015).

[23]Adam Thomson, “France’s far-right National Front seeks voters from the left”, Financial Times (4/1/2015).

[24]Po aty.

[25]Anne-Sylvaine Chassany and Roula Khalaf, “Marine Le Pen lays out radical vision to govern France”, Financial Times (5/3/2015).

[26]G. Soros, “Putin is a bigger threat to Europe’s existence than Isis”, The Guardian (11/2/2016).

[27]Francis Elliott et. al., “Working class prefers Ukip to Labour”, The Times (25/11/2014).

[28]Takis Fotopoulos, “Globalisation, the reformist Left and the Anti-Globalisation ‘Movement’,” Democracy & Nature, Vol. 7, No. 2 (July 2001)

[29]Shih transkriptin jozyrtar të DIEM25:  https://pad.riseup.net/p/DiEM25_Transcript. Gjithashtu videon: https://www.youtube.com/watch?v=fFNJYpwv39s

[30]Shih “Open letter on the future of Ukraine”, të nënshkruar nga njëzeçët e tipit Zizek, intelektualë të globalizmit, politikanë etj., të cilët deklarojnë admirimin e “revolucionarëve” të Ukrainës: “They defended their democracy and their future 10 years ago, during the Orange Revolution, and they are standing up for those values again today “, euobserver (27/1/2014).

[31]Kjo pjesë është shkëputur nga Part VI i librit The New World Order in Action: War and economic violence, from the Middle East through Greece to Ukraine, op. cit.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA