Koronavirusi (Covid: 2019) dhe pandemitë botërore: shkaqet dhe rreziqet për Shqipërinë

Abstrakt: studimi tregon shkaqet e shpërthimit të viruseve në përgjithësi dhe të kurorvirusit ose koronavirusit siç përdoret gjerësisht, në veçanti. Ai u zhvillua gjatë javëve të para kur shpërtheu në Kinë dhe nxori përfundime në fund të janarit se koronavirusi në veçanti dhe viruset në përgjithësi nuk mund të parandalohen, për dy arsye, sistemike: sepse nuk mund të kontrollohen njerëzit dhe mallrat — sepse dëmtohet tregu, i cili tashmë është globalizuar. Kjo është arsyeja pse qeveritë nuk u përpoqën ta kontrollonin virusin në kufijtë e tyre por e lanë atë të “mbillet” një herë në popull dhe pastaj filluan të vepronin duke imponuar masa që, edhe nëse zbatohen rreptësisht, nuk mund të parandalojnë marshin e viruseve.
Ylli Përmeti
31/01/2020 - 14:13
Abstrakt: studimi tregon shkaqet e shpërthimit të viruseve në përgjithësi dhe të kurorvirusit ose koronavirusit siç përdoret gjerësisht, në veçanti. Ai u zhvillua gjatë javëve të para kur shpërtheu në Kinë dhe nxori përfundime në fund të janarit se koronavirusi në veçanti dhe viruset në përgjithësi nuk mund të parandalohen, për dy arsye, sistemike: sepse nuk mund të kontrollohen njerëzit dhe mallrat — sepse dëmtohet tregu, i cili tashmë është globalizuar. Kjo është arsyeja pse qeveritë nuk u përpoqën ta kontrollonin virusin në kufijtë e tyre por e lanë atë të “mbillet” një herë në popull dhe pastaj filluan të vepronin duke imponuar masa që, edhe nëse zbatohen rreptësisht, nuk mund të parandalojnë marshin e viruseve.
Shpërthimi i C19 dhe mashtrimi me vaksinat
Me shpërthimin e koronavirusit (Covid: 2019) në Kinë - shpërthyen dhe thashethemet—me më kryesoren: se ai është përgatitur në një laborator kinez në kuadër të armëve biologjike! Ky thashethem nënkupton se virusi është përdorur nga elita kineze kundër popullit! Por mbizotëroi bindja se virusi u shfaq në një treg rajonal kinez, Uhan (Wuhan), ku tregëtohen kafshë në kushte johigjenike dhe barbare, mes tyre lakuriqë, minj dhe mace, qenusha, gjarprinj dhe zvarranikë të tjerë! Një tip virusi, shumë i ngjashëm me C-19, ishte dëshmuar që në vitin 2013 në Kinë—në një minierë bakri të braktisur ku jetonin lakuriq dhe shkonin njerëz për t`i kapur dhe shitur. Në vendngjarje kishin shkuar studiuesit kinezë ku kishin dëshmuar efektin e virusit në minj ndërsa kishin vdekur dhe tre nga gjashtë vetë që kishin shkuar në minierë disa javë përpara se të shkonin studiuesit si pasojë e penumonisë së pakontrolluar.
Koronavirusi, në të vërtetë, njihet nga institutet kërkimore të mjekësisë. Për shembull, instituti “Pirbright” në Amerikë ka zhvilluar studime për tipet e ndryshme të këtij virusi me qëllim që të zvogëlojë efektin e dëmshëm të tij mbi shpendët - veçanërisht mbi pulat. Kështu në vitin 2015 u skedua nga instituti përkatës një patent për koronavirusin: ajo pretendon se virusi i ri mund të përdoret për të krijuar një vaksinë për të trajtuar ose parandaluar viruse që dëmtojnë frymëmarrjen ndërsa ka marrë karakter zyrtar në vitin 2018.[1]Paralelisht, Bill Gates ka investuar miliona dollarë në industrinë e vaksinave: “ai investon rëndë në shkencë për të zhvilluar vaksina, të cilën e quan si hapësirë me ndikimin më të madh. Por me përdorimin e vaksinave të dobëta, atij i është dashur të përqendrohet më shumë në drejtim (managment), politikë dhe sisteme shëndeti në përpjekjet e tij për të siguruar se prodhimet e rinj përdoren gjerësisht”.[2]
Gjatë kohës kur koronavirusi mori karakter botëror, ndërmarrjet e mëdha amerikane Microsoft, Dell dhe Cargill dhuruan 1.4 milionë dollarë dhe pajisje (maska dhe pajisje kirurgjikale) për të ndihmuar në përmbajtjen e virusit pasi Pekini kërkoi ndihmë nga Amerika korporative për t`u përballur me krizën. Shembullin e tyre e ndoqën disa korporata evropiane dhe kineze (si Tencet, Alibaba etj.): sepse, sipas tyre, virusi kërcënon punëtorët dhe furnitorët e tyre dhe ekonominë kineze.
Qoftë edhe virusi i gripit të zakonshëm është ‘koronavirus’ për të cilin qendrat kërkimore nuk kanë gjetur ende një vaksinë efektive. Sars-i (severe acute respiratory syndrome) dhe Mers-i (middle east respiratory syndrome) janë të dy koronaviruse. Emëri ‘koronavirus’ buron nga fjala latine ‘kurorë’ për shkak se forma e tyre e rrumbullakët mbulohet nga “gjëmba” dhe ngjajnë me një “kurorë”. Infeksionistët argumentojnë se këta lloj virusesh janë të vështirë për t`u luftuar sepse ata ndryshojnë shpejtë kodin gjenetik (RNA) sa herë kalojnë sa në një njeri ose kafshë në tjetrën. Kjo aftësi rrit mundësitë e tyre të ndryshojnë specien ndërsa ndryshojnë karakteristikat e tyre, se sa infektues dhe të rëndë (virulentë) janë. Kjo është arsyeja se pse shfaqen kaq shumë viruse të rinj dhe pse janë të vështirë për t`u luftuar: sepse është e vështirë të luftosh një objektiv që ndryshon vijueshmërisht me vaksina ose ilaçe.[3]
Virusi i ri kalon më lehtë mes njerëzish se Sars-i që vrau 800 njerëz pas shpërthimit në Kinë 17 vjetë më parë. Skema kompjuterike në Imperial College London dhe Universiteti Lankaster në Britani sugjeron se çdo koronavirus i ri infekton mesatarisht 2.5 njerëz të tjerë. Virusi i ri është më pak virulent se Sars-i, i cili vrau 10 për qind të atyre që ishin infektuar dhe shumë më pak se Ebola i cili vrau 70% të infektuarve. Shkalla e vdekshmërisë është rreth 3.4% nga rastet e raportuar. Për krahasim, gripi sezonal vret më pak se 1%.[4] Deri tani virusi ka shkaktuar sëmundje të rëndë në mushkri në rreth një të katërtën e rasteve të vërtetuar. Por ekspertët paralajmërojnë se përqindjet e fatalitetit janë të vështira për t`u vlerësuar në fazat e hershme të shpërthimit – dhe virusi mund të mutacionohet (ndryshojë) ndërsa kalon mes njerëzish. Është gjithashtu e mundshme të parashikohet se nëse ndryshimet gjenetike do ta bëjnë atë më shumë ose më pak virulent.
Për krahasim, gripi sezonal ka një shkallë vdekjeje poshtë 0.1 por ai infekton aq shumë njerëz sa që ndodhin rreth 400,000 vdekje në vit përgjatë botës. Tipe të rinj pandemik janë shumë më shumë të rrezikshëm: gripi spanjoll në vitin 1918-19 infektoi 500 mijë dhe vrau 50 mijë njerëz në gjithë botën. Periudha inkubacioniste (zhvillimore) e virusit në organizëm sipas OBSH-së është nga 2 deri në 10 ditë. Por një studim i publikuar në fillim të marsit tregon se periudha inkubacioniste është afërsisht pesë ditë.[5] Rrugët transmetuese mes njerëzish po hetohen ndërsa virusi i ri përhapet më shpejtë se Sars-i, i cili infektoi 8,000 njerëz gjatë tetë muajve. Një studim i publikuar nga autoritet kineze —pas më shumë se dy muajve shpërthimi të virusit— tregon se nga tërësia e të infektuarve 80.9% u klasifikuan në gjendje të butë, 13.8% në gjendje të rëndë dhe 4.7% në gjendje kritike. Numri më i madh i të vdekurve shënohet mes të moshuarve (60, 70 dhe 80).[6] OBSH-ja nuk këshillon maskat për t`u mbrojtur nga infeksioni. Arsyet e sqaroj në vijim.
Quhet virus frymëmarrës sepse përcillet kryesisht përmes frymëmarrjes. Bulëzat ose spërklat e vogla që dalin nga hunda dhe goja e një njeriut të infektuar gjatë kohës kur kollitet apo tështitet mund të infektojnë një njeri tjetër. Një kollë e vetme mund të çlirojë më shumë se 3,000 bulëza. Këto të fundit mund të ngjiten mbi njerëz të tjerë, rroba dhe sipërfaqe rreth tyre por disa nga bulëzat më të vogla mund të qendrojnë në ajër më shumë se tre orë. Çka do të thotë se virusi që qarkullon në ajër të pafiltruar do të jetë atje për më shumë se dy orë. Një studim tregon se SARS-CoV-2 mbijeton më gjatë mbi kartona —më shumë se 24 orë— dhe më shumë se 2-3 ditë mbi plastikë dhe çelik inoksi por bakëri e vret atë për rreth katër orë. Ka disa fakte se virusi mund të mbetet për një kohë më të gjatë në jashtëqitje, kështuqë çdonjëri që nuk lanë duart mirë pasi shkon në banjë mund të infektojë çdogjë që prek. Vlen të përmendet fakti se prekja e një sipërfaqeje ose një sendi me virus dhe më pas prekja e fytyrës “nuk mendohet të jetë rruga kryesore përmes së cilës virusi përhapet”. Por pavarësisht këtij fakti, larja e duarve dhe pastrimi dhe dezinfektimi i shpeshtë i sipërfaqeve të prekura nga njerëzit janë kyç për ndalimin e përhapjes së tij.
Kështuqë, megjithëse nuk dihet se sa raste janë infektuar nga sipërfaqe të infektuara, autoritetet këshillojnë kujdes. Koha që mbijetojnë mbi metale, qelq dhe plastikë koronaviruset, duke përfshirë Sars-in dhe Mers-in, është nëntë ditë, përjashto rastin kur janë dezinfektuar përputhshëm. Nëse jo, ata mund të qendrojnë mbi to më shumë se 28 ditë dhe në temperaturë të ulët. Studimet tregojnë se koronavirusi mund të çaktivizohet brenda një minute duke dezinfektuar sipërfaqet me 62-71% alkool, ose 0/5% hidrogjen peroksid ose pluhur sapuni që përmban 0.1% natrium hipokloriti. Temperaturat e larta dhe lagështia mund ta vrasin koronavirusin më shpejtë megjithëse studimet tregojnë se një koronavirus që shkakton Sars-in mund të vritet me temperatura mbi 56°C (më nxehtë se banja përvëluese që mjafton të shkaktojë plagë) në një shkallë prej rreth 10,000 viruse çdo 15 minuta.[7] Profkën e shumë mjekëve të establishmentit se virusi mund të shkatërrohet nga moti i ngrohtë e vërteton një hetim tjetër i BBC-së.[1]
[1]Will warm weather really kill off Covid-19? BBC, 25th March 2020.
Një raport i komisionit shtetëror të shëndetit kinez, citon se “virusi është i ndjeshëm kundrejt rrezeve ultravioletë dhe nxehtësisë. Ekspozimi i tij në 56°C për 30 minuta dhe tretësira lipide si eteri, 75% etanol, dezinfektant me përmbajtje klorin, acidi peracetik dhe kloroformi mund ta çaktivizojnë me efektivitet virusin ndërsa klorheksidina nuk ka qenë e efektshme në zhdukjen e tij.” (Embassy of the People`s Republic of China, 2020/03/08).
Në fakt është krijuar një mit lidhur me besimin se kur virusi kalon në organizëm përmes ushqimit ai shkatërrohet nga acidi i stomakut. Këtë mit e përsërisin veçanërisht mjekët tanë! Por një studim tregon se qoftë edhe Mers-i, i cili u shfaq në Arabinë Saudite në vitin 2012, që është një virus më i butë se C19, nuk shkatërrohet nga acidi përkatës. Sipas tyre, virusi ishte ‘konsiderueshëm rezistent’. Ata zbuluan se virusi kishte kolonizuar zorrën e një pacienti. Por për C19, thonë, nuk është ende qartë. Disa pacientë kanë raportuar simtoma përzierjeje dhe diarre dhe mjekët nga Kina paralajmërojnë se ka shenja se ai mund të infektojë sistemin tretës. Sipas një raporti, më shumë 50% e njerëzve me C19 kishin virusin në jashtëqitje ku supozohet se depozitohen pasi pastrohen nga mushkritë.[1] Por është e qartë se fakti që virusi është më i fuqishëm se të ngjashmit —pararendës të tij— ai mund të shkatërrohet vetëm në tempratura ekstreme: poshtë zeros –siç e vërtetojnë dhe studimet por siç mund ta vërtetojë kushdo nëse gjykon nga natyra e proteinës...ajo ngrin poshtë zeros, fakt që nënkupton se ajo është inaktive- dhe mbi 56°C.
[1]No, drinking water doesn`t kill coronavirus, BBC, 20th March 2020.
Bazuar në studimin e provave aktuale, OBSH thotë se koronavirusi që shkakton COVID-19 përhapet mes njerëzve nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejtë ose të tërthortë me sipërfaqe të kontaminuara ose nga kontakti i ngushtë me njerëz të infektuar që e përhapin virusin përmes pështymës, sekrecioneve të frymëmarrjes ose piklave që dalin nga një person i infektuar kur kollitet, tështin, flet ose këndon. Kështuqë largësia prej 2 metrash nuk garanton siguri përsa kohë që bulëzat qendrojnë në ajrin e një hapësire ku qarkullimi i ajrit mungon, më shumë se dy orë! Me këtë vrojtim pajtohen të gjithë vrojtuesit.
***
Mjekët e identifikojnë kodin gjenetik të virusit përmes reaksionit zinxhir polimerik në kohë reale (RT-PCR). Por ky proces është i ngadaltë dhe kërkon pajisje të posaçme, kështuqë studiuesit po nxitojnë të zhvillojnë prova më të shpejta, më të lira dhe më të lëvizshme. Aktualisht nuk ka asnjë ilaç që e shëron koronavirusin megjithëse disa ilaçe antivirale mund lehtësojnë simptomat. Mjekët kinezë po përdorin një ndërthurje mes ilaçeve kundër HIV-it dhe antiviralë të tjerë që luftojnë Ebola-n. Por mbetet të shihen provat klinike. Një program i përshpejtuar për të zhvilluar një vaksinë për të parandaluar infektimin me virusin është në proces nën patronazhin e Koalicionit të bazuar në Oslo për Inovacione Gadishmërie Epidemike (Cepi) — një karhazim prej 1 miliard dallarë i ngritur nga qeveritë, industria dhe fondacione tre vjet më parë për të parandaluar pandemi në të ardhmen. Cepi ka nisur tre projekte duke përdorur teknologji të ndryshme për të përgatitur vaksina kandidate për virusin dhe ka përzgjedhur dy grupe bioteknologjike amerikane dhe Universitetin e Queensland në Australi për të drejtuar kërkimin e vaksinës. Qëllimi është të kenë një vaksinë gati për prova në njerëz vullnetarë brenda 16 javëve (hera e fundit për zhvillimin e një vaksine kaq shpejtë ishte 6 vjet më parë me Ebola-ën) por edhe nëse programi shkon mirë asnjë vaksinë s`do të jetë gati për përdorim masiv në më pak se një vit, sepse nevojiten prova të rrepta klinike dhe kohë për prodhimin e saj (manifakturë). Vaksina e zakonshme përbëhet nga një virus i paaktivizuar ose proteinat përbërëse të tij ose molekula proteinike që parandalojnë virusin të shumëzohet brenda qelizave tona. Ajo mëson sistemin imunitar të njohë patogjenin dhe të prodhojë anti-trupa kundër tij nëse përballet me virusin në të ardhmen. Në vaksinat e reja injektohet lëndë gjenetike — AND ose kumtar RNA — në qelizat e njeriut me udhëzime që të prodhojë proteina të njëjta me ato të virusit e cila sërish përgatit sistemin mbrojtës për të luftuar sëmundjen. Zbatimi i kësaj teknologjie ka shtuar shpresat për prodhimin e një vaksine brenda një muaji. Kina paralelisht po përpiqet të prodhojë vaksinën e saj bazuar në proteina për pak javë. Në përpjekjen e saj ajo ka përfshirë dhe studiuesit rusë. Kërkimi i vaksinës është ndihmuar nga qeveria kineze me vendimin e saj për të publikuar hollësi për koronavirusin sa më shpejtë të jetë e mundur duke mundësuar studiuesit dhe ndërmarrjet e ilaçeve rreth botës të studiojnë serinë (sekuencën) gjenetike të tij.[8]
Pas disa mbledhjeve dhe ngurrimeve dhe kur virusi mori karakter botëror dhe Kina izoloi 50 milionë njerëz, OBSH-ja shpalli gjendjen e jashtëzakonshme (‘emergjencën’ thonë autoritetet dhe gazetarët tanë—kjo fjalë buron nga latinishtja dhe ka kuptimin e “sjelljes në dritë”!). Kjo masë është shpallur gjashtë herë përgjatë dekadës së kaluar duke përfshirë shpërthimin e Ebola-s në Kongo. Frika nga virusi detyroi autoritet ruse dhe kineze të mbyllin kufijtë pavarësisht se mund të dëmtojë tregun e tyre prej 110 bilion dollarë ndërsa Italia pezulloi fluturimet ajrore, dhe një ditë më vonë USA shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për shëndetin publik dhe ndaloi hyrjen e të huajve në vend për shkak të frikës nga virusi - kryesisht ata që kishin udhëtuar në Kinë 14 ditët e fundit; masa amerikane u ndoq pak orë më vonë Australia pavarësisht faktit se një e treta e studentëve në vend janë kinezë dhe klasat fillojnë mësim nga fundi i muajit...ndërsa qeveria jonë u mjaftua me rritjen e kontrolleve për udhëtarët që vinin nga Kina dhe “harroi” kontrollin e mallrave që vinin nga po i njëjti vend!
Dhe siç tregon “Washington Post”, kur virusi filloi të pushtonte USA-n, administrata e Trampit dhe ligjvënësit atje ishin paralajmëruar që në janar dhe shkurt nga shërbimet inteligjente për rrezikun që i kanosësh vendit, sepse kishin ndjekur zhvillimet në Kinë dhe vende të tjerë. Sipas tyre, qoftë edhe Kina e nënvlerësoi gjendjen. Por ligjvënësit e nënvlerësuan rrezikun dhe për pasojë USA u përfshi në pandeminë botërore.
Pandemia botërore dhe qasjet kontradiktore të ‘ekspertëve’
Thashethemin se koronavirusi është krijuar në një laborator kinez ku shpëtoi pasi ishte ndryshuar gjenetikisht e kundërshtoi mes shumë të tjerëve një amerikan, Trevor Bedford, nga qendra kërkimore e kancerit Fred Hitschinson në Seattle, të cili tha se s`ka asnjë fakt për “inxhinieri gjenetike” por “fakti që kemi është se mutacionet [në virus] janë tërësisht të përputhshme me evolucionin natyral”. Ai kundërshtoi qoftë edhe pretendimin se virusi mund të ketë infektuar njerëzit përmes gjarpërinjve apo peshqve. Skenari më i mundshëm, bazuar në analizën gjenetike, sipas tij, është se virusi kaloi nga një lakuriq në një gjitar tjetër 20-70 vjet më parë. Kafsha ndërmjetëse —ende e paidentifikuar— e kaloi virusin si fillim tek njerëzit e Uhanit vonë në nëntor ose herët të në dhjetor. Deri tani studiuesit rreth botës kanë publikuar vijueshmërinë gjenetike të virusit të marrë nga rreth 100 të sëmurë. Ata tregojnë mutacione që zhvillohen ngadalë ndërsa infeksioni kalon nga një person në tjetrin. Tipikisht virusi në një pacient është i ndryshëm në rreth pesë nga 30,000 shkronjat biokimike të kodit të tij gjenetik, por këto janë ndryshime rastësore se sa ndonjë shenjë që tregon se virusi po bëhet më virulentë ose infektues, tha mes të tjerash studiuesi.[9] Deri në ditët e fundit të prillit asnjë mutacion nuk u vrojtua në Covid-19 nga Universiteti i Bazelit në Zvicër i cili është pjesë projektit të hartës “Nextstrain”, dhe analizat gjenetike vërtetuan se Evropa dhe Amerika Veriore nuk kishin asnjë rast deri në mes të janarit—fakt që tregon se masat duhet të ishin marrë pikërish në fillim të janarit.
Por studuesi nuk sqaron as se si u zhvillua virusi tek lakuriqët as edhe kuptimin e tij lidhur me “evolucionin natyral” të virusit! Hamendësisht sepse e ka të vështirë të kuptojë shkaqet se si krijohen viruset në mjedis.
Sidoqoftë, një shkrimtar shkencor, David Quammen, ka publikuar në vitin 2012 një libër me titull “Përhapja: Infeksionet e kafshëve dhe pandemia tjetër njerëzore” ku tregon se si ndryshimet ekologjike dhe sjellja njerëzore mund të ndërthuren dhe të zgjojnë një virus zoonotik (sëmundje që kalon nga kafshët tek njerëzit) më shkatërrues se çdo bio-armë e krijuar në laboratore: sipas tij, Ebola, Sars-i dhe Hiv-i, mes të tjerësh, janë rezultat i mikrobeve që kërcejnë nga kafshët tek njerëzit, gjithfarë përhapje zoonotike. Ai konkludon se janë pikërisht njerëzit që ushqejnë shkaqet dhe pastaj qahen. Më konkretisht, është prishja dhe shpërbërja e ekosistemit që zakonisht lejon mikrobe të izoluar tjetërsoj të fitojnë një anë dhe ndoshta të shkaktojnë një shpërthim. Sistemet shëndetësore, sipas tij, pajisen me mjekë të kualifikuar në mjekësi (medical degrees) por jo me titull shkencor për shëndetin publik (public health degrees). Ky lloj profesionisti kualifikohet si fillim në mjekësinë veterinare dhe më pas shton një titull në ekologji dhe ndoshta një titull mjeshtërie në shëndetin publik, me qëllim që të jetë dikush që shkon në pyll dhe fshatra që mbikqyr dhe ndihmon në reduktimin e rrezikut të përhapjeve dhe në përmbajtjen e tyre kur ndodhin shpërthime. Bashkë me ketë mjek duhet të jetë një mjek njërëzish dhe virologjist. Kjo është arsyeja pse është krijuar “Aleanca Ekoshëndet” — për të mbushur këtë boshllëk mes këtyre profesionistëve, në terma të realizimit të studimeve dhe për të edukuar publikun.[10]
Por qoftë edhe kjo qasje është problematike sepse kërkon ta zgjidhë kërcënimin e viruseve vetëm përmes sektorit të mjekësisë ndërsa fajëson dhe kafshët kur dihet se gjendja ekologjike nuk është shkaktuar thjesht nga “njerëzit” siç argumenton autori por veçanërisht nga elitat kapitaliste të dy shekujve të fundit me sistemin e tyre dhe veçanërisht nga elitat neoliberale të dekadave të fundit: gjendja alarmante ekologjike dhe viruset shkaktohen nga pushteti politik dhe mund të zgjidhet vetëm nga pushteti politik. Kujtoj se kur shpërtheu kolera në Londër shekullin e 18 njerëzit besonin se ajo përhapësh përmes “erës së keqe”. Por ishte studiuesi John Snow, babai i epidemiliogjisë moderne që tregoi se ishte uji dhe jo “era e keqe” shkaktar i kolerës...dhe ishte Ronald Ross që punoi 50 vjet për të kuptuar se si mushkonjat tejçonin malarien: ai tregoi matematikisht se malaria mund të eliminohësh duke zvogëluar numrin e popullatave të mushkonjave poshtë një niveli kritik në të cilin një sëmundje do të shuhësh pa shfarrosur çdo insekt.[11] Por kjo qasje sërish nuk lufton shkaqet e përhapjes së viruseve: sepse ajo lë ujin apo çdo hapësirë tjetër të infektuar të pa çinfektuar dhe vret vetëm tejçuesit: mushkonjat dhe insekte të tjerë! Dëftues është fakti se qasjen e Ross-it e ka përdorur qeveria “Rama” për të “çinfektuar” hapësirat e infektuara, duke treguar edhe një herë se nuk ka dije administrative të sëmundjeve. Kritika e popullit se Rama mbulon “bajgën me urinë”, rrjedhimisht, është e drejtë.
Paralelisht me këto zbulime u zhvilluan dhe vaksinat për t`u mbrojtur nga infeksionet e rrezikshme. Në këtë mënyrë —duke vrarë tejçuesit e viruseve dhe duke vaksinuar njerëzit— infeksionet e rrezikshme u kontrolluan në përqindjen më të madhe. Por ndryshe nga shekulli i kaluar kur ndotja e ekosistemit ishte më e vogël, në kohën tonë, ndotja është tejet e madhe ndërsa paralelisht ndryshimet klimatike ndihmojnë zhvillimin e viruseve të rinj. Ndotja dhe ndryshimet klimatike, në fjalë të tjera, janë parakushte “ideale” për zhvillimin e viruseve të rrezikshëm për jetën e planetit. Duke patur këto parakushte, ngrënia e kafshëve, të buta dhe të egra, bëhet edhe më e rrezikshme. Kujtoj se shekullin e kaluar Shqipëria nuk veproi sipas qasjes së studiuesit britanik të cilën e përdorën dhe po e përdorin edhe elitat perëndimore—vetëm duke vrarë mushkonjat— por thau kënetat dhe moçalet ku ushqeheshin mushkonjat: jo për të zhdukur malarien por kryesisht për të shtuar sipërfaqen e tokës së punuar pavarësisht se kjo politikë pati efekt anësor zhdukjen e malaries. Siç citon një e përditshme:
Para Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri kishte tre sëmundje kronike të përhapura thuajse në të gjithë vendin që ishin sifilis, malaria e tuberkulozi. Malaria ishte më e përhapura prej tyre dhe llogaritet të ketë prekur rreth 500 000 banorë, ose gjysmën e popullsisë së vendit. Malaria u çrrënjos nga vendi dhe në vitin 1985 qeveria raportoi se asnjë rast malarieje nuk ishte parë në vend prej 20 vjetësh.
Në fakt, Shqipëria e socializmit marksist dhe Enverit, dezinfektonte si njerëzit ashtu dhe automjetet kur hynin në dogana. Dëftues është fakti se dezinfektimin e të huajve nga Enveri e tregonte më shumë shtypi i huaj se sa shtypi i brendshëm. Në vitin 1972, për shembull, kur erdhi një ekip gjerman për të luajtur futboll, shtypi gjerman shkruante: “Aeroporti i Tiranës/ Shqipëri: Franci duhet të ngjyejë duart e tij në sapunin e lëngshëm dezinfektues. Kështu do të ngordhin të gjitha mikrobet kapitaliste. Vetëm pas kësaj atij do i lejohej hyjra”. Duhet thënë se kjo praktikë nuk parandalonte plotësisht epidemitë për sa kohë që viruset qendrojnë kryesisht brenda trupave të njerëzve se sa jashtë tyre. Por sidoqoftë, ajo parandalonte deri diku përhapjen e tyre. Duhet thënë, gjithashtu, se shekullin e kaluar epidemitë nuk mund të bëheshin pandemi sepse ndërveprimet mes shteteve ishin të pakët dhe ata që ndërvepronin, kontrolloheshin rreptësisht. “Afta Epizootike”, për shembull, një epidemi që prek kafshët, kryesisht gjedhët dhe bagëtitë e imëta, u përhap në vendin tonë përmes tregut të kafshëve, si fillim nga ushtria austro-hungareze, e cila i përdorte kafshët për tërheqje dhe ushqim, dhe më pas nga vende të ndryshme të Ballkanit. Por ajo u vu nën kontroll pas masave të rrepta që mori qeveria e Zogut (karantinë, kontrolle kufitare etj.) në krye të një viti pavarësisht se pati shumë dëme ekonomike për popullin i cili e kishte bazuar ekonominë e tij kryesisht te kafshët.
Me braktisjen e socializmit marksist u braktisën dhe politikat bujqësore dhe bashkë me to, lindën sërish moçalet dhe kënatat. Por në një epokë tjetër: me ndotje më të madhe dhe kushte klimatike “ideale” për viruset. Durrësi, për shembull, është pushtuar nga moçalet dhe kënetat, shpesh herë pranë banesave, ku shkarkohen jo vetëm ujërat e zeza por dhe kimikate të ndryshme. Paralelisht, trotuaret dhe urbanët, nuk pastrohen kurrë nga zengjinët e rinj: sepse ngrihet kostua ndërsa njerëzit nuk kanë zhvilluar virtytin e pastërtisë! Me ‘pastrim’ të trotuarëve dhe urbanëve kuptoj jo vetëm fshirjen me fshesë të mbetjeve mbi rrugë dhe dysheme siç veprojnë puntorët e bashkive dhe fatorinot, por pastrimin e gjithçkaje mbi trotuare dhe brenda urbanëve (tubat, ndenjëset, xhamat etj.). Me këto parakushte —me kanale, moçale dhe këneta ku shkarkohen ujëra të zeza dhe kimikate; me njerëz të pistë që hedhin mbejteje ku t`u teket, pështyjnë sekrecione me infeksione mbi trotuare ku shkelin njerëzit ndërsa nuk përdorin thuajse kurrë shami kur tështiten; me çlirime toksike në oksigjen (nga automjetet, sobat etj.); dhe ushqimet plotë me kimikate, sistem imunitar të dobët dhe ngrohjen globale, dhe me një klasë politike dhe qeverisje kryekëput idiote për të kuptuar efektin e politikave të saj dhe një sistem arsimor po aq idiot për të kuptuar shkaqet se pse njerëzit nuk zhvillojnë virtytin e pastërtisë dhe se si zhvillohet ky lloj virtyti— nuk do të ishte e çuditshme që të infektohemi jo vetëm me kronavirusin kinez por dhe me viruse të tjerë shumë më të rrezikshëm, “made in Albania” dhe jo në Kinë, pas shpërthimit të të cilit të vdesin me mijëra njerëz!
Përfundime
Në mes të pandemisë u raportua se “shkencëtarët” kenianë dhe britanikë zbuluan një mikrob që mbron mushkonjat të infektohen nga malaria. Logjika e këtij zbulimi është se kur mbrohen mushkonjat – mbrohet njeriu! Duhet thënë se malaria vret më shumë e 400,000 njerëz çdo vit, shumica e të cilëve janë fëmijë nën moshën pesë vjeç. Për të njëjtën arsye “shkencëtarët” synojnë të infektojnë me mikrobin (mikrosporidia) përkatës të paktën 40% të mushonjave (kjo përqindje rritet pasi mushkonja infekon mushkonjën) në një rajon me qëllim që të ndalojnë përhapjen e malaries! Domethënë, në vend të kuptojnë dhe luftojnë shkaqet e malaries, shpikin një ide që edhe nëse realizohet, me siguri do të shkaktojë efekte të tjerë në shëndetin e natyrës dhe njerëzve.
Gjykuar nga këto fakte mund të gjykojmë drejtë se nëse veprohet drejtë apo jo: së pari, virusi mund të jetë përdorur më shumë nga ata që përfitojnë nga vaksina (Kina do të dëmtohet shumë ekonomikisht); së dyti, virusi mund të jetë rezultat i tregut kinez ku nuk mungon vetëm higjena por dhe të qenit ‘njeri’ —kuptimi se ngrënia e kafshëve nuk është e shëndetshme dhe vrasja e tyre nuk është e drejtë— për të cilën kafshëdashësit janë përpjekur që ta ndalojnë por elita “komuniste” kineze s`ka bërë asgjë; së treti, vaksinat po largohen nga përdorimi i metaleve të rëndë dhe po imitojnë natyrën e ushqimit.[12] Dhe gjykuar nga provat laboratorike, të cilat kanë treguar se koronavirusi mund të mbijetojë katër ditë mbi materiale të zakonshme si plastika, qelqi dhe çeliku inoks...mallra që importohen nga Kina edhe në Shqipëri, dhe nga koha inkubacioniste e tij (2-10 ditë ose pesë ditë), që të gjitha bashkë na bëjnë rreth dy javë, është çështje kohe të dëshmojmë të infektuarit e parë me koronavirus edhe në Shqipëri! Argumenti i ministres së shëndetësisë, rrjedhimisht, se “Shqipëria është një vend me rrezikshmëri (‘risk’ e quan ministrja – si duket fjala ‘rrezik’ për të është e huaj!) shumë të ulët për t’u prekur nga koranoviruesi i ri”...është, të thuash të drejtën, tejet i papërgjegjshëm — ndërkohë që papërgjegjshmëria, kujtoj edhe një herë, është pasojë e parazitizmit për të realizuar një studim lidhur me këtë çështje kritike. Në këtë rast, ajo mund të realizonte një studim me ndihmën e infeksionistëve. Por vetëm studime nuk shohim; se çfarë shohim, janë qendrimet e papërgjegjshme si nga ministrja ashtu dhe nga mjekët tanë.
Mungesa e kuptimit se si përhapet virusi u kuptua kur qeveria rriti kontrollet për udhëtarët që vinin nga Kina dhe nuk përmendi fare kontrollet për mallrat që vinin nga i njëjti vend — në kohën kur OBT-ja theksonte se virusi përhapet kryesisht përmes ‘prekjes’ se sa përmes ‘frymëmarrjes’: fakt që nënkupton se së pari kontrollohen mallrat dhe së dyti njerëzit! Për nga rëndësia mallrat janë të parët pastaj janë udhëtarët. Kjo mbivendosje krijohet për shkak të vrojtimeve se si përhapet virusi. Mirëpo, qeveria jonë dhe media që ajo kontrollon s`ka as sy, as vesh e as mendje për të kuptuar mënyrat e përhapjes dhe rëndësinë e tyre! Duhet përmendur fakti se virusi godet më shumë mushkritë fakt që tregon se ai do të infektojë së pari njerëzit që i kanë lodhur ato—si ata që banojnë në qytete me ndotje të lartë atmosferike ashtu dhe ata që tymosin duhan apo substanca të tjera. Do të infektojë, së dyti, të gjithë ata që kanë përgjithësisht sistem mbrojtës të dobësuar. Kujtoj se vendi ynë është një ndër vendet më të ndotur të plantetit, ku infeksionet lulëzojnë, fakt që tregon se njerëzit janë të ekspozuar në qindra viruse dhe për pasojë sistemi mbrojtës i tyre është i dobët. Cënueshmëria nga viruset, rrjedhimisht, është tejet e lartë.
Çfarë nevojitet, rrjedhimisht, nuk është vetëm kualifikimi i mjekëve lidhur me miradministrimin e pandemive, të cilat me kushtet ekologjike dhe sociale që janë krijuar do të jenë më të shpeshta, por dhe politika që përmbysin procesin e shkatërrimit të ekosistemit. *Përditësuar 25 shkurt 2020 dhe 17 mars 2020, lidhur me mënyrat e përhapjes.
***
Pas gati tre muajsh përhapje të virusit dhe ndërhyrjes sime (analizën ia dërgova ministres me qëllim që të krijonte një ide më të qartë meqë e pashë në fillimet e saj të zhytur në pështjellim kur na thoshte se Shqipëria kishte rrezikshmëri të ulët!) dhe pavarësisht faktit se Kina izoloi shumë rajone ku ishin infektuar me mijëra, virusi nuk u përhap vetëm atje por kaloi kufijtë e saj dhe erdhi në kufijtë tanë: në Itali! Domethënë, ai vazhdoi të përhapësh pavarësisht se u izoluan zonat e infektuara! Çfarë tregon ky fakt? Tregon faktin se autoritetet kineze nuk kishin kuptuar mënyrat e përhapjes. Nëse gjykojmë nga veprimet e saj —ajo izoloi zonat ku kishte shpërthyer ndërsa studionte virusin— për mënyrat se si përhapet, mund të themi se ka vepruar deri diku drejtë: sepse ka vepruar drejtë lidhur me njerëzit por jo lidhur me mallrat, meqënse virusi përhapet edhe përmes mallrave dhe politikat zhvillimore që luftojnë shkaqet e shfaqjes së viruseve. Kjo lloj përhapjeje u kuptua pasi u studiua, gjatë muajit të parë. Që nga ajo kohë, kur u kuptua se virusi jetonte 4 ditë mbi mallra, nuk kemi parë ndonjë raport dhe masë lidhur me mallrat. Masa e vetme që u shtua si masë e mundshme pas thuajse tre muajve nga autoritetet kineze ishte ndalimi i ngrënies së kafshëve të egra! Kjo tregon se qeveria kineze ose s`e ka të qartë problematikën ose…ndërsa qeveritë e shteteve kryesore perëndimore mbyllën kufijtë—domethënë, “izoluan” njerëzit që vinin nga vendet e infektuar.
Por për qeverinë tonë nuk mjaftuan këto fakte për të vendosur në karantinë udhëtarët që vinin nga Italia! As mjaftoi fakti se virusi mund të mbijetojë mbi materiale të zakonshme 4 ditë dhe periudha inkubacioniste e tij në organizëm është nga 2 deri në 10 ditë! Dhe as u kuptua fakti se pse Italia i izoloi për ‘dy javë’ njerëzit në rajonet ku shpërtheu virusi! Kaq e vështirë është të kuptohet se simptomat e një të infektuari me virusin përkatës shfaqen nga 2 deri në 10 ditë?! Fakti që periudha inkubacioniste është aq - tregon se kontrollet që ministrja jonë ushtron —sipas udhëzimeve të OBSH-së – të paktën kështu tha!— nuk e parandalojnë aspak përhapjen e tij: sepse nëse një nga udhëtarët e ka marrë ditën që është nisur nga Italia virusin, do të duhen nga 2 deri në 10 ditë që të kuptohet se është i ‘pastër’. Ja pse udhëtarët duhet ose të refuzoheshin ose të izoloheshin për dy javë. Nuk po shtoj edhe një herë mënyrën tjetër të përhapjes së tij përmes materialeve që nuk e ka konsideruar fare as ministria jonë e as establishmenti mjekësor, mediatik dhe politik, as po shtoj nevojën për ndryshime të politikave zhvillimore me qëllim që të luftonim shkaqet e vërtetë të krijimit të viruseve, sepse do të kërkoja “qiqra në hell” meqënse dihet se ministria jonë edhe “ekspertët” e saj nuk kanë kuptuar as mënyrën e parë të përhapjes e jo më, mënyrën e dytë dhe politikat përkatëse.
Çfarë do të bëja për të parandaluar përhapjen e Koronavirusit?
Gjykuar nga faktet që kam shqyrtuar këtu, sipas të cilëve viruset dhe pandemitë shpërthejnë kur janë krijuar kushtet ‘ideale’ ekologjike dhe sociale—domethënë, temperatura të larta pa dimër (ngrica dhe borë), përmes të cilit shumë viruse shkatërrohen dhe ndotje e lartë, e cila është në rritje, dhe njerëz që nuk e kanë zhvilluar virtytin e pastërtisë (hedhin mbetje dhe pështyjnë kudo, nuk përdorin shami etj.), dhe shërbime publike (urbanistika, lokalet etj.) që pastërtinë nuk e kanë të parën— do të veproja me një politikë afatshkurtër dhe një politikë afatgjatë: politika afatshkurtër do të synonte ndalimin e koronavirusit përmes kontrollit të udhëtarëve dhe mallrave ndërsa politika afatgjatë do të synonte të ndryshonte politikat zhvillimore, ekonomike, përmes të cilave do të zhvilloja burimet e brendshme ekonomike ndërsa do të zhvilloja virtytin e pastërtisë në popull —mes shumë të tjerëve. Në krye të dy vjetëve politika afatgjatë do të kishte marrë formë ndërsa do të kisha ndaluar përhapjen e koronavirusit. Për këtë objektiv, nevojitësh kontributi juaj që në janar, kur i rash këmbanës së alarmit, në leximin, shqyrtimin dhe shpërndarjen e studimit: sepse vetëm kështu mund të kontribuonim në dijësimin e vetes, të tjerëve dhe krijonim trysninë e nevojshme kundrejt qeverisë për të marrë masat e përputhshme me kushtet e krijuar. Tani është vonë për ndalimin e koronës. Por nuk është vonë për ndalimin e viruseve të tjerë. Ata që kontribuojnë në dije do të shpërblehen me një jetë më të qetë ndërsa ata nuk kontribuojnë, do të presin vdekjen. Zgjedhja është e juaja: ose kontribuoni ose prisni vdekjen!
Paragrafi i fundit është shtuar në 10 mars, 2020, si nevojë për të qartësuar më shumë problematikën.
Duhet thënë se media përdori vetëm “opozitën” e Berishës dhe Bashës dhe çensuroi, edhe një herë, studimin tim prej të cilit burojnë dhe masat dhe politikat: sipas saj, Berisha dhe Basha pas tij, kishin ngritur shqetësim që në fillim të shkurtit për epideminë. Berisha e pohoi në emisionin “Opinion” —një tjetër emision çensure— kur tha se kishte shkruajtur një “status” për çështjen përkatëse që në shkurt, sikur të ishin vendimet politike rezultat i qendrimeve spontane të njërit apo të tjetrit dhe jo të studimeve. Si duket, lexoi studimin tim në janar (se nëse e ka lexuar është lehtësisht e hetueshme dhe mbetet të hetohet në të ardhmen nëse përparoj padinë time kundër klasës politike, universiteteve, medias dhe popullit) dhe veproi në shkurt me një “status”! Duhet thënë, gjithashtu, se kjo çështje nuk është çështje “protagonizmi” siç e paraqet Basha. Por çështje drejtësie dhe merite dhe kryesisht çështje që lidhet me të ardhmen tonë: sepse ndërsa unë propozoj masa që lidhen kryesisht me kontrollet kufitare, politikat ekonomike dhe sociale (zhvillimin e virtyteve), opozita e Berishës, lidhet vetëm me masa të brendshme duke mos përmendur fare masat kufitare, ekonomik dhe sociale dhe duke vërtetuar edhe një herë se po të ishin në pushtet do të vepronin thuajse njëlloj si qeveria “Rama”. 28/mars.2020.
Faza e dytë
Masat vrastare të qeverive dhe e ardhmja e zymtë me koronavirusin
Pasi u shënuan të infektuarit e parë gjatë ditëve të para të marsit dhe pasi në Itali gjendja përshkallëzoi në gjendje të jashtëzakonshme, ku u karantinua gjithë vendi dhe ku të infektuarit ishin me mijëra dhe të vdekurit me qindra, veproi dhe qeveria “Rama” për të frenuar përhapjen e virusit! Kujtoj se marsi është muaji e katërt pas shpërthimit në Kinë. Kujtoj, gjithashtu, se qoftë Italia qoftë Shqipëria dhe vende të tjerë, nuk vepruan siç nevojitësh: duke kontrolluar qarkullimin e njerëzve dhe mallrava meqë qoftë njerëzit qoftë mallrat janë përcjellës të virusit—kryesisht sepse do të dëmtonin tregun. Por është e qartë se përpjepkja e tyre dështoi: sepse me mosmarrjen e masave që përmenda ata mbollën virusin kudo dhe për pasojë izoluan popujt. Vepruan, në fjalë të tjera, si kofini pas të vjelit! Por nga ky izolim do të dëmtohen ekonomikisht më shumë se në rastin e parë: sepse nëse do të kishin filluar me kontrollin e mallrave dhe njerëzve menjëherë pas shpërthimit në Kinë do të dëmtohësh vërtet tregu por popujt nuk do të izoloheshin në shtëpitë e tyre — çka nënkupton se veprimtaria ekonomike brenda vendeve do të zhvillohësh si më parë, për mos të thënë se do të kishin filluar të merrnin udhë zhvillime të tjera ekonomike.
Rama, në fakt, një javë përpara se të merrte masa “radikale” siç i quajnë demagogët dhe idiotët e establishmentit, thoshte —duke ndjekur logjikën e OBSH-së— se maska nuk të mbron! Kjo e fundit këtë argument e përdori kryesisht për të mos nxitur blerje masive dhe për të ruajtur furnizimin konstant dhe për të theksuar faktin se virusi përhapet kryesisht përmes prekjes. Rama ndryshoi qendrim për maskat kur u njoftuan masat: filloi të na tregonte se maskat të mbrojnë duke treguar maskat kirurgjikale. Kujtoj se farmacitë shesin kryesisht maska jokirurgjikale ose maska që përdoren kryesisht në sektorin e ndërtimit. Këto maska pengojnë grimca të mëdha dhe jo të vogla. Sipas specialistëve, vetëm maska që njihet me kodin N95 mund të mbrojnë nga virusi: sepse ka filtër për grimca të vogla dhe përputhshmëri të mirë me fytyrën. Gjithë maskat e tjera, poshtë kësaj grade, nuk të mbrojnë![13]
Dhe siç tregon një analizë tjetër “maskat si “N95” dhe e barasvlershmja “FFP-2” në Evropë janë hartuar të filtrojnë 95% dhe 94% të grimcave të ajrit deri në madhësinë 0.3 mikrometër. Por disa viruse janë 0.01 mikrometër ndërsa raportohet se C-19 është mes 0.07-0.09 mikrometër në madhësi. Vrojtimet kanë treguar se viruset e vegjël mund të kalojnë N95 ndërsa ato mund të jenë të efektshme me virusin e gripit. Ka disa fakte se këto maska mund të jenë të efektshme me C-19. Kjo është arsyeja që këto maska janë vlerësuar të rëndësishme për punëtorët e frontit në kujdesin shëndetësor. Maskat që përdorin kirurgët, 3M, filtrojnë rreth 75% të grimcave me madhësi 0.02 mikrometër. Sipas disa provave, maskat prej pambuku, krahasuar me maskat e tjera, janë më pak të efektshme, duke u ndjekur nga një mbështjellëse prej leshi por një astar jastiku me 600 fije i palosur katër herë mund të filtronte 60% të grimcave. Maskat që përdoren kundër alergjive nga ajri i kondicionuar dhe thasët e fshesave elektrike paraqiten më mirë dhe afrohen me N95. Maskat, shkurt, megjithëse nuk janë aktualisht shumë efektive në filtrimin e grimcave të viruseve dhe shpesh na bezdisin, ato kontribuojnë në uljen e infeksionit dhe vdekshmërisë. Si të tilla, ato duhet të jenë të detyrueshme në vendet ku ajri nuk qarkullon.
Ndërsa qeveritë nuk përqendrohen te ky fakt dhe grinden për datën e skandencës (faktin se maskat kanë humbur aftësinë e tyre mbrojtëse, sepse kur prodhohen ato pajisen me pluhur që pengon zhvillimin e baktereve) si në rastin e qeverisë “Rama” dhe opozitës “Basha”, kur njëri tregonte maska të skaduara ndërsa tjetri maska jo të skaduara!
Por le t`i kthehemi edhe një herë natyrës së viruseve në përgjithësi, sepse po dëgjojmë nga mjekët marrëzi të ndryshme—se, për shembull, temperaturat e larta…pengojnë përhapjen e viruseve ndryshe nga temperatura dimërore dhe ndryshe ngasa beson populli në përgjithësi se dimri ose temperaturat e tij të ulëta shërbejnë edhe për vrasjen e viruseve: sipas një studimi klinik, temperaturat prej 37°C—39°C nxisin konsiderueshëm rritjen e virusit të gripit të shpendëve, kryesisht si pasojë e veprimtarisë së lartë virale të polimerit (një enzimë që krijon një polimer të veçantë në ADN).[14] Në fjalë të tjera, temperatura e lartë nxit rritjen e virusit të gripit të shpendëve. Ky virus nuk është virulent ose i fuqishëm sa koronavirusi ndërsa gripet sezonalë përgjithësisht shuhen në mars dhe prill. Vetëm shtatë viruse nga familja e koronaviruseve mundojnë njerëzit. Katër dihet se shkaktojnë ftohje të butë ndërsa të tjerët janë më të rinj dhe vdekjeprurës. Por nuk dihet deri tani se në cilat temperatura shuhet koronavirusi i ri.[15] Studimet mbi koronaviruset kanë treguar se ata mund të mbijetojnë në kushte të ndryshme mjedisore (p.sh. temperatura dhe lagështi), mbi mjete të ndryshme si pajisje spitalore prej alumini, sfungjerë të sterizlizuar ose dorashka kirurgjikale ose në rrjedhje biologjike.[16] Një mikrobiolog thotë se “patogjenët që mbijetojnë—dhe riprodhohen— përshtaten më mirë në temperatura më të larta, duke përfshirë ata në trupat tanë. Dhe, me këtë, një nga mekanizmat e mbrojtjes së trupit tonë zvogëlon efektivitetin e tij”.[17]
Por është e qartë se C19 krahasuar me koronaviruset e viteve të kaluar është më virulent dhe për pasojë ai është dhe më i fuqishëm—karakteristikë që tregon se ai mund të mbijetojë në kushte mjedisore edhe më të skajshme - përjashto temperaturat shumë të ulëta —poshtë zeros— dhe shumë të larta —më shumë se 56°C. Gjykuar nga fakti se C19 tashmë është një pandemi dhe nga fakti se maskat nuk mund ta ndalojnë përparimin e tij por dhe nga fakti se ai mbijeton për një kohë të gjatë mbi lëndë dhe mjete, të cilat përdoren nga njerëzit, mund të nxjerrim përfundime se koronavirusi do të jetë për shumë kohë mes nesh dhe masat e marra nga qeveritë nuk mund ta ndalojnë përparimin e tij. Por le të shqyrtojmë më tej masat e qeverive.
Kina, ku shpërtheu virusi, vonoi të izolonte zonën ku shpërtheu, kryesisht sepse nuk donte të shkaktonte panik. Presidenti kineze ishte njoftuar se në rajonin përkatës ishin dëshmuar të infektuar dy javë përpara se të njoftonte ngjarjen. Pas njoftimit, rajoni u izolua, duke mos lejuar hyrjen dhe daljen e njerëzve nga rajoni. Paralelisht u pezulluan shërbimet publike (gjithë ciklet shkollore, muze, palestra etj.). Për rrugët dhe hapësirat e tjera publike me shumë njerëz u zbatua parimi i mbajtjes së largësisë mes njerëzve duke kufizuar lëvizjen e njerëzve dhe duke vendosur roje në supermarkete për të kontrolluar numrin e njerëzve brenda tyre në të njëjtën kohë. Banorët që ktheheshin nga qytetet e tjerë vendosin në karantinë për 14 ditë. Paralelisht u anuluan mbi 10,000 fluturime çdo ditë. Por Italia pas karantinës së rajonit të Lombardisë dhe pasi pa rritje të madhe të numrit të infektuarve vendosi gjithë vendin në karantinë. Por shumë trena dhe linja ajrore vazhduan të punonin dhe rrugët vazhdonin të ishin të hapura. Por një ditë më pas mbylli gjithë dyqanet duke përjashtuar dyqanet e ushqimeve dhe farmacitë. Irani, i cili pason Italinë në përqindjen e të infektuarve, veproi thuajse njëlloj. Por asnjë qytet apo rajon nuk është karantinuar. Rrugët dhe urbanët e transportit dezinfektohen çdo ditë. Koreja jugore, vendi që pason Kinën me të infektuar, ka marrë masa më të lehta dhe kufijtë me të nuk i ka mbyllur kryesisht si pasojë e frikës nga Bejxhingu. Japonia e Abes si fillim synoi ta mbante virusin jashtë vendit kur karantinoi një anije turistike me njerëz të infektuar. Por dështoi. Tashmë infeksionet kanë marrë dhenë dhe atje dhe Abja po vepron pak a shumë si gjithë të tjerët. USA e Trampit shtoi masat duke pezulluar ushëtimin nga Evropa në Amerikë. Britania njoftoi një plan me tre faza, përmbajtje, vonim dhe lehtësim—ku me përmbajtje kuptohet identifikimi i rasteve të hershëm, kryesisht njerëzit që kthehen nga jashtë, duke i izoluar ata dhe trajtuar, dhe duke gjurmuar dhe izoluar kontaktet e tyre. Me vonimin e përhapjes ata synojnë ta shtyjnë kulmin e epidemisë në verë kur shërbimi shëndetësor do të jetë më pak i ngarkuar ndërsa mund të përdoren “largësitë mes njerëzve” dhe mbyllja e përkohshme e shkollave. Faza e lehtësimit mund të përdoret kur infeksioni është përhapur aq shumë saqë do të ishte pa kuptim të mbaheshin njerëzit larg. Gjatë kësaj faze do të theksohet mbajtja e shërbimeve të domosdoshme kur shërbimi shëndetësor do të jetë përmbytur me të infektuar dhe shërbimet e urgjencës e kanë të pamundur t`i përgjigjen çdo thirrje.[18]
India, gjithashtu, u përpoq ta mbante patogjenin jashtë vendit. Ajo mori masa në kohën kur virusi po përhapësh rreth botës duke imponuar kufizime mbi udhëtarët nga vendet që ishin goditur më shumë duke filluar herët në shkurt dhe duke ndaluar vizitorët kinezë. Në 11 mars u ndaluan thuajse të gjithë vizitorët deri në 15 prill ndërsa brenda vendit janë skanuar indianët që ktheheshin nga udhëtime jashtë vendit dhe u testuan ata që kishin simptoma të sëmundjes. Nëse tregonin se ishin bartës, kontaktet e tyre, duke përfshirë familjet, miqtë dhe kolegë pune, gjurmoheshin për t`i vendosur nën mbikqyrje. Si rezultat, rastet ishin të pakta (236 duke përfshirë dhe turistët e huaj; nga këta, 20 janë ripërtërirë dhe katër vdiqën/20 mars). Por kritikët theksojnë faktin se gjendja është nënvlerësuar, sepse vetëm udhëtarët me simtoma dhe kontaktet e tyre të drejtëpërdrejta, u testuan (rreth 15,000).
Qartësisht, vetëm kryeministri japonez dhe India donin ta mbanin virusin jashtë vendit por edhe ata dështuan, kryesisht sepse nuk dinin ta administronin gjendjen. Si rezultat, India po shtrëngon masat duke pezulluar fluturimet etj. Por është e qartë se atje janë krijuar kushtet për një shpërthim (nga ata që nuk kishin simtoma kur u kthyen nga jashtë) që mund të ketë pasoja katastrofike—në një shoqëri ku sistemi shëndetësor ka shumë probleme dhe qytetet janë të mbipopulluar. Sidoqoftë, tashmë qeveritë po përgatiten për më të keqen dhe është e qartë se kjo përpjekje apo këto masa janë tejet të pjesshme.
Sa njerëz do të vdesin dhe variantet e shpëtimit nga koronavirusi?
Pas masave “radikale” të qeverisë “Rama” u krijuan –nga media- vetëm dy kampe: njëri që kritikonte masat, se disa prej tyre janë të tepërta dhe të padrejta (në fakt kur një masë është e tepërt, është vetvetiu e padrejtë) dhe tjetri që i mbështeti pa rezerva! Mungoi, në fjalë të tjera, kampi i tretë i cili nuk do të merrësh me masat pas “mbjelljes” së virusit por me masat që duhet të merrte qeveria kur ai ishte ende në Kinë: sepse kjo detyra e qeverisë!
Qartësisht, të gjithë këta do të vepronin thuajse njëlloj si qeveria “Rama” po të ishin në pushtet. Si të tillë, ata janë të padëshirueshëm! Rama, në fakt, ishte në dijeni —kështu deklaroi pas masave— për periudhën inkubacioniste të virusit dhe për periudhën e mbërritjes së virusit nga Kina: ai do të vinte, sipas tij, për 28 ditë në vendin tonë. Gjatë kësaj kohe Rama dhe qeveria e tij po e prisnin krahapur duke e nënvlerësuar efektin e tij: ministrja thoshte ne jemi vend me rrezik të ulët ndërsa Rama hidhësh nga një degë në tjerën, si majmuni, duke na thënë—autoriteti “shkencor”— se maskat nuk të mbrojnë!
Por le ta lëmë mënjanë për një çast mundësinë e kontrollit të virusit në kufi, meqë shumica u mashtrua sërish, ca si pasojë e padijes dhe ca si pasojë e varësisë që ka krijuar me pushtetarët (servilizmit) dhe të gjykojmë se sa të drejta janë masat e qeverisë “Rama”: se nëse ato mbështeten në kuptimin e plotë të realitetit të virusit në raport me njerëzit apo jo — sepse pa kuptuar drejtë masat ne nuk mund të parashikojmë të ardhmen.
Gjykuar nga mënyra se si përhapet virusi, përmes spërklave të kollës, tështitjes dhe të folurës dhe përmes prekjes, dhe nga koha e mbijetesës së tij në sipërfaqe të sendeve —mbi 28 ditë— (vallë ky numër lidhet me numrin e ditëve të Ramës përmes të cilave priste krahapur ardhjen e virusit nga Kina?!), dhe se ai qendron në ajër për disa orë, masat e qeverisë “Rama” janë tejet të pjesshme, sidomos lidhur me lejimin e njësive prodhuese ku punëtorët do të punojnë si më parë dhe me pastrimin e vendeve të tregëtimit, punës dhe paráve.
Kina, në fakt, na mëson edhe për këtë çështje: atje populli nuk u mjaftua me vetkarantinim— përdorimin e maskave dhe dorashkave. Por në daljet e tij për nevojat familjare vishet me veshje të posaçme, sepse siç tregova në studim, virusi qendron edhe në rroba. Si duket, qeveria kineze e ka kuptuar këtë aftësi të virusit. Ndërsa për nevojën e pastrimit të vendeve të punës dhe paráve, qeveria “Rama” nuk bëri asgjë, të paktën deri në javën e dytë të masave. As ndërmorri ndonjë veprim për të përdorur popullin e karantinuar për të pastruar komunitetin ku jetojnë, meqë janë zhytur në zhul e papastërti. Dhe as krijoi grupe vullnetare për të mbikqyrur njerëzit e komuniteteve, se nëse, për shembull, ka njerëz të infektuar dhe s`e tregojnë.
Gjykuar, rrjedhimisht, nga këto masa, dhe nga natyra e virusit, dhe nga kuptimi i pjesshëm që ka establishmenti mjekësor dhe politik lidhur me virusin, mund të themi se do ta kemi mes nesh për shumë vite për mos të thënë për gjithmonë. Numri i të infektuarve dhe vdekjeve në fazën e parë do të jetë i lartë, kryesisht mes moshave të mitura dhe të moshuarve. Pasi të ketë kaluar kjo fazë, virusi do të kërcënojë dhe moshat e tjera. Në vendet e prodhimit dhe tregëtimit, nëse nuk merren masa higjenike, do të kërcënohen dhe punëtorët. Këta, me radhë, do të rrezikojnë dhe familjet e tyre. Nuk është e vështirë të përllogariten vdekjet tashmë, meqë premisat (mënyrat e përhapjes etj.) ekzistojnë. Merkeli, për shembull, tha se mund të infektohet mbi 70 për qind ose 58 milion njerëz nga populli gjerman. Por një njeri me dije administrative nuk do të thoshte kështu: sepse do ta shoqëronte me “nëse ne nuk marrim masa”...duke përmendur masat dhe arsyet se pse merren ato.
Kështu Evropa, pasi e la virusin të “mbillësh” në popull, mbylli kufijtë. Domethënë, filloi të kontrollonte njerëzit, një veprim që duhet ta kishte ndërmarrë që në janar të këtij viti bashkë me kontrollin e mallrave. Por kështu është kur institutet e mjekësisë nuk studiojnë. Por edhe kur studiojnë, nuk i shtrëngojnë elitat politike: sepse natyra e koronaviruseve njihet nga establishmenti mjekësor. Çfarë nuk njihësh, ishte natyra e virusit të ri: C19. Por tashmë edhe natyra e tij njihet. Ky studim e tregon në mënyrë më të plotë. Nëse nuk merren masa të përputhshme, rrjedhimisht, katastrofa do të jetë tejet e madhe, si në jetë njerëzish ashtu dhe ekonomi. Për mos të thënë se mund të shkojmë në një gjendje kaotike.
Dy janë, rrjedhimisht, mënyrat përmes të cilave ne mund të shpëtojmë nga virusi përkatës: ose pajisim gjithë qytetarët me veshjet e domosdoshme kur dalin në treg, gjithashtu dhe punëtorët e tregut dhe njësive prodhuese, ndërsa përparojmë me edukimin e popullit, kryesisht lidhur me natyrën e virusit, të cilën e përshkrova mjaftueshëm në këtë studim, ndryshe nga establishmenti mjekësor dhe mediatik, të cilët e kanë për detyrë (ligjore) dhe paralelisht përparojmë me pastrimin e mjedisit, i cili mund të krijojë nga çasti në çast viruse më të rrezikshëm se korona, ose të gjitha këto masa ndërsa ndryshojmë natyrën e zhvillimit ekonomik: sepse edhe nëse realizojmë objektivin përmes mënyrës së parë, ne jemi të cënueshëm nga vendet e tjerë. Domethënë, nga lëvizja e lirë e prodhimeve dhe e njerëzve; kjo e fundit aktualisht është kufizuar por jo mallrat.
Do të jetë, në fjalë të tjera, një përpjekje e përhershme dhe me humbje të mëdha, sepse asnjëri nuk mund të na sigurojë se vendet e tjerë do të dalin faqebardhë nga kjo përpjekje. Nga kjo përpjekje mund të dalim faqebardhë vetëm nëse procedojmë nga kuptimi i drejtë i natyrës së virusit në raport me njeriun, shoqëritë dhe mjedisin. Aktulisht është zhvilluar deri diku dija por jo mjaftueshëm. Për shembull, Kina, për të mbrojtur rendin e ri botëror të globalizmit neoliberal dhe pasi pa rënien e numrit të infektuarve brenda vendit dhe rritjen e tij jashtë saj, propozoi ndërtimin e një “Rruge Mëndafshi të Shëndetit” për të ndihmuar përpjekjet botërore për të luftuar pandeminë. Për këtë objektiv ajo do të punojë bashkë me Italinë. Por ndërsa ky objektiv tingëllon fisnik, ai lë pa luftuar shkaqet e vërtetë të shfaqjes së viruseve: natyrën e tregut (ai është globalizuar), shoqëritë (ku njerëzit nuk zhvillojnë virtytin e pastërtisë) dhe ndryshimet klimatike, për të cilët, Kina ka pjesën e “luanit”: sepse ndotja e planetit do të vazhdojë dhe për pasojë viruset do të marrin karakter edhe më të rrezikshëm, pikërisht sepse ndotja rritet dhe dimrat —përmes të cilëve viruset shkatërrohen— nuk ekzistojnë!
Mund të besojmë në “shkencën” e establishmentit (epidemiologët, mikrobiologët etj.) për viruset?
Mund t`i besojmë, rrjedhimisht, shkencës së establishmentit kur epidemiologët dhe mikrobiologët nuk tregojnë shkaqet sistemike ndërsa flenë nëpër katedra dhe universitete dhe na tregojnë kodra pas bregut kur shpërthen epidemia—domethënë, na karantijonë të gjithëve dhe na thonë se vetëm kjo është zgjidhja? Ja si na “shpëton” rektori dhe kirurgu dhe bashkërenduesi i vullnetarëve të sektorit të mjekësisë për koronavirusin i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata:
Ka tre mundësi për të luftuar me këtë sëmundje: një mundësi është karantina; mundësia e dytë është vaksinimi; mundësia e tretë janë medikamentet.
Paralelisht me të, mikrobiologët na thonë se do të na “shpëtojë” vaksina ndërsa përmendin ndonjë herë dhe ndotjen e mjedisit por nuk përmendin kurrë faktin se viruset vriten nga dimrat dhe dimra tashmë, në pjesën më të madhe të planetit, nuk ka! Këta shpërnjohin dhe studimet që janë deturë e tyre për t`u shqyrtuar. Një studim, për shembull, citon se shkaqet e shfaqjes së viruseve janë mjedisore dhe biologjike, shumica e të cilëve—si ‘urbanizimi’ ose ‘përdorimi i tokës’—duken të arsyeshëm intuitivisht por janë tejet të gjerë për t`u lidhur me shkaqet mekanistike të shfaqjes...shumë shkaqe kanë efekte të tërthortë në shfaqjen e tyre (p.sh. ndryshimi klimatik, i cili zakonisht lidhet me shpërndarjet e vektorëve të sëmundjes); dhe zakonisht shfaqja e ngjarjes ka shumë shkaqe..ne jemi aktualisht duke jetuar në një ‘stuhi të përsosur’ në të cilën shumë shkaqe të mundshme të shfaqjes së tyre (si rritja e popullatës, urbanizimi, udhëtimi botëror dhe tregu, intesifikimi i prodhimit të gjedhit) veprojnë bashkë...dhe është e qartë se shpeshtësia e ngjarjeve të mundshme është në rritje.[1]
Por qoftë edhe ky studim nuk e sheh problematikën nga një qasje sistemike—domethënë, të lidhur me globalizmin neoliberal ku ndërmarrjet prodhuese shkarkojnë bashkë mbetjet toksike në lumenj, dete dhe oqeane, ajër, tokë dhe ujë, bashkë me shoqëritë, të cilat, ndërsa qelbin mjedisin me mbetje (si në Shqipëri) krijojnë kanale me kimikate të pambuluar, moçale dhe këneta ndërsa në to ushqehen dhe mushkonjat. Një ndër përbërist kryesor të viruseve është proteina dhe proteina gjendet në mjedis kryesisht si pasojë e veprimtarisë së shoqërive. Kur proteinat përzihen me kimikate dhe qendrojnë për një kohë të gjatë në të njëjtin vend, nuk do të ishte e çuditshme të shikojmë lindjen e një krijese të re në formën e virusit. Kaq e vështirë është për t`u kuptuar ky proces?! “Viruset shkaktohen duke mbledhur acidin nukleik brenda një mbështjelljeje proteine të quajtur kapsid (capsid) dhe janë bashkime supramolekulare që veprojnë si parazitë për qelizat” (Molecular components of cells, f, 30).
Studimi nuk përmend, gjithashtu, faktin kryesor se rritja e shfaqjes së viruseve lidhet drejtëpërdrejtë me ndryshimet klimatike të cilët kanë shkatërruar stinën e dimrit përmes të cilit në të kaluarën shumë viruse shkatërroheshin.
Ndërsa “shkenca” e establishmentit pasqyron më së miri karakterin kryesor të partive, parazitizmin e tyre, edhe në këtë çështje, nuk mungojnë hoxhallarët dhe priftërinjtë: ata na thonë t`i lutemi zotit ndërsa zbatojmë urdhërat e qeverisë pa shqyrtim dhe pa kuptim të drejtë të problematikës. Të besosh tek këta, rrjedhimisht, do të ishte marrëzi, fyerje e shkencës dhe njeriut. Nëse viruset janë parazitë për qelizat, për njerëzit është pushteti politik, establishmenti shkencor, siç quhet, dhe pushteti fetar.
[1]Human viruses: discovery and emergence, NCBI, 2012.
Rama s`ka frikë nga virusi – Aristoteli: kush nuk ka frikë është i pacipë
Njerëzit jovirtuozë e tepërojnë me gjithçka citon mes të tjerash Aristoteli në kryveprën e tij “Etika”. Rama është njeriu dhe pushtetari që e vërteton në mënyrë të përsëritur këtë të vërtetë filozofike: sepse kur virusi ishte në Kinë e nënvlerësonte fuqinë e tij ndërsa kur erdhi—pasi s`bëri asgjë për ta ndaluar— filloi ta tepëronte dhe me “motot” e tij. Njëra ishte “Frikë aspak – kujdes po”! Si duket, u përputh me një bindje popullore, sipas së cilës “burrat s`kanë frikë”! Mirëpo, kjo thënie përdoret kryesisht nga gjeneralët për të nxitur ushtarët të luftojnë dhe nga prindërit kur duan të nxisin fëmijët, veçanërisht djemtë, që mos të kenë frikë nga ndonjë ngjarje apo veprim. Si e tillë, ajo nuk është pedagogjike, sepse së pari nuk sqaron se me çfarë shqetësohet ‘trimëria’ dhe së dyti mirë është të kemi frikë nga disa pritshmëri. Ja si e përmbledh Aristoteli këtë çështje pasi shqyrton të kundërtën e frikës, trimërinë:
Ne kemi frikë nga çdo gjë e keqe, p.sh., turpërimi, varfëria, sëmundja, pashoqëria, vdekja, por njeriu trim nuk mendohet të shqetësohet me të gjitha këto; sepse të frikësohesh nga disa gjëra është qoftë edhe e drejtë dhe fisnike, dhe është e ulët të mos frikësohesh nga ato—p.sh., turpërimi; ai që frikësohet është i mirë dhe modest, dhe ai që nuk frikësohet është i pacipë…
Kështu në vend të përputhet, kryepedagogu, me natyrën e trimërisë dhe frikës, dhe të gjenerojë ndonjë “moto” në kohë të vështira, për të cilën ai është kryepërgjegjësi, na tregon se është trim përpara vdekjes nga…virusi! Pas kësaj “motoje”, gjeneroi një tjetër: “larg nga bombat”. Domethënë, koronavirusi për të është “bombë”! Por mund ta quajmë “bombë” koronavirusin? Jo! Sepse bomba të vret nga jashtë ndërsa virusi të vret nga brenda; njëra të gjymton, tjetri të gërryen. Nëse do t`i jepnim ndonjë kuptim figurativ virusit do të ishte thjesht ‘vrasës’ meqë ai të vret…
“Kodi Penal” dhe “Ligji për Parandalimin e sëmundjeve infektive” penalizon qeverinë, universitetet, median dhe popullin
Në bazë të kodit penal dhe ligjit Nr.15/2016, “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive, Neni 5”, siç paraqitet në krye të këtij njoftimi, qeveria ka përgjegjësi penale dhe administrative lidhur me vdekjet e shkaktura nga C19: “Vrasja e kryer nga pakujdesia dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet”. Neni 85, Vrasja nga pakujdesia, Kodi Penal: sepse është njoftuar për rrezikun që i kanosësh popullit që në fillim të shkurtit pasi nxora përfundime nga studimi i C19 që në janar se ai kërcënonte jo vetëm Shqipërinë por çdo popull. Krahas qeverisë, përgjegjësi penale dhe administrative, kanë dhe institucionet publike të shëndetit (Universiteti i Mjekësisë etj.).
Përgjegjësi penale (jo administrative) ka dhe media kombëtare e cila e çensuroi studimin ndërsa populli që e lexoi por nuk e shpërndau për të dijësuar të tjerët dhe për të krijuar rezistencën e nevojshme kundrejt qeverisë, universiteteve dhe medias kombëtare, por dhe ai që nuk e lexoi, dënohet për mosveprim: sepse nëse qeveria dhe institucionet publike të shëndetit kanë përgjegjësi penale dhe administrative dhe media përgjegjësi penale, sepse e kanë për detyrë të dijësojnë popullin për jetën e tij, populli ka përgjegjësi sociale: sepse nëse ne, njerëzit e shtypit dhe dijes, kemi përgjegjësi për të njoftuar dhe dijësuar popullin, ky i fundit ka përgjegjësi ta vlerësojë dhe gjykojë dijen dhe në bazë të arsyetimit të tij, të veprojë përputhshëm.
*Pjesa tjetër është shkruajtur në anglisht dhe publikohet në librin e autorit, The complete theory of Health, nën publikim.
[1]Coronavirus, THE PIRBRIGHT INSTITUTE, Jul 23, 2015.
[2]Bill Gates: Mobilising political leaders and donors, FT, Mar 30, 2019.
[3]The global fight against coronavirus, BBC, 10th Feb 2020.
[4]WHO Directogeneral`s opening remarks at the media briefin on COVID-19, - 3 March 2020, WHO.
[5]The incubation period of coronavirus disease 2019 (Covid-19) from publicly reported confirmed cases: estimation and application, Annals of Internal Medicine, 10 March 2020.
[6]Coronavirus: largest study suggests elderly and sick are most at risk, BBC, 18 Feb 2020.
[7]Covid-19: How long does the coronavirus last on surfaces, BBC, 17 March 2020.
[8]How dangerous is the coronavirus and how does it spread, FT, 30 Jan 2020. The scientist leading the race to develop a coronavirus vaccine, FT, 30 Jan 2020.
[9]Coronavirus was not genetically engineered in a Wuhan lab, says expert, FT, 15 Feb 2020.
[10]Spillover: animal infections and the next human pandemic, 2012.
[11]The Rules of Contagion — a study of how a virus spreads, FT, 13 Feb 2020.
[12]Natyrën e ushqimit e tregoj në një studim i cili do të paraqitet në një konferencë shkencore në Nju Jork në maj të vitit 2020, ku tregoj mes të tjerash keqkuptimin e tij nga mjekët dhe të ashtuquajturit ‘nutricionistë’. Një hyrje mund të lexohet në “Science journal of health”.
[13]Can wearing a face mask protect you from the new coronavirus, Livescience, March 6 2020
[14]Different incubation temperatures affect viral polymerase activity and yields of low pathogenic avian influenza viruses in embryonated chicken eggs, NCBI, 2011.
[15]Will warming spring temperatures slow the coronavirus outbreak? Nationalgeographic, March 6, 2020.
[16]Human coronavirus: insights into environmental resistance and its influence on the development of new antiseptic strategies, NCBI, 2012.
[17]The Wuhan coronavirus, climate change, and future epidemics, Time, Feb 6, 2020.
[18]How countries around the world are battling coronavirus, FT, 10 March 2020.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 2845 reads