Ylli Përmeti: “Kodi Penal” dhe “Ligji për Parandalimin e sëmundjeve infektive” penalizon qeverinë, universitetet, median dhe popullin
Nëse qeveria dhe institucionet publike të shëndetit kanë përgjegjësi penale dhe administrative dhe media përgjegjësi penale, sepse e kanë për detyrë të dijësojnë popullin për jetën e tij, populli ka përgjegjësi sociale: sepse nëse ne, njerëzit e shtypit dhe dijes, kemi përgjegjësi për të njoftuar dhe dijësuar popullin, ky i fundit ka përgjegjësi ta vlerësojë dhe gjykojë dijen dhe në bazë të arsyetimit të tij, të veprojë përputhshëm.
SHJ
25/03/2020 - 12:36
Në bazë të kodit penal dhe ligjit Nr.15/2016, “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive, Neni 5”, siç paraqitet në krye të këtij njoftimi, qeveria ka përgjegjësi penale dhe administrative lidhur me vdekjet e shkaktura nga C19: “Vrasja e kryer nga pakujdesia dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet”. Neni 85, Vrasja nga pakujdesia, Kodi Penal: sepse është njoftuar për rrezikun që i kanosësh popullit që në fillim të shkurtit pasi nxora përfundime nga studimi i C19 që në janar se ai kërcënonte jo vetëm Shqipërinë por çdo popull. Krahas qeverisë, përgjegjësi penale dhe administrative, kanë dhe institucionet publike të shëndetit (Universiteti i Mjekësisë etj.).
Përgjegjësi penale (jo administrative) ka dhe media kombëtare e cila e çensuroi studimin ndërsa populli që e lexoi por nuk e shpërndau për të dijësuar të tjerët dhe për të krijuar rezistencën e nevojshme kundrejt qeverisë, universiteteve dhe medias kombëtare, por dhe ai që nuk e lexoi, dënohet për mosveprim: sepse nëse qeveria dhe institucionet publike të shëndetit kanë përgjegjësi penale dhe administrative dhe media përgjegjësi penale, sepse e kanë për detyrë të dijësojnë popullin për jetën e tij, populli ka përgjegjësi sociale: sepse nëse ne, njerëzit e shtypit dhe dijes, kemi përgjegjësi për të njoftuar dhe dijësuar popullin, ky i fundit ka përgjegjësi ta vlerësojë dhe gjykojë dijen dhe në bazë të arsyetimit të tij, të veprojë përputhshëm.
Shënim: Ylli Përmeti çensurohet prej vitesh nga media kombëtare dhe universitetet! Nëse studimi në fjalë nuk do të ishte çensuruar, mund të kishim krijuar rezitencën e nevojshme për ta ndalur virusin në kufijtë tanë dhe jo duke qendruar në karantinë ndërsa dihet se edhe nëse kujdesi ynë është i lartë, ne do të kërcënohemi nga viruset, nëse nuk ndryshojnë politikat zhvillimore, në mënyrë të përhershme!
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 28 reads