Ylli Përmeti: cila është lidhja mes pellazgëve, grekëve, ilirëve dhe shqiptarëve?
Abstrakt: Ky studim synon së pari të hedhë dritë mbi origjinën e grekëve në përgjithësi dhe “minoritarëve” grekë në Shqipëri në veçanti; të tregojë politikat ‘ostraciste’ të Athinës klasike dhe moderne mbi popujt fqinj; lindjen e gjuhës në përgjithësi, si është zhvilluar gjuha greke në veçanti dhe cila është rëndësia e saj lidhur me një popull; dhe së dyti të nxjerrim mësime për të ardhmen.
Ylli Përmeti
18/10/2017 - 16:46
Fakti që pellazgët flisnin një gjuhë dhe gjuha jonike dominoi me ardhjen e jonianëve në Atikë dhe fakti që gjuha jonike përmban “grimca” nga gjuhët pellazge që kuptohen me shqipen dhe fakti që në trojet pellazge s’flitet gjuhë tjetër veç shqipes dhe shqipen e flasin shqiptarët, pellazgë janë shqiptarët.
Miti i ‘ndarjes’ së fesë nga shteti modern dhe ofensiva greke në Shqipëri
Athina zyrtare ka vite që propagandon ‘ndajen’ e fesë nga shteti. Mundohet të na bindë se politikat e qeverive në Athinë nuk ndikohen nga feja! Qeveria e “SYRIZA”-s po mundohet të krijojë një lloj tymnaje me fenë e shtetit grek. Por feja nuk mund të ‘ndahet’ nga shteti dhe politika përsa kohë që ajo institucionalizon dhe mishëron “etikën” e saj qoftë përmes arsimit qoftë përmes festave fetare dhe kulteve. Përmes arsimit, ajo tregon përmbajtjen e fesë te fëmijët; përmes festave shtetërore, ajo përsërit ritet fetare dhe mishëron “etikën” e saj; dhe përmes kulteve ajo përsërit formën e saj. Feja, në fjalë të tjera, është e kudondodhshme dhe e përsërit veten në të gjithë nivelet e njeriut: në sy, vesh dhe nuhatje (shqisa), mendje dhe shpirt.
Përsëritja e saj është një strategji që i ka fillesat e saj në Perandorinë Bizantine dhe Romake. Në të gjithë këta procese shteti modern kontribuon vendimtarisht qoftë përmes politikës qoftë përmes ekonomisë. Për të njëjtën arsye, Athina zyrtare ka bashkërenduar të gjithë mekanizmat e saj (ekonomik, fetar dhe politik) për të asimiluar popullin shqiptar edhe në Shqipëri. Për ta realizuar këtë objektiv ajo shfrytëzon orientimin tonë për t’u integruar në Rendin e Ri Botëror (RRB) të Globalizmit Neoliberal (G/N) dhe BE: sepse përmes orientimit në fjalë — domethënë, përmes borxheve dhe investimeve të huaja dhe politikave konçesionare— ne pretendojmë të zhvillojmë ekonominë tonë. Ky është një mekanizëm “zhvillimor” dhe sistemik që imponohet mbi të gjithë vendet e integruar në G/N qoftë dhe mbi Greqinë. Por Shqipëria, ndryshe nga Greqia, nuk mund të japë borxhe dhe të investojë jashtë vendit në përqindjen e saj: sepse në kohën kur ra rendi social-ekonomik i socializmit, në Shqipëri nuk ishin zhvilluar banka zhvillimore private dhe ndërmarrje kapitaliste. As ishin hartuar dhe krijuar fonde “borxhesh” për vende të tjerë, si në Greqi: sepse Greqia në kohën statiste zhvilloi një rend tjetër social-ekonomik: social-demokracinë, ku bankat private dhe ndërmarrjet kapitaliste hodhën themelet dhe oligarkët u organizuan.
Në kaosin modern në përgjithësi dhe në G/N në veçanti ku pushteti ekonomik parapërcakton politikat dhe sjelljen e popujve, nuk do të ishte e çuditshme që kryetari i PPDNJ-së, Vangjel Dule, të tregojë padije qoftë lidhur me origjinën e tij qoftë lidhur me efektin e politikës së Athinës zyrtare në Shqipëri dhe Greqi. Dulja diskutoi pak vite më parë çështjen e ksenofobisë dhe incidenteve ndëretnike me Artur Zhein, Sabri Godon etj., duke shpërnjohur të gjithë bashkë pikërisht ndryshimet sistemike dhe (dis)avantazhet, vendimtare për vendin tonë! Por ndërsa Dulja mund të jetë plotësisht i bindur se është me origjinë greke dhe rrjedhimisht ka çdo arsye të çorientojë opinionin publik për ndryshimet në fjalë, përfaqësuesit tanë (Zheji etj.) nuk kanë asnjë arsye! Përkundrazi, ata duhet të na tregojnë shkaqet e ksenofobisë dhe incidenteve ndëretnike dhe (dis)avantazhet mes nesh në rendin përkatës me qëllim që të ndriçojnë popullin. Edhe më keq paraqitet e vërteta nga Kristo Frashëri, historiani ynë i mirënjohur, kur i ngatërron të gjitha dhe na thotë se ilirët nuk janë pasardhës të pellazgëve![1]
Por siç do të shqyrtoj dhe tregoj këtu, klasa politike greke, duke shfrytëzuar koniukturën aktuale historike, është riorganizuar për ta minuar të ardhmen e Shqipërisë. Përpjekja është sistematike dhe duket qartë edhe nga deklaratat e përfaqësuesve seriozë të popullit grekë. Ish-presidenti grek, Kostas Stefanopulos, për shembull, pohoi se Korça është greke![2] Ndërsa presidenti aktual, Pavlopulos, dhe ministria e jashtme greke nën qeverinë “SYRIZA”, kanë intesifikuar ndërhyrjet në politikën e brendshme: një herë për politikat e rikonceptimit të qendrave urbane në Himarë, përmes së cilës kurthoi partinë “socialiste” duke iu përgjigjur ndërhyrjeve të saj dhe duke nënkuptuar se Himara ka minoritet; një herë kur dënoi gurët e sheshit “Skënderbej” që kishin ardhur nga Filati, fshat çam, si veprim “irredentist”; dhe një herë duke i vendosur katër kushte Shqipërisë për integrimin!
Qendrimet e elitës politike greke reflektojnë pikërisht doktrinën fetare të kishës greke të institucionalizuar në Greqi dyqind vitet e fundit dhe veçanërisht pas luftës ialo-greke. Por siç do të shqyrtoj në këtë studim, jo vetëm që Korça nuk është greke, dhe minoritarët grekë në Shqipëri nuk janë të tillë, nëse gjykojmë nga zhvillimi historik i shteteve modernë, por tërësia territoriale e Greqisë moderne, nuk është greke, nëse konsiderojmë origjinën e popullit grek. As edhe gjuha greke nuk mund të konsiderohet kryekëput greke: sepse ajo bart karakteristika dhe vlera nga shumë gjuhë dhe popuj.
Shkurt, populli grek, falë bujarisë së popullit indigjen në Jug të Greqisë, pellazgëve, zhvilloi vendbanimet e tij, dhe falë zhvillimeve demokratike në dy brigjet e detit Egje, u zhvillua Athina klasike: ajo lulëzoi falë zhvillimit të parimeve demokratike dhe shkencave që krijuan kushtet për asimilimin paralel të popujve indigjenë. Më vonë ajo u pushtua nga Perandoria Bizantine, Romake dhe Otomane dhe, pas rënies së kësaj të fundit, filloi të krijonte shtetin modern grek dhe adoptoi –krahas “etikës” kristiane— vlera folklorike me origjinë indigjene (Çamëria). Si e tillë, kultura e saj është sa indigjene aq edhe huaj. Por le t’i shqyrtojmë një e nga një këto çështje.
Cila është lidhja e emërtimit “grek” me popullin dhe gjuhën greke?
Emërtimi i njerëzve, sendeve dhe vendeve ka lindur bashkë me komunitetet. Emërtimi është pjesë e gjuhës: ai shërben për orientim dhe përpikmëri ndërsa gjuha për përshkrim dhe bashkim. ‘Gjuha nuk është vetëm një instrument komunikimi midis ndërgjegjesh të ndryshme; ajo është baza e komunikimit të vetë ndërgjegjjes – e cila është si të thuash, thjesht e ndërgjegjjes. Qoftë edhe një mendim solipsistik, nëse ne do t’i thërrisnim këtij krijimi të imagjinatës, nuk mund të jetë pa gjuhë. Por gjuha nënkupton shenja – dhe kështu ajo nënkupton ‘gjëra’ të ngulitura dhe të qendrueshme – jogjëra (gjëra që konsiderohen si jogjëra, domethënë si shenja), dhe të dy aspektet e këtij operacioni nënkuptojnë të folurën si një institucion social-historik, i cili tregon, edhe një herë, pamundësinë e të menduarit të mendimit në një perspektivë egologjike, dhe së fundmi mendimin e të qenit ndërsa përgënjeshtron socialen’.[3] Gjuha është vetë-ndërgjegjje e cila ekziston njëherësh për veten dhe të tjerët. Për ‘veten’ sa herë që mendimi përdor gjuhën për veten e tij. Për të ‘tjerët’ - sa herë “shkrinë” me të tjerët. Natyrshëm, rrjedhimisht, prindërit quajnë fëmijët dhe popujt - popujt. Emërtimi “Ellinas”, për shembull, sipas Herodotit, është shfaqur si fillim te banorët e Greqisë Qëndrore, në Ftias të Thesalisë.[4]
Por pellazgë, sipas Herodotit, janë të gjithë popujt e gadishullit jugor, përveç jonianëve. Babinjoti ka thuajse të njëjtin qendrim me Herodotin lidhur me pellazgët: sipas tij ata janë popuj pararendës të grekëve dhe kanë jetuar në hapësirën e sotme greke dhe në bregdetin e azisë së vogël, bregdetet ilire dhe italiane dhe përgjithesisht në pellgun lindor të mesdheut.
Aristoteli emërtimin “Hellas” e lidh me fisin më të vjetër të Grekëve. Sipas tij ai gjëndet në Dodon të Janinës. Pjesa më e madhe e grekëve, në kohën e Aristotelit jetonte në brigjet Jugore të gadishullit:
...përmbytja në kohën e Deukalionit, për shembull, ndodhi kryesisht në botën Greke dhe veçanërisht në të, lidhur me Helenët e vjetër, vendi i Dodonës dhe i Akileut, një lum që ka ndryshuar rrjedhën e tij shpesh’...Qoftë edhe në atë kohë Periokët, ose popullata e nënshtruar nga Kreta, qeveriseshin nga ligjet origjinalë të cilët hamendësisht i ka shpallur Minosi. Ishulli duket të ketë prirjen nga vetë natyra të dominohet nga Hellas, dhe të jetë i mirë-vendosur; ai shtrihet pikërisht përballë detit, rreth të cilit thuajse të gjithë Helenët janë vendosur; dhe ndërsa një kep nuk është larg nga Peleponezi, tjetri arrin thuajse rajonin e Azisë rreth Triopiumit dhe Rodhosit. Ndaj dhe Minosi fitoi perandorinë e detit, duke nënshtruar disa ishuj dhe duke kolonizuar të tjerë; në fund ai invadoi Siçilinë, ku ai vdiq afër Kamikusit.[5] (theksi u shtua)
Ndërsa Dodona ishte kryeqendra e Helenëve të vjetër popullsia më e madhe e saj, sipas Aristotelit, shtrihet në Jug të Gadishullit. Duhet përmendur fakti se në kohën kur shkruante Aristoteli për grekët ishte krijuar botëkuptimi kozmopolit i njerëzve që jetonin në gadishull. Por Herodoti hedh më shumë dritë për origjinën e popullit grek. Ai i ndan si fillim qytetet autonomë sipas para-ardhësve dhe tregon se si popujt u asimiluan me kalimin e kohës nga Athina:
Lakedemonët (spartanët), janë me origjinë Dorike dhe Athinasit, me origjinë Jonike...të parët janë pasardhës të kombit Pallazgë, të dytët, të kombit jonik...kombi i Atikës [aty ku shtrihet Athina] ishte Pallazg por u kthye në Grek dhe gjuhën e mësoi më vonë...sepse edhe pellazgët nuk flisnin të njëjtën gjuhë...gjuha greke më vonë u shfaq, e shkëptur nga gjuha pellazge. (përkthimi është bër nga vetë autori dhe origjinali i Heroditit; gjuha arkaike).[6]
Herodoti, në fjalë të tjera, argumenton se Athiniotët e kishin origjinën nga Jonianët. Pasardhësit e pellazgëve, rrjedhimisht, sipas Herodotit, ishin spartanët dhe qytete të tjerë antikë të Ballkanit jugor. Herodoti shkruante për historinë e popujve në kohën kur karakteri kozmopolit i popujve nuk ishte ngjizur — më shumë se 100 vjet përpara Aristotelit. Për të njëjtën arsye ai bën një dallim mes popujve indigjenë të kohës dhe popullit të tij – nga i cili buronte.
Faktet e Herodotit dhe Aristotelit i vërteton rreth 300-400 vjet më vonë gjeografi ‘grek’, Straboni. Ja ç`citon ai në një nga veprat e tij: “qoftë edhe në ditët e sotme Trakët, Ilirët dhe Epirotët jetojnë në rrethinat e grekëve (megjithëse ata më parë ishin më shumë se tani); vërtet shumica e vendit që në kohën e tanishme është pakundërshtueshmërisht Greqi zotërohet nga barbarët – Maqedonia dhe disa pjesë e Thesalisë nga Trakët, dhe pjesët e Akarnanisë dhe Aetolisë nga Thesprotët, Kasopët, Amfilokët, Molosët dhe fiset epirote Athamanes”.
Lidhur me gjuhën që flisnin pellazgët dhe lidhja e saj me gjuhën shqipe, për të cilën Herodoti nuk na sqaron shumë, ka shkrojtur historiani skocez George Finlay në verpën e tij “Historia e revolucionit grek”, publikuar në vitin 1861, pasi shpenzoi gati gjithë jetën e tij në Athinë ku kontriboi si për çlirimin e Greqisë nga otomanët ashtu me studimet e tij. Ja se ç`citon ai për gjuhën që fliste Aleksandri me ushtarët e tij, karakterin e gjuhës shqipe dhe përqindjen e shqiptarëve dhe grekëve që banonin në Greqi në kohën e revolucionit të vitit 1821:
“Shqiptarët krijojnë një racë të veçantë mes kombeve të Evropës. Ata janë hamendësuar të jenë përfaqësuesit e pellazgëve. Ata a e quajnë veten shqiptarë. Disa hamendësojnë se ata e ka zënë rejonin ku ata jetojnë tani përpara ditëve të Homerit dhe ata janë pasardhësit e drejtpërdrejt e racës ndaj të cilës epirotët e vjetër dhe maqedonët i përkisnin fiseve kushërinj. Aleksandri i Madh duhet, sipas këtyre arkeologëve, të ketë foluar një dialek të vjetër shqiptar në gostitë e kryengitësve me ushtarët e tij maqedonë. Studiuesit e filologjisë moderne kanë themeluar përtej çdo dyshimi se gjuha shqipe është një filiz i hershëm nga sanskritishtja dhe se gramatika e saj ishte fund e krye e vjetër sa dialekti më i vjetër grek. Thuajse i njëjti kufi e ndan greqishten nga popullatat jo-greke në ditët e sotme si në kohët e lashta. Tukididi i quan Amfilokiotët, të cilët banonin në krye të golfit të Artës, barbarë. Straboni thoshte se një racë banonte në gjithë vendin, nga malet Akroceranian deri në kufijtë e Thesalisë dhe në fushën e Pelagonisë, nën emërin Epirotë ose Maqedonë, sepse të dy këta flisnin të njëjtën gjuhë. Epiri i vjetër ishte i mbushur me koloni greke dhe raca greke është më e madhe se shqiptarët në veriun e golfit të Artës. Por, në anën tjetër, një e pesta e Greqisë moderne banohet aktualisht nga kolonitë shqiptare. Banorët e Shqipërisë, të racës shqiptare, përbëhen nga dy degë të veçanta―gegët, të cilët banojnë në veri të luginës së Shkumbinit dhe vija e Rrugës Egnatia. Arteria e madhe e jetës romake tani krijon një vijë të shkretuar ndarëse mes gegëve dhe toskëve. Dialektet e këtyre dy degëve thuhet se nuk ndryshojnë shumë nga gramatika e tyre se skocezët e Ayrshire dhe anglezët e Somersetshire pavarësisht se nuk kuptohen në takimin e tyre të parë. Mes gegëve disa fise katolike ruajnë gjysmë-pavarësinë e tyre, dhe njohin autoritetin e Papës përkundër gegëve muhamedanë dhe fqinjëve të tyre verior, ortodoksët e egër dhe të lirë të Malitëzi. Mirditorët quhen më luftarakët e kristianëve. Ata janë të gjithë katolikë dhe mburren se janë pasardhës të Skënderbeut. Toskët, që banojnë në jug të Shkumbinit, janë fqinjët e Greqisë. Kolonitë shqiptare në Greqi përbëhen të gjitha nga toskët. Kjo degë ndahet në tre fise të mëdhenj, të cilët ndahen në shumë fise të tjerë, toskët, lebërit dhe çamërit. Toskët janë përgjithësisht muslimanë por mes lebërve dhe çamëve disa fise ortodokse kristiane ruajtën privilegjin e mbajtjes së armëve, qoftë edhe në kohën e Aliut të Janinës”.
Aleksandri nënën e kishte nga mbretëria e molosëve, të njohur botërisht si ilire, dhe babain, Filipin, nga Maqedonia ose Thesalia, e cila, gjithashtu, njihet njësoj, dhe s`kishte se si të mos fliste gjuhën e mëmëdheut me ushtarët e tij dhe fakti që në kohën e tij dialekti jonian ishte bërë gjuha zyrtare e Athinës Klasike dhe shumë qytet-shteteve të kohës, përfshirë dhe Maqedoninë, me siguri ai fliste dhe dialektin e Atikës.
Faktin se ati i Aleksandrit ―Filipi― ishte pasardhës i fiseve ilire, e tregon dhe studiuesi William S. Greenwalt, “Maqedonia e Vjetër”. Sipas tij, “marrëdhëniet mes ilirëve dhe maqedonëve nuk ishin në mënyrë të pandryshueshme armiqësore dhe duhet të pranohet se një sasi e arsyeshme ndërmartesash ndërmerrësh të paktën mes elitave ilire dhe maqedone. Burimet e vjetra e tregojnë këtë fakt. Në fakt, Filipi II, Aleksandri i Madh, Filipi Aridheus (Ἀρριδαῖος) dhe Adea Evridhiqi (Εὐρυδίκη) të gjithë kishin ilirë etër të tyre”.
Historiani` shekullit të dytë para erës sonë, Pausania, në një prej veprave të tij shkon më tej dhe tregon lidhjen mes Piros, Aleksandrit dhe Akilit: “Pirua nuk kishte lidhje me Aleksandrin” [sepse kur lindi Pirua, 319 p.e.r, Aleksandri kishte katër vjet që kishte vdekur, 323], “përveç prejardhjes”. “Pirua”, sipas tij, “ishte i biri i Eakidit (Αἰακίδης), i biri i Aribasit (Ἀρύββας), por Aleksandri ishte djali i Olimpias, e bija e Neoptolemit, dhe ati i Neoptolemeut dhe i Aribasit ishte Alketi, i biri i Tharipusit. Dhe nga Tharipusi deri tek Pirua, i biri i Akilit, janë pesëmbëdhjetë breza”.
Ai sqaron në po të njëjtin kapitull se “Aleksandri ishte një Epirot dhe një Eakidian nga ana e nënës së tij” ndërsa kur përmend mësymjen e keltëve ose gaulëve në detin jon, ai thotë se ata “shpronësuan popullin ilir, të cilët jetonin deri në Maqedoni me vetë Maqedonët dhe pushtonin Thesalinë”.
Duhet thënë se emrat Eakidi, Aribasi, Alketi, Tharipusi, nuk kanë ndonjë kuptim në gjuhën greke por kanë kuptim në gjuhën shqipe; të gjithë këta emra janë vendosur në kohën kur gjuha greke nuk ishte zyrtarizuar; dhe kur ajo u zyrtarizua fillojnë të ndryshojnë dhe emrat e pellazgo-ilirëve të kohës. “Eakid”, për shembull, quhej ati i Akilit ose biri i Zeusit, ati Peles (Πηλεύς), gjyshit të Akilit. Kjo është epoka e Trojës (shekulli 12-13 p.e.s). Lidhjen mes Aleksandrit dhe Akilit e vërteton dhe vetë Aleksandri: ai thoshte se e kishte prejardhjen nga Akili; madje lufta e tij ishte e ngjashme me të Akilit.
Lidhur me kuptimin e emërit “Aleksandër”, gjuhëtarët grekë thonë, duke mbështetur tezat e studiuesve gjermanë, se ai është krijuar nga dy fjalë: “alekso” dhe “anir” dhe ka kuptimin e “mbrojtësit të njerëzve”. Por nuk thonë se është emër “grek” por “miken”. Disa gjuhëtarë shqiptarë i japin kuptim tjetër, si “Leka i Madh”, duke shkëputur një pjesë nga fjala e parë por pa “A-në” dhe “S-në” ndërkohë në shumë shkrime në gjuhën shqipe thuhet se është emër “grek” kur vetë grekët, megjithëse e lidhin me gjuhën greke, thonë se ai është emër mikenas!
Pas rënies së Athinës Klasike dhe perandorisë romake (rreth viteve 395), gjuha zyrtare e Athinës Klasike u bë gjuhë zyrtare e perandorisë bizantine. Kjo e fundit zgjati më shumë se 1100 vjet; ndaj nuk do të ishte e çuditshme që disa pupuj pellazgë të vetë-asimiloheshin gjatë këtij mijëvjeçari: dhe ndaj dhe përbërja demografike (e cila përmbys raportet nga një shumicë pellazge në shumicë greke) që përshkruan Finli nuk duhet të na çudisë.
Ndryshe nga këto autoritete shkencore dhe historike, grekët bashkohor e shtrembërojnë si kuptimin e fjalës “jonian” ashtu dhe prejardhjen e saj. Babinjoti, për shembull, studiuesi më me ndikim në Greqinë e sotme, fisin e jonianëve e paraqet si vijon: “Një nga fiset greke, me prejardhje sipas legjendës nga Iona (Ίωνα), i cili banonte në Greqinë veriore që në mijëvjeçarin e dytë p.e.s ose para Krishtit dhe në vazhdim kolonizoi bregdetin e Azisë së madhe. [Jonianë janë] banorët e bregdetit të Azisë së madhe dhe disa ishujve lindor të Egjeut.
Kur orvatet të tregojë prejardhjen e fjalës citon: fjalë e vjetër. ΊάΕονες (i-a-wo-ne), me prejardhje të paditur. Qënia e digamës vërtetohet nga emërtime të njëjta në gjuhë të tjera, p.sh., hebr. Yawan. egjipt. jwn(n)\ persishtja e lashtë. yauna dhe të tjera (turq. Yunan “Grek”, Yunamstan “Greqi”).
Kjo është, në fjalë të tjera, teza mbizotëruese në Greqi. Domethënë, se jonanianët janë një nga fiset greke dhe prejardhja e fjalës nuk dihet! Në rastin e pallazgëve është i ndershëm ndërsa në rastin e jonianëve e shtrembëron tërësisht origjinën dhe kuptimin e fjalës dhe nuk e lidh as me gjuhën e popullit të vjetër mbi kryet e tyre, ilirët, as edhe me gjuhën spartane: sepse pavarësisht karakterit hegjenmonist të jonianëve të Atikës gjatë dy shekujve të fundit, disa mijëra spartanë vazhdojnë të jetojnë në trojet e tyre: në Spartë (në jug të Peleponezit, në 13 fshatra të përqendruar rreth Pera Melana).
Gjuhën spartane e flasin rreth 2 mijë deri në 10 mijë njerëz. Ata quhen kryesisht “cakonë”. Gjuha spartane është një ndër gjuhët më të vjetra të Evropës duke i paraprirë gjuhës moderne greke me rreth 3,100 vjet. Gjuha spartane apo gjuha cakone bazohet në gjuhën dorike dhe përdor pak fjalë: rreth 8,000 deri në 10,000 fjalë. Në dijeninë time nuk është zhvilluar ndonjë studim për ngjashmëritë dhe ndryshueshmëritë e saj me gjuhën shqipe. Por nëse gjykojmë nga disa fjalë greke, dorike dhe cakone, ato kanë njëherësh ndryshime dhe ngjashmëri.
Kështu gradualisht jonianët dominuan mbi popullin pellazg meqënse zhvilluan demokracinë, shkencat dhe mirëqënien. Shkaqet se pse dominuan mbi popullin pellazg të kohës duhet të kuptohen në raport me bujarinë e popullit pellazg dhe nevojën e popullit jonian për të zhvilluar veten —në mes të popullit pellazg— më shumë se populli vendas. Pakicat brenda një shumice me prejardhje tjetër gjithnjë zhvillohen më shumë. Fëmijët e shqiptarëve të emigruar e ilustrojnë mjaft mirë këtë dinamikë: sepse kanë një shtysë më shumë se vendasit për t’u zhvilluar: shtysën për të treguar se janë më të mirë se vendasit. Kjo dinamikë shpjegon edhe shkëputjen e gjuhës greke nga gjuha pellazge. Thuajse në të njëjtën epokë u shfaq edhe emërtimi “Pan-Ellines”. Për të zbutur dallimet fisnore të kohës, Demokracia Klasike e Athinës vendosi për herë të parë mbi çdo fis ‘qytetarin’ të cilin e konceptoi si “qytetar të botës”. Në një fjalë: “kozmopolit”.
Gjykuar nga kjo dinamikë dhe ky botëkuptim — do të ishte e natyrshme që luftëtarët më të mëdhenj të kohës (Aleksandri, Pirua etj.) të konsiderohen “grekë” në origjinë: sepse kozmopolitizmi nënkuptonte se vlerat e ‘qytetërimit’ në zhvillim do të mbivendoseshin mbi vlerat fisnore. Me zhvillimin e këtyre vlerave u zhvillua dhe gjuha zyrtare. Thuajse paralel me këtë proces u zhvillua bindja por dhe nevoja për të përhapur të njëjtat vlera në popujt fqinj. Kjo bindje nënkuptonte përdorimin e mekanizmave ‘homogjenizues’ të kulturave të ndryshme të kohës.
Mekanizmat e homogjenizimit të kulturave
Praktikat hegjemoniste të Athinës u kritikuan ashpër edhe nga Aristoteli: sepse Athina pushtoi vendet fqinje në emër të shkëlqimit të saj. Madje, vetë Aleksandri, bir i Princeshës së Mollosëve, një mbretëri që përmendet gjithashtu nga Aristoteli në studimet e tij, ku citon të mirat e saj, krahasuar me mbretëritë e tjera të kohës, kryesisht për karakterin e saj jodespotik, sepse pushteti i mbretit ishte i kufizuar,[8] pushtoi shumë vende duke propaganduar shkëlqimin e Athinës. Në atë kohë gjeografia ballkanike përbëhësh nga qytet-shtete dhe krahina më të vogla dhe të pavarura, sesa nga shtete të dimensionit modern dhe të varura nga qendra. Më vonë, me shfaqjen e Perandorive Bizantine dhe Romake, Grekët u quajtën edhe Romë, nga vetë Romakët. Sepse ata ishin pjesë përbërëse e Perandorisë Romake. Përgjatë Mesjetës shkëlqimi i Athinës (“Hellenizmi”) u venit sepse boshti i ‘pushtetit’ u transferua në Romë. Pas çlirimit nga Perandoria Otomane, në vitin 1821 — në të cilin kontribuan vendimtarisht luftëtarët shqiptarë, siç ishin Boçari, Griva, Xhavella, Picari, Andhruço, Kolokotroni etj., (nentëdhjetë nga njëqind heronjtë e Greqisë ishin shqiptarë)[9] Greqia adoptoi të njëjtin emër: “Hellas”. Ishte pikërisht kjo periudhë kur helenizmi filloi të asimilonte Çamërinë me intesitet më të madh: sepse në gjimnazin e parë të Janinës, të Zosimesë, dominonin mësimet në gjuhën greke. Në të njëjtin gjimnaz u shkolluan shumë rilindas shqiptarë (Naim Frashëri etj.). Por ishin strukturat e shtetit modern helen që u shfrytëzuan nga priftërinjtë grekë, në njërën anë, dhe mungesa e një shteti të organizuar shqiptar, në anën tjetër, që mundësonte ekspansionin e kishës greke në Shqipëri.
Që nga koha e formimit të shtetit grekë, Jugu i Shqipërisë, u asimilua gradualisht. Duhet thënë këtu se asimilimi i popullit shqitar kishte filluar që në kohën e Perandorisë Bizantine: sepse kjo e fundit kishte institucionalizuar jo vetëm “etikën” kristiane por edhe gjuhën greke në administratën publike. Nuk është e rastit që popullsia numërohet në bazë të përkatësisë fetare: kristianë dhe muslimanë![10] Të parët, konsiderohen grekë, nga grekët; të dytët, turq, nga otomanët. Kriteri i përbërjes demografike të popullsisë së kohës është feja (jo etnia: gjuha etj.) për të dyja shkollat e kohës: shkollën Otomane dhe shkollën kishtare greke. Ndërsa Turqia tregonte fuqinë e saj demografike në Ballkan, Greqia mundohësh të ruante identitetin e saj të epokës Bizantine: sepse Kisha greke, qoftë edhe aktualisht, shfrytëzon pikërisht komponentin e fesë në Perandorinë Bizantine dhe e paraqet atë si “projekt” grek pavarësisht se përbërja demografike e Perandorisë Bizantine ishte e përzier. Përmes këtyre politikave u asimilua Jugu i Shqipërisë, domethënë Çamëria dhe Thesprotia. Kjo strategji ndikoi edhe në krahinat jugore të Shqipërisë.
Por ky proces ndaloi përgjatë socializmit në Shqipëri. Sepse rendi politiko-ekonomik socialist që u zhvillua në Shqipëri, ashtu si rendi social-demokrat që u zhvillua në Greqi, pas Luftës së Dytë Botërore, vendosi kontrolle demografike dhe përmes rendit në fjalë homogjenizoi në një shkallë të lartë kulturat. Nëse, për shembull, në Shqipëri minoritetet homogjenizoheshin nën kulturën socialiste, në Greqi, homogjenizoheshin nën kulturën fetare dhe kapitaliste. Domethënë, në rendin socialist kulturat u homogjenizuan përmes shkencës dhe pushtetit politik. Në Greqi, kulturat u homogjenzuan përmes pushtetit politiko-ekonomiko-fetar dhe tregut. Me rënien e socializmit dhe orientimin tonë për t’u integruar në RRB të G/N, Greqia filloi sërish asimilimin e Jugut të Shqipërisë: si fillim duke pushtuar Shqipërinë me ‘pushtetin’ ekonomik (ndërmarrje, banka etj.) dhe më vonë duke ngritur shkolla në Korçë, Himarë dhe vende të tjera në brendësi të Shqipërisë.
Një mekanizëm i dytë, që luan rol vendimtar në homogjenizimin e kulturave, është shkalla e dhunës sistemike: sa më e lartë të jetë ajo aq më shumë dhunohen kulturat etnike në një shtet modern. Nëse, për shembull, në administratën publike punësohen njerëz që i shërbejnë devotshmërisht diktatit të përgjithshëm të shtetit, ata do të ushtrojnë trysni mbi minoritetet. Përdorimi i emrave me origjinë greqishten, për shembull, është një formë trysnie. Një tjetër, është kërcënimi me papunësi. Në rastin e parë, përfshihet kisha greke; në të dytin, shteti dhe administrata publike. Kjo është arsyeja që shumë shqiptarë në Greqi, mohojnë origjinën: sepse kërcënohen me papunësi dhe diskriminim. Në rastin e parë Kisha përfshihet qoftë kur pagëzohet një fëmijë qoftë kur natyralizohet një i huaj. Pa miratimin e saj nuk mund të quhet fëmija apo të natyralizohet një i huaj. Në shtetin modern grek, rrjedhimisht, është një mekanizëm i përgjithshëm që ndikon vendimtarisht në asimilimin e kulturave: “etika” fetare e cila është institucionalizuar. Një nënmekanizëm i këtij mekanizmi është përdorimi i emrave. Dhe një mekanizëm tjetër, por shtetëror dhe politik, në këtë rast, është kërcënimi me papunësi. Dhe një i tretë, gjithashtu shtetëror, është ‘ostracizmi’, për të cilin do të flasim në vazhdim.
Politikat ‘ostraciste’ të Athinës Klasike
‘Ostracizmi’ në shqip mund të përkthehet ‘dëbim’. Ky koncept është kryesisht politik dhe buron nga praktikat e Demokracisë Klasike të Athinës. Ai zhvillohësh përgjatë kohës kur populli mblidhësh një herë në vit dhe vendimmerrte në Eklisi të Dimos — dhe kur çdo qytetar shkruante mbi një copë poçeje (ostrako) emrin e personit që gjykonte se duhet të dëbohësh. Dhe ngaqë qytetarët e Athinës gdhendnin në copëza poçeje (ostraka) emrat e personave që donin të dëbohësh, konceptit iu shtua një “εξ”.Por Aristoteli e zgjeron si koncept dhe praktikë dhe hedh dritë më shumë se ku(r) mund të përdoret:
Ostracizëm është një masë e po të njëjtit lloj, i cili vepron duke nxjerr të paaftë dhe duke ndaluar qytetarin më të spikatur. Pushtetet e mëdha bëjnë të njëjtën gjë në qytetet dhe kombet e tyre, sikurse Athiniotët bënë te Samiotët, Kiosët, dhe Lesbiotët; ata nuk e kishin kuptuar qysh herët perandorinë [e Athinës], dhe ata poshtëruan aleatët e tyre kundër marrëveshjes; dhe Mbreti Pers kishte shtrydhur pa ndalesë Medesët, Babilonët, dhe kombe të tjerë, kur shpirti i tyre u përzie nga ri-përzgjedhja e madhështisë së mëparëshme të tyre. Problemi është universal, dhe njëlloj shqetëson të gjitha llojet e qeverisjeve, të vërtetën dhe fallcon; sepse megjithëse forma të zvetënuara mund të adoptojnë këtë politikë për interesin e tyre, ata që kërkojnë interesin e përbashkët bëjnë po të njëjtën gjë. E njëjta gjë mund të vrojtohet tek arti dhe shkencat; për këtë arsye, piktori nuk do t’lejojë një këmbë e cila, megjithëse e bukur, nuk është në përpjestim më dëshirat e tij; as edhe ndërtuesi i anijeve nuk do të lejojë bashin ose pjesë të ndryshme të jenë shumë të mëdha, as edhe mjeshtri i korit nuk do të lejojë ndonjërin që këndon më fortë ose më mirë se sa të tjerët në një kor. Monarkët, gjithashtu, mund të praktikojnë shtrëngim dhe të vazhdojnë të jetojnë në harmoni me qyetet e tyre, nëse qeveria e tyre është në interes të shtetit. Sepse kur atje është një fuqi pushtetare e përnjohur argumenti në favor të ostracizmit është i bazuar mbi këtë lloj të drejte politike. Do të ishte sigurisht më mirë që ligj-vënësi që në fillim të rregullojë shtetin e tij që mos të ketë nevojë për një ndreqje të tillë. Por nëse paraqitet nevoja, gjëja e parë që duhet të bëjë është të mundohet - me qëllim që të ndreqë diallin me ostracizëm ose me masa të njëjta. Principi, sidoqoftë, nuk është aplikuar drejtë në shtete; për këtë arsye, në vend që të kërkojnë për të mirën e kushtetutës së tyre, ata kanë përdorur ostracizëm, për arsye fraksioniste. Është e vërtetë që nën forma pushtetare të zvetënuara, dhe nga pika e tyre e kënd-vështrimit, një masë e tillë është e drejtë dhe e përshtatshme, por është gjithashtu e qartë se nuk është absolutisht e drejtë. Në shtetet e përkryera do të kishte shumë dyshime për përdorimin e tij, jo kur zbatohet me forcë të tejmadhe, kundrejt pasurisë, popullaritetit, ose të tjera si këto, por kur përdoret kundrejt dikujt që është i para-spikatur në virtyt — çfarë duhet të bëjmë me këtë njeri? Njeriu i zakonshëm nuk do të thojë se një njeri i tillë duhet të përjashtohet ose dëbohet; në anën tjetër, ai nuk duhet të jetë një subjekt — që do të ishte sikur njeriu i zakonshëm të rivendikonte të fuqizonte Zeusin, duke ndarë ofiqet e tij midis tyre. E vatmja alternativë është që të gjithë duhet me plot gaz t’i binden këtij pushtetari, sipas asaj që duket se është redi i natyrës, dhe njerëzit si ai duhet të jenë mbretër në shtetin e tyre për gjithë jetën...[11] (Theksi u shtua)
Në fjalë të tjera, ostracizmi mund të zbatohet edhe mbi personat më të spikatur të një shoqërie. Sidomos kur ostracizmi buron nga populli dhe kur ky i fundit manipulohet nga demagogët. Por ai përdoret më shumë nga pushtet e përqendruar. Nuk është e rastit që shumë ishuj dhe krahina ishin jashtë influencës së Athinës — por ato, me kalimin e kohës u asimiluan. Ky proces u përshpejtua kryesisht kur u zhvendosën kontributet e qytet-shteteve fqinje në Athinë të cilët shërbenin për ushtrinë e përbashkët e cila, me rradhë, synonte të mbronte vendin nga Perandoria Perse. Zhvendosja e kontributeve dhe vendosja e shtabit ushtarak në Athinë krijuan kushtet për delegim të përhershëm të një shkalle të lartë të pushtetit politik të qytet-shteteve fqinje. Por ndryshe nga ajo kohë, në modernitet Athina zyrtare ushtron ostracizëm politik kryesisht kundrejt anarkistëve të cilët sfidojnë karakterin e shtetit modern grek: mungesën e lirisë politike.
Si zhvillohen gjuhët dhe pse janë të ndryshme: rasti i gjuhës greke dhe shqipe
Se si zhvillohet gjuha e një populli dhe pse gjuhët janë të ndryshme, është një çështje që duhet të studiohet dhe kuptohet drejtë. Gjuhëtarët nuk i japin dot përgjigje kësaj pyetje ndërsa “dijetarët” e krishtërimit na thonë se në fillim toka (ose populli i saj) kishte një gjuhë dhe të njëjtat fjalë. Por më vonë Zoti i ngatërroi popujt me gjuhë të ndryshme sepse gjuha e njëjtë do të mundësonte gjithçka — hamendësisht, do t’i bënte të rrezikshëm! “Dijetarët” e muslimanizmit, nga ana tjetër, thonë se megjithëse të gjitha gjuhët e popujve janë krijesë e Zotit – arabishtja është gjuha që ai zgjodhi për të kumtuar me popujt!
Kështu ata mbivendosin arabishten mbi gjuhët e popujve të tjerë! Por me këtë qasje ata bëhen dy herë të padrejtë: një herë kur –nëse hamendësojmë se kumti buronte nga meditimet e Muhametit dhe rrjedhimisht nga Zoti— gjuha ishte e para dhe kumti ishte i dyti, sepse hamendësohet se Muhameti kishte mësuar një gjuhë përpara se të kumtonte ‘kumtin’ e dhënë nga Zoti dhe një herë tjetër kur, duke shpërnjohur pikërisht këtë proces, mbivendosin arabishten mbi gjuhët e kombeve të tjerë. Kështu ata s’na dijësojnë as se si zhvillohen gjuhët e as se pse janë të ndryshme!
Në përgjithësi, kafshët, kumtojnë në bazë të ndijimit të vetvetishëm ose perceptimit instinktiv. Por njeriu zhvilloi një nivel më të lartë kumtimi: gjuhën. Gjuha është veçori e njeriut dhe ajo shoqëron zhvillimin e tij. Çdo komunitet zhvillon një gjuhë dhe vlerat përkatëse; dhe çdo komunitet një shoqëri dhe çdo shoqëri një shtet. Sërish, çdo komunitet një shoqëri dhe rend social-ekonomik dhe çdo rend një sistem të tërë gjuhësor.
Ndryshe nga kafshët e tjera, njeriu zhvillon gjuhën e folur për dy arsye kryesore: sepse ai zhvillon bazat organike (shqisat dhe kujtesën) që e mbështesin dhe sepse lind me instinktin e shembëllimit (imitimit). Por është kujtesa dhe instinkti i shembëllimit që mundëson ndryshimin nga kafshët e tjera: sepse shqisat (sytë, veshët dhe nuhatjen) i ka thuajse njëlloj si kafshët e tjera. Ndijimi i vetvetishëm ose perceptimi instinktiv dhe instinkti i shembëllimit ndryshon: me të parin ndijohet (perceptohet) bota që na rrethon; me të dytin shembëllohet (imitohet). Botën e jashtme e perceptojnë thuajse të gjitha kafshët. Por pak janë ato që e shembëllojnë atë.
Në këtë kuptim gjuha është prodhim i njeriut dhe jo i Zotit. Por ajo zhvillohet më shumë kur ndërvepron me gjuhë të tjera. Zhvillimi i sistemit të gjuhës greke, për shembull, bëri që mbreti i maqedonëve, Filipi, të përqafojë gjuhën atikase si gjuhë zyrtare krahas gjuhës dialektikore që përdorte mbretëria e tij: sepse Atika me zhvillimin e demokracisë dhe shkencave zhvilloi një gjuhë të një niveli të lartë. Siç citon filologu grek Vasilis Vertudhakis:
Si fillim Ionianët krijojnë eposin, disa lloje të poezisë lirike (elegji, epigram, jamb) dhe më vonë historiografinë. Dorikët krijojnë poezinë korale dhe më vonë idilin, ndërsa Eolët kultivuan poezinë lirike. Dhe së fundmi, në Atikë do të lindë drama dhe do të zhvillohet retorika dhe filozofia. Kështu, çdo krijues nuk shkruan në gjuhën amëtare dialektikore por në dialektin që tradicionalisht për llojin letrar në të cilin i përket puna e tij. Për shembull, Herodoti, pavarsisht se e kishte zanafillën nga një krahinë dorike (nga Alikarnasoi) i shkruan historitë e tij në dialetin ionik dhe Tivet Pindari (i origjinës eolike) sintetizon këngët e tij korike në dialektin dorik. Është karakteristike e fuqisë së traditës, se në Atikë, ku kultivohet drama, poetët tragjikë përdorin dialektin e Atikës në pjesët dialogjike, ndërsa ngjyrosin me elementë dorik koret (të ashtuquajturat stasizma).[15]
Në atë kohë kishte përpjekje për kuptimin e natyrës së gjuhës dhe zanafillën e saj. Një përpjekje ka bërë Sokrati me nxënësit e tij. Në një dialog me ta ai përpiqet të tregojë si fillim natyën e saj dhe më pas zanafillën e emërtimeve të zotave dhe kuptimet e tyre. Ai e fillon bisedën duke cituar që në fillim se s`ka dije nga fusha e emërtimeve dhe gjuhësisë por po të lexohet dialogu me vëmendje në librin me titull “Kratilus”, sipas emrit të një studenti të tij, ai tregon se ka dije (si duket kërkonte të barazohej me studentët për t`i nxituar ata që të merrnin pjesë në arsyetim dhe shqyrtim) por sidoqoftë të pjesshme.
Kur përpiqet, për shembull
...(mungon)
Në këtë mënyrë, gradualisht gjuha greke (ionike), bashkë me demokracinë dhe shkencat, u përhap kudo. Por dialektet vazhduan të përdoreshin në vatrat familjare dhe, pavarësisht dominancës së gjuhës zyrtare jonike, janë trashëguar pjesërisht. Kjo është arsyeja se përse edhe sot, në Atikë, përdoren dialekte të ndryshme, qoftë edhe me origjinë shqiptare. Dhe nëse i krahasojmë ato kohë me kohët moderne, ku hegjemonizimi anglosakson dominon popujt, vërejmë thuajse të njëtën dukuri: ndërsa punët shkencore përgjithësisht shkruhen në gjuhën angleze, meqënse e imponon tregu, autorët, në pjesën më të madhe, janë me origjinë joanglosaksone. Athina ose hapësira e Atikës, bartte, pa dyshim, dialektikën e saj, dikur dialekte pellazge, dhe më vonë, me ardhjen e jonianëve në Pellazgji, përzierje dialektikore,[16] e cila natyrshëm përplasësh dhe ndërvepronte me gjuhë të sendërtuara në qytete të tjerë, dhe kështu gjuhët pasuroheshin. Sidoqoftë, populli grek (jonik), ka zhvilluar një gjuhë indo-evropiane,[17] sipas teorisë së Anglezit, Sir Williams Jones, e cila u përpunua në fund të shekullit 18-të. Siç analizon filologu, Vasilis Vertudhakis, origjinën e gjuhës greke:
Gjuha greke e lashtësisë, siç shfaqet në tekstet klasikë, është një sintezë me bazë lëndën Indoevropiane, e pasuruar me fjalë nga nënshtresa e vendit parahelenik dhe huazime nga gjuhë të tjera...Kur popujt greqishtfolës arritën në vendin e sotëm të Greqisë nuk gjetën një vend të pabanuar. Këtu banonin të ashtuquajturit, Karianët, Lelegët, Pellazgët, të gjithë ata që quajmë Paragrekë. Grekët besohet se morrën pasuri lëndore fjalësh nga këta popuj. Bëhet fjalë për ato fjalë që nuk mund të etimologjikohen në bazë të gjuhës greke dhe as, sigurisht, nuk mund të krahasohen me rrënjët e fjalëve indoevropiane...Paraqitja e parë e kësaj gjuhe, sipas vërtetimeve tona, është sistemi B vijor/linear i tabelave minoike (shek. 14-13). Ky ishte një sistem bashktingëllor [pa zanore]. Pas rënies së sistemit mbretëror Minoik nuk kemi dëshmi të shkruajtura në gjuhën greke. Janë “vitet e errëta” të cilët zgjasin deri në shekullin e 8-të p.e.s., kur kemi dëshmitë e para të shkrimeve greke në shkrim alfabetik...të gjitha dëshmitë përputhen se Grekët sistemin e alfabetit semitiko-verior e morrën nga Fenikasit por nuk qëndruan të ngjitur tek ai. Meqënse fenikasit kishin një shkrim të bazuar vetëm te bashktingëlloret, grekët, shpikën zanoret, ndaj alfabeti i tyre, megjithëse me huazime nga Fenikasit, u konsiderua grek. Në këtë mënyrë, ata arritën të krijonin që çdo shkronjë të deklaronte një tingull. Grekët e lashtë, siç është Herodoti, e pranonin se shkronjat e alfabetit të tyre ishin fenikase, ndaj dhe i quanin “shkronja fenikase”.[18] (theksi në origjinal)
Helenizmi i antikitetit ishte një helenizëm shumë-dialektikor,[19] dhe kaloi pesë faza:
-
Gjuha para-greke, deri në shekullin e 15 p.e.s.);
-
Gjuha arkaike greke (nga shek. 15 deri në vitet 300 p.e.s.);
-
Gjuha helenistike e përbashkët (300 p.e.s., deri në shek. e 6-të e.s.);
-
Mesjetare (shek. i 6-të e.s., deri në shek. 15-të.); dhe
-
Gjuha e re greke (shek. 15-të-sot.).[20]
Këto janë pesë faza që i shërbejnë analizës sonë: sepse në çdo popull, pavarësisht se është shkruajtur një gjuhë apo jo, ka ekzistuar një gjuhë; sepse gjuha bënë të mundur komunikimin midis tyre. Dhe meqënse kufij nuk ekzistonin, deri në shfaqjen e shtetit modern, gjuha jonike vazhdoi të njëjtësonte dialektet.
Për shembull, themi se shqipja përdor alfabetin latin por ky i fundit buron nga alfabeti etrusk ndërsa etrusku ka marrë shkronja nga alfabeti grek dhe greku ka marrë bashkëtingëlloret e alfabetit fenikas (Babilonisë) rreth vitit 1000 p.e.s. Për rreth 600 vjet banorët e Greqisë antike përdornin kryesisht dy alfabete: alfabetin e Miletusit (jonianëve, të krijuar rreth 50 vjet pas fenikasve) dhe alfabetin etrusk në Kalkidhë. Por në vitin 403 Athina përqafoi alfabetin jonian dhe si pasojë, për gati 50 vjet, thuajse gjithë alfabetët lokalë duke përfshirë dhe të Kalkidhës, u zëvendësuan me alfabetin jonian, i cili u bë alfabeti klasik i greqishtes së vjetër. Gjuha shqipe, në fjalë të tjera, përdor shkronja nga të gjithë këta alfabetë dhe nuk do të ishte e drejtë të pranonim se ajo shkruhet me shkronja latine.
Por duhet thënë se alfabeti më i vjetër, që është zbuluar deri tani, nga gërmimet arkeologjike, është alfabeti Kanaanit (Canaanite), i shkruajtur në një krehër të fildishtë, i cili është shpikur rreth 3,800 vite më parë. Ai u zbulua në vitin 2017 por mbishkrimi u kuptua pas katër vitesh. Madje gdhëndja mbi të nuk është vetëm një lloj alfabeti, por dhe një fjali e plotë. Ajo është fjalia më e vjetër e gjendur deri tani. Në të thuhet: “Daltë ky dhëmb çrrënjosës i morrit të flokut dhe mjekrrës”. Sistemet shkrimore të para botërore e kanë zanafillën në Mesopotami dhe Egjip, rreth 3200 vjet para erës sonë. Por ata nuk ishin alfabetik por mbështeteshin në qindra shenja për të paraqitur fjalët ose bashkëtingëlloret dhe si të tillë kërkonin shumë vite për t`u mësuar. Kështu alfabeti më i vjetër u shpik nga semitët rreth 1800 vite para erës sonë. Ai është përdorur për qindra vjet veçanërisht në Levant dhe u standartizua nga fenikët në Libanin e vjetër. Më pas ai u bë themeli i alfabetit grek, latin dhe shumicës së gjuhëve evropiane.
Rrjedhimisht, ishte shteti modern që njëjtësoi në një shkallë më të lartë dialektet dhe krijoi një gjuhë zyrtare, kryesisht, për arsye praktike. Koncepti i shtetit modern është adoptuar nga elita mbikombëtare, e cila, përmes tregut, përqendrimit të pushtetit dhe masmedias, trazon gjuhët e kombeve dhe meqënse vlerat e tregut dominojnë vlerat kombëtare (traditat etj.), ndërtojnë gradualisht një gjuhë të vetme globale! Gjuha angleze, rrjedhimisht, meqënse institucionet globale (FMN etj.) dominohen nga anglosaksonët, do të jetë dominante përsa kohë që RRB i G/N do të vazhdojë të veprojë. Kjo nënkupon se kulturat e kombeve (gjuha etj.) kërcënohen seriozisht nga kuadri institucional i globalizmit neoliberal. Mjeti është tregu; nevoja është asistenti; dhe rezultati përfundimtar është tjetërsimi i popullatës.
Gjykuar nga kjo qasje, gjuha maqedone ka qenë pellazge. Ajo ka pësuar ndryshime pikërisht për shkak të dinamikave që u krijuan në kohën e demokracisë klasike të Athinës. Studiuesit argumentojnë se gjuha maqedone e antikitetit s’ka lidhje me gjuhën greke.[21] Por ata përpara se të nxjerrin këtë përfundim, nuk shqyrtojnë natyrën e gjuhës greke: se si u krijua ajo dhe pse. As Herodoti nuk e shikon problematikën e gjuhës greke dhe gjuhës pallazge nga qasja e mësipërme kur shyrton shkaqet pse pellazgët filluan të përdornin gjuhën greke të antikitetit.[22] Gjykuar nga këto fakte historike, populli maqedonas, ose i Thesalisë, nuk është grek. Dhe gjykuar nga ngjashmëria e gjuhës së popullit të vetë-quajtur “maqedon” në të ashtuquajturën “Maqedoni”, me gjuhën bullgare, ai nuk mund të pretendojë kurrë se është pasardhës i popullit maqedon. Nëse ka një popull që mund të quhet ‘pasardhës’ i popullit maqedon të kohës së Filipit, ai mund të jetë vetëm populli shqiptar, meqënse ai ka bashkëjetuar me gjuhën zyrtare greke, të antikitetit dhe perandorive të mëvonshme, dhe është luftuar me zhdukje së pari nga perandoria otomane dhe në vazhdim nga kisha greke.
Pse pakica greke në Shqipëri s`flet gjuhën e lashtë greke?
Një çështje tjetër e rëndësishme është gjuha që flasin minoritarët “grekë” në Shqipëri: ata flasin një gjuhë jo shumë të ndryshme nga gjuha neo-greke ose gjuha që përdoret pesë shekujt e fundit ose kryesisht 150 vitet e fundit. Kjo gjuhë është përcaktuar në kushtetutën e shtetit modern grek që në vitin 1976-të dhe është quajtur “Δημοτική” (gjuhë popullore). Nga kjo gjuhë kuptohet se ‘katharevusa’, e cila përdorësh në fillimet e shtetit modern grek, ose gjuha arkaike, nuk është mësuar nga minoritarët grekë. Dy janë arsyet kryesore: njëra lidhet me krijimin e shtetit modern grek dhe tjetra me mungesën e shtetit shqiptar gjatë shekullit 19.
Megjithëse perandoria vizantine luajti një rol të rëndësishëm në përhapjen e gjuhës greke, meqënse ishte gjuhë zyrtare, dhe studimet tregojnë se shqiptarët dhe grekët jetonin bashkë në “Epirus” në shekullin e 14 dhe kishin ‘autoktoni të kufizuar’, nga perandoria otomane, krijimi i shtetit grek në shekullin e 18 krijoi dinamikën për popullin e kohës që banonte në Thesali, Maqedoni dhe Çamëri ose përgjithësisht Epir, siç e quajnë grekët, sipas kufirit Artë-Volos dhe Protokollit të Londrës, 1829, që të mërgonin drejt Greqisë, sidomos ata që ishin të krishterë.
Por qoftë edhe ata që ndenjën në vendbanimet e tyre u ndikuan nga greqishtja e “popullit” që po përhapej falë shtetit të ri grek. Këtë fakt e kuptojmë nga ndryshimet e rëndësishme të gjuhës që përdorte populli i kohës së shekullit 18, për shembull, nga gjuha që ka përdorur Kolokotroni në kujtimet e tij, me gjuhën që përdorte populli i shekullit 19 dhe 20. Ndryshe nga ajo pakicë, shqiptarët që kanë mërguar në zona të ndryshme të botës (Kalabri etj.), flasin dialekte të vjetra — shpesh herë të pakuptueshme për shqiptarët e sotëm. Kjo tregon se pakica greke është përngjashmuar dy shekujt e fundit, sidomos pas krijimit të shtetit grek.
Në këtë drejtim ka dhënë një “dorë” dhe Vilajeti i Ali Pashë Tepelenës: sepse ai përdorte gjuhën greke si gjuhë zyrtare dhe shtetërore dhe punësoi shumë grekë në administratë nga jugu i Greqisë së kohës. Për të njëjtën arsye mëtimi se minoritarët janë grekë, nëse me grekë kuptojmë grekët e lashtë, bie, sepse nëse do të ishin jonianë, ata do të flisinin si gjithë popujt e tjerë gjuhën e lashtë greke ose të paktën një përzierje mes gjuhës së re greke dhe gjuhës arkaike. Një arsye tjetër janë zakonet e njëjtë të pakicës greke me zakonet tona në Shqipëri (këngët, veshjet etj.); dhe një tjetër janë ngjashmëritë gjenetike.
Pas rënies së vilajetit të Aliut në duart e otomanëve disa familje greke nuk u larguan nga trojet e reja që kishin gjetur mbrojtje. Ndaj dhe mëtimi se grekët e jugut janë autoktonë është edhe i drejtë edhe i padrejtë: ‘i drejtë’ për ata që ndryshuan gjuhë për arsye fetare (sepse feja ishte mjeti kryesor që përdori Greqia për ndryshimin e gjuhës dhe përkatësisë kombëtare) por i padrejtë për “grekët” që minuan përpjekjen për pavarësimin e Shqipërisë në vitin 1912 ndërsa Greqia u çlirua jo thjesht me ndihmën e shqiptarëve por pa shqiptarët nuk do ta çlironin kurrë. Njësoj vepruan edhe “grekët” e Greqisë veriore, Maqedonët, në antikitet, sepse:
Maqedonët përdornin dialektin e Atikës si gjuhë administrative të shtetit. Me përhapjen e influencës së Maqedonëve mbi Mbretërinë e Madhe të Persëve, d.m.th., deri te lumi Indian, gjuha e Atikës filloi të përdorësh në të gjithë atë zonë të pafund. Me kalimin e kohës gjuha greke bëhet —përtej administratives— edhe gjuhë tregëtare, e ekonomisë, e diplomacisë dhe edukimit akademik. Bëhet gjuha e përbashkët për komunikim, lingua franca, siç themi, e të gjithë Lindjes së Mesme dhe të Afërt. Zakonisht krahasohet me influencën e gjuhës Angleze të epokës moderne.[25]
Me imponimin e feve monoteiste mbi popujt dhe pas shekullit të 4-ërt e.s., dialekti i Atikës u shfrytëzua edhe nga elita fetare e kohës, duke filluar me Pavlon deri te tre apostujt grekë më vonë: Vasili, Grigori dhe Joani. Sot kisha greke përdor në ligjëratat e saj të njëjtën gjuhë. Në thelb, kisha greke ka për mision të përhap frymën e Zotit. Por bashkë me të ajo përhap edhe gjuhën greke. Dhe gjuha, bart edhe vlerat e një populli. Kjo është arsyeja që priftërinjtë grekë kërcënojnë vlerat e popujve autoktonë. Strategjia që ndjek kisha greke në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, për Shqipërinë, që nga koha e ngritjes së shtetit modern, është ngritja e shkollave: sepse indoktrinimi i fëmijëve ngjizet në shkolla më mirë se në çdo hapësirë tjetër. Përmes lëndëve mësimore dhe lidhjeve që krijojnë shkollat me tregun - fëmijët orientohen në treg. Një pjesë të mirë të këtij të fundit e dominon kapitali grek (ndërmarrjet, bankat etj.). Dhe ndërsa nxënësit kualifikohen dhe orientohen drejt tregut, tashmë edhe me përpjekje objektive nga qeveria aktuale (Rama), dhe punësohen në të, ku pronarë janë grekët, turqit dhe italianët, lidhja e ngushtë pronar-punëtor bënë që punëtori t’i përshtatet praktikave dhe objektivave të pronarit.
Nëse, për shembull, pronari sjell praktika nga vendi i origjinës, ato do të mësohen edhe nga punëtorët. Këta të fundit, me rradhë, të njëjtat praktika i çojnë në familje. Dhe nëse në një vend operojnë ndërmarrje me origjinë nga vende të ndryshme të botës - ashtu do të jenë edhe praktikat: të shumëllojshme. Por ato do të jenë jo vetëm të imponuara mbi një popull por vetëm në fazën fillestare të tilla: sepse dinamika e tregut çon në monopolizimin e tij dhe monopolizimi i tij homogjenizon praktikat. Ndërsa ky është dimensioni i praktikave, atje krijohet edhe një padrejtësi tjetër: se punëtorët (shqiptarë) kontribuojnë vendimtarisht për fitimet e të huajve të cilët, në fund, i çojnë në vendin e origjinës!
Kështu, gjuha shoqëron njohurinë e individit. Kur njohuria ndërvepron me njohuri të tjera, dhe rrjedhimisht, gjuha, gjuha adopton vlera të tjera. Argumenti i gjuhëtarëve se gjuha “evolon”, pa treguar formën organizative të shoqërisë dhe pushtetin, nuk qendron: sepse gjuha ‘evolon’ vetëm nëse evolon njohuria. Nëse njohuria është statike - njëlloj do të jetë edhe gjuha. Evolimi i gjuhës varet vendimtarisht nga ‘pushteti’: nëse pushteti ushtrohet nga një popull, gjuha evolon bashkë me njohurinë, sepse njeriu ndërvepron vazhdimisht me ndërgjegjje të tjera; dhe nëse ‘pushteti’ ushtrohet nga elitat, si në statizëm dhe globalizmin neoliberal, gjuhët e kombeve dytësorë varfërohen: sepse varfërohet njohuria — sepse gjuha është produkt i ushtrimit të pushtetit dhe jo e kundërta. Kjo vërtetohet nëse konsiderojmë studiuesit: sa më shpesh të ushtrojnë aftësinë e tyre mendore dhe shkrimore aq më të pasur e kanë fjalorin. Sepse:
Fjalët e folura janë simbolet e përvojave mendore dhe fjalët e shkruara janë simbolet e fjalëve të folura. Njëlloj si të gjithë njerëzit që nuk kanë të njëtin shkrim, ashtu të gjithë njerëzit nuk kanë të njëjtët tinguj të të folurit, por përvojat intelektuale, që simbolizojnë direkt këto, janë njëlloj për të gjithë, siç janë gjithashtu ato gjëra mbi të cilat përvojat tona janë shëmbëllesa.[26]
Zhvillimi i gjuhës, rrjedhimisht, duhet të kuptohet në raport me ushtrimin e pushtetit; por lindja e saj, së pari, në raport me natyrën e njeriut: sepse është natyra e njeriut që mundëson zhvillimin e gjuhës ndryshe nga një fis, krahinë apo komb tjetër — sepse ne lindim me instinktin e imitimit, aftësinë e dëgjimit dhe të shikimit: ndërsa me instinktin e imitimit ne imitojmë tingujt që dëgjojmë dhe sjelljet që shikojmë, lindja e gjuhës lidhet kryesisht me dëgjimin: sepse tingujt dëgjohen dhe nuk shikohen. Por ne nuk i dëgjojmë njëlloj tingujt; as i imitojmë njëlloj sjelljet: sepse ne nuk i perceptojmë (me shqisa) njëlloj ngjarjet.[27] Ndryshueshmëria në dëgjim, rrjedhimisht, krijon kushtet për zhvillimin e gjuhëve të ndryshme. Kur ne, për shembull, dëgjojmë një zhurmë ose tingull, dhe kërkojmë t’ia tregojmë një tjetri, se dëgjova...ne mundohemi ta imitojmë atë. Dhe kur ne mundohemi të komunikojmë me tjetrin, qoftë edhe nëse nuk kemi zhvilluar ndonjë gjuhë të përbashkët, ne mundohemi të komunikojmë me simbole dhe veprime. Tingujt, si fillim me zanore dhe pastaj dhe me bashkëtingëllore, bashkë me simbolet, rrjedhimisht, mundësuan zhvillimin e gjuhëve. Por është ndryshueshmëria në dëgjim, perceptim dhe kuptim, që mundëson zhvillimin e gjuhëve të ndryshme.
Nga një këndvështrim zanifillor, rrjedhimisht, mund të themi se gjuhët e kombeve bartin grimca shpirti të një fisi në raport me vendin ku ka banuar. Nga një qasje barazimtare, përdorimi i gjuhëve të kombeve të tjerë, qoftë edhe për përshëndetje, siç ndodh aktualisht me popullin shqiptar, ku disa përdorin për përshëndetje fjalën italiane, “ciao”, dhe disa të tjerë, fjalët arabe “salam alekum”, dhe ndoshta dhe fjalë të tjera, pavarësisht shkaqeve, nuk është i drejtë: sepse nënvlerëson përpjekjen e disa fiseve – dhe mbivlerëson përpjekjen e fiseve të tjerë, pavarësisht se ndër shekuj, kombet humbasin fisin zanafillor të një gjuhe. Dhe së fundmi, qasja etimologjike, se kjo fjalë është shqipe apo greke, sepse ngjan me këtë apo atë, apo ka pësuar rotacion kështu apo ashtu, është e gabuar nëse nuk konsideron natyrën njerëzore në raport me mjedisin, shoqërinë dhe pushtetin: sepse gjuhët janë së pari përpjekje njerëzore pastaj identitare.
Gjuhët, si të tilla, duhet të ruhen dhe respektohen njëlloj: sepse ato reflektojnë gjuhën e Natyrës dhe të Universit përmes njeriut pavarësisht ndryshimeve. Sipas kësaj qasje, gjuha e parë është folur kur ka lindur njeriu i parë: ajo ka qenë e varfër por e mjaftueshme për të komunikuar. Por ndërsa kjo lloj gjuhe përfshin kryesisht instinktin e imitimit dhe mendjen, gjuha telepatike, përfshin kryesisht ndjenjat dhe shpirtin. Do të ishte rrjedhimisht e nevojshme që njerëzit t’i zhvillonin të dyja, dhe veçanërisht të dytën: sepse e dyta përfshin kuptimin ndijimor në një shkallë më të lartë.
Lidhja gjenetike e grekëve dhe shqiptarëve
Në vitin 2017 revista shkencore “Nature” publikoi një studim lidhur me origjinën gjenetike të minoanëve dhe mikenëve jo vetëm për shkak të miteve lidhur me popullin modern grek por dhe për shkak të gjetjeve arkeologjike. Studimi ka përfshirë 19 individë të kohës duke përfshirë minoanët e Kretës, mikenët e kontinentit grek, dhe fqinjët e tyre lindor nga anatolia juglindore.
Ai tregon se minoanët dhe mikenët ishin të ngjashëm gjenetikisht, duke patur të paktën tre të katërtat e prejardhësve të tyre nga fermerët e parë neolitik të Anatolisë perëndirmore dhe Egjeu, dhe pjesa tjetër nga popullata të vjetra të lidhura me të Kaukazit dhe Iranit. Por mikenët ndryshonin nga minoanët me prejardhje nga një burim përfundimtar të lidhur me mbledhësit e Evropës lindore dhe Siberia, të paraqitur nga një burim i afërt të lidhur me banorët ose të stepave euraziatike dhe Armenia. Grekët modernë ngjajnë me minoanët por me disa hollime shtesë të etërve neolitik të hershëm. Përfundimet e studimit mbështesin idenë e vazhdimësisë por jo të izoluar në historinë e popullatave të Egjeut përpara dhe pas kohës së qytetërimeve më të hershme.
Studimi përmend, gjithashtu, faktin se mikenët nuk ndryshojnë shumë nga popullatat e Greqisë, Qipros, Shqipërisë dhe Italisë: “pjesë e një veçorie të përgjithshme në të cilin popullatat e Epokës së Bronxit ngjajnë me banorët e ditëve të sotme. Madje sqaron se mostrat e marra nga minoanët dhe mikenët në pjesë të ndryshme të Kretës dhe Greqisë, ishin homogjene, duke mbështetur koherencën gjenetike të këtyre grupeve ndërsa ndryshimet mes tyre janë relative.
Por dy pyetje kyçe, sipas studimit, kanë nevojë për përgjigje. Së pari, kur arritën prejardhësit e përbashkët të minoanëve dhe mikenëve në Egje? Së dyti, është prejardhësi verior i mikenëve për shkak të depërtimit sporadik të Greqisë, apo përfundim i mërgimit të shpejtë si në Evropën Qendrore?
Ky mërgim do të mbështeste idenë se greqisht-folësit e parë krijuan degën jugore të një ndërhyrje nga stepat e folësve indo-evropian. Por mungesa e mostrave të prejardhësve ‘verior’ në Epokën e Bronxit nga Pisidia, ku gjuhët indo-evropiane u vërtetuan në antikitet, hedh dyshime mbi këtë lidhje gjenetiko-gjuhësore, me studimin e mëtejshëm të folësve të vjetër të anatolisë. Çfarëdo që të jetë përgjigja e këtyre pyetjeve, zbulimi i të paktën i dy ngjarjeve mërgimtare në Egje krahas shpërndarjes së bujqërve të parë dhe përpara Epokës së Bronxit, dhe ndryshimit shtesë së popullatave që nga ajo kohë, përfundon studimi, mbështet këndvështrimin se grekët nuk u krijuan tërësisht nga thellësitë e parahistorisë, por ishin, vërtet, një ‘popull i bërë në proces’.
Gjetjet e studimit po “trumpetohen” nga media greke kryesisht sepse lidhja e popullit modern grek me minoanët dhe mikenët vihet në dyshim por edhe sepse për ta është një lloj krenarie meqë kështu ata tregojnë se janë një popull i lashtë i gadishullit tonë. Mirëpo, harrojnë të përmendin pretendimin tjetër të tyre se grekët e kanë origjinën nga Dodona, një pretendim që bie ndesh me pretendimin se ata janë pasardhës të minoanëve dhe mikenëve dhe të bëjnë lidhjen mes popullit pellazg, grek dhe popullit shqiptar!
Për origjinën e popullit mikenas zhvillohet një debat i zjarrtë mes studiuesve, sidomos pas pretendimit të historianit gjerman Jacob Philipp Fallmerayer, sipas të cilit populli peleponez, toka e të cilit në atë kohë quhesh ‘Kinuri’ (“Κυνουρία”) dhe më pas Cakonia dhe fliste gjuhën dorike, u zhduk tërësisht nga pushtuesit sllavë dhe avarë dhe u zëvendësua nga të parët në shekullin e gjashtë të erës sonë.
Ai e bazonte pretendimin e tij në burime historike të kohës bizantine. Por sipas studimit gjenetik, pretendimi i tij nuk vërtetohet meqënse mes popullit aktual banojnë nga 0.2 deri në 14.4% njerëz me prejardhje sllave. Për të kuptuar se si populli përkatës u mbrojt nga dyndjet sllave, autorët hamendësojnë se izolimi i tyre nga pjesa tjetër e botës ka luajtur rol vendimtar.
Një studim tjetër, i cili zgjeron spektrin gjenetik të popujve të mesdheut, duke përfshirë Siçilinë, Italinë Jugore, dhe Ballkanin Jugor, duke përfshirë dhe Shqipërinë, tregon se këta popuj kanë një vazhdimësi të përbashkët gjenetike ndërsa gjen gjurmë pas-neolitike me prejardhje levantine (mesdheu lindor, Iraku, Siria, Libani dhe Izraeli i sotëm) dhe kaukaziane në përputhje me mërgimet bregdetare të kohës.
Një studim tjetër, i cili përqendrohet në Ballkanin Perëndimor, duke përjashtuar Shqipërinë, argumenton se “në fillim të mijëvjeçarit të dytë p.e.s. rajoni i Ballkanit banohësh nga fise të ndryshme ilire, të cilët themeluan qytetërimin më të vjetër të Ballkanit qendror dhe perëndimor”.
Më pas ai citon se rajoni ishte djepi i lindjes së dy qytetërimeve: grekëve të lashtë dhe perandorisë bizantine. Ndajra e perandorisë romake në vitin 395 të erës sonë e ndau rajonin në dy pjesë, me kufij nga Sirmiumi në veri (Sremska, Mitrovica, Serbia) deri në liqenin e Shkodrës në jug (Shqipëria veriore). Rajoni shërbeu si një kufi me qytetërimit të perandorisë dhe fiseve barbare përtej Danubit, të cilët u vendosën në Ballkan vonë në shekullin e 16-të.
Pushtuesit e parë të Ballkanit ishin Gotët Perëndimorë në vitin 410. Në shekullin e 6 sllavët pushtuan pjesën veriore të Danubit dhe vazhduan drejt jugut. Besohet se një pjesë e ilirëve u asimilua dhe pjesa tjetër u detyrua të lëviste drejt jugut në territorin e Shqipërisë së sotme. Përgjatë Mërgimeve të Mëdha, pas gotëve dhe sllavëve, fiset mongole lëvizën nga Azia Qendrore në Gadishullin e Ballkanit. Grupet e parë që u shfaqën në Ballkan, të këtyre nomadëve lindorë, ishin fiset turke: Hunët dhe Avarët e Euroazisë. Nga shekulli i 15-të deri në shekullin e 19 rajoni ishte nën mbikqyrjen e otomanëve. Sot rajoni banohet nga popuj të ndryshëm me gjuhë dhe fe të ndryshme.
Për të vërtetuar prejardhjen gjenetike të popujve përkatës studimi pajtohet me vendodhjet gjeografike. Nga të gjithë vendet e studiuar gjenetikisht, studimi argumenton se “krahasuar me popullatat e tjera të Ballkanit Perëndimor, kosovarët kanë prejardhje demografike disi të ndryshme: gjithë popullatat e Ballkanit Perëndimor, përvëç kosovarëve, u përkasin degës sllave të jugut të gjuhës indo-evropiane. Gjuha e folur nga kosovarët, të cilët quhen shpesh herë pasardhës të Ilirëve, i përket gjuhës indo-evropiane shqiptare.
Gjenetikisht kosovarët tregojnë lidhje më të afërt me grekët dhe popullatat e tjera të Evropës Jugore. Studimi tregon se në popullin kosovar nuk është gjendur ndonjë gen i veçantë nga Lindja e Mesme, krahasuar me jo-muslimanët e Ballkanit Perëndimor ndërsa nuk tregohet ndonjë përzierje e rëndësishme me popullatat fqinje, duke nënkuptuar faktin se kosovarët nuk janë përzier ―përmes martesave― me fqinjët. Për të sqaruar këtë përfundim, studimi bën lidhjen mes ndjekjes së martesave sipas linjës së gjakut ose familjeve të lidhura në gjak ndërsa nuk harron të përmend faktin se fiset ishin ekzogame―domethënë, ata merrinin nuse nga fise të tjerë të të njëjtit popull. Nga një perspektivë më e gjerë, studimi tregon se popullatat evropiane gëzojnë vazhdimësi gjenetike me Lindjen e Mesme.
T`i kthehemi tani gjendjes gjenetike të popullit tonë në raport me popujt e tjerë evropianë dhe lidhjes gjenetike mes grekëve dhe shqiptarëve. Sipas një studimi të kryer rreth 22 vjet më parë nga disa autorë, lidhur me origjinën gjenetike të popullit shqiptar, publikur në revistën shkencore “Nature”, mbi polimorfizmin e mostrave të flokëve të marra nga 24 treva shqiptare dhe në rajone të afërta të Maqedonisë, Kosovës dhe Malitëzi, populli shqiptar nuk tregon “ndonjë veçori të veçantë që e dallon atë nga pellgu gjenetik evropian”.
Një studim tjetër, i cili është publikuar së fundmi, i cili synonte të krahasonte polimorfizmin gjenetik të apolipoproteinës së genit B mes popullatave të ndryshme greke dhe shqiptare që jetojnë në Shqipëri dhe të hetonte mundësinë e dallimit të dy popullatave duke përdorur polimorfizmat në fjalë, tregon se mes grekëve dhe shqiptarëve ka ngjashmëria të madhe gjenetike: për shembull, prania e genotipit E+/+ ishte thuajse njësoj: 67.5% dhe 70.6% ndërsa njësoj paraqiten dhe genotipet e tjerë. Shekullin e kaluar një studim tjetër, i cili u përqendrua në klasifikimin e familjeve të gjuhëve evropiane përmes largësisë gjenetike, shqipen dhe greqishten e përfshin në një kategori.
Në fund, duhet të sqarohen kuptimet e qytetërimit minoik dhe mikenas. Qytetërimi minoik (3200-1000 p.e.s) quhet i tillë si pasojë e mbretit të tij me emrin Minos ndërsa qytetërimi miken (1600-1100 p.e.s.) quhet i tillë si pasojë e quajtjes së nuses së zonës. Për kuptimin etimologjik të këtyre dy fjalëve etimologët grekë hamendësojnë disa variante por ngaqë nuk bindin i quajnë fjalë para-greke. Gjuha minoike shkruhësh si fillim me hieroglife dhe më pas me bashkëtingëlloret A gramike. Por mbishkrimet e gjetura në hieroglife nuk janë deshifruar ndërsa gjuha gramike A është deshifruar pjesërisht; ndaj ajo mbetet e panjohur dhe e paklasifikuar.
Gjuha mikene ishte lineare B. Si shkronja nuk kanë shumë lidhje me shkronjat e gjuhës së popullit të mëvonshëm të Athinës Klasike (500-336 p.e.s.) të cilat, kujtoj, ishin fenikase. Emrin “mino” e përdorim ne shqiptarët; me të quajmë kryesisht meshkujt. Ai është një emër dyrrokësh. Këta emra klasifikohen me zanafillë shqiptare dhe nga studiuesit modernë grekë (Babinjoti etj.). Por kuptimi i tij mbetet i paqartë. Emri i mikenasve i cili lidhet me “nusen” me siguri ka kuptimin e “mikes” me të cilin ne shqiptarët quajmë shpesh dhe nusen. Veprimtaria e tyre ka qenë e përhapur dhe në trevat e sotme shqiptare. Për shembull, në kodërvarret e luginës së Matit, ku besohet se ka lindur fjala “Iliri”, janë gjetur mbetje arkeologjike me zanafillë minoane dhe mikene.
Gjykuar nga fakti se jonianët e antikitetit me në krye Herodotin pranojnë se ata janë ardhës në Atikë (besohet se kanë ardhur rreth shekullit 15 para erës sonë) dhe aty gjetën pellazgët, pjesë e të cilëve ishin dhe dorikët, ose mikenët, dhe ata flisnin gjuhë të ndryshme por të kuptueshme me njëri-tjetrin, dhe nga fakti se në Mikenë apo Peleponez vazhdojnë të jetojnë edhe sot disa mijëra dorikë apo cakonë, siç quhen shekujt e fundit, pavarësisht hegjemonisë së gjuhës greke, por dhe nga fakti se gjuha e lashtë greke ka shumë të përbashkëta me gjuhët pellazge, dhe në fund, nga fakti se ardhësit gjithnjë kërkojnë të spikasin, kuptohet se si është zhvilluar gjuha dhe populli grek në gjirin e popullit pellazg, prej të cilit nuk ka popull tjetër, veç popullit shqiptar, që të jetë trashgimtar i drejtpërdrejt i tij.
Këtë fakt e vërtetojnë dhe studimet gjenetike, të cilët i citova në këtë studim për të kuptuar lidhjen gjenetike mes popullit grek dhe popullit shqiptar. Fakti që kodi gjenetik tregon një ngjashmëri prej gati 70% dhe pjesa tjetër prej 30% është e ndryshme, ndërsa ngjashmëria gjenetike mes shqiptarëve është edhe më e madhe, kuptohet se nuk jemi tërësisht popuj vëllezër: sepse mes nesh mbetet një 30% ndryshe nga pjesa tjetër. Këtë fakt shkencor ne duhet ta shfrytëzojmë për t`i treguar fqinjit tonë në jug se ai ka një popull në veri që është vëlla me të ndërsa sqarojmë dhe prejardhjen e jonikëve dhe pse quhen “jon”.
Studimi filogjenetik “hedh në erë” historinë shqiptare dhe greke
Një studim i botuar në revistën shkencore amerikane “Science” mbi vjetërsinë e gjuhëve nxjerr gjuhën shqipe gjuhën e tretë më të vjetër në botë. Ai është realizuar nga 33 studiues dhe bazohet në një metodë filogjenetike të quajtur “Bayesian” (bajesiane) e cila është zbatuar në të dhëna të reja mbi 161 gjuhë indo-evropiane.
Metoda filogjenetike bajesiane është parashtruar vitet 1990. Ajo e ka zanafillën në shekullin e 17 sipas autorit Thomas Bayes. Metoda përdoret në shkencat kompjuterike, mjekësore dhe veçanërisht për të përcaktuar “pemën” gjenetike të popujve. Metoda bajesiane është një përfundim statistik dhe pjesa kryesore e saj është përdorimi i gjasave (propabiliteteve) për të përshkruar pasiguri të gjithë të panjohurave duke përfshirë dhe parametrat e modelit.
Bazuar në metodën në fjalë, studimi përpiqet të sqarojë familjet e gjuhëve indo-evropiane dhe gjuhët e para të tyre, ku janë folur si fillim dhe kur dhe pse ato u përhapën përgjatë eurazisë. Ai citon që në fillim se gati gjysma e popullatës botërore flet një gjuhë të familjes indo-evropiane (prej më shumë se 400 gjuhësh) dhe parashtron dy qasjet mbizotëruese: njëra që quhet hipoteza e “stepave”, e cila mbron qasjen se popujt e kanë zanafillën nga stepat pontiko-kaspiane rreth 6500 vjet më parë dhe më shumë dhe u përhapën me pastoralizmin e bazuar në kuaj nga vitet 5000 dhe një tjetër “anatolike” e cila i vendos ata të jenë shpërndarë në pjesë të luginës së Mesdheut nga 9500 deri në 8500 vjet më parë.
Ngaqë këto hipoteza mbeten të paqarta, studimi i ri provoi parashikimet mes thellësisë së kohës të hipotezës anatoliane dhe stepave drejtpërdrejt nga të dhënat e gjuhës dhe raporton një kuadër të ri të kronologjisë dhe vijueshmërisë degëzuese të indo-evropianeve, hibrid (sipas hartës që shoqëron këtë editorial), duke përdorur metodat filogjenetike bajesiane të zbatuara në të dhëna të reja të një shkalle të gjerë të fjalorit thelbësor për 161 gjuhë indo-evropiane. Racionalja pas këtij studimi është se studimet e mëparëshme filogjenetike kanë patur përfundime të papërputhshme ndërsa studimi i ri zgjidhi shkaqet e këtyre papërputhshmërive.
Sipas tij, studimet e mëparëshme kishin mostra të kufizuara gjuhësore dhe papërputhshmëri kodike të përhapura gjerësisht. Disa nga analizat e tij, sipas tij, fuqizuan hamendësimin se gjuhët e folura moderne burojnë drejtpërdrejt nga gjuhët e shkruajtura të vjetra se sa nga larmitë e folura paralele. Këto probleme metodologjike shtrembëruan vlerësimet e degëve zgjatuese dhe përfundimet e të dhënave.
Për të njëjtën arsye ai paraqet një tërësi të re të dhënash farefisnore (fjalë të përbashkëta zanafillore) mes indo-evropianeve. Kjo tërësi të dhënash heq papërputhshmëritë e të kaluarës dhe sjell një mostër më të plotë dhe më të balancuar gjuhësore, duke përfshirë 52 gjuhë jo-moderne për një tërësi kohore më të dendur të pikave kalibruese.
Përfundimi i tij është se ai nuk është tërësisht i përputhshëm me hipotezën e stepave ose bujqësore. Provat e fundit të aADN tregojnë se dega anatoliane nuk mund të burojë nga stepat por nga jugu i Kaukazit. Për degët e tjera, kandidatë të mundshëm zgjerimi nga kultura Jamnaja (Yamnaya) pikasen në aADN, por disa kishin ndikim të kufizuar ndërsa shtrirjet nga 5000 dhe këndej erdhën gjithashtu tejet vonë për kronologjinë gjuhësore të degëve indo-evropiane.
Ato janë në përputhje me një atdhe përfundimtar në jug të Kaukazit dhe një degë e mëvonshme në veri të stepave, si një atdhe i dytë për disa degë të indo-evropianeve që hynë në Evropë me shtrirje të mëvonshme të shoqëruara me qeramikën dhe litarin. Ndërthurja e filogjenetikës gjuhësore dhe aADN tregon se zbërthimi i enigmës 200 vjeçare të gjuhëve indo-evropiane qendron në hipotezën bujqësore dhe stepave.
Por kjo lloj ndërthurje është më pak e qartë për Mikenët, Ballkanasit dhe Anatolët. Bazuar në përfundimet e tij, studimi propozon një hipotezë hibride. Në të përfshihen 109 gjuhë moderne dhe 52 jomoderne. Ngjyrat dallojnë 12 degët kryesore të gjuhëve indo-evropiane: balto-slavike; italike+gjermanike+keltike; indo-iranike; greko-armenike; anatoliane; tokeriane; dhe shqipe.
Në klasifikimin e gjuhëve, studimi argumenton se gjermanishtja dhe keltishtja vlerësohen të jenë ndarë nga njëra-tjetra ~4890 vjet më parë dhe italiket diku më herët ~5560. Gjuhët baltiko-slave, të cilat nuk lidhen shumë me degën gjermano-kelto-italike, janë ndarë më herët ~6460. Shqipja, Greqishtja, Armenishtja dhe degët anatolike janë të gjitha të ndara nga dega kryesore evropiane dhe shkojnë mjaft thellë në pemën gjenetike, argumenton studimi.
Provat e AND-së nuk mbështesin një mërgim nga stepat drejt Ballkanit në Anatoli, ku gjurmët e prejardhësve të stepave mungojnë në epokën e bronxit. Paraardhësit e stepave mungojnë gjithashtu në Greqinë e lashtë në epokën e bronxit, të cilët bartin disa paraardhës të bujqëve të hershëm evropianë, dhe ~25% kaukazianë gjahtarë-mbledhës të ngjashëm me iranianët. Lajmi ligjur me gjuhën greke është se ajo vendoset në një degë me gjuhën armene, sepse ka ngjashmëri filogjenetike. Në të kaluarën ajo klasifikohësh e vetme.
Por lajmi kryesor është se pavarësisht se gjuha shqipe renditet e treta në vjetërsi, ajo është e vetmja që vazhdon të flitet dhe t`i mbijetojë kërcënimeve, sepse gjuhët anatoliane dhe tokeriane quhen të vdekura, sepse nuk i trashëgon asnjë popull modern. Të parat janë zëvendësuar rreth 3500 vjet më parë ndërsa të dytat rreth 1500 vjet më parë. Si e tillë, gjuha shqipe qendron në krye të listës si gjuha më e vjetër që ende flitet. Pas saj vjen greqishtja, gjuhët indiane, iranike, slavike, baltike, italike, gjermanike dhe keltike.
Në studimin e ri tregohet se gjuha shqipe përfshihet në tre gjuhët më të vjetra të botës të cilat datojnë rreth 9500 deri 8500 vjet më parë. Përfundimet e studimit u raportuan nga televizionet dhe shtypi ynë por si në çdo rast tjetër ato ishin me të meta serioze. Për shembull, Klani dhe Euronews raportoi se gjuha shqipe daton “të paktën 6000 vjet më parë”! Ky është një keqraportim sepse edhe nëse nuk e kanë lexuar të gjithë studimin gazetarët, grafiku është i qartë: gjuha shqipe atje klasifikohet në tre gjuhët më të vjetra të botës ndërsa tregohen dhe vitet.
Por studimi është një shuplakë e fortë ndaj “shkencëtarëve” të shekullit të kaluar dhe të tanishmëve me në krye Kocaqin, Gurin, Dalipin e të tjerë pas tyre: sepse të parët na thonë se gjuha shqipe është e re ―gjykuar nga Meshari i Gjon Buzukut― dhe gjuha më e vjetër e mesdheut është greqishtja, bazuar në shkrimet e lashta; të dytët sepse mbështesin profkën e madhe se gjuha shqipe është “nëna” e gjithë gjuhëve dhe rrejdhimisht më e vjetra në botë!
Por si të pacipë që janë ata filluan të përshtaten në studimin në fjalë, duke pranuar t`u përgjigjen pyetjeve idiote të “gazetarëve” të oligarkisë, të cilët as lexojnë studime as e dashurojnë të vërtetën. Ndaj do të ishte e drejtë të kërkohet rishikimi e titujve të tyre shkencorë, sepse na shpenzojnë si kursimet tona ashtu dhe kohën tonë me broçkullat që na thonë. Në fakt, studimi vërteton tezën time, se gjuha shqipe është më e vjetër se gjuha greke. Unë e parapublikova studimin pikërisht për shkak se dëgjoja profkat e Kocaqit dhe “profesorëve” të tjerë por dhe profka të ngjashme në Greqi dhe vende të tjerë.
Por studimi filogjenetik ka një të metë―për të cilën do të njoftoj autorët: se ai shpërnjeh një parim të mirëditur në antropologji dhe sociologji―faktin se ne quhemi qënie racionale dhe me aftësi të njëjta si popuj dhe përsa kohë që quhemi të tillë për aq kohë ne kemi mundësi të zhvillojmë një gjuhë.
Ndaj dhe pretendimi se gjuhët anatoliane dhe tokeriane janë më të vjetra se gjuha shqipe duhet të shihen në dritën e aksiomës në fjalë por dhe të faktit se fosilet e trevës së sotme shqiptare, të homo sapiens-it, datojnë rreth 35,000 vjetë më parë―fakt që nënkupton se ata kanë folur një gjuhë.
Studimin e raportoi dhe “Greek Reporter” por nuk përmend askund vjetërsinë e gjuhës shqipe ndërsa thekson faktin se mikenët kishin rreth 1/10 e prejardhësve të tyre nga stepat por ata nuk ishin të shpërndarë njëtrajtshmërisht ndërsa mes elitave ishte e mundur të gjeje njerëz pa lidhje me popullin Jamnaja. Sipas studimit, mërgimtarët e stepave nuk themeluan sundim mbi vendasit por ata u përzien me ta ndërsa kishte njerëz në elitat e Mikenës pa prejardhës nga stepat. Prejardhësit e jamnajave, në fjalë të tjera, kishin pak ndikim në Mikenë dhe pjesë të tjera gjeografike të epokës së bronxit duke përfshirë minoanët dhe ishujt cikladikë (mes Kretës dhe Athinës) dhe egjeut qendror.
Por raporti shtrembëron edhe një herë faktin se në kohën e mikenasve, etërit e grekëve të lashtë, jonianët, nuk kishin themeluar ende qytetërim në brigjet e egjeut të Turqisë së sotme. Populli jonian filloi të lulëzonte pas rënies së qytetërimeve në Mikenë, Kretë dhe ishujt e egjeut ose pas qytetërimeve të lashta pellazge.
Përfundime
Nga ky studim mund të nxirren disa përfundime të vyera: së pari, shteti modern grek përbëhet nga popullsi heterogjene (kryesisht pellazge) dhe s’ka lidhje biologjike dhe fisnore me popullin ionik të antikitetit, sepse që të ruhet trashëgimia biologjike në një vend – ai nuk duhet të përfshihet në ‘tallaze’ nga ndonjë shoqëri tjetër me fuqi (politike, ekonomike e ushtarake) më të madhe. Dhe dihet se Greqia e antikitetit u përfshi nga Perandoria bizantine dhe romake - kryeqendrat e të cilave (Roma dhe Konstadinopoja) krijuan kushtet për emigrimin e popujve të Atikës. Gjuha neogreke është vjega kryesore e shtetit modern grek. Ajo bart shkronjat e gjuhës arkaike greke dhe bazën e saj gjuhësore por nuk ka lidhje sintaksore me gjuhën arkaike. Greqia moderne ka ngërthyer karakteristikat kryesore të popullit grek të antikitetit dhe të popullit shqiptar të mijëvjeçarit të dytë.
Ishte Konstadinos Paparigopulos, ati modern i historisë greke (sepse i lashti është Herodoti), i cili u detyrua —sepse pas revolucionit të vitit 1821, Greqia moderne kërkonte të krijonte identitetin kombëtar— të fliste për afrimin e grekëve dhe shqiptarëve të kohës me institucionalizimin e inteligjencës dhe një farë fisnikërie të kulturës së popullit grek të antikitetit dhe gjallërinë, vrullin dhe trimërinë e popullit shqiptar.[28]
Këto cilësi burojnë nga arvanitët e Sulit (Boçari etj.) dhe Bregdetit Jugor (Kolokotroni etj.). Bashkë me to, Greqia e mbretit Oto, shpalli fustanellën veshjen zyrtare të gardës greke — dhe veshjen karakteristike të shqiptarëve të jugut të Shqipërisë. Por fustanella “greke” do të ndryshonte nga jona (e cila kalonte kupën e gjurit): ajo u bë një “mini-fustanellë” ose si “minifundet” e grave moderne.
Integrimi i inteligjencës dhe fisnikërisë së kulturës greke në shtetin modern grek nënkuptonte se në institucionet e shtetit modern do të përzgjidheshin, siç përzgjidhen, kryesisht grekë ose individë që ose nuk e njohin të kaluarën e tyre ose e mohojnë atë kryesisht për shkak të dinamikës që krijohet. Ndërsa integrimi i gjallërisë, vrullit dhe trimërisë shqiptare nënkupton se ushtria do të mbizotërohësh nga individë me origjinë shqiptare ose arvanitase. Kjo është arsyeja që fustanella mbeti karakteristikë e gardës greke. Kjo qasje ishte një zgjedhje politike: sepse shtetëtarët neogrekë duhet të kënaqnin disi popullin shqiptar të kohës i cili jo vetëm që jetonte në Greqinë moderne por edhe luftoi heroikisht për çlirimin e saj.
Integrimi i inteligjencës dhe fisnikërisë së kulturës greke në shtetin modern grek nënkuptonte se në institucionet e shtetit modern do të përzgjidheshin, siç përzgjidhen, kryesisht grekë ose individë që ose nuk e njohin të kaluarën e tyre ose e mohojnë atë për shkak të dinamikës që krijohet. Ndërsa integrimi i gjallërisë, vrullit dhe trimërisë shqiptare nënkupton se ushtria do të mbizotërohësh nga individë me origjinë shqiptare ose arvanitase. Kjo është arsyeja që fustanella mbeti karakteristikë e gardës greke. Dhe kjo është një zgjedhje politike: sepse shtetëtarët neogrekë duhet të kënaqnin disi popullin shqiptar të kohës i cili jo vetëm që jetonte në Greqinë moderne por edhe luftoi heroikisht për çlirimin e saj.
Në krijimin e identitetit të shtetit modern grek ndikoi vendimtarisht monarku i Bavarisë, Ludovigu i parë: sepse ai e adhuronte botën antike greke. Ludovigu, ndërsa shkatërroi çdo shenjë që kujtonte perandorinë otomane, rindërtoi Athinën e re duke spikatur ndërtesat e mbetura të antikitetit, integroi modelin institucional të Mynihut dhe filozofinë dhe gjuhën e antikitetit në shkolla. Ky orientim krijoi dy dinamika: ndërsa populli adhuronte gradualisht botën antike ai braktisi besimin fetar.
Kisha greke, ndryshe nga misioni i saj kundër-revolucionar, u përdor nga shteti i ri grek për të revolucionarizuar të rinjt duke sajuar shkolla të fshehta ku mësohësh gjuha greke (“katharevusa”), mbrujtësh atdhedashuria dhe parimet kombëtariste. Gradualisht ngritja e Greqisë moderne u bë projekt evropian: sepse Europës i mungonte identiteti filozofik. Greqia moderne, përmes Greqisë së antikitetit, do të zinte një vend shumë të rëndësishëm në identitetin e Evropës moderne. Ishte ky proces adhurimi, të cilin e krijuan bavarezët në bashkëpunim me neogrekët, që mundësoi zëvendësimin e gjuhës shqipe me gjuhën e re greke.
Nuk do të ishte, rrjedhimisht, e çuditshme që ky mit të tregohet i zhveshur së fundmi nga dokumentari i televizionit “Skai” duke tronditur mendësinë e popullit modern grek, i cili, për më shumë se një shekull, dhe veçanërisht shekullin e kaluar, është trushpëlare me “pastërtinë” e tij greke. Dhe nuk do të ishte e çuditshme, gjithashtu, që shqiptarët e emigruar së fundmi, bashkë me shqiptarët vendor (“arvanitasit”), të mos përfshihen në institucionet shtetërore dhe masmedia dhe të diskriminohen dhe përbuzen nga “inteligjenca” neogreke.
Gjykuar nga e njëjta qasje, kombi shqiptar ka trashëguar kryesisht gjuhën e tij pavarësisht luftës që i kanë shpallur perandoritë. Gjuha e tij është e veçantë dhe meriton të jetë barabartë mes gjuhëve të tjera të kombeve. Padijeistët që na thonë në gjuhën shqipe se populli shqiptar s’ka asnjë lidhje me popullin ilir apo pellazg –tregojnë ose injorancë – sepse gjuha ilire dhe gjuha e sotme e shqiptarëve ndan të njëjtat karakteristika (emra; vendemra etj.) ose janë obskurantistë dhe obstruksionistë të dijes. Si të tillë, ose përbuzen ose demaskohen ose dëbohen.
Së dyti, nevojitet një studim tjetër për të vërtetuar lidhjen gjenetike mes popullit jonik dhe pellazg. Më konkretisht, mes popullit që ka jetuar në brigjet e Turqisë së sotme në kohën “paragreke” dhe popullit pellazg të gadishullit të sotëm grek ose të popujve të mijëvjeçarit të tretë. Nëse vërtetohet se popujt përkatës kanë ngjashmëri gjenetike, atëherë mund të vërtetohet hamendësimi im, se populli jonik është shkëputur nga populli pellazg më herët dhe zhvilloi në pavarësi një gjuhë tjetër dhe më pas u kthye në atdhe si një popull tjetër.
Në këtë studim është ndërhyrë në datën 24 shkurt 2024
Lexo për më shumë:
Shitja e Shqipërisë nga klasa politike dhe akademike, ofensiva neoliberale greke dhe pasojat ogurzeza të marrëveshjes “Rama” me Greqinë
[1]Kristo Frashëri: Ilirët nuk janë pasardhës të pellazgëve, Balkanweb, 03/11/2015.
[2]Ish-presidenti Stefanopullos: Korça është greke, Shekulli, 22.10.2012.
[3]The imaginary institution of society, Cornelius Castoriadis, 2005, ff, 337-38. Theksi në origjinal
[4]Jorgos Babinjotis, Fjalori e Greqishtes së Re, 1988, f. 596.
[5]Pjesa e parë e paragrafit: Aristotle, Meteorology, f, 14-16; e dyta: Aristotle, Politics, X, f, 27.
[6]Heroditi, ff, 34-35 ose, 121-122, meqënse libri është konvertuar në libër shifror nga Google. ΗΡΟΔΤΟΥ ΙΣΤΟΡΙΑΙ, Herodoti Historiae.
[7]Nga referenca ‘2’,Jorgos Babinjotis, Fjalori e Greqishtes së Re.
[8]Politics, Aristotle, f, 77.
[9]Arvanitët dhe shqptarët në luftën çlirimtare të popullit grek, Dhimitër Grillo, Botimet Toena, 2003.
[10]Shih, për shembull, Elevating and sageguarding culture using tools of the infromation society, University of Ioannina...2008.
[11]Politics, Aristoteli, f. 1000, Nga e Gjithë Puna e tij.
[12]Studime mbi leksikun dhe formimin e fjalëve në gjuhën shqipe, Akademia e shkencave e RPS të Shqipërisë, Tiranë 199, f, 47.
[13]Genesis 11:1-9.
[14]Shih, për më shumë, Natyra njerëzore.
[15] ΙΣΤΟΡΙΑ ΤΗΣ ΕΛΛΗΝΙΚΗΣ ΓΛΩΣΣΑΣ, Βασίλειος Π. Βερτουδάκης.
[16] Shih p.sh., Γ. Mπαμπινιώτης, Η καθ’ημάς ελληνική διάλεκτος, Το Βημα, 8 Μαρτίου.
[17]ΙΣΤΟΡΙΑ ΤΗΣ ΕΛΛΗΝΙΚΗΣ ΓΛΩΣΣΑΣ, Βασίλειος Π. Βερτουδάκης. Teoria e Willams mbështetet mbi ngjashmëritë e gjuhëve, si p.sh., Gr., Μήτηρ; Lat., Mater; Sanskritisht, mata etj.
[18]Po aty.
[19]Γ. Mπαμπινιώτης, Συνοπτική ιστορία της ελληνικής γλώσσας, Aθήνα, 1985.Babinjoti, ndryshe nga Vertudhakis, e ndan zhvillimin e gjuhës greke në katër faza; ato janë: ‘greqishtja arkaike, e përgjithshmja e aleksandrisë, greqishtja e mesjetës dhe neogreqishtja e përgjithshme’.
[20]ΙΣΤΟΡΙΑ ΤΗΣ ΕΛΛΗΝΙΚΗΣ ΓΛΩΣΣΑΣ, Βασίλειος Π. Βερτουδάκης.
[21]Macedonia and Greece: Two Ancient and Separate Nations, John Shea, 1997, ff, 23-35.
[22]ΗΡΟΔΟΤΟΣ, Ἱστορίαι (1.53.1-1.58.1), Ψηφιακή Βιβλιοθήκη της Αρχαίας Ελληνικής Γραμματείας.
[23]Γ. Mπαμπινιώτης, Τι γλώσσα μιλάμε,To BHMA, 5 Dhjetor 1999.
[24]Gjuha ‘katharevusa’, është përdorur deri në vitin 1976 dhe e karakterizonte historikisht kufizimi i elementëve dialektikor dhe të huaj dhe dominimi i elementëve më të vjetër të gjuhës Greke, për të dalluar nga gjuha popullore. Kjo gjuhë, u themelua, pas shumë kontradiktave, midis gjuhëtarëve të shekullit 18-të dhe 19-të, nga Adamand Koraidi, si rrugëzgjidhje e ndërmjetme, meqënse në atë kohë gjuhëtarët ishin ndarë në dy palë; në njërën anë qëndronin gjuhëtarët që mbështesinin arsimin e fëmijëve në gjuhën arkaike dhe anën tjetër, në gjuhën popullore. Kështu, midis gjuhës popullore dhe arkaike, u vendos gjuha katharevusa, që nënkupton pastrimin e gjuhës nga fjalë të huaja dhe pasurimin e saj me fjalë nga gjuha arkaike dhe popullore. Në thelb, ajo ishte një gjuhë e përzjer, ose e sajuar, sesa origjinale, sepse ajo nuk përdorësh as nga familjet, as populli. Pavarsisht këtij fakti ajo u adoptua nga shteti modern grek si rrugëzgjidhje midis njërës dhe tjetrës. Që nga ajo kohë, në këtë gjuhë shkruheshin gazetat, përdorësh në administratë, në mësimdhënie etj!
[25]ΙΣΤΟΡΙΑ ΤΗΣ ΕΛΛΗΝΙΚΗΣ ΓΛΩΣΣΑΣ, Βασίλειος Π. Βερτουδάκης.
[26]Aristotle, On Interpretation.
[27]Shih, për më shumë, Miti i progresi dhe themelet e njohurisë.
[28]Spyros Sofos, The documentary that shocked Greece - 1821.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 2383 reads