...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Ylli Përmeti: Drejt shfarrosjes së peshqve, shpendëve, insekteve dhe akullnajave

Katastrofa mbi jetën e deteve, lumenjëve dhe oqeaneve është më e madhe dhe ajo ka filluar që në fillim të shekullit 18-të kur, me ngritjen e pushtetit të ri të shtetit modern, ideologjisë së rritjes ekonomike dhe teknologjisë, njerëzit filluan të shkatërronin jetën e përgjithshme të planetit dhe veçanërisht jetën e deteve dhe oqeaneve

01/06/2019 - 10:22

Katastrofa mbi jetën e deteve, lumenjëve dhe oqeaneve është më e madhe dhe ajo ka filluar që në fillim të shekullit 18-të kur, me ngritjen e pushtetit të ri të shtetit modern, ideologjisë së rritjes ekonomike dhe teknologjisë, njerëzit filluan të shkatërronin jetën e përgjithshme të planetit dhe veçanërisht jetën e deteve dhe oqeaneve. Për shembull, balenat vriten për vajin që ofrojnë aq sa –për herë të parë- dy anije peshkimi në Japoni u kthyen bosh nga Arktiku![1] Qeveria japoneze, në anën tjetër, pa droje, kundërsulmon aktivistët të cilët protestojnë për mbrojtjen e balenave me argumentin se japonezët e kanë ushtruar këtë praktikë në shekuj dhe nuk pranojnë diktime nga të huajt![2] Japonia sfidon dhe vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare —për ndalimin e vrasjes së balenave— me argumentin se ajo kryen —me miliona balena— “kërkime shkencore”! Sot 90 për qind e specieve të deteve —që qëndrojnë në majë të ekosistemit të detit të vargut të ushqimit ose grabitqarët më të mëdhenj, siç është toni, merluci, peshku shpatë dhe peshkaqenët— janë eliminuar praktikisht ose janë në një gjendje kritike.

Një studim i publikuar në vitin 2006-të parashikoi zymtësisht se nëse shkalla e peshkimit vazhdon, të gjithë peshqit e botës do të jenë zhdukur deri në vitin 2048-të. Sipas një përllogaritje ‘kapja totale globale e peshqve është 124 milionë tonë metrik - e barabartë me peshën e 378 ndërtesave të perandorisë së shtetit. FAO vlerëson se tashmë 90% e 523 specieve të peshqve botëror janë shfrytëzuar komplet, tej-shfrytëzuar ose zhdukur. Thuajse 77 për qind e konsumit botëror buron nga vendet në zhvillim dhe 80% e peshqve të kapur në vitin 2006-të erdhën nga bota në zhvillim dhe u konsumuan nga bota e pasur.[3] Si pasojë e ndotjes së deteve dhe oqeaneve dhe infeksioneve që zhvillohen në to nga shkarkimet e kimikateve, specie të ndryshme peshqish zhvillojnë qeliza kancerogjene dhe tumore.[4] Pa u çuditur, kanceri i stomakut në Japoni qendron në krye të listës — pikërisht sepse hanë peshk me infeksione dhe qeliza tumorale!

Pas më shumë se dhjetë vjetësh gjendja e deteve përkeqësohet dramatikisht. Sipas një raporti të OKB-së: 2019-të, jeta në dete dhe oqeane po shkatërrohet me shprejtësi më të madhe se jeta në tokë. Shkaku kryesor, argumenton raporti, nuk është plastika dhe ndotja, rrënimi klimatik dhe acidifikimi i oqeaneve: por peshkimi. Për shkak se peshkimi tregëtar është faktori më i rëndësishëm i shkatërrimit të jetës së oqeaneve, për të flitet shumë pak deri në aspak! Qoftë edhe BBC-ja, siç tregon Monbiot, në seritë e “Blue Planet” iu shmang me kujdes çdo përplasje me interesat e fuqishme të tregut të peshkut duke mishëruar heshtjen. Industria e peshkut mbrohet nga një kombinim pushteti të shëmtuar dhe fantazi bukolike. Një hetim i “Greenpeace” zbuloi se 29% e kuotave të peshkimit në Britani pronësohet nga pesë familje—të gjithë në listën e pasanikëve. Një shumëkombshe hollandeze e vetme, që operon një anije gjigande peshkimi, zotëron një 24% tjetër të kuotave angleze. Anijet e vogla —poshtë 10 metrave— përbëjnë 79% të flotës por lejohen të kapin vetëm 2% të peshkut.

Njëlloj ndodh rreth botës: anije të mëdha nga vende të pasura spastrojnë peshkun që rrethojnë popujt e varfër, duke i lënë qindra miliona njerëz pa burimin e tyre kryesor të proteinës ndërsa përlajnë peshkaqenë, tonë, breshka, albatrosë, delfinë dhe gjithë jetën tjetër të deteve. Kultivimi i peshkut, përgjithësisht, ka efekte edhe më të madh, ngaqë peshku dhe karkalecat zakonisht ushqehen në tërësinë e ekosistemit detar: peshkatore pa dallim zhgrryejnë çdogjë dhe i zbrumin në mullirin e peshkut. Detet e largët — në fjalë të tjera oqeanet përtej kufizimeve kombëtare prej 200 milje — janë një mbretëri pa ligje. Këtu anijet e peshkimit paguajnë linja grepash më shumë se 75 milje të gjata që fshijnë detin nga grabitqarët dhe çdo kafshë tjetër që përballet me ta. Por qoftë edhe kultivarët tokësor drejtohen në mënyrë shkatërrimtare përmes një kombinimi të rregullave të lëshuar dhe një dështim katastrofik për t`i zbatuar ata...ndërsa BE-ja do të imponojë ligj për të parandaluar çdo specie peshku të shfrytëzohet përtej zëvendësimit të tij vitin tjetër […] vendet e tjerë si Britania s`kanë kufizime ligjore.

Qoftë edhe nëse ndalonte peshkimi në detet e largët, tregon një studim i “Plos Biology” —siç edhe duhet— kapja e peshkut do të rritet ngaqë popullatat në rritje do të mërgojnë në ujërat kombëtare. Por as ligjet nuk janë të vështirë për t`u zbatuar. Siç tregon WWF montimi për çdo anije mbi 10 metra që peshkon në ujërat britanike i pajisjeve mbikqyrëse do të kushtojë vetëm 5 milion stërlina. Kamerat dhe sensorët do të regjistronin se çfarë kap anija dhe ku, duke e bërë peshkimin e paligjshëm të pamundur. Por montimi i këtyre pajisjeve aktualisht është vullnetar. Në fjalë të tjera, industria është lënë të vendojë nëse do të përputhet me ligjin. Pa u çuditur, më pak se 1% e anijeve janë pajtuar të zbatojnë rregullat. Duke ditur përfitimet e stërmëdha...nuk është habi se kjo industri vazhdon të shtyjë popullatat e peshkut — dhe sistemet që ata zhvillojnë — në rrënim? Derisa peshkimi të rregullohet dhe frenohet ashtu siç duhet ne duhet të tërheqim pëlqimin tonë. Ruaj thasët plastikë, konkludon autori, me çdo mënyrë por nëse ti vërtet kërkon të bësh një ndryshim ndalo të hashë peshk.[5]  Por siç do të tregoj në vijim, ky përfundim është tejet e pjesshëm.

Duhet thënë, edhe një herë, se ‘kërkesa’ luan rol vendimtar për kapjen e peshkut. Dhe kërkesën e krijon më shumë perëndimi me kuadrin modern institucional të tregut të marketingut dhe “demokracisë” përfaqësuese. Nuk është e rastit që industria e peshkimit synon të `eksportojë` veçanërisht në perëndim. Kërkesa vetë, është rezultat i fuqisë blerëse që e krijon i njëjti kuadër  (ose i pushtetit ekonomi) dhe bindja (që krijohet nga “ekspertët” e ushqimit) se peshku ka vlera ushqyese të pazëvendësueshme. Si në çdo shkatërrim tjetër, edhe në këtë, vendet e mëdha shkaktojnë dëme të mëdha ndërsa “kurthojnë” vendet e vegjël në të njëjtin shkatërrim. Kina, vendi me popullsinë më të madhe në botë, filloi të zhvillonte flotën e saj të anijeve të peshkimit pas vitit 1970-tëpasi filloi braktisjen e ‘vetë-mjaftueshmërisë’. Gjatë kohës kur Kina zbatonte vetë-mjaftueshmërinë në nivel ekonomik u përpoq të zhvillonte ndërmarrje peshku dhe s`kishte nevojë të zhvillonte ndonjë flotë me anije peshkimi: sepse nevojat mbuloheshin kryesisht nga prodhimet vendore.

Njëlloj vepruan thuajse të gjithë vendet e bllokut socialist. Rezultati i kësaj politike ishte se detet u ‘mbrojtën’ për shkak të orientimit ekonomik të vendeve: sepse sasia e eksporteve dhe importeve ishte e vogël për sa kohë që nevojat mbuloheshin kryesisht nga burimet vendore. Me braktisjen e këtij orientimi dhe mbështetjen e vendeve në ekonominë e tregut të marketingut —që nënkupton mbështetjen e vendeve për herë dhe më shumë në importe dhe eksporte— filloi dhe zhvillimi i flotave detare anë e mbanë botës paralel me bindjen se peshku ka vlera të larta ushqimore. Kjo politikë pati të njëjtin efekt në bllokun perëndimor me të vetmin ndryshim se atje u zbatuan politika keinsianiste me doza marksiste (p.sh. qasja klasore e të majtëve). Që nga ajo kohë detet (dhe jo vetëm) janë shkatërruar në masë të madhe dhe në fjalorin tone hyri fjala ‘tejpeshkim’ — një term që nënkupton vrasjen e peshqve për ushqim pa u kujdesur për zëvendësimin e tyre dhe aspekte të tjerë. Rezultati i kësaj politike është se Kina kërcënon më shumë se çdo vend tjetër thuajse gjithë ekosistemin botëror të deteve. Siç citon FT në një raport:

“Tejpeshkimi kërcënon burimet dikur me bollëk dhe komunitetet që varen nga ata. Sepja është thjesht e fundit dhe një nga burimet e fundit në oqeane që shtrytëzohet nga njerëzit…të ndihmuara nga subvencione bujare të Bejxhingut, flotat industriale kineze të peshkimit udhëtojnë larg e më larg nga ujërat e tyre të zbrazur për të gjetur peshk dhe sepje, duke çuar tensionin në rritje qoftë edhe me vende miqësore si Argjentina. Organizata e Ushqimit dhe Agrikuturës së OKB-së verën e vitit 2017-të vlerësoi se 90 për qind e rezervave të peshkut që gjurmon janë tejpeshkuar dhe peshkuar plotësisht, duke përfshirë 10 speciet më prodhuese të botës…Peshku kilian, “loco” që u tejvol për eksport në vitet `80, thuajse u zhduk. Vonë në vitet `90, peshkatarët e vendit kapnin tetë herë më shumë peshk, mackerel, se niveli i rekomanduar. Në nivel botëror, mackerel-i filloi rënien e lirë që nga viti 2006. Rezerva të specieve të tjera kanë rënë gjithashtu me shpejtësi. Shkatërimi i trofës atje shkatërroi dhe jetët peshkatarëve dhe ekportet kiliane herët në këtë shekull. Tani e ka radhën sepja. Tani peshkatarët sigurojnë vetëm gjysmën e të ardhurave nga sepja; pjesën e tjetër e plotësojnë me peshkun “enchiladas” të cilin e quajnë “loco de los probres” ose “loco i njeriut të varfër”. Qoftë edhe Corpesca, konglomerati më i madh i peshkimit në vend, është përfshirë në lojë. Peshkatarët kilian u zemëruan në vitin 2012 kur ligji i rishikuar i peshkimit i dha Corpesca-s një kuotë të përhershme për 20 për qind të kapjes së sepjes...në kohën kur statistikat e peshkimit janë të vështira për t`u sqaruar. Atje ku sektori është rregulluar, peshkatarët priren të nën-raportojnë kapjet për të anashkaluar kuotat. Por në oqeanin pa ligje asnjëri nuk numëron. Dhe kroporatat në Kinë, të cilat përllogariten për rreth 18 për qind të peshkut të kapur botëror, ndonjëherë tej-raportojnë kapjen e tyre për t`u përputhur me synimin e prodhimit rritës dhe të konkurrojnë për subvencione. Sepja tani përllogaritet për më shumë se gjysmën e kapjes së flotës kineze jashtë ujërave të saj. Çfarë kapin anijet kineze, ha bota. Gjysma e peshkut e kapuar nga peshkatarët kinez në ujëra ndërkombëtare rieksportohet në Evropë, Azinë veriore dhe Amerikë. FAO vlerëson se sepja përbënte më shumë se 6 për qind të tregut botëror të peshkut në vitin 2013, ndërsa vlerësimet kineze nënkuptojnë se është afër 9 për qindshit. Zakonisht dy speciet më të kapura të sepjes bashkë renditesihin në vendin e 11 mes peshqëve kryesorë të kapur mes viteve 2003-2012; pas vitit 2014-të sepja është ngjitur në vendin e shtatë në speciet më të kapura. Shkencëtarët dinë relativisht pak për sepjen. Sonarët vërtiten ndryshe rreth shkollave të peshkimit duke e bërë të vështirë hartimin e popullatave të tyre. Numrat luhaten shumë nga viti në vit, ndoshta për shkak të ciklit të El Nino-s. Oqeanet në ngrohje mund të kënë zgjeruar zonën gjeografike ku sepja gjendet. Ata hanë gjithçka, qoftë edhe njëri-tjetrin. Grumbujt e sepjes në Argjentinë kanë filluar të luhaten shumë dhe peshkatarët ankohen për anijet kineze që qendrojnë jashtë ujërave të tyre dhe monopolizojnë kapjen ndërsa një pjesë e flotës kineze ka lëvizuar në Peru dhe Kili për të kapur sepje të stërmadhe fluturuese, një eksport i rëndësishëm peruvian...fërkimet e peshkimit nuk kufizohet me sepjen. Në detin jugor kinez, Filipinet dhe Indonezia regullisht ndalojnë anije kineze. Dhe Japonia dhe Kina nuk pajtohen për ishujt e diskutueshëm Senkaku të njohur në kinisht si “Diaoyu” ose ishuj “peshkimi”. Ndërkohë Bejxhingu shetësohet se rrënimi i peshkimit vendor do të shkrepë humbje të vendeve të punës në impiante peshku përpunimi në komunitete bregdetare si Zhoushan. Por përgjigjja e tij ka shtuar presionin në burimet botërore. Ndalimet strikte të  peshkimit sezonal përgjatë bregdetit kinez (këtë vit -2018- është më gjeri ndopnjëherë) kompensohen me subvencione — për naftë, ndërtim anijesh dhe zona industriale të zgjeruara ku përpunohet ushqimi i detit — që shtyn flotën kineze në ujëra ndërkombëtare. Subvencionet kanë lejuar një rritje të “patronditur” në aftësinë e peshkimit kinez në ujërat e thellë...porte të rinj për industrinë e peshkut po ndërtohen. Porti Eksponat A i Zhushanit synon të shkarkojë 1 milion tonë ushqim deti në vit pas vitit 2020 më shumë se dyfishin e njerrjes aktuale. Konkurrenca nga porte të tjerë të mëdhenj të planifikuar përgjatë brigjeve kineze do të thotë se porti i ri i Zhoushan-it është ende larg për të realizuar synimin e tij, ankohet Lin Zhingang, nëndrejtuesi i ndërtimit të porteve. Zgjidhja e tij? Sill më shumë peshk dhe sepje nga detet e largët. “Çdonjëri duhet të hajë, dhe tani ha shumë e më shumë. Kështu burimet duhet të vijnë”![6]

Në këtë dhimbje, analiza e FT nuk harron të përmend në fund termin e krijuar nga biologjisti Garret Hardin, “tragjedinë e të përbashkëtës”, për të përshkruar se si njerëzit përpiqen të rrisin përfitimet ndërsa përdorin një burim të përbashkët dhe në fund e shkatërrojnë atë. Si fillim është përdorur për të përshkruar kopenë por termi përdoret zakonisht dhe për peshkimin me oqeanet të jenë burimi i fundit i ‘përbashkët’ nën dhimbje. Çdo njeri është kyçur në një sistem që e detyron të rrisë kopenë e tij pa kufizim — në një botë që është e kufizuar. Sepja nuk është rregulluar ndërkombëtarisht megjithëse në disa vende si Kili sisteme kuotash janë vendosur. Me kapjet luhatëse në Argjentinë peshkimi kinez ka filluar të mbikqyr ujërat e Oqanit Indian si hapësirën e re plotë premtime! Kina, në fakt, kërcënon detin e Afrikës gjithashtu veçanërisht Sierra Leon-en —vendi më i varfër në Afrikë që laget nga oqeani Atlantik— ku qeveria ka miratuar ligje por nuk i zbaton ata as për kinezët as për peshkatarët e saj![7]           

Kili, për më shumë, vendi që kontrollon gjatësinë më të madhe oqeanore të Oqeanit Paqësor në Amerikën Jugore, pasi integroi principet kryesore të tregut të marketingut dhe rriti kërkesën brenda për klasën e mesme dhe të lartë, bashkë me kërkesën jashtë vendit, sidomos të Amerikës, ka shkatërruar thuajse gjithë peshkun e bregoqeanit të saj dhe është në fazën...pasi i këshilluan nga ‘ekspertët’ amerikanë, e krijimit të parqeve oqeanor ku do të ndalohet peshkimi.[8] Spanja dhe Franca ndërkohë peshkojnë dhe grabisin në vende që janë politikisht të paqëndrueshme, siç është Somalia. Ata shfrytëzojnë gjendjen e saj politike: sepse ai është vendi i vetëm në botë që nuk ka një qeveri. Në të vërtetë, gjithë Afrika gjendet nën sulmin e korporatave perëndimore të ushqimit: sepse është rritur konsumi i peshkut, si pasojë e fuqisë blerëse dhe propagandës që ushtrojnë “ekspertët” e tregut se peshku është i pasur me “omega-3”, dhe tani, ata ushqejnë edhe derrat dhe pulat e fermave me pudër peshku të cilin e përgatisin punëtorët e varfër të Afrikës dhe e shesin që të mbulojnë nevojat e tyre![9] Komisioni Europian, nga ana tjetër, rifitoi marrëveshjen me “Cote d’Ivoire” kur ky vend po vuante një luftë civile të tmerrshme. Në Angola, ku vdesin miliona njerëz nga uria, Bashkimi Europian firmosi një marrëveshje tjetër, ndërsa elita e Angolës merr 32 milionë dollarë për të lejuar 83 anije të BE-së për të peshkuar ton, karkaleca deti dhe specie të tjera në thellësi të detit, pasanikët e perëndimit pasurohen më shumë. Dhe e vërteta është se atje s’ka peshk të mjaftueshëm për anijet e peshkimit të të gjithë botës — që janë më shumë se 4 milionë (74 për qind e tyre janë rritur 30 vitet e fundit) që ushqejnë popullsinë në rritje botërore prej më shumë se 7 miliardë njerëz.[10] Pranohet tashmë se reformat që ka ndërmarrë Eurozona nuk e ndalojnë tej-peshkimin.[11]

Përkundrazi, Komisioni Europian ka paraqitur plane për të lejuar anëtarët e shteteve për të ndihmuar anijet për flotat e peshkimit në territoret e largëta franceze, Portugeze dhe Spanjolle—duke përfshirë ishujt Kanari, Guadelupe, Madeira dhe Guinean franceze. Komisioni tha se plani i tij do të inkurajojë peshkim të qendrueshëm dhe zhvillime të zgjeruara në ekonomitë e brishta që janë të larguara dhe të cënueshme ndaj ndryshimit klimatik. “Rajonet e jashtme” të BE-së zhvillojnë 80 për qind të biodiversitetit të bllokut në kohën kur në vitin 2015-të një e treta e peshkgrumbujve botërore u peshkuan në nivele biologjike të paqendrueshme, 10 për qind më lartë se në vitin 1974. Propozimi i Brukselit do të përmbysë ndalimin për të dhënë fonde shtetërore për të rritur aftësinë e peshkimit të BE-së, i cili është zbatuar për shumicën e bllokut që nga viti 2004 dhe në rajonet e jashtme që nga viti 2006. Vendet anëtare kanë negociuar për t`i dhënë fund subvencioneve që kontribuojnë në mbikapacitet dhe tejpeshkim që nga viti 2001, duke përfshirë bisedimet në proces të OBT-së. Propozimi i BE-së për buxhetin tjetër të peshkimit pas vitit 2020 do të ndalojë financimin që rrit sasinë e peshkimit. Peshkatarët në territoret e largëta detare të BE-së, të cilët janë rreth 5 për qind të tërësisë së flotës së bllokut, merrnin subvencione vjetore të vlerës prej 15 milion euro mes vitit 2007-13, duke u rritur në 27.5 milion euro mes viteve 2014-20.[12] Qartësisht, BE-ja kërkon të krijojë një flotë peshkimi të “qendrueshme” në ujërat ndërkombëtare kur dihet se peshkatarët do të konkurrohen nga peshku i flotës kineze (dhe jo vetëm) dhe kur dihet se jeta e deteve kërcënohet nga të gjitha anët: nga ajri (ndotja e tij); ngrohja globale (që ndikon në shkatërrimin e planktonit, ushqimin kryesor të peshqve; në rritjen e nivelit të deteve...); dhe ndotja nga shkarkimet e industrive dhe popujve rreth botës!        

Ngritja e temperaturës, në fjalë të tjera, shkakton efekte zinxhir në ekosistem dhe shkatërron jetën e planetit. Nuk do të ishte e çuditshme që përgjithësisht, Arktiku ka humbur rreth 40% të akullit të tij që nga koha e shpërthimit të globalizmit neoliberal: 1980.[13] Shkrirja e tij, nuk kërcënon vetëm ultësirat (tokat e bukës etj.) me përmbytje por sasia e mërkurit që është izoluar për miliona vjet në të — çlirohet në ujë dhe helmon gjithë zinxhirin e ushqimit të jetës së planetit: nga pemët dhe kafshët deri te njerëzit. Merkuri, me rradhë, kërcënon jetët e fëmijëve dhe të rriturve: për të parët, duke kontribuar në epideminë tjetër të shekullit që përshkojmë, autizmin, që shkaktohet kryesisht nga praktikat joshkencore të mjekëve kur vaksinojnë fëmijët,[14] dhe për të dytët, për sëmundje kardiovaskulare. Sipas vlerësimeve suedeze më shumë 500 tonë mërkur buron nga shkrirja e arktikut çdo pranverë.[15] Për më shumë, përgjatë 100 viteve të fundit, ditët janë bërë më të gjata rreth një milisekondë: sepse shkrirja e akujve dhe rritja e sasisë së ujit ngadalëson rrotullimin duke zgjatur ditët dhe duke lëvizur aksin e Tokës rreth një centimetër.[16]Nga ana tjetër qeveria britanike ndihmon tinëzisht në shkatërrimin e peshkut. Siç citon Monbiot në një kritikë: ‘sa herë që dikush ble peshk në Britani aq herë ai paguan një taksë për të mbështetur një organizatë e cila kundërshton fushatat për të ruajtur stoqet e peshkut dhe ekosistemin e detit’.

Duke konkluduar: ‘nëse industria e peshkut dëshiron të organizojë një grup intrigash (lobby) për të ndjekur synimet e saj — sado shkatërruesë dhe idioteskë qofshin ato synime — kjo është e drejta e saj, një e drejtë që ajo e ushtron me entuziazëm. Por ajo nuk ka të drejtë të një organizate intriguese e sanksionuar nga qeveria, që financohet nga një taksë konsumi që thuajse asnjëri nuk e di se e paguan. Mos ndoshta është koha që këto absurditete të përfundojnë’?[17] Ndërsa merluci në lumenjt dhe bregdetin britanik është shkatërruar thuajse krejtësisht, qeveria britanike në vend të ndalojë dhe parandalojë shkatërrimin e peshkut ndihmon në shkatërrimin e tij, me parátë publike! Flota ushtarake amerikane vepron njëlloj: për tre dekada me radhë hidhte mbetjet në një lagunë të ruajtur dhe të paprekur duke shkelur rregullat mjedisore.[18] Sikur mos të mjaftonte efekti i CO² në atmosferë dhe shkrirja e akujve prej tij, Rusia ka krijuar tre anije akullthyese bërthamore —­krahas 40 akullthyesve të tjera jobërthamore—  për të çimentuar pushtetin e saj në Arktik ku synon të dominojë rrugën detare mes Evropës dhe Azisë dhe të shfrytëzojë rezervat e mëdha të naftës dhe gazit në Arktik dhe rrugën përgjatë bregut të Arktikut — një objektiv që po ndihmohet dhe shkrirja e akujve![19] Amerika këtij objektivi i përgjigjet me prova ushtarake në rajonin e Balltikut dhe me pamjaftueshmëri flote dhe ekiupazhi ndërsa Kina synon të përfshihet me Rusinë në marrëzinë e radhës![20]

Dy vjet më pas Rusia zgjeroi praninë ushtarake në Arktik: ajo riaktivizoi bazën ajrore Nagurskoye e cila shërbente gjatë luftë së ftohtë si pistë ulje avionësh, stacion meteorologjik dhe postë komunikimi për arkipelagun “Franz Josef Land”. Aktualisht ajo po mbushet me raketa dhe radarë dhe në pistën e saj të zgjeruar mund të ulet çdo lloj avioni, përfshirë bombarduesit strategjikë bërthamorë.

Si pasojë, Amerika e Bajdenit kundërveproi me mobilizimin e Këshillit të Arktikut, i cili përbëhet nga tetë anëtarë, të cilët kanë sovranitet mbi territoret brenda rrethit të Arktikut: Kanadaja, Danimarka, Finlanda, Islanda, Norvegjia, Rusia, Suedia dhe SHBA-ja. Rusia tha se dëshironte të përdorte kryesinë e saj për t`u përqëndruar në zhvillimin e qëndrueshëm, në mbrojtjen e komuniteteve autoktone në Arktik dhe në çështjen e ndryshimit të klimës ndërsa SHBA-ja paralajmëroi se do të kundërpërgjigjet nëse Moska vepron në mënyrë agresive kundër Uashingtonit dhe aleatëve të tij [në rajon]. Në të njëjtën ditë Putini paralajmëroi perëndimin duke thënë se: “disa nuk ngurrojnë publikisht, të thonë se pasuria në Siberi nuk mund t`i përkasë vetëm një vendi”, tha Putini, duke shtuar se “është e tmerrshme të dëgjosh gjëra të tilla, veçanërisht publikisht, por ndonjë herë dëgjohen”. Duke përdorur një gjuhë luftarake që joshte të gjithë ata që përbëjnë bazën e pushtetit mes forcave ushtarake dhe forcave të sigurisë, Putini tha se Moska do t`ua mbyll gojën me përgjigje të fuqishme kundrejt sulmuesve të mundshëm. “Të gjithë duan diçka të kafshojnë ose të këpusin diçka me dhëmbët e tyre. Por duhet ta dinë, ata që përgatiten ta bëjnë këtë, se do t`u thyejmë dhëmbët, në një mënyrë që mos të kenë mundësi të kafshojnë. Duket qartë. Garancia për këtë është zhvillimi i forcave tona ushtarake”, tha Putini mes të tjerash.

Pas pak ditësh administrata e Bajdenit njoftoi se do të pezullonte shitjen e qerave të Trampit për shfrytëzimin e naftës dhe mineraleve atje mes kundërshtimeve nga republikanët. Sipas tyre, zgjerimi i veprimtarisë ekonomike atje do të përmirësonte gjendjen ekonomike të fiseve dhe do të rriste sigurinë energjitike të Amerikës. Njoftimi u prit me gëzim nga fiset e arktikut. Kështu Bajdeni iu përmbajt premtimit që bëri gjatë fushatës se do të mbronte habitatin atje. Shitjet e para të qerave patën pak vëmendje nga industria e naftës dhe gazit duke gjeneruar ankade të një shume prej 14 milion dollarësh.     

Në Shqipëri, pas privatizimit të industrisë së peshkut në vitet `90-`94 dhe zhvillimit të flotës së peshkimit (231 anije ishin në vitin 2006),[21] dhe në krye të 30 vjetëve me rreth 5 mijë njerëz, kultivuesit e peshkut ankohen se po konkurrohen nga peshku i importit që është më i lirë dhe më pak cilësor ndërsa qeveria nuk i subvencionon. Për të njëjtat arsye, ata kërcënojnë me protesta. Paralelisht, qeveria “Rama2” ka subvencionuar naftën e peshkatarëve të detit (mbi 5 mijë njerëz dhe disa qindra anije të vogla), hoqi TVSH-në për mjetet e bordit të anijeve për rreth dy mijë peshkatarë dhe subvencionon sardelet dhe açuget në vlerën 200 lekë për kg. Vitet e fundit ndihmoi zhvillimin e ndërmarrjes “Rozafa” ­—përmes një kontrate “1-euro për 53 mijë m²”— e cila, si gjithë flota tjetër e peshkimit, nuk punon si kultivuesit e peshkut as peshkon pranë bregdetit si anijet e vogla por gjuan në ujëra ndërkombëtare (Maltë etj.) me anije me pajisje thuajse ushtarake (admiralja e flotës kushton mbi 4.5 milion euro, me sonar japonez që kushton mbi 2 milion euro dhe preçizion të lartë ndërsa punon me ekuipazh të huaj, kryesisht turq!): si rezultat, të parët tregojnë fitime të kënaqshme ndërsa Rozafa qendron përtej kënaqësive të peshkatarëve me anije të vogla dhe drejtuesi i saj, Gjergj Luca, nuk ngurron ta quajë “rilindjen” e Ramës ‘rilindje’ të vërtetë meqë pararendësit e saj sipas tij kanë zhvilluar “politika të mbrapshta” dhe ndërmarrja e tij lulëzon me “rilindjen” në pushtet...ndërsa beson se slogani i dytë i “rilindjes” do të jetë “ridërtimi” i vendit!

Drejtuesi në fjalë nuk ngurron ta vendosë Ramën mes “dijetarësh” të tjerë në qytetin e peshkut që ka ndërtuar në Elbasan. Por është e qartë se “dora” e qeverisë me subvencione dhe taksën 1 euro ka qenë vendimtare në zhvillimin e ndërmarrjes përkatëse dhe s`ka arsye pse mos ta nderojë dhe mos t`i thurë lavde. Dhe pikërisht për shkak të fitimeve, Luca nuk ngurron t`u thojë shqiptarëve —përmes reportazheve të gazetarëve— se e ardhmja e shqiptarëve është peshkimi, duke treguar padijen e tij për shkallën e katastrofës ekologjike dhe të ardhmen e jetës planetare! Kështu, ndërsa kultivuesit e peshkut kanë një farë të drejte, meqë konkurrohen edhe nga peshku i brendshëm i cili tashmë gjenerohet me kosto më të ulët meqë qeveria subvencionon naftën, pjesa tjetër e industrisë ka gjithashtu të drejtë sa i përket punësimit por nuk ka fare të drejtë të shkatërrojë jetën e detit dhe ekosistemit në përgjithësi dhe të detit në veçanti me mbështetjen e qeverisë kur paralel me këtë flotë të madhe zhvillohet një tjetër që shkatërron jetën e detit: “flota” e ‘dinamitit’.[22] Nuk është e rastit që anijet e peshkimit shkojnë për herë dhe më thellë në det që të kapin peshk: sepse është shkatërrur peshku pranë brigjeve të detit nga piratët e bregdetit kur dihet se është shkatërruar dhe peshku i lumenjve me shkatërrimin e lumenjve për hidrocentrale, shkarkime mbetjesh etj.

Duhet thënë se karakteristika kryesore e flotës së peshkimit është ‘pirateria’—në kuptimin që ajo grabit jetën e gatshme që krijon Natyra njëlloj siç grabisnin gjahtarët kafshët e pyjeve dhe shpendët e qiejve apo siç grabisnin nomadët frytet e natyrës për mijëra vjet! Karakteristikën e piraterisë së detit, pyjeve dhe qiejve, peshkatarët, gjahtarët  dhe popujt në pergjithësi s`e kanë kuptuar ende meqë krenohen me gjahun e tyre. Kjo karakteristikë shëmtuese nuk përmendet nga asnjëri! Si duket, s`e kanë kuptuar ende marrëzinë e tyre. Efektivisht, të gjithë, dhe veçanërisht shteti ose elitat meqënse shteti administrohet nga elitat, shpërnjohin dhimbjen që shkaktojnë mbi kafshët dhe shkallën e katastrofës ekologjike dhe faktin tjetër se tashmë peshku jeton në ujëra të infektuar nga ndotja e ekosistemit dhe shkakton tek njerëzit infeksione dhe kancer! Shpërnjohin, gjithashtu, faktin se shpendët dëmtohen nga gazrat e atmosferës. Sipas një studimi, insektet, dhe sidomos bleda, dëmtohen nga sasia e madhe e gazrave që çlirohet në atmosferë.[23] Shpërnjohin, për më shumë, faktin se shumë shpendë ushqehen me peshq. Në mungesë të peshkut do të ngordhin. Por edhe nëse gjejnë ndonjë peshk - ai është me infeksion! Në këtë mënyrë shpendët peshkngrënëse ekspozohen dy herë në infeksione: një herë në oksigjenin ku fluturojnë dhe një herë kur ushqehen me peshk të infektuar siç nuk shpëtojnë dot kafshët e pyejve dhe arktikut nga ndotja e oksigjenit, ujit dhe tokës. Arushat e pyjeve dhe Arktikut, për shembull, ushqehen kryesisht me peshk dhe kërcënohen me shfarrosje për shkak të mungesës së peshkut në dete dhe lumenj.[24]

Në këtë dinamikë, qeveria dhe gazetarët e oligarkisë përmendin vetëm një fakt: punësimin dhe eksportet dhe lënë gjithshka tjetër pa përmendur! Në këtë mënyrë, riprodhojnë krimin dhe idiotësinë e popujve. Qartësisht, gjendja është mjaft kritike dhe ajo duhet të ekspozohet meqënse na mbyti padija dhe hipokrizia.                   

Dhe nëse peshqit shkatërrohen ashtu shkatërrohen edhe shpendët dhe kafshët që ushqehen me ta! Një shpend i gjinisë Fratercula (Lat. dhe puffins në anglisht), për shembull, shumë i bukur, ndoshta nga krijesat më të bukura të Natyrës, që ngjan shumë e bilbilin e ujit ose peshkatarin, siç njihet, por që jeton kryesisht në Veri të Oqeanit Paqësor, është në zhdukje e sipër. Arsyeja kryesore e rënies së popullatës sipas studiuesve është shkatërrimi i ngjalës së rërës. Temperaturat e ujit më të ngrohtë ndikojnë kohën e prodhimit të ngjalave të rërës që është burimi kryesor i ushqimit të tyre — fitoplanktonit (algës) dhe zooplanktonit (peshkatore të vogla oqeani) — duke e lënë atë jashtë kohës kur ato ushqehen dhe riprodhohen.[25]

Ana tjetër e katastrofës ekologjike, janë thatësirat që shfaqen në kënde të ndryshme të planetit. Sipas një studimi,[26] ndryshimi i klimës 4 mijë vjet më parë, i cili ndoshta u shkaktua nga dështimi i musonit, e njohur ndryshe si epoka e bronxit, shkaktoi thatësira për dyqind vjet me radhë dhe zhduku disa civilizime. Disa gjeologë e konsiderojnë epokën në të cilën jetojmë (pas vitit 1950-të ndërsa disa të tjerë konsiderojnë fillimin e kësaj epoke pas vitit 1610)[27] si epoka “antropocene” ose epokë njerëzore e re, sepse pas këtij viti njeriu filloi të shenjojë gjeologjinë e planetit Tokë duke treguar një lëvizje të dukshme në balancën e fuqisë nga natyra te njeriu.[28] Epoka antropocene ka zëvendësuar epokën holocene që ka zgjatur 11,000 vjet. Përgjatë kësaj periudhe, njerëzit jo vetëm që janë rritur në popullsi dhe kanë reduktuar masën tjetër të ekosistemit (pyje etj.) por ata janë përgjegjës për lëvizjen e gurëve dhe tokës: dhjetë herë më shumë se vetë fenomenet natyrore, (pllakat tektonike, vullkanët dhe rrëshqitjet e tokës)![29]

*Pjesë nga një studim më i gjerë...dhe i përditësuar.


[1]‘First time in 30 years’: Japan whaling ships return from Antarctic trip EMPTY, RT, March 19, 2015.

[2]Japan and the whale, BBC, 8 February 2016.

[4]Cotagious cancer are ‘widespread phenomenon’ in sea, The Intependent, 22 June 2016.

[5]Stop eating fish. It`s the only way to save the life in our seas,The Guardian, 9 May 2019.

[6]A bigger catch: China’s fishing fleet hunts new ocean targets, FT, MARCH 27, 2017.

[7]Is China`s fishing fleet taking all of West Africa`s fish, BBC, 25 Mar 2019.

[8]Easter Island’s marine reserve, Le Monde Diplomatique, December 2015.

[9]How vital fish stocks in Africa are being stolen from human mouths to feed pigs and chickens on Western factory farms, The Independent, 17 September, 2016.

[10]Një pjesë e informacionit është marrë nga Ocean Sentry, Overfishing: oceans are drying, që është një faqe me rezidencë në Spanjë, vetëm se ‘shkakun’ e katastrofës, edhe këtu, nuk e identifikojnë!

[11]Reforms ‘will not stop overfishing’, The Independent, 12, June 2012.

[12]EU criticised over plan to boost fishing fleets, FT, AUGUST 26, 2018.

[13]How fast is Arctic sea ice melting? The Guardian, 18 September 2013.

[14] Shih, Shkencërisht e vërtetuar: nga padija e OBSH-së dhe “mjekësisë” ortodokse në shërimin e autikëve, Ylli Përmeti. https://www.shqiperiajone.org/analiza/shkencerisht-e-vertetuar-nga-padij...

[15]Mercury is falling: Arctic quicksilver huge enviromental threat, Sputink, 08.08.2016.

[16]Climate change means days are getting longer, The Guardian, 11 December 2015.

[17]The stealth tax that says to hell with North Sea cod stocks, George Monbiot, 25 November 2013.

[18]World’s most pristine waters are polluted by US Navy human waste, The Independent, 15 March 2014.

[19]Putin’s nuclear icebreaker to carve up Arctic, The Times, May 28 2019.

[20]‘Approaching competitive’ US 2nd fleet seeks to confront Russia in Arctic, RT, 30 May 2019.

[21]Studim tregu për industrinë e peshkut në Shqipëri, Agjensia rajonale e zhvillimit, 2006.

[22]Top Story/Eksluzive: Ja pamjet dhe video-t ku peshkimi bëhet me lëndë plasëse, Top channel, 10/10/2018.

[23]Revealed: traffic fumes are confusing bees in their hunt for food, The Independent, 03 October 2013. The global economic value of the pollination of flowering crops - such as fruit trees and oilseed rape - by bees and other insects is estimated to be £135 billion a year.

[24]High-energy, high-fat lifestyle challenges an Arctic apex predator, the polar bear, Science, 02 Feb 2018.

[25]Nature’s biggest treasure hunt, BBC, 10 September 2013.

[26]How climate change ended world’s first great civilisations, The Independent, 03 March 2014.

[27]The anthropocene era of man’s dominance began in 1610, The Independent, 11 March 2015.

[28]The age of Anthropocene, The Independent, 04 May 2014. The Antropocene epoch: scientists declare dawn of human-influenced age, The Guardian, 29 August 2016.

[29]Po aty.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA