...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Është një Europë tjetër e mundur?

E vetmja mundësi për të hedhur poshtë TTIP është – tmerri i tmerreve- të shkelet e drejta ndërkombëtare, diçka tejet më e lehtë për një shtet për t’u ndërmarrë se BE-ja

Danny Nicol*

24/03/2017 - 19:55

Shënim: autori tregon nga një qasje juridike shtirjen e të “Majtës” Globaliste lidhur me BE-në, e cila supozohet se në analizën e saj përfshin edhe teori të tjera, siç është, për shembull, teoria marksiste dhe ortdokse, lidhur me unionet politiko-ekonomike. Pa përmendur kuadrin institucional të globalizmit neoliberal dhe efektet e politikave të tij. 

Është Bashkimi Europian një enë boshe në të cilën mund të derdhet çdo përmbajtje politike? Mund të akomodojë ai jo thjesht konservatizmin neoliberal por gjithashtu social demokracinë Keinsianiste, gjelbërtarërt e linjës së ashpër dhe qoftë pro-shtetëzimin e socializmit demokratik?

Një fushatë e re e Britanisë, “Një Europë tjetër është e mundur”, do të na bënte ta besonim këtë, e cila po gjurmon vota në referendumin e BE-së mbi bazën se Bashkimi mund të ndryshojë në një entitet socialistik, “jo nga një rrjet politikanësh por nga veprimtarë të fshatarsisë përgjatë Britanisë”. I njëjti optimizëm është i dukshëm në Lëvizjen e Demokracisë Europiane 2025 (DiEM) 2025) në të cilën Varufaki afrohet. Me egërsinë e tigrave që mbrojnë këlyshët e tyre, këto janë sulme progresive për ata që përjashtojnë BE-në si një vatër e neoliberalizmit. ‘Mund të emërosh një institucion që nuk dominohet nga neoliberalizmi?’, argumentoi Marina Prentoulis e SYRIZA-s në Britani në nisjen e “Një Europë tjetër”: qeveritë kombëtare po përparojnë një axhendë neoliberale gjithashtu’.

Kjo qasje flet në të mirë të saj ku SYRIZA, një parti që zbaton politika kursimtare me urdhër të BE-së, është akorduar në këtë shpallje yjesh gjoja kuturisje anti-neoliberale. Kalimthi janë parë ndryshimet kushtetuese mes BE-së dhe shumicës së shteteve Europiane. Mundësitë për përparimin e progresistëve ose socialistëve në çdo komunitet politik varen në një shkallë të rëndësishme nga struktura kushtetuese e këtij entiteti. Nëse ata që kërkojnë një përparim të tillë janë seriozë rreth realizimit të një shoqërie më të barabartë, ata kanë nevojë të peshojnë mundësinë institucionale për çdo sistem politik. Në të vërtetë në kontekstin e Bashkimit Europian nuk është zhvilluar një debat i tillë mbi të Majtën Britanike. Kjo nuk është aspak e çuditshme. Regjistrimi i dështimeve të gjata të socialistëve Britanikë mund t’i atribuohet të paktën pjesërisht në një mosdashje shumëvjeçare për t’u angazhuar në çështje strategjie. Por jashtë vendit përrallor të zënë nga “Një Europë tjetër është e mundur”, kushtetutat kanë rëndësi.

Konsidero SHBA-në për shembull: një vend me një kushtetutë e cila është e vështirë për t’u amenduar, e mbrojtur nga ri-interpretimi gjyqësor. Sistemi i saj i qeverisjeve njihet për konceptin e kontrolleve dhe drejtpeshimit (“checks and balances”), megjithëse normalisht me jokontrolle mbi Gjykatën e Lartë përtej ndjesisë së saj të vetë-përmbajtjes. Si rezultat progresivizmi është vendosur në mënyrë konstante në pozicion të pafavorshëm. Politika e Re (“New Deal”), përkujdesja e shëndetit të publikut dhe kontrolli i armëve kanë qenë me rradhë kryeneçë dhe vonuar nga aspekte të ndryshme të kushtetutës amerikane. Sidoqoftë, sistemi i SHBA-së i qeverive shkëlqen si thuajse pishtar shprese krahasuar me strukturat e BE-së.

Revizionimi i traktateve

Traktatet e BE-së jo vetëm që përmbajnë mbrojtëse proceduriale për kalitalizmin, siç është rasti për Kushtetutën e SHBA-së: ata gjithashtu cënojnë politika thelbësore të cilat i korrespondojnë doktrinës bazë të neoliberalizmit. Lejomëni t’ju përmend pak shembuj. Së pari, Artikulli 107-8 TFEU fuqizon Komisionin Europian për të rishikuar ndihmat e shteteve për aftësinë e tyre në tregun e përbashkët. Kjo përfshin ndihma shtetërore në sektorin publik. Sistemi gjithashu lejon korporatat private për të sfiduar grantet e ndihmës së shteteve mbi arsye konkurrence. Së dyti, klauzolat e lëvizjes së lirë të Traktateve janë interpretuar nga Gjykata e Drejtësisë si veprime industriale të ndaluara të cilat pengojnë “shpërpjestueshmërisht” lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe punëtorëve — shih gjykimin e Vikingdhe Rüffert të Gjykatës së Dretësisë të BE-së. Së treti, Artikulli 49 TFEU lejon ndërmarrjet sipas të drejtës së lirisë së themelimit. Kjo përshin të drejtën e themelimit të degëve dhe filialeve në Anëtarë të tjerë Shtetërorë. Është e vështirë të imagjinosht se si shtetëzimi i degëve dhe filialeve të dërmarrjeve bazuar në Anëtarët e tjerë Shtetërorë do të përbënin një kufizim ligjor mbi lirinë e themelimit. Për masa të mira Artikulli 106 TFEU u jep korporatave të drejtën për të ndjekur penalisht qeveritë sa herë që ndonjë monopol publik shkel ligjet e konkurrencës — duke përfshirë dhe NHS.

Asnjë nga këta sektorë s’do të kishte shumë rëndësi nëse këto klauzola do të ishin të lehta për t’u rishikuar dhe përmirësuar. Sidoqoftë, të qenit klauzola të Traktateve, këto politika mund të ndryshojnë vetëm me marrëveshje të gjithë Anëtarëve Shtetërorë. Metodat e përmirësimit të Traktateve janë ravijëzuar në Artikullin 48 TEU. Nën procedurën e klauzolës së zakonshme të rishikimit Shtetet Anëtare duhet të pajtohen përmes akordit të përbashkët për amendimet (përmirësimet) për t’u krijuar kundrejt Traktateve. Nën procedurën e thjeshtëzuar të rishikimit (e përdorur për të rishikuar politikat e Bashkimit) Këshilli i Europës duhet të veprojë me unanimitet. Në çdo rast ndryshimet duhet të konfirmohen nga gjithë Shtetet Anëtare në përputhje me kërkesat respektive kushtetuese. Vendimtarisht, pavarësisht se cila procedurë përdoret, ajo lejon vetëm një qeveri kombëtare të vetme për të vendosur veto ndryshimin e Traktatit. Dikush duhet të pres për mungesë të plotë të qeverive neoliberale me qëllim që të ndryshojë Traktatet në drejtimin socialist. Por kjo është lëndë fantazie.

Legjislacioni i BE-së dhe TTIP

Mund të mendohet se jashtë botës së rishikimit të Traktateve, jeta për progresistët mund të jetë më e lehtë. Me miq në Parlamentin Europian dhe disa në Këshill, legjislacioni dytësor i BE-së mund të sjellë disi një mjet për përparim socialistik. Nuk jam kaq i bindur. Konsidero privatizimin e shërbimeve publike. Qendrimi i socialistëve do të ishte me siguri se Shtetet Anëtare duhet të përcaktojnë madhësinë e sektorëve të tyre publike. Sidoqoftë, legjislacioni i liberailizimit të BE-së ka për prirje të konsolidojë privatizimin. Sektorët shtetëror siç është i gazit, elektricitet, telekomunikacionit dhe shërbimeve postale ndalohen për t’u dhënë të drejta për akses në tregje për korporatat. Kjo ndalon llojin e shtrirjes të pronësisë publike të sjellë nga qeveria laburiste e vitit 1945. Ndërmarrje të reja publike duhet të konkurrojnë me firmat private në treg kapitalist. Por kjo qasje nuk është socialiste: ajo barazohet me “pronësinë konkurrente publike” e lakmuar nga Anthony Crosland në përpjekjet e tij për të zvjerdhur Partinë Laburiste mbi kapitalizmin pas epokës së vitit 1945 (shih C.A. Crosland, The Future of Socialism, London: Constable, 2006). Ndërmarrjet publike janë si rrjedhim të detyruara të veprojnë më shumë sikur të ishin ndërmarrje private, veçanërisht kur klauzola e Traktatit mbi ndihmat e shteteve meren në konsideratë. Ligje të njëjtë për hekurudhat po paraqiten së fundmi përmes institucioneve të BE-së.

Mund të argumetohet se legjislacioni liberalistik është produkt i demokracisë së BE-së dhe mund të shfuqizohet me mjete demokratike. Sidoqofte Këshilli dhe Parlamenti Europian nuk operojnë në një mjedis kushtetues ideologjikisht të paanshme. Ndërsa masat e liberalizimit u shpallën me një votim të shumicës së kualifikuar mbi Këshillin, shfuqizimi i tyre do të jetë më i vështirë për t’u realizuar, për shkak të komplikacioneve për të identifikuar bazën e drejtë ligjore për çdo ligj të tillë. Imagjino se një qeveri kombëtare do të kërkonte të paraqeste në legjislacionin e BE-së për të lejuar të gjithë Shtetet Anëtare një zgjedhje të lirë mbi pronësinë publike ose private të sektorëve të energjisë, postës, telekomunikacionit dhe hekurudhor. Ajo do të duhet të mbështetet në Komision – arkitekti i vërtetë i liberalizimit të BE-së- duke porpozuar në Këshill dhe në Parlament. Për më shumë, baza e vetme ligjore që paraqitet në çdo mënyrë e besueshme do të ishte Artikulli 352 TFEU që kërkon nga Këshilli të veprojë uninimisht. Kështu, ne kthehemi pas në katrorin e parë: se një qeveri e vetme kombëtare mund të vendosë veto për përpariminin socialistik.

Një masë tjetër e cila gjallëron qarqet socialistike është TTIP, Ortakëria Transatlantike për Tregëti dhe Investim e cila aktualisht negociohet me SHBA-në. Atje ka shqetësim se TTIP do të lejojë ndërmarrjet të ndjekin penalisht qeveritë ku masat shtetërore dëmtojnë përfitimet. Duke hamendësuar se TTIP është pajtuar më parë lidhur me zgjedhjet e përgjithshme në Britani, perspektivat për heqjen e traktave të BE-së mbi të cilët mbështetet - duken edhe më më shumë fantazi trashanike. Duke hamendësuar se tërheqja është e lejueshme, atje s’ka klauzolë në TEU dhe TFEU që të specifikojë si BE-ja e trajton tërheqjen nga traktati. Mos do të duhet dikush të shkojë pas në Artikullin 352 TFEU, me kërkesën e tij unanime, edhe një herë të lejojë një qeveri të vetme neoliberale të ruajë besnikërinë e BE-së kundrejt TTIP? E vetmja mundësi për të hedhur poshtë TTIP është – tmerri i tmerreve- të shkelet e drejta ndërkombëtare, diçka tejet më e lehtë për një shtet për t’u ndërmarrë se BE-ja.

Përfundimi

Atje kanë qenë gjithnjë pjesë të së Majtës Britanike që kanë zgjedhur të mohojnë rëndësinë e klauzolave kushtetuese në zgjedhjet e tyre strategjike. Në vend të kësaj ata kanë këmbngulur në një besim spontan. Me zellin e lindjes sërish të sekteve evangjelike (me të cilët ata kanë plotë cilësi të përbashkëta), ata bindin veten se populli do të ngrihet në një farë mënyre dhe do të heqë mënjanë gjithë pengesat për drejtesinë sociale, duke përfshirë pengesat kushtetuese. Kalimi i dekadave, qoftë edhe shekujve, kur kjo nuk ndodh nuk bën asgjë për të rënë besimi i tyre. Përkundër këtij sfondi ndërsa atje s’mund të ketë kundërshti për njerëz që ushtrojnë trysni për të bërë BE-në më të majtë, këta përkrahës (Varufaki etj.) bartin përgjegjesinë për të sqaruar se si ata do ta realizojnë objektivin e tyre në përballjen me kërkesat e unanimitetit dhe akordit të përbashkët. Siç qendron aktualisht, këto kërkesa e bëjnë përparimin socialistik thuajse të pamundur për t’u realizuar. Përjashto mundësinë që ata që kërkojnë këto ndryshime përballen me pengesat kushtetuese me të cilat ballafaqohen ata, reformat e vetme progresive për t’u materializuar do të përcaktohen në botët e tyre mendore.      

                  

 

*Danny Nicol është Profesor në të Drejtën Publike në Universitetin Westminster. 29 Shkut 2016. UK Constitutional Law Association

 

   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA