...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Vetëm rebelimi do të parandalojë apokalipsin ekologjik

Asnjëri nuk do të vijë të na shpëtojë. Mosbindja masive qytetare është thelbësore për të detyruar një përgjigje politike

Xhorxh Monbiot

18/04/2019 - 15:55

Nëse do të ishim përpjekur të parandalonim katastrofën mjedisore siç jemi përpjekur për të përligjur mosveprimet, do ta kishim zgjidhur tani. Kudo që shikoj, shoh njerëz të angazhuar në përpjekje të furishme për të mbrojtur sfidën morale që paraqet. Shfajësimi aktual më i zakonshëm është ky: “vë bast se ata protestuesit kanë telefona, veshje pushimesh dhe këpucë lëkure”. Në fjalë të tjera, ne nuk do të dëgjojmë çdonjërin që nuk jeton lakuriq në një vozë, që jeton ende në ujë të turbullt. Sigurisht, nëse ti jeton lakuriq në një vozë ne do të hedhim poshtë sërish, sepse ti je tuhaf hipi. Çdo kumt dhe çdo kumt që ata bartin, shkualifikohet mbi arsyet e ose papastërtisë ose pastërtisë.

Ndërsa kriza ekologjike përshpejtohet, dhe ndërsa lëvizjet protestuese si “YouthStrike4Climate” dhe “Extinction Rebellion” e bëjnë atë më të vështirë shikimin se me çfarë përballemi, njerëzit zbulojnë mjete më inovatore se sa të mbyllin sytë e tyre dhe të shpëtojnë nga përgjegjësia. Nënvizimi i këtyre shfajësime është një besim i rrënjosur thellë se nëse ne vërtet jami në telashe, dikush diku do të vijë të na shpëtojë: “ata” nuk do ta lënë të ndodhë. Por atje s`ka ata, por vetëm ne. Klasa politike, siç ka ndjekur çdonjëri përparimin e saj përgjatë tre viteve të kaluar mund me siguri të shikojë tani, se është kaotike, ngurruse dhe, e izoluar, strategjikisht e paaftë për t`u përballur me kriza qoftë edhe afat-shkurtër, pale pastaj për gjendjen tejet të vështirë ekzistenciale me të cilën përballemi. Por naiviteti i përgjithshëm dhe kryeneçë mbizotëron: besimi se duke votuar është i vetmi veprim politik që nevojitet për të ndryshuar sistemin. Nëse nuk shoqërohet me një pushtet të përqendruar proteste—duke artikuluar kërkesa të përpikta dhe duke krijuar hapësirë në të cilën fraksione të reja politike mund të zhvillohen— votimi, ndërsa thelbësor, mbetet një mjet i topitur dhe i pafuqishëm. Media, me disa përjashtime, është aktivisht armiqësore.

“Zhdukja Rebeluese” mobilizon mijëra protestues në Britani dhe zgjon shkëndija shprese për ndryshim sistemik

Qoftë edhe kur telelvizionet i mbulojnë këto çështje, ata me kujdes i shmangen çdo përmendje të pushtetit, duke folur për rrënim ekologjik sikur ai po shkaktohet nga fuqi misterioze, pasive, duke premtuar rregullime mikroskopike për probleme tejet të mëdha strukturore. Seritë e “BBC Blue Planet Live” tregun këtë prirje. Ata që qeverisin kombin dhe formojnë bisedën publike nuk mund të besohen për ruajtjen e jetës në Tokë. Atje s`ka autoritet natyrëmirë që të na ruajë nga e keqja. Asnjë nuk po vjen të na shpëtojë. Asnjëri nga nuk mund t`i shmanget përligjshëm thirrjes për t`u bashkuar të shpëtojmë veten. Unë shoh dëshpërimin si një mohim të një varianti tjetër. Duke ngritur duart tona lartë për gjëmat që mund të na mundojnë një ditë, ne i maskojmë dhe largojmë ato, duke i kthyer rrugëdaljet konkrete në tmerr të padeshifrueshëm. Ne mund ta çlirojmë veten nga veprimi moral duke pretenduar se është tejet vonë të veprojmë, por duke bërë kështu ne dënojmë të tjerët në mjerim ose vdekje.

Katastrofa mundon njerëzit tani dhe, ndryshe nga ata të botës së pasur të cilët mund ta përballojnë zhytjen në dëshpërim, ata janë të detyruar të përgjigjen në rrugë praktike. Në Mozambikë, Zimbabue dhe Malaui, të shkretuar nga cikloni Idai, në Siri, Libi dhe Jemen, ku kaosi klimatik ka kontribuar në luftën civile [nuk është, në fakt, “luftë civile”: SHJ], në Guatemalë, Honduras dhe El Salvador, ku shkatërrimi të korrave, thatësira dhe rrënimi i peshkimit kanë çuar njerëzt jashtë shtëpive të tyre, dëshpërimi nuk është zgjidhje. Mosveprimi ynë i ka dertyruar ata në veprim, ndërsa ata u përgjigjen rrethanave të tmerrshme të shkakturara nga konsumi i botës së pasur. Të krishterët kanë të drejtë: dëshpërimi është një mëkat. Siç citon autori Jeremy Lent në një sprovë të fundit, është thuajse e sigurtë tejet vonë për të shpëtuar disa nga mrekullitë e mëdha të botës, si shkëmbinjt koralë dhe fluturat sovrane. Mund të jetë gjithashtu tejet vonë të parandalojmë shumë nga njerëzit më të cënueshëm të botës nga humbja e banesave të tyre. Por, argumenton ai, me çdo rritje të nxehtësisë globale, me çdo rritje në konsumin e burimeve materiale, ne duhet të pranojmë humbje më të mëdha, shumë nga të cilat mund ende të parandalohen përmes ndryshimit rrënjësor.

Çdo ndryshim jolinear në histori i ka befasur njerëzit. Siç sqaron Alexei Yurchak në librin e tij rreth rrënimit të Bashkimit Sovjetik — Çdogjë ishte për gjithnjë, derisa nuk ishte më — sistemet duken të pandryshueshëm derisa ata befas shpërbëhen. Kur ata fillojnë, shpërbërja prapakthyese duket e pashamngshme. Sistemi ynë—i karakterizuar nga rritja e përhershme ekonomike mbi një planet që nuk rritet— do të shpërthejë pashmangshmërisht. Pyetja e vetme është se nëse ndryshimi planifikohet ose nuk planifikohet. Detyra jonë është të sigurohemi së është i planifikueshëm, dhe i shpejtë. Ne kemi nevojë të përftojmë dhe ndërtojmë një sistem të ri bazuar në parimet se çdo gjeneratë, kudo ka një të drejtë të barabartë për të gëzuar pasurinë e natyrës. Kjo është më pak e frikshme se sa mund ta imagjinojmë. Siç zbulon studiuesja historike Erica Chenoweth, për të patur sukses një lëvizje masive paqësore, një maksimum prej 3.5 për qind e popullatës nevojitet të mobilizohet.

Njerëzit janë gjitarë tejet social, vazhdimisht të nënvetdijshëm të vetëdijshëm për të zhvendosur rrymat sociale. Menjëherë sa ta perceptojmë atë status quo-ja ka ndryshuar, ne kalojmë shpejtë nga mbështetja e një gjendjeje në mbështetjen e një tjere. Kur një 3.5% i zotuar dhe kumbues bashkohet pas kërkesës për një sistem të ri, orteku social që pason bëhet i parezistueshëm. Braktisja përpara se të arrijmë këtë prag është më keq se dëshpërimi: është disfatizëm. Sot, Zhdukja Rebeluese vërshon në rrugët e botës në mbrojte të sistemeve ekologjike të jetës sonë. Përmes guximit, prishjes, veprimeve jo të dhunshme, detyron predikamentin ekologjik drejt përparësisë politike. Kush janë këta njerëz? Një tjetër “ata”, që mund të na shpëtojnë nga marrëzitë tona? Suksesi i këtij mobilizimi varet nga ne. Ai do të arrijë pragun kritik vetëm kur mjaft nga ne çlirohemi nga mohimi dhe dëshpërimi, dhe i bashkohemi kësaj lëvizje të gjallë dhe të shumëfishuar. Koha për shfajësime ka mbaruar. Beteja për të përmbysur sistemin që na mohon jetën ka filluar.            

Makinat po na vrasin: ka ardhur koha t`i zhdukim nga jeta jonë*

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA