Konferenca shkencore mbi shëndetin në Milano: shpresë
Kush kontribon në shëndetin e natyrës dhe shoqërisë ka kontribuar vërtet dhe në shëndetin e tij
Ylli Përmeti
17/09/2023 - 17:53
Konferenca shkencore në Milano mbi shëndetin publik, sistemet shëndetësore dhe kancerin, përfshiu 32 studiues dhe mjekë nga gjithë kontinentet, ku çdonjëri paraqiti studimin e tij dhe ku mbizotëruan studimet lidhur me kancerin. Për këtë fundit u paraqitën disa studime. Në gjykimin tim, i cili bazohet në dy parime, (se nëse janë kuptuar shkaqet e vërtetë dhe qasja e përdorur nuk shkakton efekte të dëmshëm) studimi më i mirë ishte i një grupi studiuesisht nga SHBA-ja i cili tregoi se si luftohet kanceri përmes përdorimit të kurkuminit pa efekte të dëmshëm. Një tjetër studim, deri diku “revolucionar”, u paraqit nga një studiues sviceran lidhur me bakterofagët kundër infeksioneve bakteriale.
Ditën e parë të punimeve unë paraqita studimin tim lidhur me sistemet shëndetësore. Studimi përkatës tregon zhvillimin e sistemeve shëndetësore nga Athina Klasike deri në ditë tona. Tregon, gjithashtu, dijen tejet të pjesshme të mjekësisë moderne lidhur me parimet themelore të Hipokratit dhe parimet themelore të sistemeve shëndetësore.
Kjo është arsyeja që studimi im është i pari në llojin e tij dhe një kontribut i vyer për sistemet shëndetësore dhe shoqëritë njerëzore. Ai paraqet për herë të parë 10 parimet bazë të Hipokratit dhe katër parimet bazë të Demokracisë Klasike të Athinës lidhur me sistemin shëndetësor të kohës dhe shumë çështje të tjera.
Kur krahasohen parimet (14) e tij me parimet që përdor mjekësia moderne (dy deri në katër) kuptohet dhe arsyeja kryesore e krizës shumë-përmasore që ka pushtuar sektorin në veçanti dhe shoqëritë në përgjithësi. Por studimi nuk mjaftohet me parimet në fjalë por tregon gjithë premisat që nevojiten për çdo paradigmë shoqërore, pa të cilat shëndeti publik nuk mund të realizohet.
Studimi do të dërgohet për publikim në revista shkencore (Nature etj.) këto ditë; kjo është arsyeja kryesore se pse nga konferenca shkëputen vetëm rekomandimet ndaj organizatave politike.
Lidhur me kancerin unë komentova mbi studimin që kam parapublikuar vitin e kaluar duke përshkruar shkurtimisht variantin e ri. Kontributi im lidhur me kancerin ndryshonte nga kontributi i të ftuarve të tjerë në një veçori: ndërsa studiuesit e tjerë paraqitën qasje të veçanta unë paraqita gjithë qasjet që janë zhvilluar vitet e fundit por dhe historikisht. Qëllimi im është të paraqes gjithë praktikat që janë ndjekur dhe qasjen time, në mënyrë kritike, me qëllim që mjekët të kenë një “buqetë” me qasje mbi tavolinë dhe t`i përdorin ato në përputhje me rastet.
Edhe ky studim do të ripublikohet dhe të dy janë pjesë e librit tim dhe pjesë e disa kapitujve të ndërvarur; ndaj nevojitet të studiohen të gjithë për të fituar dije të plotë lidhur me kancerin, depresionin, plakjen, mbipeshën, infeksionet, pandemitë dhe shumë sëmundje të tjera.
Libri po rishikohet dhe do të dërgohet për publikim pasi të ketë mbaruar. Ai është një kontribut shumë i rëndësishëm për njerëzimin sepse për herë të parë përdoret filozofia ―siç diktonte Hipokrati, se një mjek pa filozofi nuk duhet të quhet fare mjek― për shëndetin publik. Por jo filozofia në kuptimin e saj të gjerë (dije të përgjithshme filozofike) por në kuptimin e filozofisë politike e cila shqetësohet me shëndetin e natyrës dhe shoqërive (siç tregohet nga Aristoteli) ose me parimet e përgjithshëm dhe të veçantë të shkencës përkatëse.
Fotografia që shoqëron këtë raport tregon Hipokratin dhe një nga parimet e tij themelor të shqyrtuar në libër ―se “mjekësia është shkencë dhe art”― ndërsa përmbledhja e kapitullit mund të lexohet në You Tube.
Publikimet në revista shkencore dhe paraqitja e punës sime në konferenca shkencore e bën atë pjesë të literaturës botërore të mjekësisë dhe ngaqë puna ime është gjithëpërfshirëse dhe sjell zhvillimet e fundit në shkencën dhe artin e mjekësisë ―ndaj dhe titulli i librit, “Gjithë teoria dhe praktika e Shëndetit”, synohet dhe titulli shkencor. Për këtë të fundit është njoftuar Universiteti i Mjekësisë në Tiranë. Por ngaqë janë të korruptuar kokë e këmbë, nuk kam ndonjë shpresë se do ta akreditojnë, siç nuk u akreditua punë ime e parë më shumë se 10 vjet më parë nga univeristeti Aleksandër Moisiu në Durrës dhe vazhdimi i saj dhjetë vitet e fundit. Ndaj dhe unë do të synoj akredimin e saj në universitete të huaj dhe pse jo të vazhdoj të japë kontributin tim jashtë vendit.
Konferenca ishte një përpjekje për të spikatur studiuesit dhe për të nxitur debat publik mbi zhvillimet e fundit në mjekësi. Disa nga studimet që u paraqitën në konferencë shqyrtohen në librin tim.
Kush kontribon në shëndetin e natyrës dhe shoqërisë ka kontribuar vërtet dhe në shëndetin e tij.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 36 reads