...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Evropa përgatitet për jetën ‘mes luftës dhe paqes’

Holanda udhëheq stërvitjet qytetare për t’i bërë ballë sabotimeve ruse dhe katastrofave natyrore

Financial Times

27/09/2026 - 16:21

Holanda po udhëheq një përpjekje më të gjerë evropiane për përgatitjen e popullsisë civile për një të ardhme në të cilën vendet mund të detyrohen të jetojnë «mes luftës dhe paqes», në kushtet e shqetësimeve në rritje për sabotimet ruse, sulmet kibernetike dhe trajta të tjera të luftës hibride. Qeveria holandeze po zgjeron stërvitjet për gatishmërinë qytetare dhe ka këshilluar familjet të mbajnë rezerva ushqimore, ujë, bateri dhe mjete të tjera bazë për të paktën 72 orë. Kjo përpjekje mbështetet edhe tek përvoja e vendeve si Finlanda, e cila prej kohësh mban strehimore, rezerva dhe programe për përgatitjen e popullsisë.

Qasja holandeze shkon përtej kërcënimeve ushtarake, duke përfshirë ndërprerjet e energjisë, përmbytjet, sulmet kibernetike dhe ndërprerje të tjera të jetës së përditshme. Në Sittard, pranë kufirit me Gjermaninë, stërvitjet e urgjencës kanë provuar se si bashkësitë mund të veprojnë pa telefona, energji elektrike apo internet, përmes qendrave të posaçme të ndihmës, gjeneratorëve, radios dhe mjeteve të tjera të ndërlidhjes, si Starlink. Qeveria po zhvillon gjithashtu një aplikacion që vepron pa internet dhe po modernizon sistemet e alarmit, në një përpjekje më të gjerë evropiane për të forcuar qëndrueshmërinë qytetare dhe përgatitur popullsinë për të përballuar kriza të mëdha.    

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA