...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Greqia përparon një ligj ‘inovativ’ për kujdesjen e kafshëve

Greqia si pasojë e krizës ekonomike nuk krijoi vetëm viktima mes njerëzve por edhe mes kafshëve: vlerësohet se rrugëve të Greqisë janë më shumë se 1 milion kafshë të braktisura

SHJ

23/03/2018 - 14:33

Greqia si pasojë e krizës ekonomike nuk krijoi vetëm viktima mes njerëzve por edhe mes kafshëve: vlerësohet se rrugëve të Greqisë janë më shumë se 1 milion kafshë të braktisura.[1] Si pasojë, pas një nisme të keqkonceptuar (përdorimi i reparteve ushtarakë si qendra kujdesjeje etj.), kërkon të përmirësojë ligjin e kafshëve (kafshë “me despot” dhe “pa despot” i quajnë “αδέσποτα” dhe “δεσποζόμενα”!), të cilin e konsiderojnë inovativ për kushtet europiane, duke detyruar kujdestarët (ose despotët, sipas termit!) të sterilizojnë kafshët (ndryshe do të paguajnë taksë prej 100 euro në vit) dhe do t’i pajisin me pasaportë. Kafshë të pasterilizuara mund të mbajnë kryesisht ata që mbajnë çift (mashkull dhe femër) me qëllim që të riprodhohen. Procesi i kalimit të kafshës sa në një njeri në tjetrin do të regjistrohet me qëllim që autoritetet të dinë se cili është kujdestari duke e shoqëruar me historinë e “plotë” të kafshës. Do të ndalohen kafshët e vitrinës dhe dyqanet e kafshëve do të kenë një hapësirë të veçantë. Me ligjin e ri krijohet fondi i kafshëve në çdo bashki. Fondi përkatës do të përforcohet me të ardhura që do të vijnë nga taksa e njerëzve që nuk i sterilizojnë, nga gjobat dhe nga çipi prej 6 eurosh që do të mbajnë kafshët. Për të përforcuar koston e mirëmbajtjes parashikohet të vendoset një taksë mbi artikujt që shiten në dyqanet e kafshëve. Të gjitha këto veprime do të krijojnë mundësinë për ngritjen e qendrave mirëmbajtëse.

Sidoqoftë, kjo është një qasje tejet e ngushtë: sepse nuk synon edukimin e njeriut duke përfshirë shoqërinë dhe institucionet e saj në këtë përpjekje. Vendet perëndimore e kanë zgjidhur këtë dhimbje shekullin e kaluar dhe ne jemi të vonuar.

[1]A million stray dogs ‘victims of Greek debt crisis, BBC, 03 Oct 2015.   

Video: 
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA