Neoliberalizmi amerikan na la shënden?
Corel West*
18/11/2016 - 13:33
The Guardian, 17 Nëntor 2016
Shënim: autori amerikan këtu, dhe për më tepër, filozof dhe profesor, shpërnjeh dy aspekte kryesore në analizën e tij: së pari nuk tregon kuadrin institucional të globalizmit neoliberal dhe pushtetin ekonomik të përqendruar në duart e oligarkëve botëror. Për të njëjtën arsye ai nxiton duke na treguar se neoliberalizmi, me zgjedhjen e Trampit, përfundoi! Së dyti, shpërnjeh ‘taktikat’ që adoptojnë partitë në pushtet. Për të njëjtën arsye, konkludon...si gjithë demagogët e establishmentit dhe e “majta” globaliste, se Trampi është racist dhe neofashist! Përveç këtyre dy aspekteve, vendimtare në nxjerrjen e përfundimeve, ai është kontradiktor kur në njërën anë fajëson politikat e Klintonit dhe Obamës —neoliberale— dhe në tjetrën, i lavdëron ato! Qasje të tilla qarkullojnë në hapësirën mediatike të tipit “guardian”: qëllimi është të çorientojnë njerëzit nga rreziku dhe armiku i vërtetë popujve.
Zgjedhja e Trampit u mundësua nga politikat që nuk i dhanë rëndësi gjendjes së qytetarëve tanë më të pambrojtur. Ne mbërthyem vetet tona në një të ardhme të frikshme.
Epoka neoliberale në Shtetet e Bashkuara ka përfunduar me një goditje neofashiste. Triumfi politik i Donald Trumpit shkatërroi institucionet në partitë Demokrate dhe Republikane - të dy të bashkuar në parimin e Parave të Mëdha dhe të sundimit të politikanëve të shtirë. Dinastitë e Bushit dhe Klintonit u shkatërruan nga lurtimi i medias së ngijuar të miliarderit pseudo-populist me ndjeshmëri narcisiste dhe të shëmtuar, me prirje fashiste. Zgjedhja monumentale e Trampit ishte një klithmë e dëshpëruar dhe ksenofobe e zemrave njerëzore si një mënyrë për të dalë nga shkatërrimi i një rendi të shpërbërë neoliberal - një kthim nostalgjik për një të kaluar imagjinare të madhështisë.
Klasa punëtore dhe bashkëqytetarë të klasës së mesme nga zemërimi dhe ankthi - refuzuan harresën ekonomike të politikave neoliberale dhe arrogancën shtinjake të elitave. Megjithatë, të njëjtët qytetarë gjithashtu mbështetën një kandidat i cili u shfaq për të fajësuar mjerimin e tyre social mbi minoritetet, dhe i cili tjetërsoi emigrantët Meksikanë, Myslimanë, Zezakët, Hebrenjtë, Homoseksualët, Gratë dhe Kinën në proces. Ky bashkim vdekjeprurës i pasigurisë ekonomike dhe viktimizimit kulturor gjunjëzoi neoliberalizmin.
Shkurt, dështimi i thellë i partisë Demokratike për të folur me lëvizjen e kapur dhe përshkallëzuar nga varfëria e njerëzve që punojnë - lëshoi populizmin e mbuhur me urrejtje dhe mbrojtjen që kërcënojnë ta copëtojnë fijen e brishtë që ka mbetur në demokracinë Amerikane. Dhe meqënse gabimet më shpërthyese në Amerikën e sotme janë para së gjithash racore, pastaj gjinore, homofobike, etnike dhe fetare, ne duhet të përgatitemi për një të ardhme të frikshme.
Çfarë duhet të bëhet? Së pari ne duhet të përpiqemi për të treguar të vërtetën dhe një kusht i së vërtetës është të lejojmë vuajtjen të flasë. Për 40 vjet, neoliberalët jetuan në një botë të mohimit dhe indiferenca ndaj vuajtjeve të njerëzve të varfër dhe puntorë dhe të fiksuar me spektaklin e suksesit. Së dyti ne duhet të dëshmojmë në drejtësi. Ne duhet të bazojmë të vërtetën tonë në një vullnet për të vuajtur dhe sakrifica ndërsa rezistojmë dominim. Së treti, ne duhet të kujtojmë ekzemplarë të guximshëm si Martin Luther King Jr, të cilët ofrojnë frymëzim moral dhe shpirtëror kur ne jemi duke ndërtuar aleancat multiraciale për luftën ndaj varfërisë dhe ksenofobisë, krimet e Wall Street-it dhe krimet e luftës, ngrohjen globale dhe shkeljet e policisë - dhe për të mbrojtur të drejtat dhe liritë tona të vyera.
Epoka e Obamës ishte hap i fundit i neoliberalizmit. Pavarësisht disa fjalëve progresive dhe gjesteve simbolike, Obama zgjodhi të shpërnjihte krimet e Wall Street-it, të refuzonte të ndihmonte familjarët, të ruante pabarazinë në rritje dhe të ndihmonte krimet e luftës siç janë vrasjet e njerëzve të pafajshëm jashtë vendit me aeroplanë të telekomanduar.
Sulmet nga krahu i djathtë për Obamën - dhe urrejtja raciste nga frymëzuar nga Trampi - e kanë bërë thuajse të pamundur për të dëgjuar kritikat progresive [...] të Obamës. Presidenti ka hezituar për të shënjuar vuajtjet e zezakëve - qoftë në burgjet e mbipopulluara, shkollat e rrënuara apo në vendet e punës në rënie. Megjithatë, pavarësisht kësaj, ne festojmë status quo-në neoliberale të shkrirë në simbolizmin racial dhe trashëgiminë personale. Ndërkohë, të varfërit dhe klasa punëtore të gjitha ngjyrave kanë vazhduar të vuajnë në heshtje relative.
Në këtë kuptim, zgjedhja e Trampit u mundësua nga politikat neoliberale e Klintonëve dhe Obamas që ruajtën gjendjen e vështirë të qytetarëve tanë më të rrezikuar. Populizmi progresiv i Bernie Sanders gati përmbysi themelimin e Partisë Demokratike, por Klintoni dhe Obama e shpëtuan për të ruajtur status quo-në. Dhe unë besoj Sanders do ta mundte Trampin dhe do të shmangte këtë rezultat neofashist! [...]
Në këtë moment të zymtë, ne duhet të frymëzojnë njëri-tjetrin të nxitur nga një shpirt i thurur demokratik me integritet, kurajë, ndjeshmëri dhe një ndjesi të pjekur të historisë - qoftë edhe nëse duket se demokracia jonë është duke rrëshqitur. Ne nuk duhet të largohemi nga njerëzit e harruar të politikës së jashtme Amerikane - të tilla si Palestinezët nën pushtimin Izraelit, civilë të vrarë në Jemen nga trupat-Suadite të sponsorizuar nga SHBA-të apo Afrikanët subjekt i zgjerimit ushtarak Amerikan. Si pjesë e madhe e familjes dhe njerëzve që i mbijetuan dhe lulëzuan përmes skllavërisë, Jim Crow-it dhe linçimit, retorikës neofashiste të Trampit dhe sundimit të parashikueshëm autoritare është vetëm një moment tjetër i shëmtuar që thërret më të mirët për ç’ka ne jemi dhe ç’ka mund të bëjmë. Për ne në këto kohë, të kemi qoftë edhe shpresa është shumë abstrakte, shumë e shkëputur, shumë spektatoriale. Në vend të kësaj, ne duhet të jemi një shpresë, një pjesëmarrës dhe një forcë për mirë ndërsa përballemi me këtë katastrofë.
*Cornel West është një filozof amerikan, shkrimtar, kritik, aktor, aktivist i të drejtave civile dhe anëtar kryesor i Socialistëve Demokrat të Amerikës. Profesor i Praktikës së Filozofisë Publike në Universitetin e Harvardit.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 15 reads



