...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Tre shkencëtarë marrin çmimin Nobel në kimi për 'ngrirjen' e biomolekulave

Shkencëtarët prodhuan imazhe tridimensionale të molekulave, që sipas akademisë ka hapur për biokiminë "një epokë të re".

SHJ

04/10/2017 - 15:24

Jacques Dubochet, Joachim Frank dhe Richard Henderson kanë fituar çmimin Nobel në kimi për punën e tyre në thjeshtimin dhe përmirësimin e paraqitjes grafike të biomolekulave.

Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave e njoftoi çmimin të mërkurën bashkë me shumën prej 1.1 milion dollarësh që e shoqëron atë.

Shkencëtarët prodhuan imazhe tridimensionale të molekulave, që sipas akademisë ka hapur për biokiminë "një epokë të re".

"Studiuesit tani mund të ngrijnë përbërjet kimike të molekualve të gjalla në kushtet e lëvizjes dhe të bëjnë të dukshme procese që nuk janë parë kurrë më parë, gjë që është vendimtare si për të kuptuar thelbin e kimisë së jetës ashtu edhe për evolucionin e produkteve farmaceutike", thanë autoritetet e Akademisë Mbretërore Suedeze të Shkencave ndërsa njoftuan çmimin. Voa

 

Disa imazhe:  

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA