Është Brukseli i gatshëm të pranojë detantën e re të Moskës?
SHJ
26/01/2017 - 13:14
Europa duhet të jetë e bashkuar pavarësisht gjithë përjekjeve për të ndërtuar mure të rinj, tha presidenti rus kur e pyetën për rënien e murit të Berlinit i cili jo vetëm që shënoi ribashkimin e pjesëve perëndimore dhe lindore të Gjermanisë, por gjithashtu simbolizoi një detantë [të re] në raportet mes Rusisë dhe Perëndimit. Ai falenderoi studentët e Universitetit Shtetëror të Moskës për organizimin e kërkimeve të trupave naziste gjermane sepse “është shumë e drejtë. Tregon pajtim të kombeve Ruse dhe Gjermane. Dhe është tejet e rëndësishme për të ardhmen”.
Ministri i jashtë rus, në anën tjetër, tha se Moska shpreson se BE-ja nuk do të udhëhiqet nga një “grup rusofob” dhe do të lëvizë drejt politikës së normalizimit të raporteve me Rusinë. Ai shtoi gjithashtu se Moska nuk është e interesuar në rrënimin e BE-së, dhe kërkon ta shohë atë të fortë dhe të pavarur. Marrëdhëniet Bruksel-Moskë janë përkeqësuar pasi Krimea u ribashkua me Rusinë herët në vitin 2014-të pasi një shumicë e madhe e qytetarëve të peninsulës votoi në favor të lëvizjes përgjatë referendumit. BE-ja dhe SHBA-ja gjithashtu imponuan një seri sanksionesh mbi Rusinë lidhur me përfshirjen e pretenduar të saj në konfliktin mes autoriteteve të Kievit dhe militantëve në lindjen e Ukrainës, një pretendim që Moska e ka refuzuar në mënyrë të përsëritur. Sputnik
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 325 reads



