...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Erdogani kërcënon BE-në me hapjen e portave për refugjatët

25/11/2016 - 13:31

Siç parashikuam dje, Erdogani i kundërpërgjigjet Europës: ti pezullon negociatat e anëtarësimit të Turqisë në BE-Eurozonë, ne hapim portat e refugjatëve, pavarësisht se ka marrë miliona euro për mbajtjen e tyre në kufi me Sirinë. 

“Nëse ju shkoni më tej, këto dyer kufijsh do të hapen. As unë as populli im nuk do të ndikohen nga këto kërcënime të thata”, citoi Erdogani. 

Brukseli i pezulloi bisedimet për shkak të politikave represive të Erdoganit pas puçit ushtarak që dështoi pak muaj më parë, i cili synonte marrjen e pushtetit nga duart e Erdoganit. 

 

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA