...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Erdogani: pakt politikë me nacionalistët turq ndërsa përgatit popullin për mobilizim ushtarak duke përdorur dhe fëmijët

Erdogani po projekton vendin për një luftë më të madhe kundër perëndimit dhe kurdëve në rajon.

SHJ

26/02/2018 - 11:32

Mes përplasjeve me perëndimin dhe pogromit të brendshëm, Erdogani shtroi rrugën për një pakt politik parazgjedhor me partinë nacionaliste turke (MHP) të Devlet Behcelit, e cila, tre vjet më parë e përshkruante përqendrimin e pushtetit të Erdoganit “si dënim me vdekje për demokracinë, një përligjje diktature të një njeriu, një leje për korrupsion dhe vjedhje”. Partia përkatëse ka patur një qendrim të ashpër kundrejt përpjekjeve të kurdëve, është mbështetëse e dënimit e vdekje dhe është thellësisht dyshuese për SHBA-në, BE-në, dhe NATO-n.

Amerika paralajmëroi Turqinë me sanksione; Turqia paralajmëron me dalje nga NATO-ja dhe me superfuqi ushtarake

Në politikën e jashtme lidhur me Sirinë ajo kufizon përmirësimet e marrëdhënieve me Amerikën, BE-në dhe Sirinë. Në këtë pakt ishte Erdogani që lëvizi drejt saj dhe jo partia nacionaliste drejt Erdoganit. Arsyeja kryesore është se Erdogani ka humbur mbështetje brenda vendit. Në referendumin e vitit të kaluar për ndryshimet kushtetuese Erdogani fitoi vetëm 51.4 për qind të votave pavarësisht se referendumi u zhvillua në gjendje të jashtëzakonshme. Përmes këtij pakti Erdogani synon të sigurojë vota shtesë. Ai e paraqiti paktin si “aleanca e popullit” të krijuar për interesin kombëtar.[1]

Dhe ndërsa i bënte thirrje popullit për t’u gatitur për mobilizim ushtarak në një kongres provincial, Erdogani përdori një fëmijë të vogël të veshur në rroba ushtarake duke e ftuar në skenë dhe duke i thënë fëmijës në ngashënjim se ajo do të nderohet nga shteti nëse vritet![2] Qartësisht Erdogani po projekton vendin për një luftë më të madhe kundër perëndimit dhe kurdëve në rajon.



[1]Erdogan paves way for pact with Turkish nationalists, FT, 23 Feb 2018.

[2]If you are martyred, we’ll honor you!’ RT, 26 Feb, 2018.   

Video: 
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA