...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Erdogani quhet 'terrorist' në Nju Jork: mbështetësit e tij shkaktojnë kaos dhe dhunë (video)

VOA

23/09/2017 - 09:15

Presidenti amerikan, Donald Trump tha se presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan është një mik që meriton “vlerësim të lartë” për “qeverisjen e një pjese shumë të vështirë të botës”. 

Superlativat e presidentit Trump për udhëheqësin turk erdhën në kuadrin e takimeve të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara të enjten, pavarësisht nga tensionet mes dy vendeve lidhur me dhunën e zyrtarëve turq të sigurisë ndaj protestuesve amerikanë. 

Disa orë para se presidentët Trump dhe Erdogan të takoheshin për bisedime, përkrahësit e zotit Erdogan goditën me grushta dhe shqelma tre protestues që ndërprenë fjalimin e tij në një hotel të Nju Jorkut. 

Presidenti Erdogan po fliste para disa qindra vetëve në një aktivitet të organizuar nga një grup biznesi, Komiteti Drejtues Kombëtar Turko-Amerikan, kur një burrë u ngrit në këmbë dhe filloi ta thësrriste “Terrorist! Terrorist!”   

Video: 
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA