...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Fitorja e Makronit dhe shuplaka e popullit francez: cila është e ardhmja e Francës?

SHJ

08/05/2017 - 08:16

Sipas të dhënave paraprake të ministrisë së brendshme franceze bazuar në 94 për qind të votave të numëruara, Lepeni ka marrë 35 për qind ndërsa Makroni 65 për qind të votave, duke siguruar presidencën franceze. Jo vetëm përgjatë sontazheve por edhe përgjatë zgjedhjeve, Franca ka shfaqur një vend të ndarë në dy pjesë: një pjesë e lumtur, tjetra e palumtur; njëra urbane, tjetra rurale dhe nënurbane; njëra përqafon internacionalizmin e globalizmit neoliberal, tjetra kërkon të ngrejë barriera. Në terma marksist, Franca tregon një shoqëri të ndarë në dy klasa: të klasës së lartë që përfiton nga globalizmi neoliberal dhe klasës së ulët që është humbëse ose viktimë e tij. Fitorja e Makronit është fenomenale në kuptimin e kohës së tij në një lëvizje politike (En Marche!), e cila filloi vitin e kaluar dhe kulmoi me zgjedhjen e tij.

Fakti që Makroni ishte “pjellë” e perandorisë bankare të Rothshildit, tregon shumë: se veçanërisht masmedia franceze është përmbytur nga milionat e tij dhe promovimi i Makronit ka krijuar rezultatet e pritshme. Historikisht, asnjë lëvizje politike nuk është ngjitur në pushtet kaq shpejt. Parája tregon, edhe një herë, jo vetëm pushtet (forcë lëvizëse) por dhe aftësinë e saj për të reduktuar kohën - për të riprodhur veten. Tregon, për më shumë, edhe një herë, forcën lëvizëse të masmedias dhe forcën e kësaj të fundit: të lëvizë vullnetin e një populli drejt vetes. Në këtë kuptim, Franca përfaqëson shkembullin më “unik” ku forca e masmedias (e cila lëvizë nga forca e parásë) shtyn një popull të tërë drejt një objektivi të parapërcaktuar.

Sidoqoftë, Lepni pranoi butë humbjen e saj duke cituar se ajo prapseprap është fitimtare: sepse ajo është forca e parë opozitare në Francë, përmes së cilës ajo do të vazhdojë të luftojnë mes “patriotëve dhe globalistëve“ në zgjedhjet legjislative muajin tjetër, dhe se do të transformojë rrënjësisht partinë e saj në një fuqi politike. Dhe vërtetë, përqindja e votave të Lepenin është thuajse dyfish e 18 për qind të votave që fitoi babai i saj në vitin 2002. Votat e saj burojnë kryesisht nga pjesa e palumtur e Francës (ose viktimat e globalizmit neoliberal): klasa punëtore.

Por në Francë u shënua dhe një rekord tjetër në këto zgjedhje: se zgjedhjet janë bojktuar nga rreth 26 për qind e votuesve, përqindja më e madhe që nga viti 1969-të. Bojkoti, s’tregon asnjë dinamikë tjetër, veç emancipimit të popullit, në kuptimin që ai ka një nivel të lartë teorik dhe nuk bindet (ose nuk u bind) nga asnjë kandidat. Kësaj përqindje i shtohen votat e bardha prej 12 për qind. Në total, bojkoti është 38 për qind.

Është pikërisht kjo përqindje që mund të shkojë në një lëvizje të majtë përgjatë presidencës së Makronit. Ky bojkot, për më shumë, është një shuplakë e mirë për elitën borgjeze të Francës në veçanti dhe elitën mbikombëtare në përgjithësi. Me zgjedhjen e Makronit në Francë, nuk vdiq ‘demokracia’ siç e paraqesin shumë mendjeshpenguar, sepse “demokracia” përfaqësuese nuk është ‘demokraci’ – por “demokraci” përfaqësuese, në kuptimin e “qeverisë përfaqësuese” dhe kleptokracisë së drejtpërdrejtë: sepse kur ‘demokracia’ është përfaqësuese – kleptokacia bëhet e drejtëpërdrejtë. Thjesht, zgjedhja e Makronit do të vazhdojë të rrisë ‘lumturinë’ për njërën klasë, megjithëse ajo është “lumturi” iluzive, sepse buron kryesisht nga bota materiale që krijon qeveria përfaqësuese e tregut të marketingut (ose kleptokracia) dhe, rrisë ‘palumturinë’ e klasës tjetër: kryesisht të klasës puntore: sepse Makroni nuk është “shkëputje” e një establishmenti politik me një tjetër – por vazhdimësia e tij: sepse qoftë në teori (programi i tij iu përshtat klasës sunduese) qoftë në praktikë (sepse ka krijuar marrëdhënie të ngushta pushtetore me establishmentin pararendës gjatë kohës kur ishte ministër), është i njëjtë.

Nga këto ‘rritje’ do të rritet edhe më shumë forca e klasës puntore sepse kjo lloj force buron nga zemërimi...               

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA