Kasapët e Allahut therën shtatë qytetarë në Britani
SHJ
04/06/2017 - 10:46
Ishte një tjetër tmerr që përshkoi Britaninë mbrëmjen e djeshme pas tmerrit që shkaktoi libanezi në stadiumin e Mançesterit pak javë më parë: këtë herë me thika dhe hanxharë therën, vranë dhe plagosën njerëz deri diku të pafajshëm. Në rastin e Mançesternit, kamikazi ishte, siç treguan hetimet, një 22 vjeçar që ishte trajinuar nga shërbimet ushtarake britanike për të luftuar regjimin e Gadafit në Libi dhe “edukuar” nga babai i tij me ideologjinë e nacionalizmit. Pasi Libia u kthye në një vend të dështuar dhe “luftëtarët” e trajinuar nga britanikët nuk e morën dot pushtetin e Libisë, siç u ishte premtuar nga autoritetet britanike, kamikazi në fjalë zgjodhi të ndëshkonte vendin ku ishte rritur duke vrarë fëmijë të pafajshëm! Por në rastin e fundit (të Londrës) ishin ‘disi’ të fajshëm - sepse (pa)fajësia e qytetarëve britanikë, dhe jo vetëm, lidhet me miratimin e dretëpërdrejt ose jo (me heshtje dhe mosveprime) të gjeopolitikave të qeverive të tyre. Tashmë britanikët e kanë kuptuar se sulmet terroriste lidhen me rolin e tyre në shkatërrimin e disa vendeve në Lindjen e Mesme dhe siç duket, sulmet nuk mund t’i parandalojnë dot por veç t’i asgjësojnë gjatë vrasjeve. Këto sulme implikojnë gjithë komunitetet muslimane në Perëndim ndërsa krijimi i një mendësie anti-muslimane është në proces...
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 1176 reads



