...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Katalonja shpalli pavarësinë: rritet skenari për dhunë dhe kundër-dhunë

Ndërsa Katalonja deklaroi pavarësinë parlamenti spanjoll votoi masat për pezullimin e autonomisë së saj

VOA

27/10/2017 - 16:52

Parlamenti i Katalonjës shpalli të premten pavarësinë nga Spanja në një votim që pritet të shpallet i paligjshëm nga Gjykata Kushtetuese e Spanjës.

Pak më pas dhoma e lartë e parlamentit spanjoll votoi në favor të masave për pezullimin e autonomisë së Katalonjës.

Mocioni për shpalljen e pavarësisë në parlamentin rajonal të Katalonjës perej 135 vendesh mori 70 vota, ndërsa 10 ishin kundër.

Ligjvënësit nga Partia Socialiste, Partia Popullore dhe Ciudadanos, braktisën parlamentin në shenjë proteste para votimit.

Në Madrid, kryeministri Mariano Rajoy, bëri thirrje për qetësi pas vendimit të parlamentit rajonal të Katalonjas. "Sundimi i ligjit do të rivendoset në Katalonja", shkroi ai.

Kryeministri Rajoy tash pritet të mbledhë kabinetin për të miratuar masat e para që mund të përfshijnë rrëzimin e qeverisë në Barcelonë dhe vënien nën kontroll të drejtpërdrejtë të forcave të policisë në Katalonja.

Në Bruksel, Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, i bëri thirrje qeverisë spanjolle që "të përdorë forcën e argumentit në vend të argumentit e forcës", duke e siguruar Madridin se Bashkimi Evropian do të flasë vetëm me Spanjën.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA