...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Koreja e Veriut i përgjigjet Amerikës me paradë të fuqishme ushtarake: dridhet edhe toka

Dita

15/04/2017 - 15:57

Në mesin e tensioneve gjithnjë e në rritje dhe kërcënimeve për luftë, Koreja e Veriut ka zhvilluar një paradë me ushtarë, tanke dhe të tjera mjete ushtarake në Penian, për të festuar përvjetorin e 105 të lindjes së presidentit themelues të vendin, Kim II – sung.

Tregimi i forcës këtë të shtunë, vjen në një kohë kur vendi ka paralajmëruar SHBA që të mos ndërmarrë asnjë veprim provokues në rajon, duke u shprehur se “është gati për t’u kundërpërgjigjur me sulme bërthamore”.

Korrespondenti i BBC, John Sudworth u lejua të raportonte drejtpërdrejt nga parada, ndonëse lëvizjet e tij po kontrollohen me imtësi.

“Mund ta ndjesh tokën që dridhet”, tha ai, teksa ushtarët e tanket kalonin në sfond. Korea Veriore, tha ai, ka mësuar nga gjithë ish-vendet socialiste dhe shkatërrimi i Lindjes së Mesme, me një aftësi të jashtëzakonshme. Këto aftësi janë të panjohura nga komuniteti diplomatik botëror dhe do t'i detyrojë të maten mirë përpara se të përdorin fuqinë ushtarake, tha mes të tjerash, Sudworth. 

Ndërsa korrespondenti i CNN, Will Ripley, gjithashtu i pranishëm në paradë, tregoi se në një moment ushtarët iu drejtuan liderit të tyre Kim Jong Un me fjalinë: ''Japim jetën për ty''!   

Video: 
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA