Kritikat sistemike ndaj të Makronit për Europën
DW
10/05/2017 - 10:11
Dy ditë pas fitores historike të kandidatit socialliberal, Emmanuel Macron pritshmëritë janë të larta. Si Brukseli edhe Berlini presin reforma, por se cilat reforma duhen -këtu qëndrimet ndahen. Macron kërkon ta ndryshojë rrënjësisht politikën europiane të financave me planet për një ministër financash të eurozonës dhe eurobonde [përdorimin e 'eurobondeve' e mbështet fuqishëm edhe pinjolla tjetër e Sorosit, i maskuar si ''marksist'' radikal, Varufaki, ish-ministri i financave greke në qeverinë e parë Cipras. Si koncept dhe praktikë mbështetet gjithashtu nga bankierët (Rothshild etj.].
Unioni kristiandemokrat dhe kristiansocial si edhe partia liberale, FDP ushtrojnë kritika. "As Franca dhe as eurozona nuk vuajnë se kanë pak borxhe", u shpreh sekretari i Shtetit në Ministrinë e Financave (CDU), Jens Spahn për gazetën gjermane "Bild". Edhe politikani i CDU-së dhe kryetar i komisionit parlamentar për Europën në Bundestag, Gunther Krichbaum e refuzon "përgjithësimin e borxheve". Edhe kreu i partisë liberale, FDP, Christian Lindner tha, se Franca nuk i zgjidh problemet "me më shumë borxhe, por me reforma ekonomike". Ne shpresojmë tek Macron, por ai nuk mund të bëjë më shumë borxhe, tha Lindner.
Macron dhe aftësia reformuese e Francës
Politikani kristiansocial dhe kreu i grupit parlamentar të partive popullore europiane, (EVP) Manfred Weber i tha gazetës "Rheinische Post" se Macron "duhet të shpërthejë njëherë prangat në vendin e tij", para se të ndërmarrë hapa reformuese në drejtim të Europës. Edhe kreu i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker i kërkoi Macron të bëjë reforma buxhetore në vend. "Kemi me Francën një problem të dukshëm: Francezët shpenzojnë shumë dhe në vendin e gabuar."
Juncker i bëri thirrje Macron për të ulur shprenzimet e administratës shtetërore në Francë. Po me skepticizëm ndaj planeve të Macron Komisioneri i BE për buxhetin, Günther Oettinger shprehu . "Komisioni Europian mbikqyr zhvillimet buxhetore, eurogrupi vendos për ndihmat financiare, dhe ESM- ja (Mekanizmi Europian i Stabilitetit) është e gatshme të financojë këto." Nuk ka arsye në këtë rast që të ndryshojmë diçka, tha Oettinger.
Qeveria gjermane i refuzon eurobondet
Lidhur me planet e Macron për obligacione të përbashkëta të vendeve të eurozonës, zëdhënësi i qeverisë, Steffen Seibert u shpreh të hënën, se qeveria gjermane e refuzon kërkesën për eurobondet. Në një kohë që Macron po ndeshet me ndryshimin e drejtimit të erës nga Gjermania dhe Europa, në Francë ai mund të gëzohet për mbështetjen e re. Ish-kryeministri socialist, Manuel Valls ka bërë thirrje për një shumicë parlamentare për të mbështetur presidentin e ri. Valls do të paraqitet si kandidat për Macron.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 28 reads





