Macron dhe Le Pen në garën përfundimtare për presidencën franceze
SHJ
24/04/2017 - 09:46
Raundi i parë e zgjedhjeve presidenciale në Francë, tregoi se në raundin e dytë, ose garën përfundimtare, do të përballet Emanuel Makroni me Lepenin: i pari përfaqëson ideologjinë konservatore të Francës dhe si i tillë, mbështet politikat e globalizmit neoliberal; e dyta, përfaqëson ideologji të përzier dhe qendron mes konservatorëve dhe majtistëve, por jo në ideologjinë e ekstremit të djathtë siç e paraqet masmedia! Sepse të djathtët e ekstremit, siç janë quajtur historikisht fashistët, kanë një karakteristikë të përbashkët: janë ekspansionistë në ideologjinë e tyre. Domethënë, kërkojnë që të imponojnë ideologjinë e tyre jo vetëm mbi popullin e tyre por edhe mbi popuj të tjerë. Kjo prirje mungon te Lepeni dhe te gjithë partitë e quajtura të “djathta ekstreme” në kohën tonë. Karakteristika e përbashkët e tyre është se ato janë anti-globaliste. Domethënë, kërkojnë të mbrohen nga dinamika e globalizmit neoliberal. Më konkretisht, nga pushteti i korporatave dhe bankave tregëtare...
Sidoqoftë, është e sigurtë se në raundin e dytë, do të fitojë Makroni, pinjola politike e Rothshildit. Makroni ka përqafuar globalizmin, modernizimin e ekonomisë dhe integrimin europian ndërsa Lepeni ka përqafuar politikat proteksioniste, kufijtë kombëtarë dhe tërheqjen nga euro. Makroni këmbngul se ai s’i përket as të majtës e as të djathtës, dhe është i betuar për një platformë pro-europiane që kombinon reformat e moderuara pro-biznesit me stil nordik për mbrojtje sociale. Ai mbështet tregjet e hapur, emigracionin e administueshëm dhe një rol qendror për Francën në zemrën e BE-së.
Pjesëmarrja në zgjedhje ishte 77% pak më poshtë se 79.5% në vitin 2012-të por më e lartë se viti 2002 kur ishte 71.6%. Nga 97% e votave të numëruara, Makroni ka marrë 23.9% ndërsa Lepeni 21.4%. Francois Fillon, një ish-kryeministër konservator fushata e të cilit u shënua nga akuzat për korrupsion, dhe Jean-Luc Meleinchon, një majtist i betuar, fituan 19.9% dhe 19.6% respektivisht. Nga këto rezultate mund të themi se qeveria e ardhshme do të jetë një përzierje mes forcave të Makronit dhe Fijonit. Por do të kenë përballë një të majtë të fortë, e cila, është gjithashtu anti-globaliste.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 62 reads



