...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Masakër tjetër në Amerikë: mbi 26 të vrarë dhe 20 të lënduar në një kishë në Teksas

Viktimat ishin nga mosha 5 deri 72 vjeç. Disa fëmijë, një grua shtatëzënë dhe bija 14 vjeçare e pastorit/priftit. Ishte masakra më e madhe në historinë e shetit të Teksasit.

SHJ

06/11/2017 - 06:36

Më shumë se 26 vetë raportohet të jenë vrarë dhe të paktën 20 të tjerë janë plagosur të dielën gjatë të shtënave në një kishë afër San Antonios në Teksas. Viktimat ishin nga mosha 5 deri 72 vjeç. Disa fëmijë, një grua shtatëzënë dhe bija 14 vjeçare e pastorit/priftit. Ishte masakra më e madhe në historinë e shetit të Teksasit.

Burri i armatosur hyri në kishë rreth 30 minuta pasi kishte filluar shërbimi dhe hapi zjarr. Policia tha se sulmuesi u largua dhe pas një ndjekjeje të shkurtër me makina, ai vrau veten, ose u vra nga oficerët e policisë.

Krimineli u identifikua. Emeri i tij ishte Devin Patrick Kelley, 25 vjeç. Jetonte në New Braunfels, Texas. Kishte shërbyer në flotën ajrore në një bazë në New Mexico. Ishte gjykuar në një gjyq ushtarak në vitn 2012-të për akuzën e përdhunimit të gruas dhe fëmijës së tij. Ishte burgosur 12 muaj dhe u lirua me 'sjellje të keqe' në vitin 2014-të. Arsyet e vrasjeve ende s'janë kuptuar. Por qartësisht, ka qenë një njeri i lënduar: me urrejtje për shoqërinë ku jetonte.

Presidenti amerikan Donald Trump tha se po e ndjek situatën nga Japonia ku ndodhet në fillim të një vizite gati njëjavëshe në Azi.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA