Mbreti saudit spastron elitën fetare-mbretërore ndërsa nafta rritet $64
“Etika” Islame tregon më së miri rezultatet e saj në elitën saudite: ajo është e korruptuar si gjithë elitat e tjera
SHJ
06/11/2017 - 08:57
Mbreti i Arabisë Saudite, Salmani, dhe komisioni i tij anti-korrupsion i kryesuar nga djali i tij më i madh, Mohammad bin Salman, arrestoi të paktën 11 princër dhe një dyzinë zyrtarë kryesorë dhe biznesmenë. Spastrimi përfshiu manjatin dhe princin Alwaleed bin Talal, një ndër njerëzit më të pasur në botë (pasuria e të cilit arrin rreth 18 miliard dollarë) dhe një investitor i madh në Twitter, Citigroup dhe në shumë ndërmarrje të tjera ndërkombëtare.
Shtypja e rryshfetit tregon pushtetin e mbretit ndërsa ai përforcon bazën e pushtetit të tij dhe përparon reformën radikale ekonomike për të larguar vendin nga të ardhurat e dobëta të naftës.
Reformat e mbretit kanë shkaktuar kundërshti mes disa anëtarëve të familjes mbretërore, të cilët kanë frikë se pozicionet e tyre të privilegjuar rrezikojnë dhe kërkojnë më shumë bisedime rreth ndryshimeve shakullinore që ndikojnë vendin. Shumë kërkojnë luftë kundër korrupsionit në nivele të larta ndërsa masat e politikave kursimtare rrisin kostot e jetesës për sauditët normalë.
Lufta e mbretit kundër korrupsionit dhe shqetësimet rreth stabilitetit dhe politikëbërjes në vend çoi brenda 48 orësh në rritjen e çmimit të naftës në nivelin më të lartë të dy viteve të fundit: mbi 64 dollarë. Ndërsa Arabia Saudite është anëtarja udhëheqëse e Opec-ut duke pompuar një në çdo nëntë fuçi nafte që prodhohet në nivel botëror, manovrat politike në mbretëri mbikqyren nga tregëtarët e naftës.
Por rritja e çmimit të naftës është mbështetur dhe nga rritja më e fuqishme ekonomike në nivel botëror që nga koha e krizës financiare, me konsumin të rritet në vendet e zhvilluar dhe vendet në zhvillim. Opec-u ka zvogëluar prodhimin në bashkëpunim me Rusinë dhe prodhues të tjerë duke filluar nga janari, duke hequr nga tregu reth 1.8 milion fuçi në ditë, ose mesatarisht 2 për qind të furnizimit botëror, duke ndihmuar në uljen e tepëricës së inventarit që është rritur që në vitin 2014-të. Marrëveshja mund të zgjatet deri në fund të vitit 2018-të kur do të zhvillohet një takim tjetër.
Shpuesit e Amerikës, rritja e prodhimit e të cilëve ndihmoi në mbylljen e epokës së naftës prej 100 dollarë, kanë treguar gjithashtu shenja të reduktimit të ekspasionit, me ndërmarrjet të orientohen drejt shpërndarjes për fitime më të mëdha se sa thjesht në shpimin e më shumë puseve. Tensionet janë rritur gjithashtu në Lindjen e Mesme, me Irakun të kërkojë së fundmi fusha nafte të diskutueshme dhe territore në Kurdistanin e Irakut, duke çuar në rënie të eksporteve nga veriu i vendit. Si pasojë, parashikohet se çmimi i naftës do të shkojë 70 dollarë deri në fund të vitit.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 94 reads



