Mbylli sytë shkëndija e frymëzimit të Kubës: Fidel Kastro
26/11/2016 - 08:56
Asnjë rrugë nuk bart emrin e tij dhe në Kubë s’ka asnjë statujë të tij. Fidel Kastro nuk dëshironte ose s’kishte nevojë për çdo lloj njohjeje. Nga cepi në cep i vendit ai e bëri Kubën krijimin e frymëzimit dhe jetës së tij. Fëmijë në shami të kuqe që shkojnë në shkolla publike dhe falas dhe pensionistë që gëzojnë mjekim falas…falë mjekësisë dhe edukimit falas Kuba gjendet në nivelet më të lartë në botë të edukimit dhe jetëgjatësisë. Komandati siguroi që shteti të arrinte të varfërit…një angazhim që u është mohuar lagjeve të varfëra përgjatë Amerikës. Idealizmi shkëndijon në Kubë. Revolucionarët ndryshuan raportet pushtetore dhe krijuan kushtet për zhvillimin tërësor të vendit pavarësisht se Kuba aktualisht gjendet në një fazë të vështirë. Ja si e përshkruan, shkurtimisht, në një studim, Kubën, Ylli Përmeti:
Kuba socialiste, në anën tjetër, gjendet në procesin hapjes së vendit kundrejt kapitalit të huaj. Asambleja e vitit 2011-të, për shembull, propozoi reforma për:
...të shkurtuar më shumë se 1 milionë vende pune në sektorin publik në një lëvizje që të reduktojë burokracinë masive të Kubës dhe reduktimin e rolit të shtetit në sektorë si agrikultura, tregu i pakicave dhe ndërtimit. Ndërkohë, tregtitë e vogla do të inkurajohen që të hyjnë në sektor për të mbushur hapësirën, ndërsa subvencionet e shtetit për artikujt dhe shërbimet do të eliminohen. Të gjitha këto, për të shmangur stanjacionin e ekonomisë...[1]
Ndërsa në nivel social, është në fazën e hapjes kundrejt besimeve fetare,[2] në asamblenë kombëtare të korrikut, 2016-të, Raul Kastro, për shkak të krizës së naftës që ka prekur vendet ekportuese, veçanërisht Venezuelën, e cila kompensoi disi mungesën e ndihmës së qeverisë së Bashkimit Sovjetik, qartësoi shkallën e krizës duke cituar se “gjithë shpenzimet e domosdoshme do të ndalojnë”. Si rezultat, konsumi i nënprodhimeve të naftës është zvogëluar me 28 për qind, elektriciteti njëlloj dhe importet me 15 për qind, ose $2.5 miliard, në një ekonomi të qendërzuar ku 17 përqind e çdo dollari të prodhimit ekonomik përbëhet nga importet. Venezuaela ka furnizuar për 15 vjet sasi të paspecifikuara parash dhe rreth 90,000 fuçi nafte për çdo ditë—gjysmën e nevojave energjitike të Kubës. Në shkëmbim, Havana i ka shitur Karaksit shërbime mjekësore dhe shërbime për profesione të tjerë. Gjykuar nga kushtet aktuale, PPB-ja e Kubës do të zvogëlohet deri në vitin 2017-të me 2.9 për qind. Nëse marrëdhëniet me Venezuelën prishen plotësisht - PPB-ja mund të bierë deri në 10 për qind. Kuba mbështetet kryesisht në turizëm, pjesa më e madhe e të cilëve presin hotele me energji elektrike dhe ajër të kondicionuar. Ndërkohë që 500,000 punëtorë ose 10 për qind e fuqisë punëtore punësohen në restorante, bujtinari dhe biznese që janë zhvilluar së fundmi, të cilat kanë nevojë për energji. Në vitin 2014-të shërbimet mjekësore i sollën Kubës rreth 8 miliard dollarë, ose 40 për qind të eksporteve. Shumica e familjeve varen shumë nga rrogat shtetërore — që tani kanë një të tretën e vlerës që kishin në vitin 1989 në terma realë.[3]
[1]Cuba National Assembly approves economic reforms, BBC, 2 August 2011.
[2]Pritje të mëdha për vizitën e Papës në Kubë, DW, 24.03.2012.
[3]Venezuela’s economic woes send a chill over closest ally Cuba, FT, 27 July 2016.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 143 reads



