...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Moda e re që po lind

SHJ

09/07/2017 - 09:20

Diskriminimi (ashtu si racizmi) shkaktohet nga paragjykimi; paragjykimi shkaktohet nga padija dhe dija supozohet se fitohen në shkollë dhe shoqëri. Kur shkolla dhe shoqëria s’jep dije, paragjykimet, diskriminimet, dhe racizmi do të jenë gjithnjë mes nesh, sidomos nga elitat borgjeze, të cilat as kanë dije e as mundohen të fitojnë. 

Vitin e kaluar publikuam ndryshimin e kodit të veshjes së fëmijëve në shkollat e Britanisë: tashmë atje lejohen djemtë të veshin funde dhe gocat pantallona nën rregullin e uniformës ‘neutrale gjinore’. Qëllimi është të bëjnë shkollat më të hapura kundrejt fëmijëve për identitetin e tyre gjinor. Si pasojë, ata kanë hequr nga veshjet lidhjen e vajzave dhe djemëve në kodin e veshjeve të tyre ose kanë rishkruajtur politikën e tyre të uniformës. Tani e ka rradhën moda: ajo i përshtatet politikave kundër diskriminimit gjinor dhe qarkulloi serinë e parë të saj për t’u përshtatur në botën e re që po lind: kozmopolitanizmi seksual ku pushtetin (dhe veçanërisht pushtetin mediatik) e administrojnë kryesisht homoseksualët.

Ne nuk e mbështesim diskriminimin e njerëzve me shije të ndryshe seksuale; por as i mbështesim këto praktika (martesën; birësimin; veshjet në shkolla etj.): sepse ato imponohen mbi shumicën heteroseksuale…një studim të plotë kemi bërë për këtë çështje, të cilin mund ta publikojmë së shpejti. Tani, shijoni botën e re që po lind me disa foto dhe mos u habisni kur t’u trokas në derë dhe ju pështjellimi dhe apatia e shoqërisë dhe juaja:    

 

Përzgjedhja nga Paolo Spain, një ndërarrje spanjolle, e cila ofron veshje të reja për meshkujt e së ardhmes.

 

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA