Ndahen kampet në Kombet e Bashkuar lidhur me ‘nazizmin’: Amerika e lejon; Rusia e ndalon
Sepse më mirë do të ishte që ‘liria’ dhe ‘ndalimi’ të shoqërohësh me kuptimin e problematikës nga gjithë njerëzit me qëllim që mendësia e vetë-dënimit të zhvillohësh bashkë me lirinë dhe ndalimin.
SHJ
16/11/2017 - 08:25
Në Kombet e Bashkuar këtë javë Amerika do të votojë kundër një vendimi (rezolute) që dënon lavdërimin e Nazizmit. Megjithëse mund të duket kundër-intuitive —kush nuk do të dëshironte të dënonte Nazmin?—zyrtarët amerikanë thanë se mbrojtja e fjalës së lirë dhe probleme të tjerë lidhur me vendimin e bënë të pamundur mbështetjen amerikane. Vendimi është paraqitur nga Rusia dhe ai kërkon nga gjithë kombet e OKB-së të ndalojë ligjërime pro-naziste dhe organizata të këtij lloji dhe të zbatojë kufizime të tjerë në ligjërata dhe asamble.
Kjo është një ngecje në Amerikë ku Amendamenti i Parë i mbrojtjes garanton gjithë të drejtat për të përhapur thuajse gjithça qytetarët dëshirojnë — qoftë edhe të lavdërojnë Adol Hitlerin. SHBA-ja voton kundër vendimit çdo vit, bashkë me pak të tjerë, ndërsa vendet e BE-së dhe disa të tjerë abstenojnë. Vendimi gjithnjë votohet në mënyrë të papërmbajtshme, zakonisht me pak fanfarë.
Por këtë vit vota “jo” nga SHBA-ja ka mundësi të krijojë më shumë se një zhurmë, duke ditur se është lëshmi i parë (i qendrimit) që kur Trampi mori zyrën e presidencës me gjithëçka që e ka shoqëruar presidencën e tij lidhur me ‘mbështetjen’ e supozuar të tij të organizatave naziste. Izraeli në të kaluarën e ka votur vendimin por këtë vit është shtyrë nga Amerika ose të votojë “jo” ose të abstenojë. AP
Qartësisht, të dyja palët gabojnë: sepse të dyja palët tregojnë se sistemi i tyre arsimor ka dështuar dhe kanë hequr dorë nga kuptimi se pse ka dështuar dhe njëra në emër të ‘lirisë’ lejon zhvillimin ndjenjave dhe organizatave naziste ndërsa tjetra, në emër të anti-nazizmit, e ndalon: sepse më mirë do të ishte që ‘liria’ dhe ‘ndalimi’ të shoqërohësh me kuptimin e problematikës nga gjithë njerëzit me qëllim që mendësia e vetë-dënimit të zhvillohësh bashkë me lirinë dhe ndalimin.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 65 reads



