...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Nga Irani në Palestinë dhe Izrael: dridhjet dhe ngazëllimi janë rizgjuar

14/12/2016 - 13:18

Ministri i Mbrojtjes së Iranit paralajmëron SHBA-në

Ministri i mbrojtjes së Iranit tha se zgjedhja e Trampit ka çuar në “bezdi”, dhe se çdo luftë me Iranin e shkaktuar nga administrata e tij do të “shkatërronte” Izraelin dhe shtetet më të vegjël të Golfit. Deklarata buron nga shqetësimi se Trampi do të tërhiqet nga “pakti bërthamor” i miratuar me Teheranin vitin e kaluar. Ai tha se “armiqt mund të mos duan të imponojnë një luftë mbi ne bazuar në përllogaritje të gabuara duke marrë në konsideratë vetëm aftësitë e tyre materiale”. Nëse kjo luftë zhvillohësh, ajo“do të thoshte shkatërrimin e regjimit Sionist dhe do të përpinte gjithë rajonin dhe mund të çonte në një luftë botërore”. Qytet-shtetet në bregun jugor të Golfit Persik do të shkatërroheshin gjithashtu, “sepse atyre u mungon mbështetja popullore”.

Ky qendrim lidhet me aleatët perëndimor të Golfit siç janë Emiratet e Bashkuara, Bahreini dhe Katari. Sidoqoftë Dehghani pohoi se duket e pamundur që Trampi do të ndërmerrte ndonjë “veprim të fuqishëm” kundër Iranit, duke konsideruar karakterin e tij se ai e mat koston e gjithçkaje në dollarë. Trampi i ka thënë AIPAC-ut, Komitetit të çështjeve publike të Izraelit, në një konferencë, përgjatë fushatës zgjedhore, se përparësia e tij e parë ishte të prishte marrëveshjen. Netanjahu, ndërkohë, kryeministri i Izraelit, mezi po pret t’i komunikojë Trampit “pesë gjërat” që mund të prishin marrëveshjen. Reuters/RT

Palestina në zemëratë dhe Izraeli në ngazëllim

Nga ana tjetër Trampi u ka premtuar izraelitëve se do të lëvizë ambasadën amerikane nga Telavivi në Jeruzalem! Këtë fakt e përmendi së fundmi edhe këshilltarja kryesore e Trampit: “se lëvizja e ambasadës është përparësia kryesore e Trampit”, duke nxitur një përgjigje të zemëruar nga palestinezët: “se kjo lëvizje do të shkelte të drejtën ndërkombëtare”. Izraelitët e konsiderojnë Jeruzalemin “kryeqytet të pandarë dhe të përjetshëm”, por palestinezët e shohin gjysmën jugore të qytetit — e cila është pushtuar nga Izraeli në vitin 1967 Lufta Gjashtë Ditore— si kryeqytet i çdo shteti palestinez në të ardhmen. Në një përpjekje për të shmangur përshkallëzimin rreth statusit të qytetit të ndarë, SHBA-ja dhe vende të tjerë i mbajnë ambasadat e tyre në Telaviv, kryeqyteti aktual i Izraelit. Kongresi amerikan miratoi Aktin e Ambasadës së Jeruzalemit në vitin 1995, i cili kërkon që ambasada amerikane të lëvizë nga Telavivi në Jeruzalem. Por presidentët e njëpasnjëshëm të SHBA-së — Demokratikë dhe Republikanë— kanë ushtruar dorëheqjen duke vonuar zbatimin e tij çdo gjashtë muaj që nga ajo kohë mbi arsye të sigurisë kombëtare. FT

Se çfarë nënkupton kjo ‘lëvizje’ është njohja –de facto- e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit pavarësisht se de jure do të përdoret argumenti se kjo problematikë do të zgjidhet nga palët në konflikt. Është pikërisht ky ‘fakt’ që zemëron Palesitinën dhe ngazëllen Izraelin: sepse nëse shkon ambasada amerikane në Jeruzalem, njëlloj do të veprojnë edhe vendet e tjerë perëndimorë...        

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA