Pas Amerikës tërhiqet dhe Izraeli nga UNESCO: kundërshton Izraelin dhe mbron Palestinën
Shtetet e Bashkuara thonë se do të tërhiqen nga UNESCO, duke e akuzuar organizatën për prirje kundër Izraelit. Ndërsa Netanjahu, presideti i Izraelit, një ditë më pas, argumentoi se 'UNESCO është krhyer një teatër absurdi'.
VOA
12/10/2017 - 20:29
Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Heather Nauert tha përmes një deklarate se “SHBA i kanë komunikuar Sekretares së Përgjithshme të organizatës, dëshirën për të mbetur të angazhuar me Organizatën e Arsimit,, Shkencës dhe Kulturës të OKB-së, në rolin e vëzhguesit, pa të drejtat kontribuese të një vendi anëtar.”
Sipas zëdhënëses së Departamentit të Shtetit, tërheqja e Shteteve të Bashkuara nga UNESCO do të ndodhë më 31 dhjetor të këtij viti.
Zyrtarët e organizatës shprehën keqardhje lidhur me vendimin amerikan.
Shtetet e Bashkuara anuluan një kontribut të konsiderueshëm buxhetor tek UNESCO në vitin 2011, si protestë për anëtarësimin me të drejta të plota të palestinezëve në organiztaën kulturore të Kombeve të Bashkuara.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 607 reads



