...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Pseudo-shuplaka e SHBA-së kundrejt Izraelit

SHJ

25/12/2016 - 10:36

Këshilli i Sigurisë së Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë historike ku dënoi Izraelin lidhur me ekspansionin e ngulimeve në Territoret e Pushtuara të Palestinës, pasi SHBA-ja abstenoi, duke lejuar masën të kalojë pavarësisht kritikës së ashpër nga Trampi dhe qeveria e Izraelit. Rezoluta kaloi me 14 vota, duke përshirë Francën dhe Britaninë, në Këshillin prej 15 anëtarësh pasi SHBA-ja u largua nga politika e saj e gjatë pë të mbrojtur Izraelin.

 

Administrata e Obamës nuk i vetoi masat për shkak të përshpejtimit të veprimtarisë ekspansioniste që ka ndodhur që kur SHBA-ja vetoi një rezolutë të njëjtë në vitin 2011-të. “Këshilli i Sigurimit riafirmoi konsesusin e themeluar se ngulimet nuk kanë vlerë ligjore”, tha Samantha Power, ambasadorja e SHBA-së në OKB. “SHBA-ja ka dërguar masazhin se ngulimet duhet të ndalojnë, privatisht dhe publikisht, për thuajse katër dekada”. Votimi egërsoi Izraelin dhe aleatët e tij të kongresit në SHBA. Benjamin Netanjahu, kryeministri Izraelit, i cili ka një marrëdhënie të varfër me Obamën, tha se “Izraeli e kundërshton këtë rezolutë të turpshme anti-izraelite në OKB dhe nuk do të detyrohet nga termat e saj”.

 

Por vendimi i Amerikës për mos të përdorur veton e saj u përshëndet me lumturi në pjesën e pushtuar nga Izraeli të Rripit Perëndimor. Mustafa Barghouti, udhëheqës i Nismës Kombëtare Palestineze, një parti politike, tha se ishte “një fitore e madhe për popullin e Palestinës” dhe kauzën e tij. Tregon se Palestinezët nuk janë të izoluar, por është Izraeli dhe ata që janë me të që janë izoluar”. Barghouti tha se rezoluta “hapë derën” për vendosjen e sanksioneve dhe bojkotit kundrejt Izraelit.

 

Por këto përpjekje do të komplikohen nga fakti se çdo masë e OKB-së për të detyruar Izraelin të përputhet...do të kundërshtohen nga administrata e Trampit. Pas votimit Trampi cicëroi: “sa i përket OKB-së, gjërat do të jenë ndryshe pas 20 janarit”. “Administrata e Obamës jo vetëm që dështoi për të mbrojtur Izraelin kundër kësaj aleance në OKB, por ajo komplotoi me të pas kuintave”, tha zyra e Netanjahut. “Izraeli shpreson se do të punojë me presidetin e zgjedhur, Trampin, dhe me gjithë miqt tanë në Kongres...për të përgënjeshtruar efektet e dëmshëm të kësaj rezolute absurde”.

 

Ben Rhodes, një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë, mohoi se SHBA-ja kishte shtyrë masën, duke thënë se “nocioni se ne ishim përzier disi në hartimin e kësaj rezolute nuk është i vërtetë” dhe se Izraeli “dëshiron që biseda të jetë çdogjë përveç verpimtarisë së ngulimit”. Lindsey Grahman, një senator republikan i Karolinës Jugore, kumboi këndvështrimin e shumë në Kapitol Hill (Kongres) kur ai tha se administrata e Obamës ka bërë një “gabim masiv”. “Me abstenimin e sotëm, administrata e Obamës ka fuqizuar të keqen dhe ka qenë një mik shumë i varfër i demokracisë” tha Graham, i cili është një mbështetës i fortë i Izraelit.

 

Vendimi i SHBA-së erdhi pavarësisht presionit të stërmadh të Izraelit, i cili u realizua si fillim duke çuar Egjiptin, i cili kishte propozuar masën për votim të enjten, për të tërhequr rezolutën. Por votimi u rizhvillua të premten nga katër vende të tjerë. Trampi, i cili merr zyrën në 20 janar, pritet të jetë më shumë i butë kundrejt Izraelit. Ai ka premtuar të lëvizë ambasadën amerikane nga Tel Avivi në Jeruzalem, të cilin palestinezët e konsiderojnë gjithashtu kryeqytetin e tyre, dhe javën e fundit emëroi ambasadorin tjetër të SHBA-së në Izrael, David Friedman, një përkrahës i vijës së fortë i cili mbështet ngulimet dhe ka shprehur dyshime rreth zgjidhjes së dy-shteteve nën të cilin një shtet palestinez do të krijohet.

 

Herët të shtunën, Izraeli deklaroi masa shpaguese kundër Zelandës se Re dhe Senegalit, të cilët sponsorizuan atë çfarë quhet “rezuluta anti-Izrael në Këshillin e Sigurimit”. Netanjahu tha se kishte udhëruar ambasadorët e Izraelit në këto dy vende të kthehen në Izrael për këshillime. Ai urdhëroi gjithashtu ministrinë e jashtme të anulonte gjithë programet ndihmuese për Senegalin dhe anuloi një vizitë për ministrin e jashtëm senegalez i cili ishte planifikuar për në janar. Izraeli do të anulojë gjithashtu vizitat në Izrael për ambasadorët jo-rezidentë të Senegalit dhe Zelandës së Re.

 

Përgjatë votimit, Izraeli akuzoi ekipin e Obamës për orkestrimin e saj në bashkëpunim me palestinezët. “Administrata e SHBA-së gatoi fshehtas me palestinezët një rezolutë ekstreme anti-Izraelite pas shpinës së Izraelit e cila do të jetë erë kiçi për terror dhe bojkote dhe e bënë Murin e pushtuar Perëndimor territor palestinez”, tha një zyrtar i lartë izraelit.

 

Vendndodhja judaiste e shenjtë në Murin Perëndimor në Qytetin e Vjetër të Jeruzalemit konsiderohet territor palestinez i pushtuar nga Izraeli nga komuniteti ndërkombëtar. Por Izraeli e shikon gjithë Jeruzalemin si një kryeqytet të bashkuar dhe e aneksoi gjysmën lindore të qytetit në vitin 1980-të. Zyrtarët e SHBA-së shqetësohen për një draft ligjor përpara Asamblesë Izraelite që do të ligjësonte bazat ushtarake në Rripin Perëndimor të pushtuar. Ata e shohin atë si një nga disa hapat e qeverisë së Netanjahut, e cila përfshin disa ministra pro-ngulmimit, që do të bënte krijimin e një shteti frytdhënës palestinez më të vështirë.

 

Të enjten, Trampi ndërhyri në emër të Izraelit, duke nxitur SHBA-në të vetonte rezolutën egjiptiane dhe akuzoi OKB-në, se “tregoi anshmëri sistematike” kundër shtetit judaist. Pas ndërhyrjes së tij, Egjipti tërhoqi rezolutën. Më vonë Barghouti tha se qendrimet e Trampit dhe David Friedman-it, të emëruarit të tij si ambasador në Izrael, dhanë një “dritë të jeshile për të aneksuar territore, veçanërisht zonën C”. Zona C është pjesa e administruar nga Izraeli i Rripit Perëndimor që aleatët e të djathtës ekstreme të Natanjahut në qeveri duan që ai ta aneksojë.  

 

Si izraelitët ashtu dhe palestinezët kanë kritikuar Obamën, i cili fitoi çmimin Nobel për Paqe në vitin 2009-të, se ai ka bërë pak për të përparuar kauzën e paqes. Përgjatë administratës së tij, SHBA-ja miratoi një shumë rekord prej 38 miliard dollarë, një paketë ndihme 10 vjeçare për ushtrinë e Izraelit, por u përplas hapur me Netanjahun lidhur me ngulimin, marrëveshjen bërthamore me Iranin, dhe çështje të tjera. Abstenimi do të shihet si trashëgimnia më e madhe e Obamës në procesin e trazuar të paqes, dhe mund të ndihmojë të shpëtojë reputacionin e tij mes palestinezëve të cilët thonë se ai bëri pak për tetë vjet për të afruar deri diku ëndërrat e tyre për një shtet frytdhënës dhe të pavarur. FT.                      

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA