...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Putini tregoi se cilët qendrojnë pas sulmit botëror kibernetik

SHJ

13/05/2017 - 10:29

Autorët kanë përdorur vegla të ‘vjedhura’ nga Agjencia Kombëtare e Sigurisë se SHBA-së. Vegla e quajtur si “Bluja e Përjetshme” e zhvilluar nga agjentët e SHBA-së, është përdorur nga kusarët (hakerat) për ta bërë ‘ransomware-in’ e ‘wannacry-it’ më virulentë. Ky lloj virusi ‘kyç’ të dhënat e kompjuterave të një organizate apo individi pa u kuptuar dhe autorët kërkojnë ose pará për t’i çkyçur ose, nëse nuk marrin pará, kërcënojnë me publikim e të dhënave. Ata sulmojnë kryesisht shërbime financiare, sektorin e shëndetësisë dhe publik. Përqindja e sulmeve që ka kërkuar pará vitin e kaluar u rrit me 50%. Autorët përkatës kanë sulmuar Amerikën, Britaninë, Kinën, Rusinë dhe vende të tjerë. Autoritetet përkatëse janë në proces të kërkimit të një anti-virusi. Por deri tani nuk duket se e kanë zgjidhur problemin. Interesant është fakti se virusi në fjalë është ‘vjedhur’ nga Agjencia Kombëtare e Sigurisë Amerikane — nga institucioni i cili synon të sigurojë sigurinë e vetë popullit amerikan! Me siguri do të shohim dokumente të ‘rrjedhur’ në internet nga autorët përkatës dhe më shumë skandale për sytë e publikut spektator...   

Më shumë se 200,000 kompjutera përgjatë 150 vendesh janë infektuar nga vala e parë e sulmit (Europol) dhe më shumë se 1.3 milion të tjerë janë të cënueshëm ndaj infektimit. Autori i virusit në fjalë e ka përditësuar atë për të adresuar elementin e kodifikimit dhe për të ndaluar shpëndarjen e virusit. Virusi u vodh vitin e kaluar nga një grup që njihet si “Sekserë Hijeor”, për të cilët inteligjenca perëndimore besonte se ishin nga agjencitë e spiunazhit rus. Por tani që virusi sulmoi dhe Rusinë, konkretisht, ministrinë e brendshme, dhe më shumë se kudo tjetër, inteligjenca perëndimore jo vetëm që blofoi dhe implikoi një vend tjetër me pa të drejtë por dhe po i zien mendja se kush mund të jenë. Në fjalë të tjera, inteligjenca perëndimore vazhdon të akuzojë me ‘hamendësime’ sesa me ‘hetime’ dhe ‘fakte’! Kështu vepronte edhe shekullin e kaluar kur çdo ‘pakuptimësi’ e lidhte me sovjetët. Por duket se nuk kanë mësuar kaq vite nga gabimet e tyre. Këto gabime mund të çojnë –padrejtësisht- në përplasje ushtarake mes superfuqive! Trampi urdhëroi një hetim pas ngjarjes për Agjencinë Kombtare të Sigurisë dhe ndjekjen penale të shkaktarëve.

Putini, ndërkohë, tregoi se cilët qendrojnë pas sulmit, duke mbështetur argumentin e Microsoft-it: shërbimet speciale amerikane.  

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA