...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

SHBA përdorin për herë të parë "nënën e të gjitha bombave"

DW

14/04/2017 - 14:49

Pentagoni njoftoi, se kemi të bëjmë me një bombë të tipit  GBU-43/B "Massive Ordnance Air Blast". Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të SHBA-së tha, se sulmi u krye në distriktin Achin-Distrikt në provincën lindore Nangarhar. Objektivi ishte që një sistem tuneli, që përdoret prej milicëve të terrorit IS. 

Në rajonin e provincës lindore në kufi me Pakistanin është përhapur krahu afgan i IS-it. Përmes degës së vet "Provinc Chorasan" ai synon sundimin në Afganistan, Pakistan dhe në pjesë të vendeve fqinje. Këtij grupimi i përkasin anëtarët të shkëputur nga talibanët pakistanezë dhe afganë so dhe islamistë nga Uzbekistani.

Bomba gjigande deri më tani nuk ishte përdorur

Arma e përdorur tani nga SHBA e tipit GBU-43/B Massive Ordnance Air Blast në zhargonin ushtarak quhet si "nëna e të gjitha bombave". Bomba me më shumë se 8000 kg. lëndë shpërthyese dhe me njëmbëdhjetë ton TNT ekuivalnet konsiderohet si trupi më i madh shpërthyes konvencional i ushtrisë së SHBA-së. Ajo që nga zhvillimi i saj në vitin 2033 deri tani, sipas mediave të SHBA-së, nuk është përdorur asnjëherë në një mision luftarak.

Hedhja e saj nga një avion luftarak, sipas Pentagonit, kishte në shënjestër tunelin e milicëve terroristë të IS-it. Në këtë mënyrë synohej që të minimizohej rreziku për ushtarët amerikanë në rajon dhe të maksimalizohej dëmi material.

"Municioni i duhur"

Rebelët së fundi e kishin përforcuar vijën e tyre të mbrojtjes me trupa të improvizuar shpërthyes, me ndërtim tunelesh dhe bunkerësh, bëhet e ditur. "Ky është municioni i duhur, për t'i shmangur këto pengesa nga rruga dhe për të kapur momentin e ofensivës kundër IS-it",citon Pentagoni komandantin e trupave të SHBA-së në Afganistan, gjenelari General John Nicholson.

Zëdhënësi i shtëpisë së bardhë, Sean Spicer, shtoi, se luftëtarëve IS në rajon duhet t'u hiqet hapësira e veprimit për misionet e tyre, "gjë që ne e bëmë". SHBA-ja ka rreth 8400 ushtarë në Afganistan. Ata mbështesin atje trupat qeveritare në luftën kundër islamistëve radikal talibanë si dhe kundër IS-it.   

Video: 
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA