...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Trampi gati të sulmojë vetëm Korenë e Veriut

SHJ

03/04/2017 - 09:14

Donald Trampi ka paralajmëruar në një intervistë ekskluzove për FT se SHBA-ja do të ndërmarrë veprime të njëanshme për të eliminuar kërcënimin bërthamor nga Korea e Veriut nëse Kina nuk rrit presionin mbi regjimin e Pionxhiangut. Trampi do të diskutojë kërcënimin në rritje të Kim Jongut me Xi Xhinping kur ai do të pres presidentin kinez në vendin klimatik të Floridas, në takimin e tyre të parë. Presidenti amerikan tha se nuk pendohet për stilin dhe axhendën e tij por, ndërsa ditëlindja e 100 ditëve të para po afron, qeverisja është më vështirë se sa ai mendonte. “Kina ka influencë të madhe mbi Korenë e Veriut. Dhe Kina ose do të na ndihmojë me Korenë e Veriut, ose jo. Nëse ata ndihmojnë, kjo do të jetë shumë e mirë për Kinën, dhe nëse ajo nuk ndihmon, nuk do të jetë për asnjërin”. Por ai e bëri të qartë se do të përballet me Korenë e Veriut me ndihmën apo pa ndihmën e Kinës. Sipas vlerësimit të administratës amerikane të Obamës Koreja e Veriut do të jetë e aftë të godasë SHBA-në me një raketë bërthamore deri në fund të kandidaturës së parë të Trampit.

Trampi ‘moderoi’ dhe këndvështrimin e tij lidhur me Europën. Theksoi se Brexit do të jetë marrëveshje e madhe për Britaninë dhe…vërtet e mirë për Bashkimin Europian por tha se ishte më pak i bindur se vende të tjerë do të ndjekin Britaninë për të dalë nga BE-ja.

Ndalimi i një sulmi parandalues (pre-emptive) mbi Korenë e Veriut — të cilin administrata nuk do ta përjashtojë meqënse do të përdoren gjithë operacionet— shumë ekspertë besojnë se SHBA-ja ka nevojë për Kinën meqënse Beixhingu ka influencën më të madhe mbi Pionxhiangun. Por Uashngtoni mund të konsiderojë rrugë alternative, nga sanksionet më efektivë deri te veprimtaritë e ndryshme të maskuara kundërthënëse. [...] Aktualisht ka sanksione mbi ndërmarrje kineze që merren me Korenë e Veriut. Trampi mund të shtrëngojë Kinën për mos të përdorur punëtorët e Koresë së Veriut, të cilët janë një burim ekonomik për Pionxhiangun. Veprimtaritë e maskuara mund të jenë të karakterit kibernetik.

Kina i ka rënë alarmit për gjendjen e rrezikshe që është krijuar duke i bërë thirrje Koresë të ndalojë programet e saj bërthamore ndërsa SHBA-së të ndalojë ushtrimet ushtarake që zemërojnë Pionxhiangun. FT       

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA