...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Partia “Laburiste” minon pushtetin e popullit dhe tregon se nga cilët dominohet

SHJ

27/08/2017 - 12:34

Në kohën kur “The Independent” tregonte formacionin politik në Britani lidhur me çështjen e “Brexit”, të cilin e dominon biznesi i madh ose korporatat dhe bankat ose sektori financiar, duke skajuar zërin e njerëzve të zakonshëm, bashkë me pronarët e biznesit të vogël, grupet puntore dhe OJQ-ve— në sekret të plotë, partia “Laburiste” e Korbinit, bëri një zhvendosje “dramatike”, siç e quajti “Financial Times”, lidhur me çështjen: ajo mbështet variantin e qendrimit të Britanisë në tregun e përbashkët, duke shpërnjohur, jo vetëm zërin e shumicës së popullit britanik, i cili votoi daljen nga tregu në shkëmbim të rifitimit të pavarësisë politike dhe ekonomike, por edhe vetë studimet: se gjendja e klasës punëtore, të cilën supozohet se përfaqëson, do të përkeqësohet.

Ajo përmbys, në të vërtetë, rolin historik që ka patur në raport me ‘konservatorët’: ndërsa ata po përpiqen —të paktën në paraskenë— t’i përgjigjen zërit të shumicës së popullit britanik, duke negociuar një marrëdhënie të re doganore me BE-në, vetë “Laburistët” propozojnë të qendrojnë në Unionin dhe të vazhdojnë të paguajnë në buxhetin e BE-së, të pranojnë lëvizjen e lirë dhe juridiksionin e Gjykatës Europiane të Drejtësisë!        

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA