Greqia fortifikon bazën e saj ushtarake dhe i tregon Turqisë dhe rajonit “dhëmbët”
Në vitin 2010-të përpjestimi i aeroplanëve luftarakë (i të gjithë tipave) mes Turqisë dhe Greqisë ishte 8:10 (239 vs 290). Aktualisht raporti ka ndryshuar në 6:10 (179 vs 290). Dhe nëse nuk realizohet ripërtëritja në fjalë gjendja do të bierë deri në vitin 2025 me 4:10 (84 vs 235).
SHJ
30/10/2017 - 10:38
Vizita e ish-Kryeministrit grek Samaras në Uashington shtoi edhe një avantazh tjetër për Athinën zyrtare në rajon: bazën ushtarake në Kallamatë! Sipas marrëveshjes aeroplanë pa ekuipazh do të patrullojnë Egjeun — nga Libia deri në kufijtë verior të Sërbisë dhe nga Qipro deri përtej Siçilisë![1] Marrëveshja u konsiderua nga komentatorët si “dhuratë” e Uashingtonit kundrejt Greqisë!
Në të vërtetë ish-Kryeministri grek vizitoi Uashingtonin për të kërkuar ndihmë për një marrëveshje tre-palëshe mes Turiqisë, Qipros dhe Greqisë, lidhur me çështjet energjitike në rajon dhe gërmimet në Egje.[2] Por Uashingtoni i Obamës nuk pranoi. Arsyeja ishte se Greqia është e pasigurt për investime amerikane dhe Uashingtoni do ta ndihmojë Greqinë vetëm në çështje “energjitike”!
Si pasojë, Samarasi solli militarizimin e rajonit nga Uashingtoni, ndërsa ky i fundit, siguroi kontrollin e burimeve energjitike dhe të popujve në rajon — edhe nga ajri! Por ndërsa marrëveshja nuk ka bazë ligjore, sepse Greqia nuk ka të drejtë të patrullojë përtej kufijëve të saj, ajo u interpretrua nga elita politike dhe ushtarake greke si “strategjike”: sepse do t’i japë rëndësi të veçantë Greqisë në rajon!
Me lëkundjet gjeopolitike të Turqisë mes perëndimit dhe lindjes, Uashingtoni dhe Athina nënshkruan një marrëveshje të re ushtarake e cila kishte mbetur pezull që nga viti 2009-të: Greqia do të ripërtërijë fuqinë e saj ajrore me aeroplanë F-16 duke shpezuar më shumë se 2.4 miliard dollarë në kohën kur shpenzimet e qeverisë janë reduktuar shumë dhe shtresat e ulëta të shoqërisë bartin barrën më të madhe. Cipra argumentoi se kostua nuk do të rëndojë qytetarët grekë. Ndërsa Trampi tha se marrëveshja do të gjenerojë mijëra vende pune. Nëse financa publike e Greqisë tregon shënja përmirësimi deri në vitin 2020-të, ajo planifikon të blejë 15 deri 20 aeroplanë luftarak të padukshëm F-35, një ndër aeroplanët luftarak më të përparuar aktualisht.[3]
Turqia në anën tjetër pritet të blejë 100 nga aeroplanët e rinj të krijuar nga kontraktorja amerikane Lockheed Martin mes tyre dhe F-35. Në vitin 2010-të përpjestimi i aeroplanëve luftarakë (i të gjithë tipave) mes Turqisë dhe Greqisë ishte 8:10 (239 vs 290). Aktualisht raporti ka ndryshuar në 6:10 (179 vs 290). Dhe nëse nuk realizohet ripërtëritja në fjalë gjendja do të bierë deri në vitin 2025 me 4:10 (84 vs 235). Ripërtëritja e aeroplanëve do të realizohet me specialistët e kontraktorit amerikan në një impiant të Industrisë Ajrore Greke (EAB) bashkë me ripërtëritje të tjera.
Kujtoj se Amerika ka krijuar një bazë ushtarake në Sudë të Kretës, në vitin 1953, kur Greqia u bë anëtare e NATO-s, për të cilën pretendohet nga kritikët grekë se nuk paguan asnjë qindarkë. Përmes saj ajo do të angazhojë njësi ushtarake greke për të marrë pjesë në manovrat luftarake me karakter detar. Pohohet se njësia greke do të marrë pjesë në njësinë e nëndetëseve për t’u përballur me nëndetëset ruse që shfaqen —sipas pretendimve NATO-amerikane— në mesdheun lindor.[4]
[1]Αμερικανική βάση στην Καλαμάτα, Ελευθεροτυπία, 13 Αυγούστου 2013.
[2]Μνημόνιο εν ενεργεία, Ελευθεροτυπία, 11 Αυγούστου 2013.
[3]Greek PM defends decision to buy US-made fighter jets, FT, 28 October 2017.
[4]Τα «ψιλά γράμματα» στο deal των F-1, Kathimerini, 30 tetor 2017.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 1103 reads



