...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Shqipëria më e rrezikuara në Europë nga katastrofat natyrore

Raporti merr në vlerësim të gjitha kriteret, si ekspozimin ndaj të gjitha llojeve të fatkeqësive natyrore, menaxhimin e këtyre situatave, vulnerabilitetin, apo aftësive parandaluese.

Dita

07/11/2017 - 14:31

Shqipëria është  vendi më i rrezikuar në Europë nga fatkeqësitë natyrore, shkruan raporti botëror i riskut 2017, i sapo publikuar.

Me një normë në 9.93%, që indekson nivelin e riskut, Shqipëria është kështu vendi më i rrezikuar në kontinentin e vjetër, gjë që duket qartë edhe nga harta.

Në nivel global ndërkohë, vendi ynë renditet i 39-ti, ndër 171  shtete të ndryshme, në një renditje ku vendi i parë është më i rrezikuari dhe vendi i fundit më pak i rrezikuari. Madje, vendi ynë ka bërë hapa prapa edhe në krahasim me një vit më parë, kur renditej e 40-ta dhe me një normë risku në 9.5%.

Performancën më të keqe vendi ynë e regjistron në drejtim të nën-indikatorit që i referohet menaxhimit të situatës në rast fatkeqësish natyrore, me një normë në 74%.

Madje, në këtë drejtim, Shqipëria ka bërë hapa prapa, pasi një vit më parë rreziku fiksohej në 73%.

Harta ndërkohë, tregon se, në grupimin e vendeve që janë në rrezik, e ku përfshihet edhe Shqipëria, janë vetëm dy shtete të tjera, Holanda dhe Serbia. Por, në të dyja rastet, norma e rrezikut është ndjeshëm më e ulët se në vendin tonë.

Raporti merr në vlerësim të gjitha kriteret, si ekspozimin ndaj të gjitha llojeve të fatkeqësive natyrore, menaxhimin e këtyre situatave, vulnerabilitetin, apo aftësive parandaluese.

Disa raporte të njëpasnjëshme, të publikuara së fundmi, nënvizojnë faktin se, ekonomia shqiptare në tërësi është në rrezik të lartë nga moti.

   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA