Turqia integrohet më shumë në bllokun ekonomik të Euroazisë
05/12/2016 - 10:54
Pas puçit ushtarak lira turke u zhvlerësua brenda pak orësh. Por pas tij, ajo u stabilizua disi. Ajo u zhlerësua edhe një here, së fundmi, për shkak të deklaratës së kryeministrit turk se kushtetuta e re do të forcojë edhe më shumë pushtetin e presidentit. Për të njëjtën arsye, Erdogani i bëri thirrje popullit të këmbejë dollarët dhe eurot me lira turke, dhe institucioneve, të mbështesin devizën turke duke transferuar asetet e tyre nga devizat e huaja në lira dhe ar. Njëkohësisht, Turqia do të braktisë tregëtinë duke përdorur dollarë dhe euro. Në vend të këtyre, do të përdorë juanin dhe rublën meqënse Kina dhe Rusia janë partenerët e saj kryesorë. Pastaj vjen Gjermania. Ajo deklaroi, gjithashtu, se do të tregëtojë me Iranin në rials. Këto hapa tregojnë qartë se Turqia po lëvizë për herë dhe më shumë drejt Unionit Euroaziatik. Nga ana tjetër, Turqia intesifikon kërcënimet kundrejt Greqisë me aeroplanë dhe anije ushtarake…
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 97 reads



