...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Ruhani: armiqtë tanë - pará, armë, politikë dhe shërbime inteligjente për të krijuar trazira në Iran

Ndërsa vdekjet rriten dhe protestat dhe marrin karakter luftarak, në Iran më shumë se 12 vetë dhe një oficer policie janë vrarë në më shumë se pesë ditë protesta

SHJ

02/01/2018 - 10:02

Ditët e fundit, armiqtë e Iranit përdorën vegla të ndryshme duke përfshirë pará, armë, politikë dhe shërbime inteligjente për të krijuar trazira në republikën islamike, tha, mes të tjerash, Ruhani, udhëheqësi vendit.

Media shtetërore iraniane tha sot se 10 vetë janë vrarë gjatë natës në protestat anti-qeveritare që kanë përfshirë zona të ndryshme të vendit që javën e kaluar. Njoftimi nuk jep hollësi të tjera lidhur me viktimat.

Po sot në orët e para të ditës, agjencia e lajmeve ILNA citoi një ligjvënës iranian sipas të cilit dy persona ishin qëlluar për vdekje gjatë natës në qytetin Izeh në jug-perëndim të vendit, por ai tha se nuk e dinte kush ishte përgjegjës për vrasjet.

Trazirat filluan pas një proteste të vogël të enjten në Mashhad, qyteti i dytë më i madh në Iran, si dhe bazë kryesore e kundërshtarëve të presidentit të moderuar Hasan Ruhani. Më pas protestat u përhapën në qytete të tjera.

Media sociale ka luajtur një rol të rëndësishëm në mobilizimin e protestuesve në pjesë të ndryshme të vendit. Autoritetet iraniane kanë reaguar duke bllokuar komunikimet përmes këtyre platformave. Kjo masë u arsyetua nga autoritetet si një përpjekje për të ruajtur rendin në vend.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA