...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Kimi i tregoi Trampit ‘butonin’...pára VtRi; Trampi pas tij: por kush e ka...më të madh?

Edhe unë kam një Buton Bërthamor, por është shumë më i madh dhe më i fuqishëm se i tiji dhe se butoni im funksionon

VOA

03/01/2018 - 14:32

Administrata e Presidentit Trump po reagon me kujdes ndaj shenjave se Koreja e Veriut po përgatitet të provojë të lëshojë një raketë tjetër balistike, ndoshta këtë javë.

"Shpresoj që kjo të mos ndodhë, por nëse ndodh, ne duhet të imponojmë masa të reja ndaj regjimit të Koresë së Veriut," u tha gazetarëve ambasadorja amerikane Nikki Haley në mjediset e Kombeve të Bashkuara." “Bota e qytetëruar duhet të mbetet e bashkuar dhe vigjilente ndaj zhvillimit të një arsenali bërthamor nga ana e një shteti të papërgjegjshëm. Ne kurrë nuk do të pranojmë një Kore Veriore të pajisur me armë bërthamore," tha zonja Haley.

Në përgjigje të kërcënimeve të fundit, Presidenti i SHBA Donald Trump komentoi mbrëmë në Twitter:

“Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un sapo deklaroi se ‘e ka Butonin Bërthamor në çdo kohë në tryezën e tij.’ A mundet që dikush nga regjimi i tij, që e ka lënë vendin të varfëruar dhe të uritur, t’a informojë atë se edhe unë kam një Buton Bërthamor, por është shumë më i madh dhe më i fuqishëm se i tiji dhe se butoni im funksionon!”

Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders, e pyetur për aktivitetet e raportuara në veri të Phenianit prej ku Koreja e Veriut ka lëshuar më parë raketa me rreze të gjatë veprimi, deklaroi se "ne po u bëjmë thirrje të gjithëve që të shtojnë masat dhe të bëjnë më shumë. Ne do t’i mbajmë të gjitha alternativat në tryezë.”

Në një intervistë me kontribuesen e Zërit të Amerikës, Greta Van Susteren të martën, këshilltari për sigurinë kombëtare amerikane H.R. McMaster shprehu shqetësim rreth zhvillimit të armëve të shkatërrimit në masë nga Pheniani, duke thënë se Koreja e Veriut kurrë nuk ka patur në dorë një armë që nuk ua ka dhënë të tjerëve.

McMaster shprehu shpresën se Kim Jong Un dhe gjeneralët e tij do të kuptojnë "se kërkimi prej tyre i armëve dhe raketave bërthamore është një rrugë pa krye.” E vetmja mënyrë që ata të ndryshojnë rrugë pa luftë, - tha ai, - është përmes forcës ekonomike detyruese, diçka që tani është në duart e Kinës por edhe të vendeve të tjera.

Zoti McMaster shtoi se "prirja ka qenë pozitive, në kuptimin që gjithnjë e më shumë vende po ndërpresin të gjithë tregtinë me Korenë e Veriut. Vietnami, për shembull, apo Filipinet dhe lista në të vërtetë është mjaft e gjatë," tha këshilltari i sigurisë kombëtare amerikane.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA