Pse besimi i popullit japonez në organin mashkullor është kryekëput i padrejtë?
Kjo mendësi —nëse nuk kritikohet— çon pikërisht në degjenerimin e prodhimtarisë.
SHJ
17/03/2018 - 13:37
Festimi i përvitshëm i popullit japonez (ose një pjese të tij) me një organ mashkullor të stërmadh për të nxitur prodhimtarinë mes bujqëve dhe çifteve të rinj, tregon një të vërtetë të madhe: se besimi në këtë lloj rituali është i padrejtë dhe aspak shkencor në disa drejtime. Së pari, ai himnizon vetëm organin mashkullor. Së dyti, ai himnizohet nga meshkujt jo nga femrat. Fakti që ‘himnizohet’ nga meshkujt tregon mendësi të pabarabartë.
Kjo lloj mendësie shfaqet dhe nga anët tona kur familjet e reja synojnë të lindin kryesisht djemë. Por ne nuk e himnizojmë organin mashkullor si japonezët. Për të kuptuar se organet tona janë të natyrës së barabartë mjafton të kuptojmë efektin e farës dhe arës në prodhimet tona: edhe sikur fara të jetë e dobët, nëse ara (ose struktura dhe përbërja e saj) është në përputhje e kërkesat e farës, prodhimi do të jetë i mirë parapëseprapë. Por nëse ara është e dobët dhe fara e fuqishme ose e shëndetshme, ajo nuk do të zhvillohet pa arë të mirëbalancuar në minerale dhe vlera ushqimore.
Krahasimi mes farës dhe arës këtu bëhet për të kuptuar mendësinë joshkencore dhe të padrejtë të disa popujve: sepse natyra e “farës” dhe e “arës” te njeriu, ndryshon nga natyra e arës dhe farës fitotokësore: te njeriu fara dhe ara janë dinamike; ndërsa farat e pemtarisë dhe tokës janë statike. Domethënë, përbërja dhe fyqia e tyre varet nga njeriu dhe jo nga vetë-vetja.
Në rastin e parë, kur fara dhe ara janë dinamike, njeriu ka mundësi të ndryshojë natyrën e saj me mendim dhe ushqim; në rastin e dytë, kur fara dhe ara janë statike, natyra e tyre nuk mund të ndryshojë nëse njeriu nuk kupton rëndësinë e përbërjes së tokës në raport me kërkesat e bimëve. Rituali japonez, tregon, për më shumë, mendësinë prapanike lidhur me faktin se njerëzit besojnë se prekja e organit mashkullor do të sjellë vetë-vetiu prodhimtari qoftë për bujqit qoftë për çiftet e rinj. Kjo mendësi —nëse nuk kritikohet— çon pikërisht në degjenerimin e prodhimtarisë.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 79 reads



