...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Poshtërimi (bullizmi) i fëmijëve: nga buron dhe pse “ekspertët” tregojnë kodra pas bregut?

Se si parandalohet poshtërimi i fëmijëve, rrjedhimisht, dhe pasojat që ai shkakton, është e qartë: duke zhvilluar dashurinë dhe vetë-përmbajtjen. Por si mund të zhvillojmë dashurinë dhe vetë-përmbajtjen te fëmijët kur gjithë shoqëria është në konkurrencë për të përqendruar pushtet dhe konkurrenca vetëm dashuri dhe vetë-përmbajtje nuk zhvillon?

SHJ

21/05/2018 - 15:11

Sociologët dhe psikologët e establishmentit paraqiten padije edhe lidhur me poshtërimin e fëmijëve. Rasti i adoleshentit që vrau bashkënxënësit e tij në Teksas të Amerikës, mes shumë rasteve të tjerë, është një rast që tregoi shkallën e padijes. Sipas “eksprtëve”, arsyeja se pse i vrau ata ishte poshtërimi (“bulling” e quajnë psikologët dhe sociologët e anëve tona, duke ndjekur verbërisht kolegët e tyre dhe duke mos u përpjekur t’i japin kuptim në shqip dhe duke treguar pakuptimësi dhe përtaci qoftë edhe te fjalët!). 

Ylli Përmeti - nga kriza politike në krizë sociale: depresioni, ndarjet, droga, vetmia...gjymtojnë shoqëritë*

Por ai është fëmijë dhe hamendësohet se nuk i kupton shkaqet e vërtetë se pse i vrau dhe për të njëjtën arsye, “ekspertët” e establishmentit nuk duhet të mjaftoheshin me pohimin e tij dhe të na tregonin, edhe një herë, pohimin e adoleshentit si shkakun përfundimtar duke i shpallur luftë poshtërimit bashkë më mësuesit e shkollave ndërsa gazetarët e oligarkisë, të zhytur në padije, përsërisin si papagall “ekspertët”. Të njëjtën qasje kanë përqafuar dhe në Rusi: atje “ekspertët” shohin si shkak të sulmeve ndaj qytetarëve pikërisht poshtërimin. Si pasojë, shteti ka marrë masa për ta parandaluar. Një nga masat është matja e “treguesit shoqëror në shkolla” dhe kanë krijuar një aplikacion të posaçëm për të raportuar rastet ndërsa njerëzit me dije të posaçme (specialistët) po mësojnë si të punojnë me ndikim të frytshëm.

Kështu, së pari, që të poshtërojnë fëmijët njëri-tjetrin tregojnë se janë keqedukuar: sepse supozohet se fëmijët do të zhvillojnë dashurinë për njëri-tjetrin dhe jo poshtërimin. Së dyti, nga kush kanë mësuar fëmijët të poshtërojnë? Nuk kërkon shumë mend: nga shoqëria dhe veçanërisht nga politikanët profesionistë të cilët janë në një përpjekje të përhershme për të poshtëruar palën kundërshtare. Pse? Sepse duan të zotërojnë pushtetin e institucioneve që ka krijuar shoqëria (në fakt, vetë elitat, ndërsa shoqëria thjesht i ndjek). Për të poshtëruar palën kundërshtare ata përdorin shpifjet dhe mashtrimet dhe jo drejtësinë (parimet juridike etj.). Fëmijët mësojnë të poshtërojnë dhe nga prindërit kur shumë prej tyre poshtërojnë njëri-tjetrin në familje shkaqet të cilëve po i lë mënjanë këtu. Mësojnë dhe nga ndërveprimet sociale kur shumë përpiqen të poshtërojnë tjetrin shkaqet e të cilëve po i lë gjithashtu mënjanë këtu. Së treti, fëmija që nuk e pranon poshtërimin tregon se ka zhvilluar disa vlera —me një fjalë, dinjitetin, dhe nuk pranon ta poshtërojnë.

Kështu në vend të kuptonin shkaqet e vërtetë “ekspertët” e establishmentit, na thanë se fajin e ka poshtërimi (bullizmi!); ca të tjerë se fajin e ka babai që mban armë në shtëpi dhe ca të tjerë se fajin e kishte një gocë që e refuzonte në kërkesat e tij! Se si parandalohet poshtërimi i fëmijëve, rrjedhimisht, dhe pasojat që ai shkakton, është e qartë: duke zhvilluar dashurinë dhe vetë-përmbajtjen. Por si mund të zhvillojmë dashurinë dhe vetë-përmbajtjen te fëmijët kur gjithë shoqëria është në konkurrencë për të përqendruar pushtet dhe konkurrenca vetëm dashuri dhe vetë-përmbajtje nuk zhvillon?

Qoftë edhe zhvillimi i dashurisë për njëri-tjetrin nuk mjafton për edukimin e fëmijëve: sepse dashuria për përpjekjet e njerëzve që kanë kontribuar për përparimin e vendit, për jetën dhe dijen, nevojitet të zhvillohet paralelisht. Por që të zhvillohen këto lloj dashurishë dhe dashuria për virtytet, të cilët supozohet se përmbajnë veprimet tona, nevojitet të ndryshojë dinamika e shoqërisë dhe të kontrollohen armët: sepse kur njerëzit nuk mirë-edukohen dhe nuk vetë-përmbahen në ndërveprimet sociale dhe kur armët janë kudo, ata bëhen tejet të rrëzikshëm për shoqërinë dhe jetën që na rrethon...

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA