...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Goditet sërish Turqia në vigjile të vitit të ri

SHJ

01/01/2017 - 09:52

Të paktën 39 njerëz u vranë dhe një duzinë i lëndua pas hapjes së zjarrit nga të paktën një armmbajtës në një mbrëmje për vigjilen e vitit të ri në një klub nate në tregun e sipërm në distriktin e Ortakoy të Stambollit. Zyrtarët thanë se të paktën 15 vetë ishin me origjinë të huaj mes të vdekurve dhe të paktën 65 u lënduan në një sulm që vjen pas një viti nga më të trazuarit në historinë e fundit të Turqisë. Agresori s’është kapur ende ndërsa policia e kërkon. Qeveria turke ndërkohë imponoi menjëherë ndalimin e mediave të lajmeve, duke kufizuar publikimin e çdogjëje që mund t’i “shërbejë synimeve të organizatave terroriste”, dhe çdo hollësi tjetër rreth sulmit, përveç qendrimeve publike të zyrtarëve turq. Asnjë organizatë s’ka marrë përgjegjësi për sulmin. Por autoritetet dyshojnë se mund të jenë militantë të ISIS-it, meqënse klubet e natës kanë qenë një ndër shumë objektivat e tyre. Nga ana tjetër, kamerat e klubit, tregojnë siguri të paktë në hyrje. FT     

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA