...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Brukseli në angth: lufta kibernetike mund të zbulojë informacion të ‘ndjeshëm’

SHJ

09/01/2017 - 08:49

Nga tymnaja që shkaktoi masmedia mbikombëtare për “sulmet kibernetike” të Rusisë kundrejt Amerikës ditët e para të vitit 2017-të, kur diskutoi raportin e deklasifikuar të komunitetit inteligjent i SHBA-së, nxjerrim dy mësime: (1) se institucionet e SHBA-së mund të “pushtohen” kibernetikisht pavarësisht teknologjisë së lartë që supozohet se ka zhvilluar si vend dhe (2) se sa herë që sulmohen institucionet e SHBA-së dhe zbulohen veprime kriminale nga establishment politik i saj, fajin s’e ka establishmenti por ai që i zbulon! Njëlloj po mundohen ta paraqesin këtë çështje edhe në Bruksel: se fajin s’e ka establishmenti politik por ata që i sulmojnë! Moska, na thonë, “mund të ndërhyjë në zgjedhjet Franceze dhe Gjermane në muajt vijues”. “Ka patur 110 përpjekje të ndara për të kontrolluar programet e kompjuterave (“servers”) të Komisionit Europian në vitin 2016-të, një rritje prej 20 për qind krahasuar me një vit më parë”. Brukseli, na thonë, i cili zotëron informacion të ndjeshëm (“sensitive data”) për 28 anëtarët e saj gjithashtu dhe për administrimin e devizës së vetme…është në proces të marrjes së masave të sigurisë për të luftuar kërcënimet në rritje. Nënpunësve civilë u është thënë të përdorin kode në adresat e tyre elektronike (“email”) dhe Komisioni ka zgjeruar bashkëpunimin lidhur me sigurinë kibernetike me NATO-n: sepse sulmet janë bërë “më të stërholluar/sofistikuar” vitin e kaluar. Minutat zyrtare të një takimi në mes të nëntorit të vitit 2016-të tregojnë se Sër Juliani, komisioneri i Britanisë, nxiti kolegët “të ushtrojnë vigjilencë të skjashme me qëllim që të mbrojnë institucionet e BE-së kundrejt krimit kibernetik dhe ta pengojnë atë për t’u përzierë në procesin e tyre vendim-marrës”. Por edhe NATO-ja përballet me të njëjtët sulme. Përgjithësisht, argumentojnë zyrtarët e NATO-s, “s’ka patur rritje në sasi, por cilësi dhe kompleksitet. Kështu sulmet janë më të sofistikuar”. FT

Nga ana tjetër, Rusia, në reagimin e saj të parë, pas akuzave intesive të Amerikës, iu përgjigj se është e lodhur me 'gjuetinë e shtrigave': sepse, sipas saj, janë të pabaza. BBC Por duhet thënë se Rusia është përfshirë në pesë vendet më të specializuar në njësitë e sigurisë kibernetike ose të qëllimeve inteligjente. Vendi më i fuqishëm është SHBA-ja. Tre vendet e tjerë janë Britania, Kina dhe Korea Jugore. Pravda.ru.  

 

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA