Polonia: mes kundër-revolucionit kulturor dhe kundër-revolucionit ekonomik
01/02/2017 - 19:17
Partia në opozitë protestoi në ditët e ftohta të janarit, 2017, kundër kufizimeve në media — të cilët synonin të ndalonin gazetarët të ndiqnin punimet e kuvendit, me qëllim që qeveria të kalonte edhe ndryshime të tjera kushtetuese— duke ndenjur në dhomën e parlamentit dhe duke fjetur në dysheme, qoftë edhe kur mungonte ngrohtësia. Udhëheqësi i partisë në pushtet, Jaroslaw Kaczynski, e quajti këtë protestë përpjekje për “grusht shteti”. Kjo protestë pasoi një protestë tjetër të grave të cilat detyruan qeverinë të braktiste një ndalim të planifikuar mbi abortet. Unioni i mësuesve të Polonisë ka bërë thirrje për grevë kombëtare në Mars rreth reformave që sipas tij, do të rrënojë standartet duke prodhuar “polakë të nënshtruar nacionalistë. Kryetari i partisë në pushtet e ka quajtur këtë ‘kthesë’, kundër-revolucion kulturor”.
Pesëmbëdhjetë muaj pasi partia e Ligjit dhe Drejtësisë erdhi në pushtet, ballafaqimi parlamentar tregon thellimin e ndarjeve të shoqërisë polake. Në njërën anë janë kryesisht votuesit ruralë, ish-industrialistët (“rust-belt”) dhe të moshuarit të cilët e shikojnë partinë në pushtet si dalzotësin e tyre. Në anën tjetër është një elektorat më liberal, urban dhe kosmopolitan i alarmuar nga axhenda e saj nacionalist-konservative dhe qasjes së saj dorërëndë...ndarjet janë theksuar ndërsa synimi i partisë në pushtet është bërë i qartë: të kthejë social-liberalizmin që lulëzoi që nga koha kur u rrënua socializmi dhe ta zhvendosë Poloninë drejt rrënjëve më konservative të Katolicizmit, duke u ndimuar nga një aleancë jozyrtare me Kishën Katolike...shumë polakë ndiejnë se për gjithë suksesin e tyre ekonomik — të ndihmuar nga miliarda euro të fondeve të BE-së — shumë njerëz u lanë pas. Ka shqetësime se ekonomia e Polonisë u shit tejet lirë për interesat e të huajve përgjatë tranzicionit nga komunizmi, dhe se ajo është kthyer një funizuese e rrogave të ulëta për Europën perëndimore, duke patur në pronësinë e saj tejet pak ndërmarrje të klasit botëror...programi i partisë në pushtet gërsheton elementë të ekonomisë majtise dhe axhendë sociale të djathtë.
Brukseli e ka kërcënuar qeverinë e Polonisë, për kthesën e saj, por përgjigjja e qeverisë ka qenë shpërnjohja. Siguria e qeverisë buron nga besimi se Komisioni Europian nuk ka pushtet (Neni 7) nëse nuk e mbështesin gjithë anëtarët. Viktor Orbani i Hungarisë, aleati i qeverisë polake, ka premtuar të bllokojë çdo veprim. Dhe pjesërisht për të njëtën arsye, Franca, Gjermania dhe vende të tjerë të mëdhenj s’kanë dëshirë të flasin se mos nuk realizojnë gjë dhe tëhuajësojnë Varshavën. Junker, presidenti i Komisionit, e ka pranuar se rekomandimi i sanksioneve do të ishte i kotë “sepse disa anëtarë thonë tashmë se ata do të refuzojnë ta përmendin atë...Marrëdhëniet e përditshme të Polonisë me komisionin janë duke u bërë edhe më të vështira. Në afat shkurtër kjo mund të bart kosto: BE-ja duhet të vendojë për një buxhet afat-gjatë, dhe të rishikojë fondet prej dhjetra miliardash të kushtuara Polonisë deri në vitin 2020-të...
Përmbledhje nga: ‘Cultural counter-revolution’ tests Polish democracy, FT, 31 January 2017.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 44 reads



