...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Shpërthen 'lufta civile' në Shtëpinë e Bardhë

SHJ

12/03/2017 - 14:19

Një luftë civile shpërtheu në Shtëpinë e Bardhë rreth tregut, duke çuar në atë çfarë një zyrtar e quajti një “mbledhje e zjarrtë” në Zyrën Vezake duke vendosur nacionalistët ekonomikë pranë Trampit kundër moderatorëve të tregut nga Uoll Striti. Sipas tij më shumë se një dyzinë njerëzish brenda Shtëpisë së Bardhë ose që merren me të, krijoi një betejë të hidhur dhe një grup të linjës së ashpër duke përfshirë kryekëshilltarin Steve Bannon dhe këshilltarin e tregut Peter Navarro kundër një fraksioni të udhëhequr nga Gary Cohn, ish-ekzekutivi i Goldman Sachs i cili udhëheq Këshillin Ekonomik Kombëtar të Trampit. Në qendër të dabatit ishte Navarro, një ekonomist i flaktë i cili ka zemëruar Berlinin dhe aleatë të tjerë europianë duke e akuzuar Gjermaninë për shfrytëzim të një euro-je “tejet të zhvlerësuar” dhe duke bërë thirrje për bisedime dypalëshe me qeverinë e Merkelit rreth rrugëve për të reduktuar deficitin tregëtar të SHBA-së me ekonominë më të fuqishme të Europës.

Zyrtarët dhe njerëzit që merren me Shtëpinë e Bardhë thane se Navarro duket se ka humbur influencën javët e fundit. Por gjatë luftimit të fundit në Zyrën Vezake, Trampi u bë palë me nacionalistët ekonomikë. Beteja rreth tregut është emblematike për një luftë më të gjerë mbi politikën ekonomike brenda administratës së Trampit. Ajo vjen përpara një vizite në Uashington javën tjetër të Merkelit, kancelares gjermane, dhe mes përgatitjeve për një takim të ministrave të financave të G20 në Gjermani javën tjetër në të cilin aleancat që shqetësohen për proteksionizmin do të jenë në lartësinë e axhendës. FT      

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA