...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Putini ‘revolucionarizon’ rininë ruse?

Putini fajësoi elitën komuniste për rrënimin e Bashkimit Sovjetik — të cilin ai e ka quajtur “katastrofa gjeopolitike më e madhe e shekullit 20-të”— në këmbët e Leninit

SHJ

17/03/2017 - 18:07

Putini ka bërë thirrje për zhvillimin e ngjarjeve në seri këtë vit për t’i bërë një analizë të thellë, objektive dhe të ndershme, revolucionit të vitit 1917-të. Vitin e kaluar (2016) Putini fajësoi elitën komuniste për rrënimin e Bashkimit Sovjetik — të cilin ai e ka quajtur “katastrofa gjeopolitike më e madhe e shekullit 20-të”— në këmbët e Leninit. Por lidhur me revolucionin e komunistëve të fillim-shekullit të kaluar, ai ka thënë se “bolshevikët vendosën një bombë atomike nën një ndërtesë të quajtur Rusi, dhe pastaj ajo shpërtheu. Ne s’kishin nevojë për një revolucion botëror”. Nga pozicioni i tij, si president, lidhur me protestat ka thënë se: “nëse ndonjëri do të lejohet të shkelë ligjin dhe heqë spaletat e policisë, gjuajë ata në fytyrë, ose ndonjë veprim tjetër, ne mund të shkojmë në të njëjtë probleme siç shkuam në vitin 1917-të.”

Por kjo s’e ka ndaluar Putinin të rehabilitojë Leninin, ose qasjen e tij anti-imperialiste. As e ka pengur të rehabilitojë –pjesërisht- Stalinin. Në librat e shkollës Stalini vlerësohet si një “administrator efektiv”. Statujat e tij po ngrihen në qytete rajonale, megjithëse parlamenti i Ingushetias, një rajon në Kaukaz banorët e të cilit u zhvendosën në masë në Azinë Qendrore në luftën e dytë botërore, së fundmi votuan për ndalimin e “justifikimit publik dhe miratimin” e sundimit të Stalinit. Mungesa e një linje të përgjithshme të revolucionit bolshevik të vitit 1917-të e ka lënë atë të hapur për interpretim. Një sontazh i fundit gjeti se 35 për qind e rusëve nuk kishin krijuar ndonjë opinion se nëse Revolucioni i Shkurtit ishte i mirë apo i keq. Lëvizjet e opinioneve janë pranë sondazhit që është kryer 20 vjet më parë. FT       

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA