Amerika godet zyrtarisht ushtrinë siriane dhe shkel të drejtën ndërkombëtare
SHJ
07/04/2017 - 08:55
Sulmi i Trampit shkel të drejtën ndërkombëtare --se çdo ndërhyrje në një vend tjetër, duhet ose të marrë miratimin nga Këshilli i OKB-së ose nga qeveria e ligjshme (e zgjedhur demokratikisht) e një populli. Sulmi i Trampit, pason, gjithashtu, sulmin me armë kimike të njerëzve të pafajshëm në zonën e kontrolluar nga militantët e ISIS-it, për të cilin asnjë hetim i pavarur nuk ishte zhvilluar, përveç akuzave dhe kundër-akuzave që qarkulluan në sallat e OKB-së dhe masmedias mbikombëtare. Kujtojmë se armët kimike të Asadit supozohet se janë asgjësuar dy vjet më parë nga vetë amerikanët, një fakt që e konfirmon Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike, se Asadi nuk zotëron armë kimike! Ky sulm, përmban edhe një kontradiktë tjetër: se Trampi kur ishte në opozitë e ka konsideruar ndërhyrjen e Obamës në Siri si çmenduri dhe ka mbështetur deri diku Asadin. Kjo është një kthesë tjetër e Trampit e cila tregon shumë...SHJ
Pak ditë pas sulmit me gaz toksik në Siri, ku humbën jetën 86 vetë, mes tyre mjaft fëmijë, ushtria e SHBA ka goditur me raketa një aeroport të ushtrisë siriane. Presidenti, Donald Trump tha se ai e ka urdhëruar sulmin. Kjo është hera e parë, që SHBA sulmon trupat qeveritare siriane, deri më tani sulmet e saj përqëndroheshin në luftën kundër xhihadistëve të Shtetit Islamik. Sipas të dhënave siriane kanë humbur jetën 5 vetë dhe janë plagosur 7 të tjerë.
Nga baza ajrore e sulmuar, Al-Shairat duket se ka ardhur sulmi me gaz toksik ndaj një qyteti të kontrolluar nga rebelët, Çan Shaiçun, tha Trump. Ai bëri fjalë për një akt në mbrojtje të interesave kombëtare. "U bëj thirrje të gjitha kombeve të civilizuara të na bashkohen ne", tha Trump. Sipas të dhënave amerikane, Moska ishte njoftuar më parë për këtë sulm amerikan. Qeveria ruse ka paralajmëmruar nga "pasojat negative" të sulmit amerikan kundër qeverisë siriane. DW
Putini e konsideroi sulmin 'agresion kundër një shteti sovran'.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 48 reads



