Të paktën tre të vrarë nga një sulm me kamion në Stokholm
DW Dita
07/04/2017 - 17:43
Përplasja e kamionit me qendrën tregtare ndodhi rreth orës 15 sipas orës lokale. Pati raportime për të shtëna dhe u raportua për njerëz që largoheshim me vrap nga zona e incidentit, bëri të ditur televizioni suedez SVT.
Një kamion i rrëmbyer raportohet se goditi në qendrën tregtare Ahlens në rrugën me qarkullim të dendur Drottninggatan, një zonë qendrore këmbësorësh dhe pazari në qendër të qytetit, në afërsi të stacionit kryesor hekurudhor të Stokholmit.
Policia u ka bërë thirrje njerëzve që të qendrojnë larg qendrës së qytetit, pas raportimeve për shtënie me armë në dy pika të tjera të qytetit. Në televizionin suedez u treguan pamje tymi që dilnin nga qendra tregtare.
"Policia mori një thirrje emergjente që një person në një kamion ka plagosur njerëz të tjerë në Drottninggatan", shkroi policia suedeze në twitter.
Ajo nuk e konfirmon arrestimin e një të dyshuari, siç u raportua në media më parë.
"Unë pashë të paktën tri të vdekur, po ndoshta janë më shumë", tha raportuesi i radios suedeze, Martin Svenningsen. Shërbimi Informativ suedez tha se ka gjasa që numri i të vdekurve të rritet.
Qeveria e Gjermanisë u shprehu të afërmve të viktimave dhe forcave të shpëtimit mbështetjen e saj. "Mendimet tona janë te njerëzit në Stokholm, te të plagosurit, të afërmit, forcat e shpëtimit dhe te policia", bëri të ditur zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Seibert përmes twitterit. "Ne qëndrojmë të bashkuar kundër terrorit", shtoi ai.
Ambasada shqiptare në Suedi ka dhënë një mesazh pas sulmit në Stokholm, duke vënë në dispozicion një numër për të gjithë shqiptarët pas sulmit tornditës kur një kamion u fut me shpejtësi mes turmës në mes të rrugës kryesore në Stockholm.
Ky numër është publikuar për shqiptarët që mund të kenë nëvojë për ndihmë për shkak të sulmit ku thuhet se deri tani ka 5 viktima dhe shumë të plagosur.
Për sulmin thuhet se ka një të arrestuar të dyshuar si drejtues i kamionit që hyri në mes të trumës së njerëzve duke përhapur panik dhe frikë, vdekje dhe plagosje. Ekipet e shpëtimit ndodhen në vendngjarje ndërkohë që kryeministri suedez ka thënë se ky është një sulm terrorist i dukshëm. Numri është: +4676-258 50 41.
Pamjet e mëposhtme tregojnë situatën aktuale në Stockholm.

Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 36 reads




