Ideologjia shumëgjinore dhe rreziqet ndaj shpajës (familjes) dhe riprodhimit të shoqërisë

Kur fëmijët mësojnë se ata prindërohen nga një çift me të njëjtën gjini, atyre u shkaktohet pështjellim gjinor (se cilës gjini i përkasin, sidomos kur dihet se ata nuk marrin mësime gjinore në shkollë). Madje nëse prindërit përkatës theksojnë në bisedat e tyre “kënaqësitë” e tyre gjinore, apo më keq, shprehin urrjetje ndaj shumicës me prirje tjetërgjinore, fëmija nxitet (me dashje apo pa dashje) drejt të njëjtave kënaqësi
Ylli Përmeti
28/09/2025 - 09:43
Dy-tre vitet e fundit është ngritur një shqetësim lidhur me ndryshimet ligjore mbi barazinë gjinore—domethënë, për shkak se njerëzit me prirje të “tjera gjinore” ankohen se atyre u shkelen të drejtat dhe kërkojnë ndryshime ligjore, është ngritur shqetësimi tjetër se ato ndryshime janë të dëmshme për riprodhimin e shoqërisë dhe fëmijët por zakonisht pa u mbështetur në studime. Shqetësimin përkatës e ngrenë kryesisht partitë “konservatore” ose ato parti që pasi themelojnë pushtetin e tyre —politik dhe ekonomik— bëjnë ç`është e mundur ta ruajnë atë në dëm të përparimit të shoqërisë. Në kohën ato kanë disa ndryshime me më kryesorin se disa janë anti-globaliste (si ajo a Trampit apo e Farazhit) e disa jo (si ajo e Berishës). Por edhe në këtë çështje filozofët e universiteteve dhe partive, kryetarët e partive dhe mediat e tyre, sidomos në anët tona, gjenden në terr të vërtetë.
Artan Fuga, për shembull, “kritikonte” pak vite më parë përpjekjen e disa institucioneve arsimore parashkollore në Shqipëri, të cilët, sipas tij, kishin filluar të zëvendësojnë emrin “baba” dhe “nënë” me “Prindi 1” dhe “Prindi 2”. Sipas tij, ky është një eksperiment i paligjshëm, krim, dhe antiligjor, “sepse bie ndesh me kodin e familjes dhe interekt dhe me Kushtetutën” meqë kodi përkatës mbështetet në kushtetutë! Madje kur kërkon arsyet, ai e shikon si “paradoks logjik”: “Veç antiligjor është edhe një paradoks logjik. Ja pse: Gjoja për të vendosur barazinë midis nënës dhe babës, për ta shuar dallimin midis sekseve”!
Në të vërtetë, ndryshimet përkatëse e shkelin vërtet kodin e familjes meqë ai citon fjalët “atësi” dhe “amësi” (por jo Kushtetutën, sepse ajo nuk e përcakton karakterin e familjes). Por se çfarë nuk ndjek Fuga dhe ndjekësit e tij, do të qartësohet në vijim, sepse kjo është një përpjekje që ka filluar në SHBA më shumë se pesëmbëdhjetë vjet më parë (8 janar 2011). Atje departamenti i shtetit njoftoi në atë kohë se në pasaportat e reja nuk do të shkruheshin “ati” dhe “nëna” por “prindi 1” dhe “prindi 2”. Sipas tij, qëllimi është të “ketë një përshkrim gjinor asnjanës të prindërve të një fëmije dhe për të njohur tipe të ndryshëm familjesh”.
Gati një vit më pas njësoj veproi qeveria britanike. Madje, siç raportoi “the Daily Mail”, zhvendosja (megjithëse departamenti amerikan e quajti “përmirësim” ligjor!) erdhi pas një trysnie e lobeve për të drejtat e homoseksualëve, të cilët arsyetojnë se pasaportat tradicionale dështojnë të njohin çiftet e të njëjtit seks të cilët janë regjistruar të dy zyrtarisht si prindër të një fëmije.
Sipas të njëjtës gazetë, e cila pa dokumentat, lobimi ishte bërë nga grupi i të drejtave homoskesuale “Stonewell” por pati dhe miratim nga zyrtarët e qeverisë së kohës. Të gjitha këto kur në Britani homoseksualët dhe biseksualët përbejnë vetëm 1.5 për qind të popullit. Racionalja pas ndryshimit në fjalë lidhet me mosfyerjen e “prindërve” kur nuk janë prindër të vërtetë të një fëmije. Kështu, për shkak të padrejtësive që ushtrohen apo mund të ushtrohen mbi një pakicë njerëzish, elitat kanë filluar të ndryshojnë emërtimet në fjalë në pasaporta.
Pas rreth 10 vjetëve njësoj veproi dhe Franca (ku profesori dhe filozofi Fuga shkon shpesh dhe si i tillë duhet të kishte kuptuar se nga po na vjen e “keqja”): pikërisht në vitin 2019. Mbetet tashmë të bëhet politikë e përbashkët e gjithë BE-së, sepse dihet se ligjet me karakter social që hartohen dhe miratohen në vendet anglo-saksone, do të pasohen në vendet evropiane, sidomos kur dihet se lobet e homoseksusalëve nuk do të ndalojnë vetëm në tre vendet e përmendur dhe qeveritë neoliberale janë kryekëput idiote. BE-ja e ka gurthemel barazinë ligjore (sipas traktatit të Lisbonës/2007). Madje ajo ka një institut për zbatimin e saj (Institutin Evropian për Barazinë Gjinore). Megjithatë, me kalimin e viteve BE-ja e zgjeroi veprimtarinë e barazisë gjinore dhe përfshiu dhe njerëzit me “orientim tjetër gjinor”.
Kështu ajo detyron shtetet anëtare të zbatojnë ligjet e saj mbi barazinë ligjore duke përfshirë dhe njerëzit në fjalë. Qëllimi është të mos shkelen të drejtat themelore të tyre. Ligji në fjalë nuk është kundërshtuar nga shtetet-anëtare por vitet e fundit Hungaria dhe Polonia kanë patur disa përplasje me Brukselin. Me Rusinë e Putinit të ndalojë veprimtarinë e organizatave LGBT vitet e fundit (nga vitit 2022) dhe Amerikën e Trampit të përpiqet të rishikojë ligjin në fjalë, me siguri do të shfaqen shtete anëtare të BE-së që e kundërshtojnë atë. Ndryshimi i ligjit në fjalë në Evropë dhe Shqipëri, në fjalë të tjera, është pasojë e përligjjes së martesave të homoskesualëve dhe lejimit të birësimit të fëmijëve nga ata, që filloi rreth 20 vjet më parë në vendet anglo-saksone: sepse kur një ligj lejon apo njeh zyrtarisht martesën e gjininjëjtëve dhe birësimin e fëmijëve nga ata, ligji detyron gjithashtu dhe ndryshimin e ligjit për pasaportat apo letërnjoftimet. Më shumë se 18 vende evropiane dhe 16 vende anëtare tashmë e lejojnë martesën e gjininjëjtëve ndërsa janë në procesin e lejimit të birësimit të fëmijëve nga ndryshegjinorët.
Shqipëria nuk lejon as njërën as tjetrën por me ndryshimet ligjore, të cilat u nxitën nga aleanca LGBT, e cila financohet nga BE-ja, nga njohja “dygjinore” në njohje “shumëgjinore”, dhe ministria e shëndetësisë dhe mirëqenies shoqërore ose “sociale” siç e quajnë parazitët e qeverisë, e pranoi dhe e bëri “gjithëpërfshirës në përputhje me parimet e barazisë dhe mosdikriminimit lidhur me identitetin dhe shprehjen gjinore”, hap rrugën dhe për martesën e gjininjëjtëve, birësimin e fëmijëve nga ata dhe ndryshimin e emërtesave në letërnjoftime.
Ndaj dhe shqetësimi nuk është “eksperiment”; as është se qeveria “Rama” po fillon luftën kundër diskriminimit gjinor “sëprapi”, siç thotë Fuga. Por ai lidhet me orientimin tonë për t`u zhvilluar (në BE ku mbizotëron globalizmi neoliberal) dhe pakuptimësinë e elitës dhe qeverive tona për të kuptuar ndikimet e ndryshimeve ligjore mbi gjininë dhe padijen e tyre për të luftuar diskriminimin ose padrejtësinë: sepse diskriminimi gjinor nuk luftohet thjesht me ndryshime ligjore apo emërtesash por me dije―lidhur me kuptimin e natyrës së gjininjëjtëve apo dygjinorëve ndërsa kuptohen pasojat e dëmshme të ndryshimeve në fjalë (dhe prindërimi nga çiftet përkatëse) në gjendjen mendore të fëmijëve.
Një studim i zhvilluar në Britani nuk tregon ndryshime të mëdha mes fëmijëve të rritur nga çifte gjininjëjtë dhe gjinitjetërsoj gjatë fazës fëmijërore por shqetësimet psikologjike shfaqen kur fëmijët rriten ose mes moshës 10 dhe 19 vjeç, kur fillojnë të kuptojnë gjininë e prindërve dhe i krahasojnë ata me prindër të fëmijëve të tjerë, pavarësisht se Britania ka zhvilluar një kulturë më zemërgjerë (tolerante) se vendi ynë ndaj gjininjëjtëve. Madje qënia “gej” në Britani është “modë” dhe mosqënia quhet “demode”.
Studimi, sigurisht, nuk përmend të vërtetën tjetër se kur fëmijët mësojnë se ata prindërohen nga një çift me të njëjtën gjini, atyre u shkaktohet pështjellim gjinor (se cilës gjini i përkasin, sidomos kur dihet se ata nuk marrin mësime gjinore në shkollë). Madje nëse prindërit përkatës theksojnë në bisedat e tyre “kënaqësitë” e tyre gjinore, siç ndodh zakonisht me prindërit e papërgjegjshëm, apo më keq, shprehin urrejtje ndaj shumicës me prirje tjetërgjinore, fëmija nxitet (me dashje apo pa dashje) drejt të njëjtave kënaqësive. Ndaj dhe fjala e urtë popullore “më trego se nga cilët prindër je rritur, të të them se kush je apo kush mund të jesh kur të rritesh”, është e drejtë të përdoret dhe për ta.
Kuptohet dëmi që shkaktohet tek fëmijët e birësuar nga çiftet gjininjëjtë, në fjalë të tjera, nga çiftet tjetërgjinore po të kemi parasysh se në bisedat e tyre mbizotëron “kryefjala” se “ky fëmijë më ngjan mua apo ty” kur na pëlqen apo nuk na pëlqen sjellja e tij. Në çiftet gjininjëjtë nuk përjashtohet të kenë “kryefjalë” të bisedave të tyre kënaqësitë e tyre meqënse e dinë se nuk janë prindër biologjik të një fëmije.
Kështuqë, fëmija i rritur nga prindër gjininjëjtë ka një shtysë me tepër për të “provuar” kënaqësitë e prindërve qofshin seksuale dhe nëse kërkon miratimin e tyre, ata me siguri do ta mbështesin, meqënse nuk kanë dije për të kuptuar veten (nga këndvështrim biologjik) e jo më të kenë dije për fëmijën. Madje, në shoqëri si britanikja ku gjininjëjtët mbizotërojnë në pushtete kyçe, fëmija ka një shtysë të shtuar në nivel shoqëror. Për pasojë, një fëmijë me pështjellim gjinor dhe me dy shtysa të fuqishme në nivel shpaje dhe shoqëror, ka shumë gjasa të “provojë” të njëjtën gjini.
Kulturën përkatëse po mundohet ta zhvillojë partia “socialiste” me në krye Ramën në Shqipëri. Ngjyra zyrtare e partisë (rozë), veshjet e vetë Ramës (syze me ngjyrë, as të kuqe e as rozë dhe veshje të tjera me ngjyra të çelura), shfaqja e tij me “gej”, me më kryesorin birin e Sorosit, dhe përfshirja e gjininjëjtëve në drejtimin e shumë emisioneve televizive, sidomos në Topchannel dhe Klan, synojnë pikërisht zhvillimin e kulturës përkatëse. Tani me ndryshimet ligjore ajo merr karakter zyrtar dhe shtron rrugën për një “kulturë gejiste” ku besohet se ndaj gjininjëjtëve apo të tjerëve me prirje të tjera, nuk do të ushtrohen padrejtësi. Të njëjtën qasje kanë përdorur vendet që kanë përparuar në këtë drejtim dhe po përdor Kurti në Kosovë.
Por përpjekja nuk merr parasysh dëmet që shkaktohen përmes saj tek fëmijët në veçanti dhe në shoqëri në përgjithësi, dhe nuk shoqërohet as me ndryshime të marrëdhënieve pushtetore e as me mësimin e fëmijëve mbi prirjet gjinore. Lidhur me çështjen e parë, elitat neoliberale përbëhen kryesisht nga njerëz me prirje të shumëfishta gjinore: jo vetëm kundrejt të njëjtës gjini por dhe pedofilë etj.
Këto lloj elitash mbështeten dhe nga Sorosi. Rama, për shembull, ka treguar se ka prirje gjinore të shumëfishta; Veliaj e filloi përfshirjen e tij në politikë duke shfaqur prirje femërore (në të folur dhe veshje); Braçja ka qenë dhe është me prirje femërore (në të folur etj.). Ata nuk janë thjesht “pushtetarë” por krijojnë dhe “shembullin” e jetës për shoqërinë.
Nuk është, në fjalë të tjera, vetëm ligji shqetësim, siç e paraqesin tipa si Fuga apo pastorët e partisë “demokratike”, me në krye Akil Panon (Opinion/22 shtator, 2025). Apo kërkohet “kujdes” për zbatimin e ligjit mbi barazinë gjinore siç na këshillon Përparim Kabo—një tjetër “filozof” i cili tregon dije të pjesshme lidhur me shqetësimin në fjalë (shqetësohet për shembull vetëm me mënyrën se si do t`i paraqesin shkollat prirjet gjinore dhe pak deri në aspak lidhur me paraqitjen dhe përpjekjen e elitave politike për të përparuar me ideologjinë shumëgjinore dhe marrëdhënien fëmijë-prind).
Por së pari lidhet me ideologjinë e re që kanë krijuar elitat neoliberale vitet e fundit, ku në Shqipëri bënë pjesë dhe partia “demokratike” dhe “mendimtarët” e saj si Fuga dhe Panua, e cila është pasojë e pikësynimit (apo orientimit) tonë për t`u bërë pjesë e të njëjtës ideologji ku mbizotërojnë pushtarët shumëgjinorë. Por për ta kuptuar më shumë këtë shqetësim ne duhet ta shqyrtojmë atë në tre nivele: biologjik, social dhe juridik dhe në raport me dinamikën e sistemit.
Pjese nga studimi
Padija dhe krimet e elitave neoliberale me fëmijët: nga esencat gjinore tek imagjinata dhe eksitimi
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 28 reads